BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Çfarë bën kështu ky Edi Rama, xhanëm?!

Çfarë bën kështu ky Edi Rama, xhanëm?!

Ne patëm menduar se blihen banesa, blihen bagëti, blihen mallra,po që të blihen edhe shtete edhe organe drejtësie e parti, nuk na kishte shkuar në mend kurrë. Kemi kohë që Edi Rama akuzohet nga “Babalet”, se na i bleu të gjithë botën, prandaj nuk tundet nga pushteti. Nga ana tjetër na paska vjedhur aq shumë para,sa ka blerë edhe partinë demokratike dhe një pjesë të PL-së! Lajmet më të reja që vijnë nga copat e opozitës, se Rama na paska blerë të parën partinë socialiste! Madje na paska blerë edhe të gjitha pushtete! Pa kthejini një herë sytë mbrapa dhe shikoni, se kush ja lëshoi Kuvendin e Shqipërisë dhe pushtetin local Ramës?! Jeni të lutur, para se të akuzoni,korrigjoni veten tuaj, që e braktistë popullin. Tani nuk kemi më një kryeministër e kryetar partie,po një pronar që ka pushtuar gjithë botën! Nga të gjitha këto përralla që tregon opozita, nuk arrijmë të kuptojmë një gjë: Kaq lirë qenka çmimi i botës, që na i paska blerë një njeri?!! Mirë që çmimin e partisë demokratike e dimë, se Ai që deshi ta bashkonte,ja humbi vlerën, po bota, mor bota, si u bleka kaq kollaj? Partia socialiste, por dhe populli duhet ta padisë Edi Ramën në drejtësi dhe t’i sekuestrojë të gjitha paratë, me të cilat ble botën! Mos kujtoni se është hiperbolë, sepse këtë akuzë e ka ngritur një delenxhi, që akuzon të tjerët për gënjeshtarë dhe vetë di të sajojë vetëm gënjeshtra, të cilat nuk bindin askënd. Njerëzit nuk janë budallenj kur dëgjojnë tertelecin dhe thonë: “Pse nuk ke bërë një padi në organet e drejtësisë, që të na bindësh? Po kjo akuza e fundit, që Rama i paska vjedhur edhe partinë delenxhiut,nuk honepset as nga ata bishtra që i kanë mbetur kriminelit. Mirë PL,që është ende tym dhe i vodhi një deputet e disa qindra anëtarë, po kjo partia me dy copa ka dy kryetarë,që nuk u rri teçelja në një vend,si nuk e ruajtën dot partinë?!! Përse çirren nga dy herë në ditë partitë e dy bishtrave,që pretendojnë se do të marrin pushtetin? Të dy diç i bashkon në zgjedhje,në krime e në sajime Babalesh. Po pushteti nuk merret me konferenca e deklarata shtypi bajate,ku thuhen të njëjtat gjëra,madje edhe kundër Shqipërisë. Por kryesorja që kërkon populli,nuk përmendet gjëkundi. Për cilën alternativë t’u votojë populli, kur le që nuk keni deri tani,po ju nuk po shuani dot zjarrin që u ka rënë në shtëpinë tuaj. Në vend që të ulin kokat e të bashkojnë demokratët,i lëshohen njëri-tjetrit si të jenë hasëm. Si mund t’u besojë më populli, kur të dy bishtrat luftoni të mbroni kokat e kryetarëve,që rrezikojnë burgun? Partia që u quajt e shpresës tani është bërë bisht i PL, se nuk hyn dot në zgjedhje! Kemi hyrë në fushatën e zgjedhjeve të pushtetit lokal. Partia Socialiste i ka kopsitur të gjitha shtigjet që e shpien në fitore. Partitë e tjera vazhdojnë të merren me atletet e brekushet e Ramës, metodë që ndoqi zoti Basha,që qëndronte në çadër. Njeriu që nuk njeh veten, s’mund të dalë nga bataku ku e ka futur veten me atë politikë të mbrapshtë. Berisha është vetëshpallur kryetar partie,po deri tani i ka rënë çiftelisë vetëm me një tel. Shikoni se si përgjigjet kur e pyesin gazetarët për ndonjë problem. Ai përgjigjet pa pyetur njeri nga strukturat nëse ka. Kjo kuptohet,ai ka hallin e tij,jo të partisë e anëtarëve. Tek të dy ortakëve,që i bashkon krimi,u rëndon një akuzë e rëndë. Ata e kërkojnë pushtetin me çdo çmim mbase përfitojnë ndonjë gjë. Po pushteti nuk është ombrellë për të mbrojtur kriminelët. A e dëgjuat çfarë mbrojtje i bëri krimineli hajdutes pastruese? Ky ka qenë dhe vazhdon të jetë misioni i tyre. Si mund t’i japin votë partisë së Ilir Metajt ata që ai i vrau tok me kriminelin dhe i quajti kokëpalarë? Si mund të hanë në një tryezë deputetët e grupimit të Alibeajt me kriminelin, kur krimineli i sulmoi në seli me gurë, me hekura e gjithfarë marrëzirash që lëshoi mbi ta?! Parti nuk është as vula as godina. Partia Demokratike, nëse ekziston ende,gjynahet t’i kërkojë vetëm tek një anti-njeri, Berisha. Ai e ndyu atë parti, prandaj bëni si të bëni dhe krijoni një parti me emër tjetër, pa “non grata” e spiunë në krye e Brenda saj. Si mund të qëndrosh më në atë parti,që ka demokraci vetëm për të sulmuar njëri-tjetrin dhe botën? Mos e kërkoni më fajin tek bota, që nuk shikoka se çfarë bën Rama në Shqipëri. Ato shkelje që kanë bërë punonjësit e sektorëve të ekonomisë,pas të cilit ju ngrysni ditën,janë nën jetim. Por ju s’kini ku të mbaheni,se nuk kini alternativa dhe flisni përpara se të flasë drejtësia. Me këtë metodë që po ndiqni,mos guxoni të hyni në zgjedhje, se nuk mund të fitoni. Tani u ka mbetur vetëm një gjë,të përpiqeni për të sajuar ndonjë budallallëk për të mos i njohur zgjedhjet,siç e keni traditë. Do të bëni këtë sepse ju nuk keni bërë asnjë analizë të humbjeve në të kaluarën. Tani dy fjalë për Edi Ramën. Je i lutur nga në,që të mëshirosh pak për sazexhinjtë pa muzikë,që të mos i vjedhësh më. Nëse të ka mbetur ndonjë kacidhe nga ato që ke vjedhur,na i jep ne pensionistëve, hë kapedan, hë!