BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Opinion / Editorial

Fajtorja e pafaj...

Fajtorja e pafaj...

Mund të tingëllojë si absurditet parashtrimi im, por ja që të jetuarit në gjendje faji për vjedhjen e korrupsionin, që në tridhjetë vite është kthyer në urrejtje për pushtetarët, të cilët nuk kanë të ngopur me grykësinë e tyre. Ndoshta është urrejtja për pasurinë marramendëse të pushtetarëve që, kanë çuar sanitaren të mos ndalet në rrugën e vjedhjeve. Është fajtore, sepse i futet në udhën pakrye të vjedhurës e dënueshme nga ligji, por edhe e pafajshme, për sa kohë, ata të cilët kanë vënë këto shuma të mëdha, duke abuzuar me detyrën dhe për më keq si del për zot ligji,  për të zbuluar. Ishte jo thjesht, një formë sekuestro për sanitaren, po dhe një apel për drejtësinë për të hetuar se, parajsat fiskale nuk qëndrojnë nëpër ishuj, por dhe ky ishulli ynë i vogël është i mbushur me të tilla, fole  kasafortash,  ku strehohen shumat marramendëse të  pushtetarëve. Ka vite që po bëhet vetingu në drejtësi,  duke mos i gjetur fundin, por ja që paska edhe përtej vetingut mundësira fshehjes së vjedhje. Ndoshta s'është etike dhe ligjore ta motivosh, por apeli im përmes saj është që drejtësia, duhet të hedhë vështrimin tek pista e re, për të cilën nuk do shumë mend për të gjetur, veçse ca të infiltruar që mund të depërtojnë deri në skutat me të errta të këtij korrupsioni të pashembullt në botë. Vjedhja ishte bërë si buka që hamë në mjediset shoqërore dhe ato mediatike. Por shënjestrohen vetëm pushtetarë të rangjeve të larta për motive politike, duke anashkaluar shkallët e poshtme të pushtetit, ku lidhen direkt edhe me interesat e popullit të cilët bëjnë namin me vjedhjet.  Opozitarë që nga mëngjesi në darkë denoncojnë korrupsionin, kanë verbuar aq shumë shoqërinë sa çdo kujt i lind e drejta të mendojë jo për punën, por për vjedhjen. Në fokusin mediatik ditët e fundit ishte pastruesja e shtëpisë së  shefes së kabinetit të ish zv/kryeministrit, për 120 mijë eurot e grabitura. Si të mos mjaftonin ato, por dhe 400 mijë të tjera bënin roje, tek vibratori i stufës. Pavarësisht së gjithave, ajo që po merrte kohë dhe vëmendjen e drejtësisë, ishin bizhuteritë nga të cilat mund të zbulonte zinxhirin e qeveritarëve, të cilët si të mos i mjaftonte shuma e parave të futura nëpër kasaforta, por dhe aksesorë floriri të cilat fatmirësisht për prokurorinë mbanin dhe inicialet e emrave që u ishin bërë dhuratë. Kjo ishte pista më fantastike, për të nxjerrë në shesh, se nuk ishte e vetmja zyrtare, por dhe pushtetarë të tjerë që mbanin në kasaforta dhe unaza floriri. Ajo që të bënte të ngjallje dyshim, ishte koha e gjatë prej dhjetë vjetësh i ushtrimit të zanatit të vjedhjes kësaj profesioniste, e cila fuste duart për të marr euro që s'binin në sy të pushtetarëve, nga se ishin shuma të mëdha apo pushtetarët, nga frika e dekonspirimit të korrupsionit, zgjidhnin heshtjen, se në fund të fundit, po shtonin radhët e ''të pasurve'' me një pastruese së cilës i kishte rënë telebingua. Nuk ishte e pakët, kjo krahasuar me akuzat e ngritura ditën për diell nga opozita, për qeveritarë të korruptuar, por që mbyllen shpejt për mungesë provash ose shkojnë për t'u zbardhur në ''Kalendrat greke. Tani ekrani po shfaq me figurë e me zë vjedhjen, e pranuar dhe nga pastruesja, por që si pas saj, e kishte shtyrë drejt kasafortave instikti i urrejtjes ndaj të pasurve. Më mirë për