
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës


(pjesa e tretë)
9. Le Rassemblement national (RN) ose ish- Fronti Kombëtar (FN) është një parti politike franceze e ekstremit të djathtë e kryesuar nga Jean-Marie Le Pen (1972-2011), Marine Le Pen (2011-2021) pastaj Jordan Bardella (që nga viti 2021 ). Fronti Kombëtar u shfaq në peizazhin politik francez gjatë viteve 1980, veçanërisht gjatë zgjedhjeve legjislative të vitit 1986. Pesë herë kandidati presidencial, Jean-Marie Le Pen arriti të hynte në raundin e dytë të votimit të vitit 2002 kundër Jacques Chirac. Në vitin 2017 dhe më pas në 2022 Marine Le Pen arriti edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në zgjedhjet e të njëjtit vit RN fitoi 88 deputetë në Asamblenë Kombëtare, ç`ka është rezultati më i mirë në historinë e saj. Duhet theksuar fakti, që Marine Le Pen i ka përshkruar bankat, korporatat e mëdha dhe politikanët si kriminelë. Pur populist.
10. Partia “Perussuomalaiset” ose PERUS ose Finlandezët e vërtetë janë një parti populiste e krahut të djathtë në Finlandë, e cila doli në 1995 nga Suomen maaseudun puolue (Partia Agrare Finlandeze). Ajo e përshkruan veten si patriote dhe skeptike ndaj BE-së dhe e sheh veten si një forcë kundërshtare kundër "establishmentit". Në zgjedhjet parlamentare në Finlandë në vitin 2019, ajo ishte partia e dytë më e madhe për herë të parë me pothuajse 17.5 për qind të votave dhe që atëherë është grupi i dytë më i madh parlamentar me 39 deputetë.
11. Partia “Sverigedemokraterna” ose Demokratët e Suedisë janë një parti populiste e krahut të djathtë e themeluar në Suedi në 1988. SD janë përfaqësuar në Reichstag-un Suedez që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2010. Në zgjedhjet e 11 shtatorit 2022, me 20.5% të votave demokratët suedezë dolën forca e dytë politike më e fuqishme dhe fituan 73 nga 349 deputetë,
12. Partia “Podemos” ose “Ne mundemi” është një parti populiste spanjolle e krahut të majtë e themeluar në pranverën e 2014, që doli nga lëvizja 15-M (protestat në Spanjë, që ndodhën në vitet 2011 – 2012. Në zgjedhjet evropiane të vitit 2014 kjo parti, që kishte vetëm katër muaj ekzistencë, mori 1,253,837 ose (7,98%) të votave dhe pesë vende në Parlamentin Evropian. Në zgjedhjet parlamentare të 20 dhjetorit 2015, Podemos arriti 20.7%, duke e bërë atë fraksionin e tretë më të madh në parlamentin spanjoll. Në zgjedhjet parlamentare të prillit 2019, aleanca elektorale Unidas Podemos doli e katërta me 14,3%, sërish fraksioni i tretë më i fortë. Pas dështimit të formimit të qeverisë, më 10 nëntor 2019 u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku Unidos Podemos mori 12.9% të votave. PSOE dhe Unidos Podemos ranë dakord për një koalicion qeverisës; Pedro Sánchez u zgjodh Kryeministër i Spanjës nga Dhoma e Përfaqësuesve më 7 janar, mori detyrën më 8 janar pasi u betua dhe formoi kabinetin e Sánchez II. Podemos mori dy nga 24 ministrat: Ministrinë për Barazinë dhe Ministrinë për të Drejtat Sociale dhe Axhendën 2030.
13. Në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2017 politikani i ekstremit të majtë Jean-Luc Mélenchon arriti të fitonte 20% të votave të francezëve duke kritikuar ashpër sistemin politik evropian dhe ndaj vetë BE-së. Slogani i fushatës së tij qe “Pastrojini të gjithë”. Madje etiketimin nga ana e medias dhe politikës si “politikan populist” ai e mori si një karakteristikë atributive pozitive. Kjo gjë i erdhi për shtat atij. Nga rastet e mësipërme dhe të tjera, që nuk janë përmendur, del, që populistët në zgjedhjet e fundit kanë arritur të fitojnë vende në Parlamentin Evropian (mendohet një e treta e vendeve), të cilin pikërisht vetë ata e refuzojnë. Shumë e çuditshme!!!! Pra, dobësitë dhe distancat e krijuara nga partitë pozitare ndaj problemeve të jetës së përditshme të votuesve të tyre u shfrytëzuan dhe shfrytëzohen ende në kohët e sotme nga partitë populiste, të cilat gjithsesi në realitet bëjnë të kundërtën, nuk arrijnë dot të gjejnë zgjidhje për problemet jetike. Prandaj, si përfundim do të thoja, që BE-ja dhe Evropa duhet të ndërmarrë hapa urgjente për të parandaluar dhe për të frenuar ardhjen në pushtet të partive populiste me aspirata neofashiste dhe neonaziste, me prirje radikale dhe ekstremiste. Ndryshe situata në kontinentin tonë do të marrë për të kundërt.
Më të lexuarat


Të lumtë Albin Kurti !

Manastiri i Banjskës në Zveçan është vatër e grupeve terroriste Serbe në veri të Kosovës

Konfuzion i paparë dhe Mashtrim në Arsimin e Lartë duke parë rankimet e universiteteve shqiptare në Shqipëri në Europë dhe në botë

Ndërkombëtarët t'i qëndrojnë afër Kosovës, ta fuqizojnë dhe anëtarësojnë atë në NATO, dhe KE

Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

Ben Blushi: Në Manastirin e Banjskës, në Kosovë

Unifikimi gjerman dhe unifikimi shqiptar

Fshati Baban, nën peshën e indiferentizmit të pushtetit

Qorrsokakët e lidershipit opozitar

Vetëkorrigjimi i shqiptarëve dhe dialogu mes forcave politike
