BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Fajin nuk e kanë gazetarët

Fajin nuk e kanë gazetarët

Lexova një shkrim analitik te gazeta “DITA”, titulluar “E padenjë” të publicistit të shquar Viktor Malaj, lidhur me etikën e gazetarit në një emision të Blendi Fevziut, te TV Klan, ku ishte thirrur kryeministri Rama në një ballafaqim me disa gazetarë të mediave të ndryshme, por që profili i tyre ishte shprehur qartazi si përfaqësues të krahut opozitar. E pata ndjekur këtë emision dhe s’më çuditi aspak niveli i emisionit si degjeneroi në fyerje e sharje reciproke mes palëve, se ky është një ritual i njohur që përsëritet sa herë që është Kryeministri Rama. Në refleksion të këtij “spektakli”: Rama- Gazetarët, para shumë kohësh kam botuar një shkrim titulluar: “Fajin nuk e ka Fevziu”, ku analizoj këto dukuri të përsëritura, ku kryeministri Rama, është thirrur në këtë studio në mënyrë tendencioze, me paramendim për të fyer. Emisioni është strukturuar në nivel të tillë, që në këtë audiencë të ketë gazetarë me prirje ekstremiste të djathta, që të ndërtojnë pyetje tendencioze, cinike, me karakter fyes dhe poshtërues, që ta detyrojnë kryeministrin të bjerë në kurthin e provokacionit të tyre. Në analizën e z. Malaj del qartë mungesa e etikës, personalitetit, nivelit kulturor dhe sjelljes qytetare të gazetarëve, por mos harrojmë faktin se ata janë gazetarë bulevardesh, të disa mediave komerciale, që po të shohësh krijimtarinë e tyre, nuk të kujton ndonjë emër për ta mbajtur mend. Nuk ka si të pretendohet për një Kod Etik të lartë ndaj gazetarëve në studio, kur vetë moderatori i emisionit, z. Fevziu, i drejtohet në të gjitha rastet pa përjashtim kryeministrit të vendit: O Rama, na u përgjigj, etj. E gjithë mënyra e komunikimit është banale. Ka pasur raste të dëgjojmë, që moderatori t’i ketë thënë kryeministrit: “Të kam thirrur unë këtu, do përgjigjesh”, sikur të jetë institucion i drejtësisë dhe jo një media e zakonshme si shumë media të tjera të këtij vendi. Pra, drejtuesi i emisionit me gazetarët janë në sinkron dhe kanë për synim që ta denigrojnë figurën e Kryeministrit Rama. Ligjin nga anët tona thonë se e bën i zoti i shtëpisë. Si është i zoti bëhet dhe ceremonia. Kjo tendencë duket fare qartë po të bëni ballafaqimin dhe krahasimin e një emisioni ku është thirrur në studio në një rast Rama dhe në rastin tjetër Berisha. Dallimi duket fare qartë, që nga pritja, dashamirësia, mënyra e pyetjeve, gjestikulacionet dhe profili komunikativ. Fevziu, qëndron para Berishës, si një adoleshent i dashuruar, e shikon atë si një engjëll, i qesh shpirti, fytyra dhe trupi. Ndërsa kur ka Ramën përpara, ai nxin si një qiell me re të zeza, që nga minuta në minutë, pret të shpërthejë si një ciklon urrejtja e tij. Dhe gazetarët që ka thirrur Fevziu në studio, e “përkëdhelin” fjalën e Berishës sikur të jetë një gur xhevahiri edhe kur ai thotë, se Rama duhet rrëzuar me revolucion, me dhunë se me votë nuk mund të rrëzohet. Vlerat dhe kontributet e njërit personazh apo të tjetrit në dobi të vendit, nuk i vendos individi, por shoqëria, duke e parë në optikën e një skaneri, tërë jetën dhe veprimtarinë e secilit, në karrierën e tyre politike dhe shtetërore. Një media publike, kushdo qoftë ajo, nuk duhet të bjerë pre e simpative dhe preferencave politike, qofshin ato të majta apo të djathta, se degjeneron në mediokraci. Emisioni në këto raste është kompromentuar nga cilësia, kultura politike dhe shikueshmëria. Është i gabuar koncepti i disa gazetarëve, se liria e medias si pushtet i katërt, ka liri të pakufizuar, nuk njeh kufi. Gazetari që përfaqëson një institucion mediatik, nuk mund të mbajë qëndrime personale për të shprehur preferencat e tija politike. Televizioni është sa privat aq edhe publik dhe ka status për të respektuar të vërtetën, për të mbrojtur parimet e lirisë e ndershmërisë në publikimin e lajmit dhe ka të drejtën e komentit dhe kriticizmit të paanshëm, shkruhet në nenet që ka tesera