BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Fallxhorët politikano-mediatikë, të dashuruar me luftën civile

Fallxhorët politikano-mediatikë, të dashuruar me luftën

Guxim i madh të bësh thirrje për luftë civile në atdheun tënd. Të kërkosh djegie të kutive të votimit. Rokadë qeverish përmes përmbysjes me luftë e forcë e jo me votë. Shkurt një apokalips për popullin shqiptarë. Jo vetëm një ide ekstreme, por edhe një analizë e bërë në emër të pasionit, po kur, pse dhe si nuk mund të imagjinohet.

Deri sot, nga shumë faktorë të politikës kemi dëgjuar për revolta e përmbysje, për revolucione e për rrëmbim armësh. Janë thënë këto kudo para turmave. Janë lëshuar si krisma të thata në ditët me diell ose para fushatave zgjedhore. Nuk kanë munguar thirrjet edhe në sallën e parlamentit. Disa prej tyre mundet të kenë qenë edhe emocionale. Sidoqoftë, të dënueshme dhe të papranueshme nga qytetarët, të cilët kërkojnë qetësinë dhe sigurinë, ndryshe nga ata që duan vetëm pushtetin. Sa për djegie dhe vrasje, i kemi provuar shumë herë në këto vite. Dhe të gjithëve na dhëmbin ngjarje të tilla, të cilat kanë përvëluar shumë zemra nënash dhe kanë veshur me të zeza mijëra gra në këtë vend. Po është hera e parë në këto tridhjetë vjet, që një organ shtypi të bëhet zëdhënës i individëve ekstremistë. Politikat, çdo organ shtypi i përcakton vetë dhe këtu nuk ka asgjë, pasi zgjedh drejtimin dhe drejtimet gazetareske që merr përsipër të mbrojë e zhvillojë. Nuk ka asnjë problem pse bëhet zëdhënëse e mendimeve dhe ultimatumeve të politikanëve të veçantë. Po pse kërkohet një qershor, që doemos duhet të kurorëzohet, jo me votim korrekte, të drejta e të barabarta se kështu nuk fiton ai që kemi për zemër, po kundërshtari politik. Dhe del një fallxhor politiko-mediatik që nuk i ka mjaftuar kurrë ajo që ka kumtuar në faqet e gazetës, po sot ia bëri bam me parashikime që nuk do guxonte edhe një fuqi armike, që nuk na do as si komb të ekzistojmë, të lutej për një fund të tillë. Askush nuk mund t’ia donte këtij vendi një tmerr të tillë. Pa u menduar dy herë shpaloset një platformë me të cilën shqiptarët, qytetarët e këtij vendi vënë buzën në gaz dhe e gjykojnë si mendjeprishur atë që ka lëshuar të tilla ide.

Në ndërgjegjen e shqiptarëve nuk pranohet kurrsesi një logjikë e tillë dhe parashikime si kjo i përqeshin dhe i braktisin pa i lënë të afrohen pasi e duan jetën. Po zëri i fallxhorëve mediatiko-politik nuk është një zë në shkretëtirë. As se e tha papritur një gazetë. Thirrje të tilla keqdashëse për qytetarët tanë kemi dëgjuar shumë ndër këto vite dhe duket se ky është një sinkronizim dhe kompaktësim për të zhbërë tërë këtë popull me luftë civile. Edhe pse në vendin tonë gjatë historisë shumëshekullore nuk ka pasur asnjë rast të luftës civile edhe pse përpjekjet janë bërë të shumta nga brenda e jashtë vendit, qytetarët e kanë ruajtur gjakftohtësinë dhe nuk janë vrarë kurrë me njëri tjetrin. E kanë përbuzur atë që ka dashur ti hedhë kundër njeri tjetrit. Nëse në shumë vende të botës e kanë përjetuar luftën civile dhe vrasjet nuk kanë njohur kufij gjaku e fisi, ku janë larë hesapet mes kategorive të gjera shoqërore, tek ne deri sot nuk ka asnjë rast që të jenë vrarë shqiptarët me njëri tjetrin, vetëm se ai që është përballë është në pushtet dhe unë këtu jam në opozitë. Me fjalë të tjera të rreshtohemi ballëpërballë për të likuiduar vëllai-vëllanë se kështu u sigurojmë karrigen dhe pasurinë disave në emër të disa të tjerëve. Se heqim nga froni njërën palë për të vënë një palë tjetër më të mirë, më të edukuar, se heqim djajtë dhe sjellim engjëjt.

