
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës


Para viteve `90 faktori shqiptar kishte një rëndësi jo aq të madhe, madje mund të thuhet, se ishte fare i parëndësishëm krahasuar me rëndësinë e shteteve tanë fqinje, sepse kjo vinte kryesisht prej rrethanave dhe kushteve të periudhës së shtetit totalitar dhe socialist shqiptar. Deri në vitet 2000 Shqipëria ka qënë në një kolaps të thellë shtetëror, politik, shoqëror, ekonomik dhe financiar, të cilat kanë treguar sa të brishta dhe të vështira kanë qënë hapat e para të “foshnjes” shqiptare, e cila kërkonte të rritej sipas ligjeve dhe rregullave të perëndimit demokratik. Por kush ia mori për bazë dëshirat dhe vullnetin e kësaj “foshnje” për t`u rritur me rregulla dhe me detyrime të përcaktuara? – Askush nuk ia vuri veshin asaj. Prandaj ajo përjetoi furtuna dhe stuhi të ndryshme gjatë rritjes së saj. Sidomos nga e ashtëquajtura „elita demokratike“ shqiptare, të cilët nuk ngurruan fare t`i shqyenin rrobat e “foshnjes shqiptare” duke e lënë pa brekë fare. Kjo elitë e copëtoi atë deri në shkatërrim të plotë, sepse për të kishte më shumë rëndësi interesi vetjak sesa interesi i përbashkët publik. Ky copëtim dhe shkatërrim vazhdon edhe në kohët e sotme, sepse kjo „elitë“ nuk po e lë rehat këtë „foshnje“ të eci si duhet me këmbët e veta drejt suksesit dhe përparimit dhe progresit. Ajo, që mund të themi, se ajo, që ka ndryshuar, është rritja e rëndësisë së faktorit shqiptar në Ballkan dhe më gjerë. Kjo ka ardhur prej faktit, që fuqia dhe potenciali i faktorit gjeopolitik shqiptar është fuqizuar dhe forcuar prej faktorëve ndikues të jashtëm, që po i japin një dorë të fortë faktorit shqiptar. Proceset integruese euroantlantike shqiptare kanë qënë një bazë e shëndoshë, ku është mbështetur dhe forcuar faktori shqiptar në rajonin tonë e më gjerë. Faktori shqiptar është ndikuar pozitivisht gjithashtu nga stabiliteti dhe nga zhvillimi në përgjithësi në vendet me popullsi shqipfolëse. Prandaj unë theksoj mendimin, që faktori shqiptar ka forcën dhe fuqinë jo vetëm për të qënë pararoja e zhvillimit ekonomiko – shoqëror në rajon, por edhe një shëmbull pozitiv për proceset integruese euroatlantike në Gadishullin Ballkanik ose e thënë më mirë Gadishulli Ilirik në tërësi, për të ndikuar në stabilitetin dhe zhvillimin normal të këtij rajoni të njohur si fuçi baruti, që merr flakë shumë shpejt. Faktori shqiptar dhe aktorët shqiptarë kanë filluar të marrin rolin e një stabilizatori lidhur me stabilitetin e brendshëm dhe rajonal. Ata kanë filluar të marrin rolin e flamurtarit në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me të gjithë, në demokratizimin e plotë dhe në integrimin total të rajonit në Bashkimin Evropian. Faktori shqiptar po merr tashmë flamurin e vlerave demokratike evropiane, siç janë, liria, demokracia, të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës. Kjo sigurisht nuk është arritur ashtu kot kuturu, por duke u sinkronizuar gjithmonë vetëm me aleatin më të rëndësishëm të shqiptarisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata po na japin një dorë të rëndësishme për t`u faktorizuar faktori shqiptar. Ndërsa lidhur me Bashkimin Evropian mund të themi, se BE-ja po e tregon gjithmonë e më tepër dashakeqësinë e saj ndaj Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në përgjithësi. Nxjerr lloj – lloj teorish dhe rregullash, a thua, se BE-ja vetë është një orë perfekte zvicerane, që funksionon përsosmërisht. Ajo edhë në situatën e sotme në Kosovë po tregon haptazi mbështetjen dhe përkrahjen totale nga Serbisë dhe serbëve në Kosovë, kur e dinë, se çfarë kanë masakrash kanë kryer dhe po kryejnë në Kosovën e brishtë. Prandaj, nëse do të organizohej sot një referendum për hyrjen e vendit tonë në Bashkimin Evropian, shumica prej nesh do të votonin kundër hyrjes në BE, sepse na ka ardhur në majë të hundës kjo situatë, që BE-ja po kërkon të vazhdojë tendencën e saj shekullore të uljes të reputacionit të faktorit shqiptar. Të mos pyesim për evropianët servilë, por të shikojmë dhe të ecim përpara. Faktori shqiptar do të bëhet vërtet faktor rëndësie në vazhdimësi. Go straight ahead, Albania!
Më të lexuarat


Të lumtë Albin Kurti !

Manastiri i Banjskës në Zveçan është vatër e grupeve terroriste Serbe në veri të Kosovës

Konfuzion i paparë dhe Mashtrim në Arsimin e Lartë duke parë rankimet e universiteteve shqiptare në Shqipëri në Europë dhe në botë

Ndërkombëtarët t'i qëndrojnë afër Kosovës, ta fuqizojnë dhe anëtarësojnë atë në NATO, dhe KE

Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

Ben Blushi: Në Manastirin e Banjskës, në Kosovë

Unifikimi gjerman dhe unifikimi shqiptar

Fshati Baban, nën peshën e indiferentizmit të pushtetit

Qorrsokakët e lidershipit opozitar

Vetëkorrigjimi i shqiptarëve dhe dialogu mes forcave politike