këtë flet Frojdi. Nuk e di pse m’u suall  ''Dhëmbi i bardhë'' i Xhek Londonit i cili edhe pse bën fjalë për ujkun -qen i sjellë nga indianët, por që ishte i papranueshëm për qentë dhe ai u detyrua të jetonte si gjallesë  e  egër. Ajo që përcillet ne ''Dhëmbi i bardhë'' është se në këtë jetë xhungël, njeriu mbushet me urrejtje dhe mosbesim. Mos i duket e habitshme pushtetarëve me këtë revansh vjedhjesh, një ditë të kthejë shoqërinë në hajdutëri, rrugësh dhe të humbasë çdo dëshirë për pune. Dhe s'ka si ndodh ndryshe. Pastruesja që i përket qenies njerëzore, jeton me një qenie njerëzore e tjetërsuar  nga paraja.  Ajo duke i shërbyer luksit të vënë nga grabitja e të tjerëve dhe të djersës së vetë sanitares, si mund të qëndrojë e pa gërryer nga subkoshienca e saj !?. NË një shoqëri ku e pamoralshmja është kthyer në moral të kohës, nuk mund të rrijë pa u infiltruar dhe subkoshienca  e të thjeshtit njeri, me dy anët e medaljes të së keqes dhe së mirës. E keqja sepse tregon, sa shumë ka prekur korrupsioni pushtetarët, por dhe e mirë që e ve para faktit të kryer drejtësinë, se nuk janë vetëm parajsat fiskale, ku ruajnë fshehtësinë e tyre, por edhe shtëpitë e banimit janë kthyer në OFSHOOR. Është sa problem drejtësie, po aq dhe social sepse tronditi pasurinë e të pasurve. Përveç prokurorëve ka edhe sanitarë që mund të zbulojnë shuma të mëdha. Të  futur në siklet  pushtetarët  vilat e tyre, do t’ia  dorëzojnë familjarëve pleq ( me këtë rast do të përfitojnë ata të moshuar të cilët fëmijët e tyre tekanjozë i kanë mbajtur larg ) sepse sanitarët mund t'i bëjnë gjëmën. Si për ironi të fatit sanitarja, për nga pasuria tani do të bëhet e lakmueshme dhe nga vetë shefja. Kështu është, kur është krijuar hendeku i madh social në 30 vite. Një grusht njerëzish paranë e kanë letër, mbi 70 përqind numëron qindarkat.  Drejtësia ishte në hall të madh, sepse moralisht (në një vend ku imoraliteti i pushtetarëve është kthyer në modë) i binte t'i jepje të drejtë pastrueses, por ligjet që të pasurit i ndërtojnë më tepër për veten se për popullin, pavarësisht keqardhjes do t'i duhet të qëndronte mbrapa hekurave. Sa si pastruesja, kanë ngrysur jetën nëpër burgje, zoti i faltë  dhe pastruesja s'bënte përjashtim. Ajo është një fajtore e pafaj sepse ajo dhe gjithë populli duhet me votën t'i tregojë vendin korrupsionit dhe nga ana tjetër, është e pafajshme, kur jeton në mjedise të rrethuar nga pushtetarë që flenë mbi para të pista e mos tundohet të verë dorë. Është tundimi ai që njeriun e çon edhe kundra ndërgjegjes së tij t'i bjerë ndesh me ligjin. S'është për t'u propaganduar, përkundrazi kërkon ndëshkim sepse në të kundër shoqëria do të kalonte në një anarshi totale, por që drejtësia duhet t'i thërrasë mendjen për të ndëshkuar vjedhje marramendëse. Një pistë ia afroi xhesti i sanitares. Sa sanitare të tjera ka që mund të infiltrohen për të zbuluar burimet  e korrupsionit. Me fajtorë të pafajshëm drejtësia mund të gjurmojë e parandalojë metastazat e këtij kanceri, që e ka emrin korrupsion. Në fund të fundit njerëz të tillë që venë dorë mbi pasurinë e të pasurve, janë viktima të një sistemi të ngritur mbi korrupsionin. Ata s'kanë faj (kur shohin një shoqëri në kufijtë me ekstreme të mundshme të pasurimit i rrëmben tundimi), e megjithatë është ligji që fajëson dhe vetë ata tregohen të fajshëm sepse kanë një ditë ku mund t'i tregojnë vendin korrupsionit. Është kutia e votimit.