Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fanatikët, Voltaire dhe ne mes tyre!

Postuar: 03/09/2017 - 07:16

Njeriu nuk lind me religjion të tijin! As tifoz i ndonjë skuadre futbolli, as anëtar apo simpatizant i një partie! Ai bëhet më vonë i tillë, kur sigurisht i “vijnë mend në kokë” sipas shprehjes popullore! Njeriu ka pjesë së ADN-së të tij prejardhjen familjare, kombin dhe racën! Dakord, por absolutisht jo religjionin! Mbasi një diktator i vetëshpallur “ateist” si Enver Hoxha, e pati të lehtë të prishte religjion dhe të përndiqte klerikë, të prishte vende kulti ideologjikisht – religjioni dhe sidomos fanatikët brenda tij morën “velat” me erën në shpinën e tyre mbas rikthimit të fesë! Dikur ishe një i padëshiruar, një njeri që dënoheshe dhe armik, po të besoje dhe të plotësoje rite fetare. Sot, për një dorë “fanatikësh”, je armik nëqoftëse nuk je besimtar, nuk je pro tyre, nuk je një prej tyre! Po afrohet një ditë që sërish po e teprojnë! Po e teprojnë me shfaqjen e fanatizmit dhe jo me religjionin! Sepse nuk kanë lidhje me të! Po e teprojnë me kacafytjen nga larg mediatike, “fejsbukiste” dhe nxitjen e urrejtjes shoqërore fetare!

Në fakt, shoqëria jonë nuk është fanatike, as religjionare në konceptin real të terminologjisë! Të vjen keq, se nuk është te njëri religjion fanatizmi dhe “trimëria” për të risjellë atë në të thëna dhe të bëra; por është te të treja! Shoqëria jonë është model tepër laik mbresëlënës dhe më tepër se shumicës shqiptare që janë ose laikë ose ateo por jo idelogjikë, i dedikohet dhe bashkëjetesa religjionare! Sot klerikë (sigurisht jo të gjithë) në të gjithë drejtimet e religjioneve në Shqipëri, kanë problem të madh me shtresën e madhe të mirë kulturuar e mirë edukuar, mirëqytetëruar të jo fanatikëve dhe jo besimtarëve praktikantë në Shqipëri! Janë të qartë plotësisht se një pjesë e madhe që nuk shkon në xhami dhe kishë – janë kulturalisht super çdo modeli tjetër, që pastaj ka problem jo vetëm “tolerancën” dhe bashkëjetesën si parim thelbësor mes shqiptarëve! Pse nuk i bëjnë pyetje vetes paksa disa korifenj të intolerancës dhe propagandës fanatike religjionare – pse mbas viteve 1990-të janë ulur ndjeshëm martesat mes individëve me fe të ndryshme, sidomos në bazenet e ashtuquajtura “qendra religjionare” në Shqipëri! Nuk e thonë dhe as statistikat nuk e nxjerrin, se ju intereson e kundërta – pra që të mos bashkëjetojnë në martesa individësh të rinj religjionet e shqiptarëve mes tyre! Krimineli Enver Hoxha vërtetë ishte një monstër ateizmi ideologjik – por bota e qytetëruar ka një shumicë të jashtëzakonshme individësh në shoqërinë e tyre të madhe, që nuk besojnë, nuk janë praktikantë, por respektojnë dhe moralizojnë plotësisht si në religjion në vetëdijen e tyre morale! Fanatikët e sotëm, të edukuar nuk dihet se ku pa kontroll, fanatikët e sotëm të palexuar, të pastudiuar, të paqytetëruar, (ose mësuar përkeq) por vetëm me dogma dhe slogane armiqësore ose të konsiderojnë “komunist” ose armik të religjionit të tyre ose “mik të religjionit kundërshtar”! Sigurisht që po e teprojnë më shumë se sa duhet dhe me provokimet e tyre kudo në predikime dhe fjalë tavoline – e kjo në 360 gradë në shoqëri! Duan njësoj ose pothuaj njësoj si krimineli Enver Hoxha të imponohen, të detyrojnë me zor tjetrin të jetë në presionin e tyre fanatik!

Kurse ne në fakt jemi një shtet laik! Ne duhet t’i kemi shkollat, universitetet, politikën, shtetin, sheshet, rrugët, lulishtet, portet, aeroportet, çerdhet, kopshtet larg fanatizmit religjionar dhe absolutisht jashtë religjionit dhe predikimit të tij! Po, por fanatikët kanë filluar prej kohësh sulmet e tilla, kurse shteti e shoqëria qëndrojnë pasiv, sepse kanë frikë se akuzohen për – komunistë ose në shërbim të religjionit diku tjetër!

Fanatikët kanë si qëllim rrethimin e shoqërisë dhe pastaj “bluarjen” e saj, përçarjen dhe destabilitetin shoqëror, për të ngritur në fund piedestalin e intolerancës dhe luftës mes shqiptarëve me besime të ndryshme! Imagjinoni kur në predikime – predikatorë injorantë dhe provokatorë thonë “shqiptarë me besime të kundërta” dhe jo të ndryshme!

