BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Familja apo Partia?

Familja apo Partia?

 Nuk më hiqet nga mendja përgjigja kuptimplotë që i dha i madhi Dritëro Agolli, i cili mbushi dy vjet që nuk është më mes nesh, një instruktori të komitetit të Partisë së Punës, kur po diskutohej rreth dramës së tij “Baladë për një grua”, e cila pritej të vihej në skenë. Në këtë dramë është një grua personazhi kryesor, e cila e kishte ndarë bashkëshortin e saj për disa mospërputhje në jetën e tyre. Ishin të dy anëtarë të Partisë së Punës dhe erdhi një moment që për disa gabime, organizata vendosi ta përjashtojë burrin e saj nga radhët e saj, por përfundimisht vendoste partia në rreth, ku eprorja kryesore tanimë ishte bërë ish bashkëshortja e tij. U bë mbledhja dhe vota e ish bashkëshortes ndau përfundimisht që ai të mos e linte teserën e partisë. Më vonë, ish bashkëshorti i kërkoi të ribashkoheshin, por ajo nuk pranoi më duke i dhënë përgjigjen e prerë se “ti je i denjë për partinë, por jo për familjen”. Kur instruktori i Partisë kundërshtoi mundësinë që një burrë të jetë i vlefshëm për partinë dhe jo për familjen, duke i shtruar pyetjen provokuese Agollit, se kush ishte më e rëndësishme, partia apo familja, Dritëroi u përgjigj prerë: familja. Kështu u përgjigj shkrimtari, komunisti dhe kryefamiljari i denjë Dritëro. E të mos harrojmë se ishte koha kur Partia ishte mbi gjithçka, dhe nuk mund të luhej lehtë me alternativa kundër saj. Përveçse Dritëroi i madh, që dinte të mbronte e të sakrifikonte për çdo gjë të mirë e progresive, askush tjetër nuk mund ta bënte këtë në atë kohë, ku të ikte koka për hiç gjë. Si ka mundësi pyeste partiaku mediokër që një burrë të jetë i denjë për partinë dhe nuk qenka i denjë për familjen?! Po ja që për Dritëroin, familjarin e devotshëm kishte mundësi e ky ishte realiteti.

Sa aktuale tingëllojnë fjalët e Agollit të madh në kushtet e vështira që po kalon familja shqiptare sot. Po vlerësove familjen, ke vlerësuar gjithçka, se tek familja nisin të gjitha vlerat. Sepse familja është tradita, është fëmija, është rinia, është shoqëria, është e ardhmja, është Atdheu. Aktualiteti që po jetojmë na detyron më tepër se kurrë të vlerësojmë familjen mbi gjithçka, sepse sa më e shëndoshe të jetë familja, aq më e shëndoshë është shoqëria dhe aq më e avancuar është arsimi e kultura, aq me e sigurtë është e ardhmja e vendit. Sot në kushtet e demokracisë, dy bashkëshortët janë të lirë ta vendosin vetë bashkëudhëtimin e tyre në jetë. Dhe natyrisht, kur me të vërtetë shfaqen mospërputhje e moskuptime për arsye të ndryshme mes çiftit, patjetër që do bëhet edhe zgjidhja e kurorës. Dhe askush nuk është kundër ndarjes në këtë rast, ashtu si edhe në kohë të diktaturës, që çifti të vazhdojë të bëjë një jetë të nxirë për hir të interesit të partisë apo turpit të opinionit. Por sot janë disa faktorë krejtësisht subjektivë e anësorë, që po e dëmtojnë rëndë familjen. Politika realisht ka ndërhyrë edhe në familje dhe po ndikon në disa raste në shkatërrimin e saj. Së pari vetë politika po nxit atë të ashtuquajturën bashkëjetesë. Këtë po e praktikojnë disa politikanë për të justifikuar jetën e tyre jo të rregullt me maninë e “bredhjes lule më lule”, duke shfrytëzuar postin dhe pasurinë e tyre, që mund t’i posedojnë pa meritë e djersë të ndershme. Dhe nuk kanë qenë të pakta rastet ku tronditjet e familjes apo edhe shkurorëzimet kanë ndodhur për këto arsye, nga epërsia mashkullore se me seksin femër mund të veprosh si të duash. Së dyti nga bashkëjetesa, rrallë kanë rezultuar familje solide, sidomos këngëtarë, artistë e sportistë që e heqin veten si VIP-a. Këta mundohen ta justifikojnë bashkëjetesën si periudhë të domosdoshme njohjeje. Por si periudhë njohjeje mund të shërbejë fare mirë edhe fejesa, pse u dashka të krijosh një familje e pastaj me fëmijë nëpër këmbë të ndahesh!? Po arriti çifti të jetojë ditë e natë në një çati dhe të bëjë edhe fëmijë, atëhere për arsye shumë thelbësore mund të ndahet. Të lidhesh e martohesh me një femër, nuk është sikur të blesh një xhaketë në dyqan, të cilën edhe mund ta kthesh, ta ndërrosh prapë, ose edhe ta flakësh fare! Të flasësh sot kundër bashkëjetesës e kufizimit të seksit, të quajnë injorant, të prapambetur, “fshatar të pagdhendur”, por nuk është kështu as e vërteta dhe as realiteti. Seks bëjnë të gjitha qeniet e gjalla, kurse familje krijon vetëm njeriu. Se nëse i lëmë fëmijët ende të parritur të merren me seks dhe jo me libra, të vënë botën e ndjenjave dhe pasioneve mbi logjikën dhe arsyen e shëndoshë, atëhere nuk kemi pse ankohemi pse na është tronditur familja!? Nëse u fryjmë xhepat me para dhe i nxisim të rinjtë të bashkëjetojnë e të ndahen kur t’u teket, të lidhen fshehtas në facebook e t’u shkojnë djemve tek dhomat e tyre, të ikin për disa ditë në plazh me një njohje instagrami, pa dijeninë e familjes, atëhere nuk kemi pse ankohemi as për përdhunime, as për vrasje e as për shkatërrim familjeje. Një familje e hallakatur, nuk mund të rrisë kurrë fëmijë të edukuar. Është kjo një nga arsyet kryesore që niveli i edukimit dhe arsimimit nëpër shkolla ka rënë mjaft. Ka në shkollë fëmijë me prindër të divorcuar, ka fëmijë të tjerë që prindërit nuk shkojnë mirë me njeri- tjetrin dhe që ende bashkëjetojnë, ka edhe të tjerë që prindërit jetojnë mes luksit e bëjnë qefin e tyre, duke mos i kontrolluar fare fëmijët, gjë që e bën shumë të vështirë punën e mësuesit. Ka gjithashtu edhe fëmijë të tjerë që janë jetimë, pa njërin ose pa të dy prindërit, ose që i kanë të paaftë fizikisht e mendërisht, shto këtu edhe disa të komunitetit rom që përgjithësisht kanë një familje më të tronditur, të cilët në disa shkolla bëjnë pjesën dërmuese të nxënësve, atëhere si mund të jetë efektive dhe cilësore puna, sado i përkushtuar të jetë kolektivi i mësuesve dhe edukatorët.

