BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Opinion / Editorial

Faktet që hedhin poshtë zhurmën për manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit

Faktet që hedhin poshtë zhurmën për manipulimin e zgjedhjeve

Menjëherë, sapo u pa dukshëm që PD kishte humbur edhe në këto zgjedhje për të tretën herë, liderët e saj jo vetëm që nuk denjuan ta pranojnë me dinjitet humbjen, por dhanë alarmin se zgjedhjet janë vjedhur. Para se të futemi në analizë të disa fakteve që vërtetojnë të kundërtën e atyre që deklarojnë liderët e PD, po përmendim kryefaktin, se përse nuk ka manipulim të zgjedhjeve. Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë gjithë fushatës nuk denoncoi ndonjë rast fatal shkeljesh ligjore nga mazhoranca, me përjashtim incidenteve të izoluara, por thërriste me të madhe se fitorja është e sigurtë, populli do të votojë ndryshimin. Dhe këtyre deklarimeve euforike u vuri vulën natën e mbylljes së votimeve, ku deklaroi me buzëqeshje të papërmbajtur, se “populli votoi opozitën, Shqipëria fitoi”, pa përmendur asnjë konstatim manipulimi. Kjo deklaratë shoqëruar me brohoritjen shurdhuese të militantëve është kryesorja që hedh poshtë pretendimet e opozitës për “masakër të zgjedhjeve”. Duhet t’u kujtohet liderëve të sotëm pd-istë se kur PD bëri vërtet masakër zgjedhore në vitin 1996, PS jo vetëm që dilte çdo orë në media e denonconte manipulimet, por tërhoqi komisionerët e saj nga çdo qendër votimi, duke bindur realisht tërë opinionin e brendshëm dhe të jashtëm. Po kështu veproi PS edhe në zgjedhjet e vitit 2009, apo të vitit 2011 për Bashkinë e Tiranës, ku kërkoi me fakte hapjen e kutive e të dilte e vërteta në dritën e diellit. Tani të vijmë konkretisht tek faktet e tjera që hedhin poshtë pretendimet e PD. Pretendimi i parë i PD se zgjedhjet u vodhën është ai se gjoja PS vuri gjithë pushtetin dhe shtetin në shërbim të manipulimit të zgjedhjeve. Ky fakt bie poshtë se nëse është kështu, atëherë nuk ndodh kurrë rotacioni. Por realiteti i zgjedhjeve të vitit 2013 flet ndryshe. I tejngopur me të gjitha pushtetet ishte Sali Berisha, por Edi Rama ia mori pushtetin. Kjo për faktin se kryetari i PS, Rama diti të organizojë, diti të paraqesë alternativa, diti të krijojë frymën e duhur në elektorat, duke deklaruar se “sado i madh të jetë mali i manipulimeve nga Berisha, mali i votave të popullit do ta mposhtë me siguri atë”. Një nga format e pushtetit që përdori PS për manipulim sipas PD qenka përdorimi i parave të tërmetit dhe pandemisë. Po ta analizosh këtë pretendim, ai flet për të kundërtën. Puna e qeverisë për eliminimin e pasojave të tërmetit ka filluar menjëherë pas rënies së tërmetit në 26 nëntor 2019 dhe ka qenë në vazhdimësi. Nuk mund t’u thuash njerëzve që ishin jashtë në ditët e dimrit të 2021 që “prisni një herë ju, se qeveria do ta ndërpresim procesin, sepse jemi në fushatë dhe na akuzojnë”. Përveç kësaj fakti tregon se PS ka humbur aty ku ka investuar më shumë, si në Laç, Milot, Mamurras.

Lidhur me vaksinimin e popullsisë, Qeveria Rama, jo vetëm u interesua personalisht për të siguruar sa më shumë vaksina për gjithë shqiptarët, por ndoqi me korrektesë për vaksinimin sipas shtresave, pa bërë asnjë dallim, si në Shkodër ku humbi ashtu edhe në Vlorë ku fitoi.

Së treti pretendimi i PD se votat u vodhën në kuti, është lehtë i papranueshëm. Çdo qendër votimi ka patur komisionet e saj, të përbërë nga PS, PD dhe LSI. Në 5199 qendra votimi ishin prezentë gjithsej 20 796 komisionerë, nga të cilët 10 388 ishin të PD. Nga këta komisionerë nuk ka asnjë kontestim për shkelje ligjore, përkundrazi të gjitha procesverbalet janë firmosur nga të gjithë, gjë që ka bërë të mundur mbi bazën e këtyre të bëhet certifikimi i zgjedhjeve nga KQZ. Po kështu është vepruar edhe në komisionet e numërimit,ku nga komisionerët kundërshtarë nuk ka asnjë denoncim për manipulim. Nëse nuk e kanë bërë këtë komisionerët e PD, ose janë të shitur ose të paaftë dhe lidershipi pd-ist le ta kërkojë tek ata përgjegjësinë. Vaj medet sikur të gjithë komisionerët të ishin të depolitizuar siç e kërkoi PS dhe që nuk e pranoi PD, sa hapësirë do të kishte PD për të ulëritur për manipulim total të zgjedhjeve nga numëruesit.

Për çdo shkelje që i dukej kështu PD, duhej mbajtur procesverbali përkatës në vend. Ndodhi një rast i tillë në një qendër votimi në Sauk. Për të treguar se PS iu imponohet votuesve, duke u kërkuar fotografimin e votës, disa pdistë kishin futur një votuese të tillë, e cila u kap duke e fotografuar votën e saj. Komisioni e konstatoi një fakt të tillë dhe e ia mori votën, pa arritur ta hedhë në kuti. Vota ishte për PS. Menjëherë kryetari i komisionit, përfaqësues i PS bëri procesverbalin përkatës dhe njoftoi KQZ për ndjekje penale të personit në fjalë. Qëllimi për njollosjen e procesit të votimit u provua kur përfaqësuesi i PD në komision, kërkoi që të lejohej vota të futej në kuti, se sipas tij “ishte votë për PS”. Ky, nëse do të ishte lejuar, do të ishte një fakt komprometues që do të shërbente komisionerëve pëdëistë për të akuzuar PS se si ajo intimidon votuesit për t’u kontrolluar votën. Së fundi mund të themi se procesi i votimit dhe numërimit ka qenë shumë transparent, nën vëzhgimin e rreptë të kamerave dhe organizmave ndërkombëtarë. Vetë ambasadorja amerikane i ka ndjekur dhe ka marrë takim personalisht me drejtuesit e të gjitha partive kryesore në vend dhe në këto takime si para edhe gjatë ditës së zgjedhjeve, nuk ka patur asnjë ankesë nga liderët e PD dhe LSI. Madje disa nga drejtuesit e partive të reja, duke e parë në sy realitetin e votimeve, pranuan humbjen dhe dhanë dorëheqje me dinjitet nga drejtimi i partive të tyre. Për të gjitha këto arsye dhe të tjera, PD e ka kot që bërtet se iu kanë vjedhur zgjedhjet. Nuk është as e moralshme dhe as dinjitoze, që të quash zgjedhje të ndershme vetëm kur je fitues. Të pranosh humbjen me ndershmëri, do të thotë që të fitosh në sytë e popullit edhe nëpërmjet humbjes. Kryeministri Edi Rama edhe pse fitues, nuk tregohet si sfidant triumfator ndaj opozitës, por përkundrazi i ka shtrirë asaj dorën e bashkëpunimit.