Sigurisht që kam lexuar shumë i vogël Voltaire, kam lexuar Hugonë, kam lexuar dhe kuptuar besoj mirë ilumiunizmin dhe sidomos ndarjen përfundimtare të religjionit nga shteti në Europë?! Unë akoma besoj se jemi në Europë – sëpaku gjeografikisht, por jam i qartë, se nuk jemi aty filozofikisht dhe moralisht?! Gjithsesi Voltaire thotë: si fanatizëm nënkuptohet një marrëzi, religjionare, e zymtë dhe qorre. Është një sëmundje e shpirtit, që merret si fruthi. Librat e përhapin më pak se tubimet dhe fjalimet! Pse një pjesë e fanatizmit religjionar - nuk është pikërisht kështu sot te ne! Voltaire sërish thotë: fanatizmi qëndron te supersticioni, si deliri në ethet! Lexoni debatet në FB mes fanatikëve dhe kuptohet qartë në çfarë ethesh janë! Por Voltaire ka qenë i qartë që në atë kohë, për fanatizmin dhe prandaj është shprehur: atëherë kur fanatizmi ka kancerizuar trurin, sëmundja nuk është më e shërueshme! Sa fanatikë kanë përfunduar në mënyrë aspak normale jetën e tyre dhe sidomos e kanë jetuar atë! Unë padyshim e kam fjalën për – fanatikët! Sepse sigurisht dikush në rreshta do të thotë se “ky e ka fjalën për ne besimtarët” – por jo, nuk e kam fjalën për njerëzit që besojnë në zot! Ata që besojnë tru, zemër, shpirt, në zot – nuk mund dhe nuk janë fanatikë!

Voltaire arrin deri aty sa të thotë: fanatizmi është një monstër mijra herë më i rrezikshëm se ateizmi filozofik! Absolutisht e drejtë! Njerëzit shërohen nga ateizmi filozofik – unë do të shtoja ideologjik! Kurse fanatizmi i modelit injorant dhe delir – nuk ka asnjë shërim!

Sigurisht në një anë janë fanatikët, në anën tjetër Voltaire dhe në mes tyre – jemi ne! Por ka diçka, ne kemi shumë e shumë gjëra të përbashkëta me Voltaire! Shikimin realist ndaj botës, ndaj filozofisë, kulturës dhe artit, politikës dhe raportit me shoqërinë?! Fanatizmi religjionar nuk është absolutisht një liri dialoguese, ajo tenton të “bëjë njerëzit më të mirë” duke ju u hequr lirinë dhe sidomos mendimin personal! Nuk kanë dallim kaq shumë të madh nga “Enveri ynë?” Ai pse e dinte këtë gjë – dhe veproi brutalisht sikundër veproi! Sepse në fundin e tij, thelbin e tij filozofik - Enveri ishte një fanatik i sundimit, të cilin duhej ta përftonte me luftën e ashpër ndaj moralit të vërtetë fetar të religjionarëve patriotë dhe shqiptarë si bashkim dhe themel kombëtar”. Nuk i donte, sepse donte të bënte – religjionin e tij personal, intolerant dhe kriminal! Po, por “gjeti shesh dhe bëri përshesh”, sepse në Shqipëri nuk e kishin lexuar kaq shumë si Voltaire, Aristotelin, etj., etj., të cilët kishin paralajmëruar si rrezikun e fanatizmit dhe të ateizmit ideologjik i cili vret pa mëshirë për të vendosur një fanatizëm të ri”! Dakord! Të ri pra, të ri! Të zëvendësojë disa fanatikë idiotë dhe maskarenj, me disa të tjerë akoma dhe më maskarenj!

Ne sigurisht si shoqëri jemi më afër Voltaire, por dhe ai është më afër religjionit të vërtetë dhe me moral atdhetar e shqiptar si dashuri mes njerëzish?! Është absolutisht çështje lartësie kulturore në shoqëri! Por ka shumë njerëz të tillë, që janë ngritur mbi dogma dhe delire fanatikësh!

Njerëzit e tillë, nuk duhen provokuar kaq shpesh dhe rëndë. Shteti nuk është për “bukuri në fakt” por për të mbajtur qëndrimin e tij laik mes religjionesh dhe në ashpërsim ligjor ndaj fanatikëve?! Sepse - për këtë gjë është ndarë dhe nga religjioni?! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 07:43

Beteja me informalitetin ka nisur me një tjetër ritëm. Mekanizmat shtetëror kanë lyer ingranazhet dhe lubrifikuar hallkat e zinxhirit të komplikuar të kontrollit dhe zbatimit të ligjit.

Postuar: 23/08/2019 - 07:41

Shqipëria është nga të paktat "demokraci hibride" që të keqen e madhe të saj, e ka në m

Postuar: 23/08/2019 - 07:40

KLSH si institucioni garantues i miradministrimit të fondeve publike është i ndërgjegjshëm që cil

Postuar: 23/08/2019 - 07:38

-Dhelpra ngordh nga dredhitë;njeriu e humb jetën nga tradhtitë-

Postuar: 22/08/2019 - 07:22

Në sistemin e ekonomisë të tregut, për sa kohë "liria ime fillon aty ku mbaron liria jote&qu

Postuar: 22/08/2019 - 07:19

Shpesh herë, në zallamahinë e një politike që kërkon ta zvetënojnë mazhorancën që qeveris vendin,

Postuar: 22/08/2019 - 07:17

Shtatori është muaji i nëntë i vitit në kuptimin fizik e kalendarik.