Por politika ka arritur të futet realisht në familje, edhe thjesht për bindje partiake, duke sjellë shpesh konflikte të ashpra deri në shkatërrimin e familjes. Ndoshta në raste të rralla, por kanë arritur të ndahen çifte dhe për arsye bindjesh partiake. Është e mira që një familje, sidomos ajo me shumë anëtarë, votat t’i ketë unike, sepse një familje e shëndoshë, interesat i ka të përbashkëta. Por edhe nëse vota brenda një familje shkon për parti të kundërta, nuk ka asgjë të keqe, dhe nuk duhet të çojë kurrë në prishjen e saj. Flas për bashkëshortë që kanë bindje të qëndrueshme dhe me karakter të palëkundur, e jo për ata familjarë që kanë nga dy e tri parti në shtëpi për të përfituar sa më shumë në të dyja krahët e politikës. Aq sa e prish fukarallëku një familje dhe këtu prapë është faji i politikës që udhëheq, aq e prish edhe militantizmi i sëmurë. Ka patur familje që kanë sakrifikuar shumë për partinë, sipas bindjeve që kanë, por kur ka ardhur puna jo vetëm që nuk kanë fituar atë që kanë shpresuar, por më keq akoma ka ardhur partia tjetër dhe i ka persekutuar. Dhe për hir të kësaj politike, familja është tronditur deri në ndarje. Shumë familje zihen e grinden, bashkëshortët ushtrojnë dhunë mbi njeri tjetrin, sepse u mungon gjithçka në frigorifer e në gardërobën e rrobave e kështu arrijnë deri në ndarje, sepse burri mundohet ta mposhtë stresin e halleve me një gotë raki në lokal, kurse gruaja e mposhtur nga varfëria detyrohet të shesë edhe nderin e saj. Por tronditja e familjes dhe shkatërrimi i saj vjen edhe nga tejngopja me pushtet e pasuri, kur secili nga bashkëshortët bredhin me dashnorët e shpenzojnë para me udhëtime brenda e jashtë shtetit, duke i harruar fare fëmijët! Për të tillë burra e gra, e para është partia, sepse ajo i ka bërë me punë të mira, me pushtet e para. Ishte këto arsye që Dritëroi mendjeshumë, edhe në partitizmin e egër të monizmit, vlerësonte shumë familjen. Në fund të fundit, edhe politikanët, edhe partiakët, edhe pushtetarët, kanë dalë nga një familje, pavarësisht se si e trajtojnë dhe e vlerësojnë atë. Shkolla e parë për cilindo, ku ai merr edukatën, është familja. Kush kërkon të bëjë një jetë të shthurur, jetë “ku rafsha mos u vrafsha”, nuk duhet të martohet dhe s’ka pse pretendon të krijojë familje. Nëse do qejf e gallatë rri beqar, se dy duar mjaftojnë për një kokë -thotë populli. Kurse shkrimtari i madh francez, Viktor Hygo, thoshte: “Martesa është një e keqe e domosdoshme. Në do të jetosh si mbret, rri beqar. Në do të vdesësh si qen, rri beqar”. Se në fund të fundit të martohesh për të bërë qejf është e lehtë, të krijosh e mbash familjen është e vështirë. “Të martohesh nuk është aspak e vështirë”, shkruan profesori spanjoll Miguel Unamuna, vështirë është të jesh i martuar. 

Nga Ramazan SHERJA