BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Opinion / Editorial

Familja ia lë në dorë drejtësisë vdekjen e Jonadës, politika e shndërron në kauzë!

Familja ia lë në dorë drejtësisë vdekjen e

Ngjarja e Potamit, ku një gonxhe e sapo çelur humbi jetën tragjikisht, Jonada Avdia, ardhur që nga Anglia për të kaluar pushimet me gjithë familjen ishte tragjedia më e rëndë e këtij sezoni turistik. Zemrat e gjithë shqiptarëve nga Tropoja nga kishte rrënjët Jonada deri në Konispol u drithëruan dhe për një bast gjithçka u errësua. Një engjëll u largua nga kjo jetë ende pa mbushur shtate vjet. Iku në fillim të jetës me ëndrrat e parealizuara. U shua një jetë nga papërgjegjshmëria e një efektivi policie që e ka detyrim ligjor e njerëzor të qëndroj në krye të detyrës për garantimin e qetësisë dhe sigurimin e jetës së çdo qytetari. Po pikërisht ky oficer policie në mënyrë të papërgjegjshme pa zbatuar asnjë rregull dhe garanci i mori jetën fëmijës së mitur me motorin e ujit. Për të arritur deri në momentin fatal nga oficeri i policisë u shkelën radhazi një sërë rregullash që duheshin zbatuar prej tij aq më tepër nga një i person i ngarkuar me ligj në emër të detyrës që duhet ta kërkoj zbatimin e rregullit nga secili qytetar le më për veten që duhet të jetë modeli i përpikmërisë dhe zbatimit korrekt të kërkesave të ligjit dhe udhëzimeve të përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Po komisar Arjan Tase edhe pse ishte efektiv i trupës policore me dije dhe përvojë me rregullat e detit, pasi ka qenë në drejtim të policisë në Himarë vendin ku ndodhi tragjedia nuk përfilli asnjë rregull dhe nuk zbatoi asnjë masë të kërkuar nga policia veçanërisht ato të vendosura ditët e fundit të detyrueshme për tu zbatuar nga gjithë përdoruesit e mjeteve detare së pari në itinerarin e përcaktuar nga policia kufitare. Ngjarjes tragjike i paraprinë edhe raste të tjera të cilat u shoqëruan me plagosje të rënda dhe u krijuan premisa për histori tragjike. Në realitet pakujdesia e trupave policore dhe mbyllja e syve ndaj atyre që shkelin ligjin dhe nuk zbatojnë masat e përcaktuara për kujdesin në plazhe është fatkeqësisht e përsëritur dhe duket sikur priten ngjarje tragjike që shteti të ngrihet në këmbë e të kërkoj zbatimin e masave të përcaktuara që nga rojet e plazhit vendosjen e shenjave dhe kordonëve që nuk duhen kapërcyer. Nuk ka pse pritet që të ndodhin ngjarje tragjike që policia të shtrëngoj masat dhe të marrë masa drastike për të vënë në eficencë strukturat policore për të kryer detyrën dhe parandaluar fatkeqësitë detare. Ngjarja e dy gushtit është një thirrje e fuqishme për të intensifikuar masat në të gjitha drejtimet për të zbatuar ligjin e mos toleruar askënd me qëllimin e vetëm që siguria e jetëve njerëzore të jetë në lartësinë e duhur që ngjarje të tilla tragjike të mos ndodhin aq më pak të përsëriten. Secili shqiptar,prind i ri i. moshuar tronditet nga tragjedi të tilla dhe vë veten në vend të prindërve të shtatëvjeçares që humbi jetën në plazh atje ku ndërtonte kështjellat e lodrave të saj me rërën e butë të larë nga deti blu. Dhe të gjithë pa përjashtim ndjejmë dhimbje se vogëlushja ishte në hapat e para të jetës në rrugëtimin për tu bërë nesër inxhiniere, informaticien, pse jo edhe politikane. Ishte e ardhmja e brezave që vijnë e nesërmja e jetës së Shqipërisë. Të gjithë ndiejmë dhimbje dhe jemi për vendosjen e drejtësisë dhe shkaktari të marrë dënimin më të ashpër dhe e meriton jo si hakmarrje po si shkelës i ligjit,etikës dhe masave që drejtuesit e tij kanë përcaktuar me protokolle dhe dokumenta zyrtare të detyrueshme për tu zbatuar nga të gjithë së pari nga ata që e kanë detyrim ligjor ta zbatojnë rreptësisht ligjin dhe rregullin! Është normale dhe e ligjshme që për rastin tragjik të fliste edhe politika. Kuptohet solidariteti me vogëlushen dhe familjen dhe dënimin e oficerit të policisë që për papërgjegjshmëri i mori jetën vogëlushes duke shkelur ligjin dhe gjithë rregullat e vendosura nga kolegët e tij! Po ç’ndodhi me politikën? Sa korrekte dhe ndjeshme u tregua dhe a ishte në një gjatësi vale me qytetarët? Pikërisht j këtu qëndron problemi. Liderët politikë veçanërisht ata në opozitë u duk sikur e kërkonin me qiri tragjedinë e rëndë. Dhimbjen për humbjen e jetës së vogëlushes e kthyen në kauzë të politikës së ditës. Në vend të solidaritetit dhe dhimbjes kërkojnë prerje kokash dhe ndëshkojmë kolektive alla dënime të viteve të luftës me pushkatim. Ngjarja e rëndë po shfrytëzohet ekstremisht për të përfituar politikisht duke u shndërruar humbjen e jetës së vogëlushes në trampolinë të betejës së ditës duke vrarë kështu dhjetra shpresa dhe jetë të njerëzve të pafajshëm. Në këtë tragjedi kuptohet më të goditurit ata që kanë gjithë të drejtën e zotit të kërkojnë gjithçka janë familjarët e vogëlushes! Po ata ndryshe nga kori politik që vuri kujen për përfitime politike po tregohen të dinjitetshëm. Familjarët deklarojnë: Ia kemi lënë në dorë drejtësisë! Kjo është familja shqiptare qytetërim dhe kurajo, emancipim dhe burrëri! Pas këtyre fjalëve për të gjithë është i qartë mesazhi: Familjarët dhe politikanët! Sa larg në gjykime dhe sjellje janë politikanët me familjarët! Kontrasti nuk ka nevojë për komente!