BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Opinion / Editorial

Falsiteti i ashpërsisë së masave ka dhe falsitetin e sotëm të infektimeve!

Falsiteti i ashpërsisë së masave ka dhe falsitetin e sotëm

Kush nuk e ka kuptuar se e rëndësishmja e mesatares së infektimit është te shtrimi dhe vetëm shtrimi në intensiv apo dhe intubimi i pacientëve? Tani çdokush e di dhe pa qenë kaq shumë "epidemiolog” apo infeksionist apo dhe mjek i zakonshëm këtë gjë të qartë dhe kryesore. Kokëfortësia e mbylljes deri në limitet e mohimit të lirisë dhe të drejtave njerëzore dhe pastaj çlirimi që nuk kontrollon dot natyrën njerëzore të shqiptarëve, loja me testimet e pakta në pandeminë e kulmuar dhe vazhdimi i rritjes së tyre mbasi tufa ka dy muaj që është bashkë në shëtitjet e saj, dashurinë e përqafimit dhe shtrëngimit të dorës së saj, përbëjnë dhe falsitetin e një modeli që ka shoë dhe jo përmbajtje. Falsiteti dhe kontrolli sipërfaqësor duket qartë se infektimi i punonjësve të shëndetit dhe padyshim i spitaleve që pastaj fillon ngjashmëritë banale të ngjarjeve me fillimet e pandemisë në Itali. E mira jonë është se nuk kemi shumë azile pleqsh sepse sigurisht do kishim marrëzi të tilla plot, por dhe ato që janë, me sa duket masat e marra ishin në koherencë dhe duhen falenderuar njerëzit që kanë punuar në to. Marrëzia me batutën e distancimit social, nuk ju mbushi mendjen njerëzve për pikërisht gjënë e rëndësishme, distancimin fizik. Kur thoshim përpara dy muajve mos flisni mor kështu, lëreni distancimin social (idiotizëm botëror) dhe merruni me distancimin fizik, "konkubinat politike" akuzonin për thyerje urdhri të qeverisë. Distancimi social jo vetëm u keqkuptua, por dhe u keqpërdor për të bërë pastaj shfaqen e dobët të mos zbatimit të elementit kryesor të përballjes që është pikërisht - distanca fizike. Sforcimi i dhunshëm me marrëzinë se do vdesin aq shumë, sa nuk do kemi vend për varre, nuk kishte parasysh dhe veprimin e kundërt që ndodh kur nuk ka vdekje që të trembin realisht të gjithë "tufën". E kur të gjithë shikonin se ka vetëm katër pesë veta në intensiv dhe një apo dy në tuba, sigurisht që morali i "përrallës" shkon te urdhri dhe jo bindja e pasoja janë kokëfortësia për të bërë "heroin", kur në fakt dëshmorët për fat janë shumë të pakët. Mos zbatimi i rregullit të distancës fizike kur ke detyruar "distancën sociale" dhe mbylljen absurde të tepruar anormale të njerëzve është pikërisht shkaku i dashurisë së njerëzve me njëri-tjetrin kur jo vetëm u hap vendi, por dhe përpara në qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi apo Shkodra ku qytetarët as që çanë më kokën t’u binden urdhrave që Rama jepte nga ERTV-ja e tij. Pa mohuar punën e njerëzve të shëndetësisë duhet thënë se "daljet televizive" të njerëzve të task forcës, apo dhe Komitetit që sigurisht të gjithë i dimë se i ka vendosur partia, nuk bënin punën e bindjes morale dhe qytetare, por kërkesën për t’iu bindur urdhrave të liderit apo dhe vetë ai kur dilte përpara tyre për të trembur njerëzit (thoshte më shani mua sa të doni) që të zbatojnë detyrime që sigurisht nuk ktheheshin në bindje, sepse ishin thjesht urdhëra dhe shpesh herë absurde. Kur ndaloheshin njerëzit në mal vetëm dhe vazhdonin të punonin në fasoneri, kur ndaloheshin të vraponin vetëm dhe lejoheshin në radhë bankash, dyqanesh, celularësh dhe spitalesh. Pra një dekor që ndalonte makinën me gruan brenda dhe lejonte shoqen e punës. Kur provokoheshin lëvizje masive turmash dhe ndaloheshin bie fjala njerëzit mbi biçikleta. Pa valvula shfryrëse dhe me vdekje të pakta (për fat të mirë) ose shumë të pakta, realiteti nuk kishte si të shkonte drejt besimit se masat represive po na shpëtonin jetën sikundër i është mbushur mendja Ramës, por në drejtimin se - Rama po sajon mbyllje se kështu i do qejfi dhe jo se situata është kaq e rrezikshme! Po pra dhe pasoja ishte mos zbatimi i tyre dhe pse ishin të frikësuar nga qeveria me blinda në mënyrë sa idiote dhe pa kuptim. Sigurisht që turma te ne është shumë më e infektuar sa tregojnë tamponimet