Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Opinion / Editorial

Faik Konica për shqiptarët

Faik Konica për shqiptarët

Faik Konica mbetet gjiganti i fjalës dhe letrave shqipe, euridit dhe personalitet i madh i kulturës kombëtare, i cili ka dhënë përshtypjen e tij në kohë të kaluara për shqiptarët e tij. Ai ka dhënë saktësisht gjendje shpirtërore, historike dhe morale të politikanëve të shqiptarëve, deri në ditët tonë. Konica nuk ka gabuar aspak kur thotë se shqiptarët janë të pazot ta nxjerrin shoqërinë shqiptare në dritën e botës europiane. Nuk i heq dot asnjë presje parashikimit të tij, parashikim, që e gjejmë sot të materializuar në gjuhë, në traditë, në luftën kundër shpërdorimit të autoritetit të shqiptarisë në sy të botës. Ja si shkruan Konica në vjershën e tij “Vajtim për robëri të shqiptarëve”. O të humbur shqiptarë/ Seç qenkeni për të qarë!/Për të qar` e për të sharë/ Për të sharë e për të vrarë”. Parë me gjakftohtësi këto vargje janë pasqyrë e realitetit të sotëm shqiptar, që nuk na është ndarë në këtë tranzicion. Është saktësisht ashtu si shkruan, shqiptari, shkrimtari me vlera të dukshme për gjakun e familjes së tij shqiptare. Pse, çfarë ka ndodhur konkretisht në Shqipëri? Ka ndodhur ajo që nuk u takon shqiptarëve në historinë e tyre jetësore, publike, shoqërore e njerëzore. Shqiptarët asnjëherë nuk e kanë merituar këtë realitet të shkruar, por e vërteta nuk duhet mbuluar dhe e mohuar. Në tridhjetë vjet demokraci, veç disa arritjeve që janë pjesë e pozitivitetit të shoqërisë sonë, pjesa tjetër e kohës nëpër të cilin ka kaluar shoqëria shqiptare, është për të vënë duart në kokë. Nuk na janë ndarë tragjeditë, mallkimi, vrasjet, komeditë, histori që për hir të së vërtetës nuk duhen harruar, i kanë bërë shqiptarët të mos ndihen zot në shtëpinë dhe truallin e tyre. Është dhimbje e madhe të kujtosh me radhë se çfarë kanë vuajtur e po vuajnë sërish nga qeverisjet e mbushur me komedianë, klounë, të cilët kanë shfrytëzuar vulën e shtetit dhe pushtetit për t`u dendur me kapitale të jashtëligjshme. Shqiptarët kanë provuar mbi shpinën e tyre firmat piramidale, të cilat e varfëruan, i zhveshën shqiptarët, i bënë ata lolo. Piramidat i ndërtojnë shtetarët, ata që gjejnë mundësi për të vjedhur, për të krijuar gjakmarrje, hakmarrje për të vrarë shqiptarët me shqiptarët. Shqiptarët janë për të qeshur e për të qarë, për të qarë e për të sharë, për të sharë e për të vrarë, thotë Konica. Kush mund ta mohojë këtë realitet të hidhur që e kemi sot mes nesh? Kush po i vret shqiptarët? Po i sakaton korrupsioni, mashtrimi i qeveritarëve, pushtetarëve, të cilët kanë marr detyra për t`u pasuruar. Për të vënë kapital të madh me qellim të sigurojnë realisht trashëgimtarët e tyre, për të shkolluar jashtë dhe të rehatuar në resortet e botës. Kjo është pasqyra e këtyre shqiptarëve, që thotë Konica. E kanë mendjen për t`u hakmarrë, për të vrarë të pafajshëm, për të nxitur konflikte shoqërore, sociale, e për të bërë harakiri me taksat e votuesve. Shqiptarët e ndershëm nuk e kanë dashur asnjëherë këtë realitet të mbizotëruar nga krimi, nga njerëz të kthyer në sekserë të qeverive, të politikës, të deputetëve, të partiakëve, të cilët vetëqëndrojnë të maskuar me dekada të tëra. Për të sharë e për të vrarë! Ky realitet i hidhur, i arsyetuar prej dekadash nga i famshmi Konica. Pse, nuk u besohet që është kështu? Kushtet ekonomike të shqiptarëve, mungesa e shtetit ligjor, fuqizimi përherë e më shumë i trafikantëve, bënë që midis klaneve, midis njerëzve që merren me punë të pista janë vrarë, janë sakatuar. Autorët e vërtetë të skenarëve hollivudianë rrinë në heshtje, përgjojnë, bëjnë injorantin. Në fakt ata po bëjnë namin. Ndërsa drejtësia është në embrion akoma. Të jenë shqiptarët kaq larg atmosferës europiane që jetojmë? Sot një numër i madh shqiptarësh punojnë e jetojnë jashtë vendit, në vende partnere ku demokracia është perfekte. Si është e mundur që të mos integrohet një vend me një grusht njerëz e të bëhen bashkë për të luftuar informalitetin? Është e rëndë, shumë e rëndë që fjalët e thëna nga Konica dekada më parë të kenë atë fytyrë, atë zhvillim të parashikuar nga ky kolos i madh i letrave dhe gjuhës shqipe. Qeveritarë, shtetarë, politikanë janë zënë rob nga mafia e narkomanëve. Ata nuk kanë as moral, as nder të ndërtojnë e marrin politika zhvillimore. Nuk e kanë më situatën në dorë. Më mirë se atë që mund ta thonë shqiptarët e sotëm e ka thënë Konica në këto vargje brilante: “As bukë, as brek s`ju lanë/ Ju punoni ata hanë!/Nuk ju lanë aspak nder/Q`e keni pasur përherë/As nder as turp, as gjak s`keni/Unji kryet dhe po rrini/ I duroni vetë armiqtë/Prisni vdekjen apo vdiqtë”. Është e natyrshme që shqiptarët e kanë dashur dhe e duan demokracinë, demokracinë funksionale, jo demokracinë e kthyer në dhunë, në diktaturë komuniste. Kjo demokraci që ne jetojmë sot është me kilometra larg sistemit demokratik që dëshirojmë. Nuk gjen mendimtar, filozof, politolog, gjeni në botë të të tregojë pse është kjo situatë e rëndë tek ne në Shqipëri. Të mos harrojmë se kjo vonesë e madhe në instalimin e një shoqërie me shtet të fortë ka ardhur nga vetë shqiptarët, nga të ashtuquajturat elita politike, të cilat janë paraqitur para votuesve me llafollogji, me maskën e demokracisë. Ato kanë mundur të gjejnë thesarin ku janë pasuruar dhe nuk ngopen me pasuri. Pasuria, tahmaja e madhe për të zaptuar prona, të vret. Faik Konica ka gjetur pikën më të dobët të shqiptarëve ku thotë: Për të shar` e për të vrarë. Është i paparë për nga parashikimi, nga arsyeja dhe logjika. Është për të ardhur keq që jemi katandisur kështu.