BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Evropa e Bashkuar brenda nesh

Evropa e Bashkuar brenda nesh

Pasi derdhëm marazin e zhgënjimit nga “jo”-ja franceze për të na çelur bisedimet e anëtarësimit më 18 tetor, pasi thamë e stërthamë “Këta evropianë të bashkuar nuk na duan, se jemi shumica muslimanë” e “thagma”të tjera të këtij lloji, tani ia vlen të kthjellohemi. Të kuptojmë se askush nuk na i ka me të pabesë. Se Evropa e Bashkuar sot në vitin 2019 nuk është ajo e 29 qershorit 2012 që hapi bisedimet e anëtarësimit me Malin e Zi dhe e dhjetorit 2013, që çeli bisedimet e anëtarësimit me Serbinë. Në këto 6-7 vjet kanë rrjedhur shumë ujëra. Shumë parti ekstremiste të majta dhe të djathta që, ose ishin në periferi të politikës evropianoperëndimore atëherë, ose nuk ekzistonin fare, tani kërcënojnë me marrjen e pushtetit. Madje në Hungari ia kanë dalë të jenë në pushtet. Forca e tyre është pakënaqësia në rritje e shumë shtresave të popullsisë në Evropën e Bashkuar, që gabimisht ia faturojnë mungesës së vendeve të punës dhe të një rritjeje ekonomike të dukshme emigrantëve të shtuar në vendet e tyre. Për të qëndruar në pushtet, Partisë së kryeministrit të sotëm të Holandës Mark Rutte iu desh në mars 2017 të paraqitej tek zgjedhësit si shumë e vendosur për të mos pranuar më emigrantë. Kjo taktikë funksionoi që të qëndronte në pushtet. Dhe tashmë prej dy vjetësh kemi parë qëndrime të rrepta të politikanëve holandezë ndaj integrimit të Shqipërisë. Sa më kundra këta politikanë dalin në frenimin e hapit integrues të vendit tonë, gjoja duke frenuar spiralen e krimit mes emigrantëve të rinj, aq më shumë shpresojnë të fitojnë pikë tek zgjedhësit. Mos-tolerancën ndaj emigrantëve dhe frenimin e zgjerimit të BE-së e ka përqafuar më disa ngjyrime me pak të rrepta edhe partia e Presidentit francez Emmanuel Macron “Republika në marshim”, e trembur nga rritja e partisë ekstremiste të djathtë të Frontit Kombëtar. Ky qëndrim i marrë e ndihmoi partinë e Macron që në zgjedhjet për Parlamentin Evropian të 29 majit 2019 të merrte po aq deputetë sa edhe partia e Frontit Kombëtar e Marin Le Pen, kur kjo e fundit ishte përpara në pyetësorët përpara zgjedhjeve. Kjo është arsyeja e “jo”-së së Francës, Holandës dhe deri diku më pak e Danimarkës. Ja përse tre ditë më parë në takimin e Këshillit të Evropës(organit të përbërë nga 28 kryeministrat e shteteve anëtare të BE-së që vendos për politikat e zgjerimit të Evropës së Bashkuar) kur do të diskutohej të nesërmen miratimi i hapjes së bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Makron përmendi si problem me Shqipërinë numrin e lartë të azilantëve nga vendi ynë. Edhe pse Franca miraton rreth 800 syresh nga shqiptarët çdo vit që marrin strehim politik në këtë vend. Sigurisht kjo nuk është arsye. As edhe përmendja se si shqiptarët lëvizin lirisht në vendet e Bashkimit Evropian, pa marrë më parë çeljen e bisedimeve për anëtarësim nuk qëndron. Tregon sa pak e njeh Evropën e Bashkuar Presidenti francez. Lëvizja e lirë për në vendet Shengen e qytetarëve të disa vendeve evropiane kandidate për në BE (Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria) është një proces krejtësisht i pavarur nga ai i anëtarësimit dhe bazohet në kriteret e sigurisë në kufi që ofrojnë këto vende. Prandaj dhe nuk ka pse ta kemi kaq shumë dhe fort me Macron-in apo me kryeministrin holandez. Ata thjesht po ndihmojnë qëndrimin e tyre në pushtet. Ne kemi interesa dhe plan tjetër. Na duhet të tregojmë edhe më fort, përballë kësaj Evrope të Bashkuar, por ama të përçarë në vendim-marrjen e saj, se e meritojmë fort të na çelen bisedimet e anëtarësimit. Duhet të shohim avancimin sa më të shpejtë të mundur të reformës në drejtësi dhe krijimin e strukturave të veçanta të hetimit të korrupsionit tek ne. Vetëm kështu, duke sjellë përpara bangës së të akuzuarve të korruptuarit tanë të mëdhenj, do të kemi çfarë të ofrojmë në tryezën e bisedimeve. Të 60 gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu ynë nuk janë mjaftueshëm për të çarmatosur manovrat politike të Macron dhe Rutte. Na duhen nisja e disa proceseve gjyqësore shembullore, me të akuzuar për korrupsion figura të rëndësishme të ish-pushtetit tek ne. Pa nisjen e tyre, Evropa e Bashkuar brenda nesh do të qëndrojë gjithnjë larg nesh. Por kur do të fillojnë këto të bekuara procese?

Nga Fatos Çoçoli