BREAKING NEWS

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/  Nis hetimet pasurore
x
BREAKING NEWS

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për
x
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur
x
BREAKING NEWS

Avokati i PD Indrit Sefa sqaron detajet se si Berisha e ka humbur në gjykatë PD-në, ja çfarë do ndodhë me “Foltoren” pas gjykimit të Apelit

Avokati i PD Indrit Sefa sqaron detajet se si Berisha e ka humbur në
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta/ Shkoi për të vrarë, por ra në pritë! Del në skenë emri që tradhtoi Nuredin Dumanin në Papër të Elbasanit

Zbardhen detajet e forta/ Shkoi për të vrarë, por ra në
x
BREAKING NEWS

Socialistët të vendosur për të zgjedhur Kreun e ri të Shtetit pa opozitën, presidenti i ri do jetë një grua, ja kush janë kandidatet që përfliten

Socialistët të vendosur për të zgjedhur Kreun e ri të
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit të korruptuarit, hetimet për abuzimet në shëndetësi shtrihen deri në 2015,  ja çfarë po ndodh me dosjet e koncesioneve të Sterilizimit dhe Check-Up

SPAK trondit të korruptuarit, hetimet për abuzimet në
x
BREAKING NEWS

Tronditet Vladimir Putin në Rusi, çfarë fshehin zjarret misterioze që shpërthyen në institutet strategjike, ja aksioni që po terrorizon Kremlinin

Tronditet Vladimir Putin në Rusi, çfarë fshehin zjarret
x

Opinion / Editorial

Fajtorët e vërtetë, asnjëherë nuk janë “aktorët”, por...”spektatorët”....!

Fajtorët e vërtetë, asnjëherë nuk janë

Në tranzicionin e gjatë,zhgënjyes e më keq akoma tallës të “aktorëve”me “spektatorët”, të parët, asnjëherë nuk kanë qënë fajtorë sepse kanë gjetur “spektatorë” dele që vetëm ulin kokën dhe duartrokasin..në “skenën” tridhjetë e një vjeçare shqiptare. Janë luajtur pjesë nga më të larmishmet, ku në qendër të skeçeve teatrale kanë qenë klounët, matrapazët, hajdutët , trafikantët, mashtruesit, politikanët. Nuk do të marr mijëra “skece teatrale” të përditshme e të përnatshme por do të marr vetëm njërin prej tyre, në një studio televizive. Përpara se të flas konkretisht për këtë “model” që është i pranishëm përditë, po citoj Martin Luter King.”Historia do të shënojë se tragjedia më madhe e kësaj periudhe tranzitore, nuk është britma çjerrëse e njerëzve të këqij, por heshtja lemerritëse e njerëzve të mirë..”!