Kush është njohur me thirrjen dhe analizën për një luftë civile në qershorin e vitit 2019 habitet, jo thjeshtë për guximin e çartur, po edhe për karshillëkun që i bën tërë shoqërisë dhe vetë drejtësisë një thirrje e tillë. Dhe e gjitha kjo justifikohet pas kërkesës së opozitës për të shkuar në zgjedhje, jo me Ramën, se ai nuk bën zgjedhje të lira, se partitë pretenduese për pushtet nuk mund të pranojnë që të hyjnë në zgjedhje me këtë qeveri. Dhe këtu nisin llogaritë. Bëhen hesapet dhe përmenden emra që i “do” opozita, jo pozita se ajo sipas opinionit të nxitjes së luftës civile do në krye njerëz që kanë qenë dy herë në krye të qeverisë. Dhe nisin të nominohen. I dashur për opozitën qenka Majko. Ai po e do opozita e dashuron LSI, e do edhe Lulzimi! E duan të gjithë. Duke i kërkuar ndjesë Majkos që e citojmë, se ai në këtë rast nuk ka asnjë faj pse e “duan” në krye të qeverisë, fallxhorët që hedhin fall për të ardhmen një gjë duam të themi. Llogaritë i bëni pa hanxhinë. Dhe në këtë rast hanxhiu nuk është një zë i mekur nuk është një gazetë nuk është një politiko-analist, asnjë ish deputet sado i talentuar dhe i vetëlavdëruar të jetë, po është ai i “vockli” i pallogaritur popull. Ai është vendimmarrësi se cili do ta qeverisë këtë vend dhe jo ai që kërkon të na kthejë në tragjedi qershorin 2019. Dhe pasi dërgon këtë thirrje ogurzezë, mendimi të shkon një vit pas kur në “çadrën e lirisë” në bulevard, atje ku ishte duke u ngjizur “Republika e Re” çfarë nuk na dëgjuan veshët. Për luftë civile në Kavajë. Për përballje të tmerrshme në qytetet e vendit nëse do kishte zgjedhje me qeverinë e kohës. Po qershori i vitit 2017 kaloi. Dhe lufta civile nuk u bë. “Ushtritë” qëndruan në kazermë dhe militantët iu drejtuan kutive të votimit. Në një vend demokratik as që mund të guxohet të zëvendësohet vota me topa e pushkë. Mund të thërrasin e të ndjellin në kor tërë faktorët që duan pushtetin me dhunë, mund të bëjnë protesta pa pushim, revolta e aksione guerile, të qëllojnë me vezë, ndoshta edhe me plumba, po asnjëherë nuk mund të përziejnë një masë të gjerë popullore për ta kthyer në vëllavrasëse. Kundër kujt ftohen të luftojnë shqiptarët? Nuk dimë ndonjë grup shoqëror këtu në Shqipëri të ketë opsion luftën për interesa të atyre që nuk durojnë në opozitë, apo të tjerëve që si kalorës të fjalës së lirë e kanë lëshuar fantazinë në galop dhe hedhin shashka të tilla. Dhe cilin duan të trembin? Kush i dëgjon? Cilët janë ata që mund të marrin mendtë e të bëjnë realitet thirrje të tilla që duan të na shpien në vitin e mbrapshtë 1997, kur edhe atëherë nuk u vranë shqiptarët me njëri- tjetrin për politikë, po dihet si u bë me atë pjesë të shoqërisë që morën rrugën e krimit dhe mbushën rrugët me banditë që grabitën ekonominë kombëtare. Këtë duan të na ofrojnë opinionistët fallxhorë me ato që na servirin, si një analizë analitike e njerëzve që kanë aftësi të parashikojnë çfarë do ndodhi pas ca muajsh? Janë ata që kërkojnë të caktojnë kryeministra e të heqin e të vënë cilin u do oreksi dhe jo atë që e zgjedh vota e popullit.

