BREAKING NEWS

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x
BREAKING NEWS

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e fortë dhe i bën thirrje policisë

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e
x

Opinion / Editorial

Fakti është brenda!

Fakti është brenda!

-Një skicë satirike, në vend të opinionit-

“Fakt”, siç e dimë të gjithë, do të totë një dëshmi, një argument apo një objekt konkret, që përdoret për të vertetuar një thënie, një përcaktim, një konkluzion apo një veprim. Gjithnjë kur bisedojmë me njëri-tjetrin për probleme të ndryshme, mundohemi të paraqesim sa më shumë fakte. Se vetëm ato të shkreta fakte, ia mbyllin gojën kundërshtarit të pabindur.

“Ke fakte byrazer”? – është shprehja me të cilën kapemi, kur nuk na mbushet radakja apo kur nuk duam të pranojmë atë që thotë ai tjetri. Dhe e kundërta, kur tjetri na vë përpara faktin, me dashje apo pa dashje mbetemi si pulë e lagur. Por, ndërsa në debate mund të llapet edhe pa fakte (sidomos në debatet parlamentare e ato politike), në tempullin e Drejtësisë, domethënë në Gjykatë, mungesa e faktit të lë me gisht në gojë. Dikur, njeriu i thjeshtë, kur nuk i jepte punës karar me debate shoqërore e miqësore, i drejtohej gjykatës, i bindur se kjo e fundit, pasi të studionte faktet, do të vinte në përdorim ballancën e drejtësisë që ka si simbol. Them dikur, sepse kohët e fundit ose më saktë në këtë tranzicion tridhjetë vjeçar të të ashtuquajturës “demokraci”, ai qerata fakt është bërë kaq mafioz dhe është maskuar e fshehur kaq shumë, sa nuk ka burrë nëne ta gjejë. Dhe jo vetëm burrë nëne, por as institucione të tëra shtetërore, nuk munden ta mbërthejnë zotin Fakt e ta ulin në karriken e nderuar të Gjykatës, ku e kërkon individi, shteti dhe shoqëria. Veçanërisht kjo kur “personazhet” e sallës gjyqësore janë vipa e kryevipa, edhe fakti bëhet mafioz e kryemafioz. Ndodh shpesh që jo vetëm qytetari i thjeshtë, por edhe segmente të administratës shtetërore, që ngandonjëherë e marrin punën me tërë mend, provojnë ta mbërthejnë Faktin e ta detyrojnë të paraqitet aty ku duhet. Por ai rrëshqet si ngjala në moçal, apo kërcen e zhduket si pleshti në palat e jorganit. Kështu p.sh. e nderuara polici shpesh herë mbërthen kriminelë ordinerë ose me damkë; hajdutë xhepash apo thyrës kasafortash e bankash; kontrabandistë bananesh e gjer tek ata të drogës e të armëve; vrasës vullnetarë apo me pagesë; përdhunues, mafiozë e mashtrues etj., dhe pasi u vë prangat, bashkë me prokurorinë që plotëson dosjet, i dorëzon në dyert e gjykatës trishkallëshe. Po ç’ndodh më tej?! Gjykata jonë e nderuar, e pavarur, shumë kompetente; ndërsa në njërën dorë mban ballancën e drejtësisë, në dorën tjetër çfleton dosjen. Pastaj nëpërmjet pyetjeve të drejtpërdrejta të të arrestuarit dhe dëshmitarëve të mundshëm, kontrollon vetë objektin, domethënë kriminelin, vrasësin, hajdutin etj., dhe konkludon: . . . Me masa ndëshkimore? Jo! Pëkundrazi me pafajsi, ose e shumta e shumta me shtyrje seancash apo me arrest shtëpie, arrest lagjeje e deri arrest aty ku dëshiron të vejë e të rrijë krimineli, hajduti, mafiozi, korrupsionisti, etj. Dhe kjo ndodh, jo se gjykata nuk do të bëjë detyrën, por vetëm për arsyen madhore të mungesës së faktit! “Mungesë fakti”, konkludon gjykata e nderuar dhe i “nderuari” kriminel, pasi kalon mespërmes sallës së gjyqit, duke përshëndetur gjykatësin e duke fishkëllyer prokurorin e policët, ia hypën benzit që e pret tek dera, dhe zhduket duke lënë prapa fjollën e tymit të skapamentos. “Mungesë fakti” – parulla e ditës në gjykatat tona. Këtu sigurisht ka ndonjë keqkuptim. Dhe keqkuptimi është nga ana jonë, domethënë nga policët dhe nga ne qytetarët. Se gjykata në asnjë mënyrë nuk mund t’i keqkuptojë gjërat Me siguri jemi ne axhamijtë policë e qytetarë, që nuk e dimë se kujt i thonë fakt. Ose më saktë, nuk dimë ta kapim faktin. Kështu bie fjala, e dimë se kush na përdhunoi, kush na sulmoi, kush na mori paret me piramida fajdesh, kush theu depot, kush vodhi pasurinë tonë, kush shiti detin, kush ishte autori i Gërdecit, kush vrau në mes të shehshit katër demonstruesit e pafajshëm, etj. etj., por përsëri nuk i dimë faktet, ose më saktë “nuk kemi fakte!” Ndodh shpesh që ne e mbërthejmë të gjallë hajdutin, madje me gjithë plaçkën e vjedhur, por fakti si me magji na rrëshqet nga dora dhe zhduket. Ai qerrata “fakt”, zhduket pa lënë gjurmë. Gjurmë që t’i shohë gjykata gjanëm! E bashkë me të edhe krimineli. E ne, na “mbetet në dorë” vetëm... viktima! Duke patur një dilemë të tillë për fenomenin shoqëror, të zhdukjes apo të humbjes së “faktit”, një ditë pyeta një plak, i cili me historinë që më tregoi ma zbërtheu enigmën: “Një burrë, - nisi të tregonte plaku, - kërkoi në gjykatë të ndante gruan, sepse e kishte gjetur me dashnorin në pozicion tepër flagrant. Për të patur argumnte të forta, burri në fjalë mori në gjyq komshiun e tij, si dëshmitar okular i ngjarjes në fjalë. Komshiu dëshmitar nisi të depononte në sallën e gjyqit ngjarjen me nuanca, por kryetari i Gjykatës, për “arsyet” që i dinte vetë, në çdo detaj që tregonte dëshmitari, ndërhynte e thoshte me zë të lartë: “Faktin, zotëri, faktin. . . !” I shkreti komshi-dëshmitari, filloi të tregonte edhe detajet më të holla e më banale të marëdhënieve të çiftit të dashnorëve. Por Kryegjyqtari, edhe pas kësaj, duke ngritur zërin një oktavë më lart,  ripërsëriti frazën: “Faktin more zotëri, duam faktin e jo llogje Kavaje . . .Kupton ti apo jo?!” Dëshmitari që u lodh e u mërzit nga qëndrimi i kryetarit, shikoi sallën përreth dhe pastaj duke ju drejtuar zotit kryetar, tha: “Faktin, zoti kryetar, ç’është e vërteta unë nuk e pashë, sepse “fakti” në fakt ishte brenda . . . !” Në sallë plasi gazi. Kryetari i Gjykatës u gufos e u skuq, ndërsa dëshmitari u ul i qetë në vendin e vet. Me këtë që më tregoi plaku, unë qytetari i thjeshtë u qetësova. Tashmë e kuptova se gjykatat tona është e vështirë ta shohin “Faktin”. Se ai, domethënë “fakti” realisht nuk ka humbur, por është “brenda” dhe nuk mund të shihet!!!