BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Opinion / Editorial

Çfarë bënin "palladinët" e antikomunizmit shqiptar në 10 gusht 1988?!

Çfarë bënin "palladinët" e antikomunizmit

Isha i sigurtë që kur të vinte 10 gushti ose dita e djeshme, Berisha dhe Meta do përmendnin vrasjen e Havzi Nelës kundër Ramës! Jam i bindur se nuk kanë lexuar asgjë nga Nela, nuk dinë asgjë por një rebel i pa bindur si Nela ju shërben sot di dje në pushtetin e tyre të qelbur post komunist. Nelës ose njeriut "par ecelance" kundra mirë se i bënë varrin ata plehra stalinisto-enveriste dje, por duke e përdorur emrin e tij sot plehrat postkomuniste origjinarë të tillë ja sjellin "eshtrat mbrapsht" një rebeli anti diktaturë të cilin e varrosën vertikalisht mbasi e varrën. Më 22 maj, 1967, poeti u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg për kalimin në Kosovë. E gjithë pasuria e tij u konfiskua. Gruaja e tij u dënua me dhjetë vjet burg. Poeti kurrë nuk u pajtua me diktaturën dhe marionetat e tij në burgje. Më 8 gusht, 1975, atij iu shtuan edhe tetë vjet në burg, sepse konsiderohej një armik i zjarrtë i Partisë dhe popullit. Më 19 dhjetor, 1986, ai u lejua të dalë nga burgu, por vetëm për një kohë të shkurtër. Më pak se një vit më vonë, më 12 tetor, 1987, ai u arrestua dhe u  internua në fshatin Arrën. Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë e Shqipërisë të përbërë nga gjyqtarët komunistë Fehmi Abdiu, Vili Robo dhe Fatmira Laskaj ( të cilëve as pushteti Berishës as PS nuk ju bëri as një gërvishje) e hodhi poshtë kërkesën Lavdie Nelës kundër dënimit burrit të saj me vdekje. Gjykata vendosi që Havzi Nela të dënohej me varje. Miratimi përfundimtar i dënimit me vdekje nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të drejtuar Ramiz Alia, çoi në ekzekutimin e Havzi Nelës. Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit, ai u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit. Pasi u ekspozua gjatë gjithë ditës më 10 gusht, 1988, në mesnatë thuhet sigurimi dhe partia e morën trupin e tij dhe e futën atë vertikalisht në një vrimë të krijuar nga heqja e një shtyllë druri. Ai ishte i privuar nga mundësia për tu shtrirë si të gjithë të vdekurit. Ai qëndroi në këmbët e tij për pesë vjet dhe dhjetë ditë, deri më 20 gusht 1993! Sigurisht pastaj u nderua nga ish komunistë dhe spiunë të pa ditur dhe ditur të ricikluar në demokratë! Po çfarë bënin "palladinët" e sotëm të demokracisë që nuk dinë një poezi të Nelës kur partia e tyre vriste poetin? Berisha ishte një njeri i shtëpisë së Enverit, një komunist i devotshëm dhe besnik. Një sekretar ish apo jo në atë kohë. Një mik i familjes Hoxha ose djalit të diktatorit?! Çfarë bëri?? Çfarë? Po Ilir Meta? Sot duan të thonë se ishte spiun. Kushedi?? Por familje e denjë për partinë ishte! Çfarë bëri? Ta gemë se ishte e vështirë në atë kohë, po Berisha kur u mblodh në gusht në 1990 nga Ramizi? Po Ismail Kadare po në atë mbledhje, po studentët në mbledhje? Çfarë thanë? Po Rama? Mirë se i jati çfarë do bënte nuk do firmoste?? Po Rama si "antikomunist" por Pedagog në 88 çfarë bëri? Apo nuk lexonte vjersha të këtij lloji!!? Ore kush nga "palla'dinët" e demokracisë foli, tha diçka, u ankua, apo u nervozua!! Askush, po askush fare!! U mor vesh di varje mes qytetit, por askush nuk nxori zë! Haaa ishte koha! Ë hëëë ishte koha atëhere hëë? Po ishte koha që rrinin në vrimën e "bythës së partisë" dhe merrnin erën e saj, për të na qelbur me gojën e tyre erë "m..t" demokracinë prej 30 e kusur vitesh. Jo vetëm këto emra që përmenda, po shumë e shumë intelektualë të tjerë "palladinë" të demokracisë nuk "ishin gjallë në 10 gusht 1988"! Ata u gjallosën mbas 1990 kur partia e tyre ju dha lejen të hanë sa të duan për demokracinë mjafton të ruajnë njerëzit dhe veset e diktaturës. Turp si gjithë turpet e tjerë.