BREAKING NEWS

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i fortë i SHBA-së, ja çfarë pritet të ndodhë në vijim

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i
x

Opinion / Editorial

Europa në kërkim të Spiderman-it dhe loja kukafshehti me shqiptarët

Europa në kërkim të Spiderman-it dhe loja kukafshehti me

Fitorja në zgjedhjet presidenciale dhe ndryshimi i kursit të Donald Trump në lidhje me  NATO-n, me shumën që duhet paguar reciprokisht për sigurinë, i gjeti të papërgatitura të gjitha vendet anëtare dhe veçanërisht ato të BE-së. Presidenti amerikan preferoi pragmatizmin, lehtësimin e barrës së taksapaguesve të vendit të tij, përkundër  ruajtjes fiktive apo në recension të lidershipit të sforcuar të paraardhësve. Politikat e brendshme fiskale për rigjallërimin e ekonomisë, për kthimin e kapitaleve dhe riafirmimin në tregjet e kërkesë – ofertës me kredite të reja, morën rol parësor. I njëjti qëndrim vihet re edhe në raport me OBSH- në, në kohën e pandemisë. Trump e akuzon Organizatën për miopi dhe mungesë profesionalizmi në menaxhimin e situatës, dhe është deklaruar për ndërprerjen e financimeve. Këto refraktarizma kanë krijuar jo pak shqetësim tek vendet kryesore të Unionit, si Gjermania dhe Franca, të cilat në mënyrë tepër të moderuar janë duke kalkuluar qëndrimet për gjetjen e një “shefi të ri” apo Spiderman-i, të cilit duhet t’i besojnë zgjidhjen e sfidave madhore në të ardhmen. Dhe padyshim po zgjerojnë partneritetin me Kinën, e cila shihet në ekspansion të vazhdueshëm ekonomik dhe teknologjik të pakonkurrueshëm nga askush. Në këtë kontekst kanë moderuar qëndrimet me Rusinë dhe janë përpjekur të rimarrin situatën nën kontroll në territorin që iu takon, të vendosin status quo-në. Kjo u pa edhe në rihapjen e procesit në Hagë për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, pikërisht pak përpara mbajtjes së një takimi të finalizimit të marrëveshjeve midis serbëve dhe kosovarëve në Shtëpinë e Bardhë. Vetë politika amerikane e këtyre viteve të fundit duket se ka humbur unifikimin, vërtitet midis disa lobeve të fuqishme apo grupeve të interesit të cilat në luftën për protagonizëm dhe hegjemoni  shfrytëzojnë çdo indicie apo mundësi që u jepet pa përfillur dëmin dhe pasojat që shkaktojnë. Nga ana tjetër Kina, pa vonesë plotësoi boshllëkun që u krijua pas tërheqjes amerikane, kaloi në veprime konkrete duke dërguar ndihma të konsiderueshme spitalore gjatë krizës së pandemisë në vende si Italia dhe Serbia. Faktori shqiptar në gjithë këtë tollovi gjeopolitike shihet jashtë çdo zhvillimi pozitiv, trajtohet shpesh si kavie (non grata) dhe vihet para alternativash dhe përmbushje detyrash nga më të çuditshmet. Jo vetëm në procesin e antarësimit ku serbët janë më të avantazhuar, por edhe në relativizimin, barazimin midis luftëtarëve të UÇK-së dhe gjenocidistëve milosheviçianë, “kasapëve të Ballkanit”. Aleancat e vjetra janë rikthyer në skenë pa asnjë lloj skrupulli, ligji, norme apo konvente demokratike. SHBA-të kanë qenë dhe mbeten aleati ynë kryesor dhe gjithsesi kjo krijon një lloj amortizmi të goditjeve nën brez. Por largësia në pikëpamje gjeografike me Amerikën e bën ca të vështirë faktorizimin në një kohë të shpejtë për shqiptarët. Jo aq  në kuptimin ushtarak, sesa në planin ekonomik të finacimeve kapitale dhe sidomos në aksesin në tregje. Europa për fat të keq na kujton shpesh se e kemi vendin në odën e saj, por gjithmonë që drejtohemi për atje karrigia është e zënë, ose nuk ka fare.