dhe sero testet e qeverisë! Sepse ka dy muaj që askush nuk ruhet dhe as që duan të ruhen, sepse kanë marrë urdhra dhe jo modele të zbatimit të ligjit dhe pikërisht një ligji që ka brenda si të drejtën e lirisë së njeriut dhe të ruajtjes për aq sa mban në ditë dhe ekonomi nga pandemia. Imagjinoni falsitetin e ligjit të aprovuar në pandemi të burgut me tetë vite që një i sëmurë duhet të bënte se sëmurte të tjerët. Kjo te shqiptarët sigurisht do të bënte efektin e kundërt se bie fjala në Norvegji. Kjo gjë (ligji dhe jo urdhri) sigurisht nuk është bërë dhe nuk ishte qëllim i "filozofisë" së qeverisë dhe falsitetit të saj mbi pandeminë e shfrytëzuar për shumë qëllime të tjera që do t’i kujtojmë gjatë më vonë akoma më mirë! Po, qëllime ekonomike dhe politike në pandemi! Shkurt, sot janë në një masë më të madhe të infektuar shqiptarët dhe kjo nuk ka dyshim, rëndësia është se nuk jemi në rrezik akoma, sepse kemi raporte të qarta në falsitetin tonë qeverisës me shtrimet dhe intensivin, akoma bosh dhe me kapacitetet tona modeste por të shtuara në këtë kohë! Vetë infektimi i personelit mjekësor është pasojë jo vetëm i protokolleve bazike të moszbatuar në shërbim, por në të njëjtën kohë në infektimin e turmës, sepse njerëzit e mjekësisë sigurisht që kanë dhe shtëpi dhe aty pastaj... Por infektimi i sistemi shëndetësor është fatal! Prandaj them se është falsitet pothuaj gjithçka dhe duhet thënë se si me masat (që sigurisht duheshin në mënyrë rracionale) dhe padyshim dhe turmën tonë "imunitare" apo thuaj "të fortë" që nuk merr vesh nga distanca fizike situata bëhet më se e qartë. Falsitet mbyllja ashpër dhe pa kritere normale humane dhe falsitet hapja qeverisë mbasi njerëzit ishin hapur për veten e tyre prej kohësh, por dhe falsitet protokollet, e falsitet fjalimet në TV, falsitet marrëzitë me frikësim e falsitet me lejet për gjithçka e shumë e shumë të tjera - pengonin atë që unë i them bindje të turmës që të sillet me distancimin fizik në mënyrë më të përgjegjshme. Kaq dhe nuk ka ndonjë gjë më shumë se sa pikërisht kaq. Sot ka konfuzion si do të hapen shkollat, si të do bëhet plazhi (ku marrëzitë nuk kanë fund) si të fillojë transporti urban, si të fillojnë teatrot dhe (kur kanë filluar kishat dhe xhamitë), si do të fillojnë ndeshjet si do t’i bëhet turizmit etj. etj! Sepse nga pozitat e falsitetit nuk të vjen asgjë e mirë dhe nuk ka zgjidhje dhe për më tepër sipërfaqësorja apo piktura e ligjeve (shteti pikturuar) dhe jo ligji i zbatuar, nuk sjellin asgjë të mirë dhe serioze. Sipas komunikatës aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me Covid-19. Është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim. Pra dje (disa kohë përpara) kishim me sa di unë 120 shtretër intensivi dhe sot kemi kapacitete prej 500 shtretër dhe kjo është e mirë, por kemi vetëm tetë në terapi intensive dhe një të intubuar dhe kjo do të thotë diçka kur testimet shtohen dhe kur zbulohen lidhjet e qendrat e infeksionit. Po, do të thotë se qartësisht Shqipëria qëndron në numra të vegjël (të shpresojmë kështu të vazhdojë) dhe pse turma sigurisht është shumë më e infektuar se sa thonë statistikat dhe japin mundësi testimet. Kurse kujdesi për të paralajmëruar sigurisht është i domosdoshëm, por është falsitet sërish i padobishëm krejtësisht jashtë logjikës, frikësimi që bëhet duke thonë "po vazhduam kështu do të mbyllemi ose është faji juaj, apo do të izolohemi apo dhe të kthehemi pas"! Urimi është numra sa më të vegjël në intensiv dhe intubim dhe kujdesi me distancën fizike gjë që nuk u bë asnjëherë normale në Shqipëri dhe për faj të urdhrave irracionalë dhe politikë të sundimit të lirisë së njerëzve në mënyrë problematike. Sepse mund ta provojnë dhe një herë izolimin, por kam frikë se pastaj do t’iu duhet realisht të nxjerrin blindat dhe kam bindjet se kësaj radhe nuk do t’i lejojë kush ta bëjnë këtë marrëzi qoftë dhe për paradë. Kujdes, distancë fizike dhe respekt për kontrollin mbi veten në kohë pandemie. Të tjerat janë marrëzi urdhrash që nuk kanë të bëjnë me ligjin dhe demokracinë.