BREAKING NEWS

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që
x
BREAKING NEWS

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti
x
BREAKING NEWS

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”,
x
BREAKING NEWS

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të
x
BREAKING NEWS

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh
x
BREAKING NEWS

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa
x
BREAKING NEWS

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po luan me mendjen e Berishës, në momentin...

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po
x
BREAKING NEWS

Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI? Ish-deputeti zbardh detaje nga hetimi: Ja çfarë pritet të ndodhë

Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI? Ish-deputeti zbardh detaje
x

Opinion / Editorial

Familja shqiptare e dëmtuar rëndë nga liberalizmi perëndimor dhe pasojat e ekstremizmit fetar

Familja shqiptare e dëmtuar rëndë nga liberalizmi perëndimor

Nuk kanë kaluar më shumë se 32 vite dhe Shqipëria gjendet  e rrezikuar të shpërbëhet përsëri, jo më nga ndonjë kërcënim apo pushtim ushtarak të egër si para 500 viteve, dhe as para pushtimit nazi-fashist, por nga influenca e madhe botërore  e dy ekstremeve sociale: nga demokracia liberale perëndimore  dhe nga pasojat ekstremizmi fetar ndërkombëtar. Pak histori.Kur Bashkimi Sovjetik u shemb, studiuesit perëndimorë shpallën me bollëk fundin e epokës së Luftës së Ftohtë, duke arritur në përfundimin se triumfi i rendit botëror liberal ishte ilaçi i vetëm apo “Panacea” për njerëzimin. Kjo dëshirë për të ndërtuar një rend botëror uniform të bazuar në konceptimin hegjemonist perëndimor ka qenë spiranca fletë e teorive të shumë studiuesve perëndimorë që atëhere. Mesa duket bota heteropolare që është ngritur pas rënies së komunizmit po bien ë kundërshtim me dëshirën për vendosjen e një hegjemonizmi  liberal që kërkohet nga bota perëndimore  hegjemoni liberale perëndimore që do të udhëheqë jetën sociale në një Botë globaliste e cila do të jetë si një fshat i madh ku komunikimi nëpërmjet internetit dhe digjitalizimi i të gjitha punëve qofshin ato mediatike apo të tjera do të jetë real në lehtësimin e jetës sociale. Problemi i madh ka ndodhur nga përplasja e kulturave të vënave të ndryshme.Kështu që pas përpjekjeve jo shumë të suksesshme të përhapjes së demokracisë liberale me dhunë pas viteve `90 (që të kujtojnë kërkesat e dikurshme të Fidel Kastros për përhapjen e  revolucioneve socialiste me dhunë), bota po kërkon një zgjidhje më të arsyeshme. Sipas studiuesit  izraelitit Yoram Hazony i cili në një vepër novatore mbi nacionalizmin, ai kritikon ndërtimin liberal si "një formë të imperializmit". Ai thotë se "si imperialistët e tjerë, ata janë të shpejtë për të shprehur neveri, përbuzje dhe zemërim kur vizioni i tyre për paqen dhe prosperitetin has në kundërshtim". "Çdo komb gjykon në përputhje me perspektivën e tij. Nuk ka asnjë qenie njerëzore dhe asnjë komb që mund të pretendojë se ka kapur të gjithë të vërtetën për të gjithë të tjerët". Disa studiues kërkojnë një zgjidhje më të arsyeshme  për të vendosur një rend të ri social siç mund të jetë  ai i një `Rendi i ri me një përzierje të liberalizmit perëndimor dhe nacionalizmit qytetërues lindor`.Përse Liberalizmi i demokracive perëndimore përbën një rrezik për Familjen shqiptare?Është e vërtetë që 45 vite diktaturë krahas pasojave negative të vrasjes me gjyqe politike të 7000 njerëzve, internimit të 100 mijë të tjerëve, varfërisë ekstreme, pati dhe disa shkëndija të mirë të socializmit të shoqërisë dhe të forcimit të familjes shqiptare jo më të asaj patriarkale  por të një familjeje normale pa eksese, gjë e shtoi popullsinë shqiptare deri në 3.2 milion njerëz për 45 vite nga 780 mijë që ishin në kohën e Zogut.Në Shqipëri hapja me perëndimin pas viteve `90,  krahas  të mirave për shoqërinë e mbyllur izolacioniste shqiptare (si ruajtja e traditës familjare dhe të komuniteteve të ndryshme në zonat  të ndryshme të Shqipërisë, mungesa e drogës, tutorëve seksualë krimit), solli dhe disa të këqija të cilat u nënvlerësuan në fillim, por duke kaluar nga izolacionizëm ekstrem në një liberalizëm ekstrem shoqëria shqiptare ngadalë filloi të ç’thuret; dhe në fillim duke  pësuar një emigrim galopant