e gazetarit të pavarur. Një ndër 9 pikat e kodit moral të gazetarit është dhe pika 7, ku thuhet se: “Gazetari duhet të jetë i vetëdijshëm mbi rrezikun e diskriminimit të bërë nga media, dhe duhet të bëjë maksimumin për të shmangur një diskriminim të tillë, midis sekseve, racave, orientimit seksual, gjuhëve, besimeve, opinioneve politike apo të tjera opinione, apo kombësive ose origjinën sociale”. Po të ballafaqohesh me këto kritere që citohen në kartën e gazetarit, vëren fatkeqësisht se shumë gazetarë të mediave publike veprojnë si të jenë të pavarur, pa marrë parasysh Kodin Etik të gazetarisë. Ky qëndrim shprehet dukshëm te gazetari Blendi Fevziu, kur ka në studio veçanërisht kryeministrin Rama dhe anëtarë të kabinetit qeverisës të së majtës. Ai, i trajton si të jenë hajdutë, sikur i ka kapur duke vjedhur në kopshtin e pronës së tij vetjake. Mënyra e sjelljes është tepër cinike dhe brutale. E sheh në çdo çast të acaruar, të nervozuar në çdo qelizë të trupit, të frustuar, sikur të ketë para vetes jo kryeministrin e vendit, por një armik të vetin personal. Fjalori i përdorur prej tij, kalon çdo limit të etikës qytetare, pa folur më për atë institucionale, që kemi të bëjmë me një televizion publik siç është Klani. E rasti i fundit, është në vazhdën e tërë emisioneve që ka zhvilluar me kryeministrin Rama. Por, këto qëndrime jashtë etikës së një gazetari që zhvillon emisione me personalitete të ndryshme politike apo dhe shoqërore e ndesh dhe te ndonjë televizion tjetër, ku gjullurdia, fyerjet, përplasjet dhe arroganca komunikative mes gazetarëve dhe personaliteteve politike, të ngjan me një spektakël rrugësh, sa që të vjen vështirë t’i dëgjosh. Këtu përgjegjësia nuk është vetëm e moderatorit, që shpesh herë i del situata jashtë kontrollit dhe se administron dot debatin mes palëve, por edhe drejtuesve të mediave publike që duhet të ruajnë kriteret për një etikë të lartë qytetare në ekranet e tyre. Unë personalisht nuk ndiem keq se fyet Rama, por se fyet kryeministri i vendit tim, kushdo qoftë ai, i majtë apo i djathtë, që në traditën e odave nuk e kanë të moralshme të fyejnë njëri-tjetrin. Kryeministri Rama, në vështrimin tim duhet të bëjë kujdes dhe të ruajë staturën e kryeministrit kur del para publikut. Në rast se është i mbingarkuar nga punët e shumta, problematikat shtetërore, situatat kritike dhe ndihet i axhituar, të mos paraqitet në studio, aq më keq kur e sheh se ajo është një studio “grerëzash”, që është përgatitur për tu thumbuar. Ai, është i njohur me audiencën, e njeh klasin e gazetarëve dhe s’ka pse pret një produkt paqësor, apo të kulturuar. (Siç thotë populli ai stan, atë bylmet do ketë). Së dyti, do thosha duhet të jetë i vetëpërmbajtur, të evitojë përplasjet, të shmangë provokacionet, sepse aty nuk është më Rama para gazetarëve për të treguar klasin e tij intelektual, por është kryeministri Rama, përfaqësues i shtetit shqiptar. Nuk duhet të pranoj të fyet as nga moderatori i emisionit dhe as nga gazetarët, sepse me këtë qëndrim indiferent, qoftë dhe reagues nuk e përligji figurën e tij. Ai, në një situatë të tillë duhet ta braktisë një emision të pamoralshëm, që fyen prestigjin e popullit shqiptar. Një shembull të tillë e ka dhënë Berluskoni kur ishte kryeministër, në një studio, ku gazetaria tregoi mungesë etike duke e fyer, ai, braktisi emisionin. Shikuesit shqiptarë kanë parë jo rrallë emisione që degjenerojnë në banalitete dhe i komentojnë në bisedat e tyre, ku gazetarët sipas përkatësive politike shajnë dhe ofendojnë njëri-tjetrin, kalojnë masën duke u grindur në studio mes tyre, që përcjellin një model të shëmtuar te qytetarët. Një shoqëri që të jetë e shëndetshme duhet të ketë moral të shëndetshëm. Morali në median e shkruar dhe atë vizive, është përdhosur nga aktorë që udhëhiqen nga përfitimet personale dhe jo nga shëndeti moral i shoqërisë. Manxoni shkruan se: “ Sistemi i përjashtimeve, i përligjjeve për leverdi vetjake, minon vetë idenë e moralit”.