BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Opinion / Editorial

Evropa- rikthim në vitet ’30?

Evropa- rikthim në vitet ’30?

(pjesa e dytë)

Më e keqja e populizmit është, kur forcat dhe partitë populiste bëhen të forta në një demokraci. Dhe kjo është gjithashtu një sfidë. Pse? – Sepse populistët kritikojnë radikalisht elitat shoqërore dhe politike në pushtet me argumentin se, nuk përfaqësojnë vullnetin e vërtetë dhe aktual të popullit, madje e tradhtojnë atë në mënyrë sistematike. Nga ana tjetër, Populistët pretendojnë se e njohin vullnetin e popullit dhe veprojnë sipas vullnetit të tij. Çdo shtet evropian duhet të gjejë rrugët, mënyrat dhe strategjitë efikase për t'u përballur me populizmin dhe forcat populiste. Në kohët e sotme të teknologjisë High – Tech, kur rrjetet sociale dhe mediat sociale kanë marrë një fuqi të jashtëzakonshme dhe kanë bërë hapa galopante dhe gjithashtu kanë trullosur mendjen dhe trurin e njerëzve, partitë populiste po fitojnë terrenin e nevojshëm, prandaj duhet, që këto mediat sociale të mos u lihen në dorë populistëve, sepse ata duan të përfitojnë sa më shumë përkrahje në popullin e gjerë, shpeshherë naiv. Një gjë është e qartë: Duhen bërë sa më shumë përpjekje për të hequr dhe për të larguar arsyet për protestë nga populistët. Evropa ka pasur dhe ka në këto dekada shumë raste, kur partitë populiste kanë ardhur në pushtet ose kanë qenë faktor determinues. Le të përmendim disa prej tyre:

1. Partia “Syriza“ e Alekis Tsipras erdhi në pushtet në vitin 2015 në Greqi pas krizës së thellë ekonomike të borxheve shtetërore dhe qëndroi deri në vitin 2019. Partia “Syriza” ose “Koalicioni i të majtëve radikalë” është një parti populiste e majtë. Ajo është një koalicion i përbërë nga partia e re e majtë postkomuniste Synaspismos dhe nga dhjetë grupime politike komuniste, eko-socialiste, maoiste dhe trockiste. Kjo parti theu atë, që në politikë quhet, kultura e konsensusit, që do të thotë, që PASOK dhe Nea Dimokratia deri atëherë alternonin pushtetin midis tyre.

2. Partia “Fratelli d`Italia” është parti e ekstremit të djathtë, neofashiste, parti radikale e djathtë nacionaliste. Georgia Meloni, kryetarja e partisë është kryeministrja e Italisë.

3. Partia “Lega” ose “Lega per Slavini Premier” është një parti politike populiste e krahut të djathtë në Itali, e udhëhequr nga Matteo Salvini, pasardhëse e Lega Nord. Është pjesë e partive udhëheqëse në qeverinë italiane të Melonit.

4. Dansk Folkeparti (DF) ose Partia Popullore Daneze, është një parti populiste kombëtare konservatore e krahut të djathtë në Danimarkë. Ajo u themelua më 6 tetor 1995. Nga viti 2001 deri në vitin 2011 ishte në një qeveri të pakicës të përbërë nga Venstre dhe Partisë Popullore Konservatore. Ndërsa midis 2015 dhe 2019 DF mbështeti një qeveri të pakicës të Venstre, Aleancës Liberale dhe Partisë Popullore Konservatore si fraksioni i dytë më i fortë.

5. Partia e Lirisë së Austrisë (FPÖ) është një parti populiste e krahut të djathtë në Austri, e cila përfaqësohet në Këshillin Kombëtar (Parlamenti austriak), në të nëntë parlamentet shtetërore dhe në shumë këshilla vendorë. Ajo e paraqet veten si pjesë e trashëgimisë së sistemit të vlerave nacional-liberale të revolucionit borgjezo-demokratik të vitit 1848. Megjithatë ajo akuzohet, se ka marrëdhënie të ngushta me ekstremizmin e djathtë. Ajo ka qenë e përfaqësuar në një qeveri federale katër herë (1983-1986, 2000-2003, 2003-2005, 2017-2019).

6. Partia Vox është një parti nacional-konservatore, populiste e krahut të djathtë dhe euroskeptike në Spanjë e themeluar në dhjetor 2013 nga ish anëtarët e Partido Popular (PP- Partia Popullore). Ajo kundërshton të drejtat e autonomisë së rajoneve spanjolle dhe në vend të kësaj përpiqet për një kushtetutë të centralizuar; ajo refuzon imigracionin e paligjshëm dhe feminizmin. Në mediat spanjolle shpeshherë klasifikohet si një parti ekstremiste e djathtë.

7. Partia “Fidesz” ose “Aleanca e Qytetarëve Hungarez” është një parti politike në Hungari, orientimi i së cilës klasifikohet si nacional-konservator ose populist i krahut të djathtë. Është partia më e madhe qytetare në vend. Kjo parti është partia udhëheqëse në Hungari prej shumë vitesh. Viktor Orbán drejton me dorë të hekurt shtetin hungarez. Është në qeveri që prej vitit 2010.

8. Partij voor de Vrijheid (PVV) ose Partia për Lirinë është një parti populiste e krahut të djathtë në Holandë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006 ajo fitoi 5.9 % të votave. Në vitin 2010 u rrit në 15.5 për qind, duke u rikthyer në 10.1 për qind në vitin 2012. në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 mori 13.1 për qind të votave, ç`ka e bëri PVV forcën e dytë politike më të fortë në Holandë. Ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2021 ajo u bë partia e tretë në parlamentin holandez me 10.9%. Ajo është kundër asaj, që ajo thotë, “islamizimit të Holandës” dhe bën thirrje hapur për ta luftuar atë. Ajo gjithashtu bën fushatë për kufizimin e emigracionit, për veprime më të ashpra kundër kriminelëve dhe kundër rritjes së moshës së pensionit. (vijon në numrin tjetër)