BREAKING NEWS

SPAK urdhëroi arrestimin e Vangjush Dakos, gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Gjithçka nisi nga një pallat i dëmtuar nga tërmeti, hetimi përfshiu edhe...

SPAK urdhëroi arrestimin e Vangjush Dakos, gazetarja Klodiana Lala zbardh
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Kryesisë së PD, vjen menjëherë reagimi i Roland Bejkos

Mbledhja e Kryesisë së PD, vjen menjëherë reagimi i Roland
x
BREAKING NEWS

“Alibeaj mori 2 mln euro nga Rama”/ Plas keq në emision, deputeti demokrat ‘përplaset’ me gazetarin

“Alibeaj mori 2 mln euro nga Rama”/ Plas keq në emision,
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë/ Ndërron jetë këngëtarja e famshme (Emri+Foto)

Lajm i trishtë/ Ndërron jetë këngëtarja e famshme
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhër arrest me burg për ish- kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako

SPAK lëshon urdhër arrest me burg për ish- kryetarin e
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhër arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, zbardhen detajet e para

SPAK lëshon urdhër arreste për ish-zyrtarë të
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? KAS rinumërim 29 nga 40 kuti në këtë bashki

Çfarë ndodhi? KAS rinumërim 29 nga 40 kuti në
x
BREAKING NEWS

Deputetët kundër Kolegjit të Kryetarëve, Kryesia e PD bën lëvizjen e minutës së fundit, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Deputetët kundër Kolegjit të Kryetarëve, Kryesia e PD
x

Opinion / Editorial

Falsiteti i ASHK dhe dallëndyshja e pronave

Falsiteti i ASHK dhe dallëndyshja e pronave

Gjatë gjithë periudhës së tranzicionit 1992-2017, për më shumë se një çerek shekulli, zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të qytetarit dhe shtetit, që në gjuhën popullore quheshin hipoteka, kanë funksionuar  si krijesa të plotfuqishme të errta. Si struktura mijërakëmbëshe, ku depërtonin të gjitha fuqitë e padukshme dhe okulte të shtetit dhe të parasë. Si hane, kryesisht në shërbim të atij që i paguante në(n) dorë, por edhe të pushtetarit të momentit. Hipotekat kanë “rehatuar” firmat e ndërtimit, për certifikata trojesh në dëm të pronarëve që nuk binin dakord me kushtet e firmës, ish-bosëve kryetarë komunash apo kryetarë komisionesh kthimi të tokave nëpër fshatra, që bënë kërdinë duke dhënë Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi(AMTP) të falsifikuara ose abuzive, politikanëve, gjykatësve, prokurorëve, etj. Hipotekat kanë qenë në shërbim të gjithkujt që ofronte para, me përjashtim të interesave të pronave të ligjshme të qytetarit. Kanë përthithur në 26 vite me qindra milionë euro toka të tjetërsuara në kurriz të shtetit dhe qytetarëve pronarë legjitimë, apo dhjetra milionë euro në formën e pagesave nën dorë nga njerëz hallexhinj, që për një vërtetim hipotekor, sorollateshin qëllimisht dyerve të hipotekave me muaj, në mos vite të tëra. Mashtrime dhe abuzime me pronat, të nivelit të 740 milionë eurove, duke tjetërsuar me mijëra ha tokë të trukuara dhe të kaluara abuzivisht në duar të privatit që paguan nën dorë, nëpërmjet dhjetra mijëra vërtetimeve hipotekare dhe akteve të marrjes së tokës në pronësi(AMTP). Në rastin më të mirë, marrja e një çertifikate nga qytetari i thjeshtë zvarritej, ngaqë që nga regjistruesi e deri tek specialisti më i thjeshtë ishin të zënë të gjithë deri në grykë në allishverishet e mësipërme. Dikush për të përfituar drejt për së drejti, të tjerët për të siguruar dhe mbajtur vendin e punës, duke u shërbyer bosëve lart, si dhe për të marrë thërrimet e banketit monstruoz. Në rastin më të keq, qytetarit i mohohej tërësisht e drejta e tij legjitime, në emër të abuzimeve të tjetërkujt mbi pronën e tij, abuzime të çertifikuara nga hipoteka. Historia e trishtë dhe masakrat me pronat u dukën se po ndryshonin, me bashkimin në tetor të vitit 2018, të hipotekave, agjencisë së Legalizimeve(ALUIZNI-t) dhe Agjencisë së Kompensimit të ish-Pronarëve, në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës(ASHK). Kjo strukturë e re, e ardhur në jetë me një ligj të posaçëm, ngjalli shumë shpresa tek qytetarët. Ata menduan se ky institucion do ta administronte me përgjegjësi, pastërti e profesionalizëm regjistrin tonë të pasurive të paluajtshme, si një vlerë kombëtare, që do t’u kthente qytetarëve besimin tek shteti dhe do të shërbente si bazë për ndërtimin e shtetit të së drejtës, i cili themelet i ka tek legjitimiteti dhe mos prekja e mos abuzimi me pronën private dhe publike. Ata shpresuan se ASHK-ja e re do të realizonte në kohë përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë, që aq masakra, kalvare dhe padrejtësi i kishin sjellë si pronës publike, edhe pronës private të qytetarit. Por nuk ndodhi kështu. ASHK u krijua të krijonte mjedis antibiotik për korrupsionin, por bashkëjetoi me të, në mos prodhoi edhe vetë korrupsion “me shumë kujdes”. Struktura e re, në vend që të zgjidhte pasojat negative, ekonomike dhe sociale që kishin sjellë mbi dhjetëra mijëra qytetarë me mijëra mbivendosjet e pronësisë, pasaktësitë e qëllimshme dhe gabimet në gati tre dekada, i la ato të macoheshin akoma dhe më shumë, si një plagë e hapur e patrajtuar. Shkurt, sikurse thotë populli, bëri “një vërë në ujë”. Drejtuesi i këtyre katër viteve e gjysëm, u tregua mjeshtër në komunikim, në pritjen e njerëzve të thjeshtë dhe në përcjelljen e tyre me fjalë të bukura, por në shumicën dërrmuese të rasteve, pa ju zgjidhur pothuajse asgjë. Duke i përplasur dyerve të gjykatave, pas muajve e muajve të tërë pritjeje, të mbajtur peng pas fjalëve të bukura të mikpritjes false. Ky drejtues, po aq sa mijëra vërtetime abuzive pronësie dhe AMT të falsifikuara u prodhuan gjatë 25 viteve 1993-2017 përpara se të vinte në detyrë, “prodhoi” premtime për qytetarët e thjeshtë, të cilat nuk u mbajtën asnjëherë. Me falsitetin dhe mos-veprimin e vet, struktura e re praktikisht ligjëroi zaptimin e tokave, ndërtimet pa leje dhe tjetërsimet absurde të tokave bujqësore. Drejtuesja e re që erdhi këto ditë, pas drejtimit me integritet të një strukture të mëparshme shumë delikate dhe jetike të shtetit tonë, e ka në dorë të kthejë realisht shpresën e qytetarëve të zhgënjyer keqazi nga baleti i shëmtuar i premtimeve të pambajtura të drejtuesit të mëparshëm, t’i japë fund me mijëra çështjeve të regjistrimit përfundimtar të pronave të mbetura pezull, duke rregulluar përfundimisht regjistrin aktual të pronave. E ka në dorë të sjellë pranverën e shpresës tek shteti ligjor në administrimin e të drejtës më të shenjtë dhe të ligjshme të shqiptarëve. E ka në dorë të kthehet në dallëndyshen e pronave!