Ato zëra që kërkojnë përmbysje e luftë civile duhet të pyesin edhe vetveten. Kur shteti i trondit dhe rendi u cënua fituan apo humbën edhe vet ata. Unë kam qarë për tërë ato djegie, depo, biblioteka deri edhe redaksi gazetash dhe lutem që kurrë të mos përjetojmë një inkuizicion të tillë. Po këtë duhet ta mendojnë edhe vetë analistët fallxhorë politikë. Dhe duhet të bëjnë thirrje, jo luftës, jo përmbysjes, jo betejave mes njerëzve tanë. Njerëzit e mençur, shqiptarët e mirë nuk bëjnë thirrje për luftë, po për paqe. Nuk duan gjak po lumturi. Dhe nuk presin kartolinat e frikshme në këtë fundvit. Tek e fundit populli ja ku është. Ai le të vendosë me votë, cili do ta qeverisë. Po sot e ka përcaktuar, e ka lidhur një kontratë dhe ajo është në fuqi. Nesër le të vijnë ata që duan luftën civile dhe të na drejtojnë. Le të përmbushen edhe parashikimet e dëshirat që iu vlojnë në gji analisto-politikanëve. Po Shqipëria zor është të bjerë në të tilla kllapi dhe të bëhet pre e epsheve që duan luftë, vëllavrasje. Të gjithë shqiptarët thërrasin: Jo luftës! Jo dhunës! Jo politikave përçarëse! Dhe këtë e kanë treguar në shekuj me radhë shqiptarët, të cilët kanë dalë në ruajtje të jetës, jo vetëm në atdheun e tyre, po edhe në mbrojtje të lirisë së popujve të tjerë. Kur njihesh me analiza të tilla, me thirrje për luftë civile na duket sikur jetojmë në ndonjë vend të humbur, ku grushtet dhe luftërat civile, janë praktika të ndërrimit të pushtetit. Na duket se na llogarisin si dele pa ndërgjegje. Si tufë bagëtish që mund të na orientojnë nga të duan. Po sa më i madh oreksi dhe sa më foturiste idetë, aq edhe më tw pabesueshme bëhen fjalët e çakërqejfëve. Cili shqiptar do ta pranonte këtë logjikë fallxhorësh, të cilët bëjnë thirrje të hapura për përmbysje të pushtetit dhe rendit kushtetues me dhunë? Nuk do ishte etike që të gjykonim kolegët dhe asnjëherë nuk do merrnim mundimin të lëshonim një fjalë të vetme për një analizë të bërë për një problem të caktuar, pasi kjo është demokracia dhe secili ka të drejtën për të shkruar e folur lirisht, pa pasur asnjë censurë. Nuk do merrnim mundimin nëse do kritikohej qeveria, Rama, ministrat, administrata, drejtësia. Sistemi vetë. Kjo është në ADN e medias tonë. Dhe sa më analitike e objektive të jenë këto analiza, aq më mirë do ecin punët. Po ftesa dhe analiza për luftë civile të pritshme, parashikime tragjedish në atdheun tonë nuk është cënim i lirisë, as kritikës, as qortim, aq më pak kërkesë për një drejtim më të mirë, për korigjime në tërë qeverisjen e vendit. Është një thirrje e papranueshme, e dënueshme, jo vetëm moralisht. Vargjet e këngës, të cituara nga Berisha në Kuvend, ishin minore para luftës civile, që ndjellin fallxhorët politiko-mediatiko-analistë, që kërkojnë luftë civile mes shqiptarëve. Zoti mos e dhëntë!

Nga Bardhyl BEJKO