Po vij tashti konkretisht tek “skeci” i cili në rastin konkret, zhvillohet në skenë (zyrë televizive) mbasi “skeçet” në këta tridhjetë vite zhvillohen jo vetëm në skena, por edhe në fusha, në administrata te institucioneve, në dogana,në qytete, në fshatra e shkurt muhabeti, në Tokë, në Ajër, në Det. “Skeçi” konkret, është një lojë që është lozur mijëra e mijëra herë, pra nuk është e veçantë por e zakonshme me një ndryshim të vetëm. “Spektatorët”, nuk janë në “sallë” por secili në punën e tij dhe kur vjen ora 22.00, ata, marrin telekomandën dhe përqendrohen tek “aktorët” që janë më shumë se të “shpifur” edhe nga fjalori, edhe nga mendimet, edhe nga britmat, edhe nga ajo që të gjithë flasin njëherësh e “përleshen” me njëri tjetri e përse? Vetëm e vetëm “e lagu apo nuk e lagu dhelpra bishtin”..Regjisorët e tyre, nuk prezantohen,ata janë të shumtë. Ata, kanë lënë përballë “aktorëve” një “dirigjent’ që mban një shkop në dorë, por që jo shumë i binden shkopit të tij..Cilët janë “aktorët”? Ata janë nga të gjitha “specialitetet”.por mbi të gjitha kundërshtarë të papajtueshëm me njëri tjetrin në bindje për të “helmuar” “spektatorët” dhe i bashkojnë shumë të tjera, përveç ajrit që e kanë të përbashkët, kanë edhe pronat, pasuritë dhe bankat, brenda apo jashtë vendit. Njëri është politikan që ka rënë nga “fiku” dhe duke qenë që ai vetëm nxin kudo e kurdoherë, kërkon që vetëm me “të zeza”, vetëm me urrejtje, vetëm me mllefet që ka qysh kur u rrëzua nga “fiku” dhe aq sa mund të ngulësh një gozhdë në gur, po aq ai mund të marri vesh e të dëgjojë kundërshtarin politik. Aktori i dytë, është një jurist i gjatë, biri i një komunisti Kryetar Gjykate por që i biri është kthyer në antikomunist. Se çfarë logjike ka ky, duket qysh kur zgërdheshet mbas ndërhyrjes që bëri, kur tha: “Vareja dhe levat janë për të hapur objekte të ndryshme, kurse druri është për të rrahur..’!Mbasi tha këtë thënie “filozofike” i cili kishte më shumë se një orë që mendohej, për të bindur “spektatorët”, që protestuesit “paqësorë”, të armatosur me varre e leva, ishin për të hapur dyert e “shtëpisë së lirisë”, pra të shtëpisë së tyre, kurse ata që përdorën drurin ishin ata që mbroheshin brenda shtëpisë që e kishin zaptuar padrejtësisht dhe që i rrahën “paqësorët”!. Mbas këtij “zbulimi” nga fusha e magjistraturës , me një nënqeshje cinike, hodhi një vështrim majta e djathtas nëse kish bërë efekt kjo thënie “gjeniale” apo jo!Po kush bënte “luftë”? Një devolli, e ka thënë me kohë që zhvillonte nje “balgë”(bajgë) që rrota e bish(c)ikletës e kishte ndarë më dysh”! Aktore e tretë, ishte një profesore që mbasi kishte harxhuar shumë kohë për “lukun” e saj, vinte që nëpërmjet “aftësive” të saj, të përfaqsonte Kryetarin e saj, një “birrbo” që përvec “makutërive” të shumta nuk ka bërë një gjë të mirë për Partinë opozitare, këtu e më shumë se tetë vite te shkuara. Një aktor tjetër, është një biçim deputeti që se si u bë deputet, nuk është më enigmë, mbasi përderisa bëhen me listë nga Kryetari, të gjithë janë të të njëjtit mall si ai dhe poshtë nivelit të tij sepse i merr karrigen! Kur niveli i Kryetarit është “tapë topi”, merret me mënd se ku janë deputetët e tij dhe jo vetëm të tij por të gjithë parlamentit. . Një tjetër aktor, është edhe një gazetar, që nuk mund t’i thuash që flet “roma për toma”, por flet me pasion, ashtu si e kupton, por këta të tillë janë “figurantë” përpara “sheikëve”, pavarësisht që damarët e tij në grykë, fryhen aq shumë sa që bëhen si shkopinjtë e gomës.!.Ka edhe të tjerë aktorë por nuk ka rëndësi. Të gjithë sipas detyrave që i kanë ngarkuar regjisorët, mundohen të mposhtin kundërshtarin. “Dirigjenti” nga ana e tij si një kakapër, hidhet sa andej këtej e nuk e mban vendi që regjia të nxjerri pamjet filmike. “Më nxirrni, videon 15-të ju lutem! Dhe regjia fap!. “Ja, shikoni c’farë dëmtimesh i kanë bërë protestuesve “paqësorë” gazi i hedhur nga “qafiri” brenda godinës!..Hidhet gjysma e “aktorëve”Nuk ishte gaz kimik, por ishte më vdekjeprurës, ishte gaz i zjarrfikëseve! Gjysma tjetër e aktorëve, “Ah sa mirë ja ka bërë”! “Kjo është katastrofë”” hidhen të tjerët. Edhe këta, si spektatorët që e ndjekin jo nga salla por nga krevatet e gjumit!. Vidiot, ndjekin njëra tjetrën.. Disa protestues qëllojnë dritaret me shkallë hekuri si spartanët.. Disa aktorë të skenës. “Hë, po kësaj, ç’i thoni, a nuk po qëllojnë me “gjyle”..? Pjesa tjetër e “aktorëve” “Ç’farë bëjnë ? asgjë..”! Të tjerë protestues qëllojnë me gurrë ,ku të zënë e kë të zënë.!.Gjysma e “aktorëve” “Shikoni si vijnë “breshërritë e plumbave”! Pjesa tjetër. “Asgjë nuk të bën guri..”! Disa protestues u ngjitën në katin e dytë por u zhdëpën në dru! “Gjysma e “aktorëve” “Hë më ju lumtë dora, c’ja bënë mirë”!Gjysma tjetër. me në krye atë juristin e gjatë që drurin e quajti objekt për të rrahur, “Po kjo ç’farë është nuk është dhunë..”? Të tjerë qëllojnë me varre e shkallmojnë me leva, cfurqe dhe comanga. Juristi, këto i quan mjete për të hapur objekte “paqësore”! Këto pamje të kasetave në studio, u ndoqën edhe nga shumë “spektatorë” nga rruga dhe shprehnin konsideratat e tyre. “Hë më të lumtë jo,,”!..”Shiko mo ç’bëjnë pse paqësorë janë ata”? Po bjerri more bjerri hë më të lumtë dora..! “Bjerri more kusur mos i lërë, asnjë xham mos i lërë”!..”! Sa qejf kanë dhe sa entusiazmohen kur shohin rrëmujë, kaos, goditje, thyerrje!. Kështu i kanë ndjekur edhe ngjarjet historike, me komiken dhe tragjiken e tyre, të ndarë më dysh ! Këta farë “aktorësh” që luajnë “kukamfsheftas” i ndjekin edhe pjesëmarrës të tjerë. nga mbrapa perdes. Këta janë ata që marrin milionat. Këta janë të të gjitha monstrave, janë politikanë, janë këta “aktorë” që luajnë në këtë skenë kudo që kjo të jetë fushore apo “malore”, në dimër apo në verë! Janë deputetë, bankierë, pronarë mediash, ambasadorë e ish ambasadorë, biznesmenë , taborë të shumtë të sejcilit “prijës”. Janë të shumtë, por përpara “spektatorëve” janë të papërfillshëm.. Po “spektatorët” ku janë ? Ah spektatorët.! Ora 24.00, mbyllet perdja e skecit të përditshëm. Disa duartrokitën për njërin apo tjetrin sipas bindjeve, disa u entusiazmuan për “Sulltanin” që mezi mbante kundërgazin, të tjerët u hidhëruan pa masë që e lanë mbështetësit në baltë. E megjithatë, aty ku ishin, shumica ishin në krevatet e tyre, lanë pultet e komandimit dhe ja futën gjumit për të qënë të gatshëm të nesërmen për të parë të tjera “skeçe”! Kështu kanë kaluar tridhjetë vite !