prej 1.7 milion njerëzish brenda 10 vjetëve të parë për shkak kryesisht të varfërisë, për shkak të ardhurave të pakta, për shkak të  dëshirës për të parë vendet perëndimore  si vende të parajsës materiale dhe shpirtërore, por edhe për tu larguar për shkak të pasigurisë në vend, mungesës së një kujdesi  shëndetësor, mungesë së dritave, mungesës së një arsimimi adekuat, për shkak se një pjesë ishin ish-sigurimsa apo ish bashkëpunëtorë të sigurimit, pra në përgjithësi u larguan dhe po largohen për një jetë më të mirë, për të ardhura më të mëdha financiare.Dihet se popullatat e vendeve të vogla përpiqen të emigrojnë në vende më të mëdha ku mundësitë janë më të mira për të jetuar. Përveç kësaj në Shqipëri pati një migrimbrendavendit ku shumica e popullsisë shqiptare sot është kryesisht në Tiranë e Durrës, dhe në qytete duke zbrazur fshatrat,. Sigurisht një nga shkaqet e largimit është edhe konflikti i madh politik midis partive kryesore, korrupsioni galopant, frika nga hakmarrjet midis bandave të drogës, tutorëve, etj.Tradita shqiptare e një Familjeje të mirë dhe të konsoliduar po humbet pikërisht edhe nga një faktor tjetër, ai i presionit të shoqërive liberale perëndimore të cilat promovojnë të ashtuquajturën revolucion seksual, LGBTI (QA), në emër të liberalizmit futjen e kanaleve pornografike, promovimin në tv-të private të individëve pa identitet, të emisioneve argëtuese banale, dhe të një presioni mediatik të paparë konfliktual politik të cilat i bëjnë njerëzit të largohen apo të divorcohen. Sot 1 në 3 familje ka divorce kryesisht në familjet e reja. Divorcet kryesisht nga emigracioni, nga mungesa e të ardhurave, por edhe nga presioni i një liberalizmi toksik mbi shoqërinë shqiptare ku çdo gjë qenka e mundur. Pavarësisht se shteti shqiptar ka nënshkruar ligjin për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të drejtën e pronës, në Shqipëri duke ekzistuar `ligji i pa shkruar i mosndëshkueshmërisë`, ku politikani, pareliu, i forti, ku drejtësia mbetet totalisht e korruptuar,shumë njerëz harrojnë që liria nuk është absolute por mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Pavarësisht se pjesa më e madhe e emigracionit shqiptar sjell të ardhura në Shqipëri , një pjesë e tyre janë të ardhura jo legale, dhe kjo ka sjellë largimin e të rinjve dhe e familjeve të reja duke menduar se jashtë jetohet më mirë dhe duke mos u lodhur e punuar si në Shqipëri ku të ardhurat janë të pakta.Largimi jashtë vendit dhe përplasja me realitetin e huaj ku shqiptarët shikohen si qytetarë të dorës së dytë, prania e grupeve shqiptarësh të cilët punojnë në punë të zezë apo dhe kriminale me apo pa dëshirën e tyre, ka shkaktuar një fenomen social negativ që shpesh quhet liberalizëm negativ. Çfarë është liberalizmi negativ? Liria negative është liria nga ndërhyrja e njerëzve të tjerë. Liria negative ka të bëjë kryesisht me lirinë nga kufizimet e jashtme dhe është në kontrast me lirinë pozitive (zotërimi i fuqisë dhe burimeve për të përmbushur potencialin e dikujt).  Kjo po ndodh në Shqipëri dhe në shqiptarët jashtë vendit në vendet e demokracisë perëndimore. Kjo shkakton prishjen e familjeve shqiptare si jashtë vendit ashtu dhe brendavendit. Faktori i fundit që nuk duhet lënë pa përmendur është ateizmi. Mungesa e besimit të Zoti. Mungesa e kufizimeve që feja e krishterë ka vendosur të cilat janë edhe në Kushtetutën e të gjitha vendeve perëndimore si martesa 1 burrë-1 grua, sipas 10 urdhëresave të Zotit drejtuar Moisiut, ka shkaktuar shkatërrimin e Familjes e cila është njësia kryesore e shoqërisë. Dhe kjo njësi po prishet kryesisht në vendet perëndimore. Roli social i doktrinës së ekstremizmi fetar të tipit `sharia`, ka filluar të përdoret edhe në Shqipëri në fillim duke lejuar martesat me më shumë se një grua, dhuna ndaj gruas, përdhunimet, krijimi i urrejtjes ndaj `qafirëve`, vazhdon të ndikojë në shoqërinë e vendeve të vogla si Shqipëria dhe Kosova si dhe në Ballkan. Kjo është ana tjetër e presionit ekstrem mbi shoqërinë shqiptare e cila gjendetsi përherë sot e prej 1000 vitesh në presionin ekstrem liberal perëndimor dhe tëashtuquajturit nacionalizëm lindor  të civilizimit. Nga duhet të shkojmë? Nga rendi liberal perëndimor ekstrem material ku paraja është Zot? Apo nga rendi nacionalist lindor ku mbizotërojnë kufizimet sociale?