BREAKING NEWS

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x
BREAKING NEWS

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e fortë dhe i bën thirrje policisë

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e
x

Opinion / Editorial

Faleminderit Presidentit Macron

Faleminderit Presidentit Macron

Ishte viti 1913 kur Presidenti i Francës Emanuel Makron  vuri veton që të mos hapeshin negociatat për  pranimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në unison me të ishin  Hollandezët dhe Belgët. Për të gjithë ne ky  ishte një lajm i padëshëruar. Madje u zhgënjyem pse Europa po na kthente krahët. Nuk munguan edhe kritikat, sidomos nga disa vende të Europës për qëndrimin e Francës. Pavarësisht nga zhgënjimi ynë koha i dha të drejtë Presidentit Makron. Shqipëria me atë shkallë të lartë korrupsioni ose,thënë më saktë, Shqipëria si shtet i korruptuar nuk i përmbushte kërkesat për t'u hapur negociatat. Në atë kohë gjykatat ishin kthyer në qendra korruptive ku nuk jepej drejtësi. Politikanët përpiqeshin të zhvatnin sa të ishte e mundur gjatë kohës që ishin në pushtet. Asnjeri nuk i dënonte ata. Ishin zotërit e rremë të Shqpërisë. Po ky vend edhe pse me korrupsion kaq galopant, nuk duhej lënë në mëshirën e fatit. Në ndihmë na erdhi SHBA-ja që ideoi dhe vuri në zbatin reformën në drejtësinë shqiptare. Përmes vetingut mbi 130 prokurorë dhe gjykatës dolën që nuk i justifikonin dot pasuritë me pagën e tyre. Ata kishin zhvatur popullin për të mos dhënë drejtësi,. Gjygjet i fitonin ata që jepnin më shumë para. Për herë të parë në historinë postkomuniste u arrestuan 2 ministra dhe nëpunës të nivelit mbi mesatar. Me ligj është miratuar edhe vetingu i politikanëve, që ende nuk po fillon. Këto nuk janë pak. Pra, një epokë e re filloi për Shqipërinë. Këtë nuk mund të mos e vlerësonte si Presidenti Makron, po edhe hollandezët me belgët. Doli që Makroni nuk ishte se nuk na donte neve. Ai thjesht kërkonte që në Shqipëri të hidheshin hapa përpara kundër korrupsionit që populli të merrte frymë më lirisht. Po, kur ne pritnim që negociatat të hapeshin, samit pas samiti ato nuk u hapën. Bullgaria vuri veton kundër Maqedonisë  së Veriut. Sipas tyre, kishin probleme të rëndësishme historike të pazgjidhura. Kaluan disa samite, po Bullgaria nuk lëshonte pe. Tërë diplomacia europiane u vu në lëvizje, duke përfshirë sidomos gjermanët, po nuk ia dolën dot. Aq shqetësuese u bë vetoja e bullgarëve, sa shumë politikanë të njohur të Europës kërkuan që të hiqej e drejta e vetos, sepse ajo po shpërdorohej. Në këto kushte, krejt pa shpresë, e mori

Presidencën e radhës Franca. Ishte Presidenti Makron ai që e studjoi rrënjësisht ngërçin bullgaro-maqedonas. Ishte ai që me largpamësi dhe ndershmëri hartoi dokumentin historik të kompromisit të shumëpritur. A do të pranoin bullgarët propozimet e tij? Kur doli se ata e pranuan, lindi pyetja nëse edhe maqedonasit do të binin dakord, sepse nuk ka komporomis pa lëshime reciproke. Ne prisnim me ankth pas telefonatës që mori Kryeministri Rama nga Bullgaria se vetoja u hoq. A do t'i  pranonte  propozimet pala maqedonase. E deshi zoti që edhe ata u ndodhën në ditë të mirë. U pranuan pikat e kompromisit.Minoriteti bullgar  do të njihet nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut. Drita e gelbërt në fundin e tunelit u hap. I gjithë populli dhe Rama u lehtësuan. Po flitet se shumë shpejt, në samitin më të afërt, do të merret në shqyrtim kërkesa e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Fryma e përgjithëshme është që negociatat do të hapen. Këto dy shtete duhet t'i bashkëngjiten EU-së për të mos lënë shtegun hapur që forcat e errëta të Lindjes të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor.

 Kur shpresat i kishim humbur, ishte Presidenti Makron që ndryshoi situatën, që zgjidhi nyjen gordiane Bullgari-Maqedoni e Veriut, që kishte stakuar edhe Shqipërinë. Ko nuk është pak. Ne i jemi mirënjohës zotit Makron. Me gjithë zemër i themi atij: FALEMINDERIT!

     Hapja e negociatave është vetëm fillimi i procesit. Do të ketë rrugë të gjatë. Detyrimisht, duan apo nuk duan, politikanët tanë do të kalojnë përmes procesit të vetingut. Nuk është fjala vetëm për deputetët, ministrat, po edhe për kryeministrat dhe presidentët të cilët së bashku, me veprimet ose mosveprimet e tyre, kanë  bërë që korrupsioni të shtrijë metastazat në të gjitha hallkat e shoqërisë sonë postkomuniste. Po vjen koha që NON GRATAT të mos bilbilojnë para kamerave duke thënë se janë të pastër si kristali. Vetëm   me dokumenta, ata duhet të provojnë para drejtësisë pafajësinë e tyre. Kjo është arsyeja që asnjëri prej tyre nuk thotë: '' Fillojeni vetingun me mua!''.