Jemi vëndi më i varfër në Europë, jemi qytetarët me të ardhurat më të pakta në Europë, jemi vëndi që më shumë se gjysma e popullsisë e ka braktisur vëndin, jemi vëndi me pasanikët më të mëdhenj që i kemi midis nesh, jemi vëndi që më shumë se kudo këta politikanë jo vetëm na “pijnë gjakun”, por edhe tallen e do të tallen me këta “spektatorë” që mbasi shohin “skece” të tilla e quajnë të mbaruar detyrën e tyre. Këta “spektatorë” do të vazhdojnë të paguajnë edhe në të ardhmen...

A ka protestuar kush që sot, shumë fëmijë flenë pa bukë e pa drita? A ka protestuar nga qytetarët e mijëra familjeve të pensionistëve dhe të të papunëve,që nuk kanë të blejnë as ujë e as qumësht, as llace e as artikujt më të domosdoshëm të konsumit.? Sot Shteti shqiptar, ka afro 500 milionë euro borxh vetëm nga arbitrazhet e ky borxh vazhdon të rritet! Po borxhi jashtëm sa është? Në stratosferë ka shkuar!. Kush do t’i paguajë? Do i paguajnë këta “entusiastët” që kënaqen kur protestuesit hedhin gurrë!... A ka protestuar kush për këto? A ka protestuar kush, që, me fillimin e këtij viti 700 biznese u bënë dalje nga shteti, mbasi energjinë elektrike do ta blejnë në treg “më lirë” sepse shteti e ka trtefishuar! Po pasojat kush do t’i paguajë, mos vallë biznesmeni? Po, po do të paguajnë ata që në prag të festës së Vitit të Ri ç’do ditë nga 1 mijë lek i rritnin çmimet, dhe tani që janë kalbur nuk i hedhin, por i “ulin çmimet”! Nuk ka punonjës në Bankën qëndrore që të mos marri mbi 2 milion e gjysën lek në muaj, pa përmëndur “sheikun” Guvernator me 8.7 milinë lek në muaj. Po se mos vetëm këta.!. Po Kryeministri c’farë tha për rritjen e çmimeve? “Çmimet, nuk i rrit Qeveria, ato i rrit tregu, dhe përderisa qytetarët blejnë, d.m.th i përballojnë cmimet”! Kjo thënie “brilante” është e veçantë në llojin e vet. E vërteta është që nuk e kishte batutë nga ato që ai këput orë e çast., por vetëm atje ku pret ndonjë shirrit inagurimi jo atje ku vuajnë.!.A thua ta dijë ky që nuk bëhet fjalë për raki e verë, por për artikujt e konsumit dhe prindi do të marri borxh që fëmijët të mos i lërë pa bukë. Duhet të jesh si ky Kryeministër që të nxjerrësh “mufka” të tilla!/ Po borxhin publik kush do ta paguajë. Do ta paguajë qeveria nga xhepi i qeveritarëve?!Po sindikatat ku janë ? Ish Krerët e atyre, janë bërë milionerë dhe ata bëjnë qejf.. E përse të luftojnë për të tjerët, përderisa e kanë mirë me qeverinë? Shikoni juve “spektatorë” “skecet” e makutërve të medias, të politikës, të administratës, të biznesmenëve afër qeverisë, të vampirëve, ,dhe ..“kënaquni” me skecet që kush është më i “fortë” Luli apo Berisha , por nuk i shihni ata që qëndrojnë nga prapa perdes, që fërkojnë duart, që tallen me juve dhe juve, “kënaquni” me ata “liliputër” që shihni përnatë si në përrallat për fëmijë dhe kaq!. Në këtë kuptim, kemi të drejtë të themi që fajtorët e vërtetë, jeni ju o “spektatorë” që jeni edhe shumicë.!..