
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Evropa – rikthim në vitet ’30?

Shkruar nga Nga Dr. Elton Demollari 2 Qershor 2023

(Rikthimi i populizmit në kontinentin e vjetër)
Evropa në vitet ’30 ishte nën ethet e krizës së rëndë ekonomike botërore apo siç njihet në historiografinë moderne Depresioni i Madh“. Kjo krisë e rëndë u reflektua në një rënie të madhe të prodhimit industrial, tregtinë botërore, flukset financiare ndër-kombëtare, një spirale deflacioniste, deflacionin e borxhit, krizat bankare. U reflektua gjithashtu tek paaftësia e shumë kompanive për të paguar forcën punëtore. Dhe kjo gjë çoi në një papunësi masive në shumicën e vendeve, e cila shkaktoi mjerim social, pasiguri masive dhe kriza politike. U rrit shumë pakënaqësia popullore nga qeverive dhe shteteve në përgjithësi. Ata ua drejtonin gishtin elitave qeverisëse, që po tregonin paaftësi në menaxhimin e situatave. Ky depresion pati intensitete të ndryshme në vende të ndryshme. Kjo do të thoshte, që kriza ekonomike globale zgjati për periudha të ndryshme kohore në vende të veçanta. Madje kjo krizë e madhe vazhdoi deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Në kontinentin plak Gjermania Nacional Socialiste (në pushtet kishte ardhur Partia Nacional – Socialiste e Punëtorëve Gjermanë, një parti me drejtim të djathtë ekstrem ose Partia Naziste) si për çudi e kishte kapërcyer krizën ekonomike globale që në vitin 1936, më përpara se shtetet e tjera evropiane. Dhe këtë e arriti falë punësimit të plotë të fuqisë punëtore. Por ajo, që çedonte, ishte fakti, që kushtet e punës ishin shumë të këqija dhe pagat ishin shumë të ulta, sa për të mbijetuar. Pati rritje të mëvonshme të pagave dhe kjo u arrit përmes programeve shtrënguese të qeverisë naziste. Qeveria e atëhershme gjermane bëri një shpërndarje masive të burimeve. Më pas ndodhi ajo, që ndodhi, shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore. Një ndër katastrofat më të mëdha botërore. Sipas ekspertëve ekonomik, nuk do të kishte Depresion të Madh, nëse bankat qendrore vendase do të kishin parandaluar tkurrjen (d.m.th. zvogëlimin) e ofertës së parasë dhe do të kishin lehtësuar krizat bankare duke siguruar likuiditet. Ndër faktorët kryesorë, që ndihmuan në përhapjen globale të krizës ekonomike, sipas këtyre ekspertëve, ishin eksportimi ndërkombëtar i krizave përmes regjimit valutor të standardit të arit, që ekzistonte në atë kohë dhe proteksionizmi, që filloi gjatë krizës ekonomike globale. Siç dihet, proteksionizmi është një formë e politikës tregtare, që ndjek një shtet për të mbrojtur furnizuesit vendas nga konkurrenca e huaj duke u vendosur furnizuesve të huaj taksa dhe akciza shtesë. Por ajo, që duhet theksuar për këtë periudhë të vështirë, është fakti, që kjo u shfrytëzua nga lëvizjet dhe partitë me drejtim të djathtë ekstrem. Le të kthehemi në Evropën e sotme të mbytur me probleme dhe çështje shumë sensitive. Pyetja, që shtrohet për diskutim, është: Çfarë nënkuptojmë me populizëm? Ka disa përkufizime lidhur me këtë fenomen. E para, populizmi është një rrymë politike, “e afërt” me popullin, shpesh demagogjike, që synon, që një grup i caktuar populist përmes dramatizimit të situatave politike, shoqërore dhe sociale të gënjejë dhe të “fitojë” masat popullore, sidomos gjatë periudhave të zgjedhjeve politike. E dyta, populizmi mund të përkufizohet si një logjikë e veçantë politike, ideja qendrore e së cilës është, se pushteti i takon popullit dhe se politika duhet të jetë shprehje e vullnetit të popullit. Populizmi i idealizon njerëzit dhe krijon armiqësi ndaj elitës. Populistët tregojnë historitë e njerëzve të tradhtuar nga elita dhe populli mendon, se po shtypet nga elita e korruptuar dhe po shkon në rrugën e çlirimit të tij, ç`ka nënkupton, kthimin e pushtetit popullit!!!! (Përrallë e bukur për t`u besuar.) Sipas shkencëtarëve socialë, populizmi përbëhet nga dy anë: njëra është krijimi i qëndrimeve të caktuara politike dhe shoqërore dhe ana e dytë është shfrytëzimi dhe forcimi i këtyre qëndrimeve për qëllimet e veta politike. Pra, populizmi shihet si një stil politik shumë specifik dhe ai përdoret si një mjet, si një strategji për të fituar pushtet, pra marrje e pushtetit dhe jo për të zgjidhur problemet e popullit. Sipas Prof. Frank Decker nga Instituti për Shkenca Politike dhe Sociologji në Universitetin e Bonit, populizmi në vetvete nuk është antidemokratik, por bie në kundërshtim me parimet e demokracisë. (vijon në numrin tjetër)
Më të lexuarat


Ben Blushi: Në Manastirin e Banjskës, në Kosovë

Unifikimi gjerman dhe unifikimi shqiptar

Fshati Baban, nën peshën e indiferentizmit të pushtetit

Qorrsokakët e lidershipit opozitar

Vetëkorrigjimi i shqiptarëve dhe dialogu mes forcave politike

Prononcim dhe këshillë modeste për bashkitë, firmat e ndërtimit dhe veçanërisht për Institutin e Ndërtimit...

Spartak Ngjela: Antishqiptarët në krye të shtetit e kanë vendin në burg, i shërbejnë Athinës dhe Beogradit

Lëvizjet sociale drejt qeverisjes

Shoqëria shpiptare, jeta dhe politika në periudhën e zgjatur të tranzicionit

Kreshnik Spahiu: Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?
