BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Çfarë do të thotë ajo “boria” e policisë, kur bie kot rrugëve të qyteteve?!

Çfarë do të thotë ajo “boria” e policisë,

Ka disa ditë që vrasjet nuk pushojnë në Shqipëri. Nuk ka ditë që nuk ndodhin vrasje dhe situata është tensionuar në mënyrë tragjike. Ka ndodhur që Covid 19-ta nuk vret dhe jemi çuar ne të vrasim njëri-tjetrin. Të lajmë hesape, të vrasim për drogën, pasurinë dhe ndarjet apo divorcet, për trafikun dhe për lloj hesapesh të parregulluara prone dhe krimi shoqëror. Nuk vrasim më për nder – jo. Sepse po vrasim për “jo nder” që kur lajmë hesape droge dhe parash të pista. Covid-i iku, por asnjëherë vrasjet dhe krimi nuk ndalen dhe sot kanë një zhvillim kaq të madh dhe të shoqëruar nga një qetësi idiote e shtetit, sa të bën të “qeshësh” me veten kur mendon se “sa preokupohesh” kur nuk ke nevojë fare të angazhohesh në këtë “ankth shoqëror”. Po pra, që nuk ka pse të hyn në punë, sepse është larg teje. Po, por dhe plagosjet kot pse je afër shënjestrës sikur po shtohen. Me ish-ministrin e Bujqësisë Çuçi, territori nuk kontrollohet dot. Edhe pse ai tokën e punueshme dhe të pa punuar e di. Po duhet të dijë dhe parcelat e kanabisit dhe korrjen e dytë brenda vitit në Shqipëri. “Duhet t’i dijë them, makinat e luksit shtuar para fushatës dhe në fushatën zgjedhore, e cila nxori paratë e korrjes së parë të hashashit në veri dhe jug të Shqipërisë. Ministri nuk i di besoj – as lokalet e shumta të reja, resorte të vogla pranë detit dhe ndërtime që bëjnë “muuu” ku dhe kur janë ndërtuar. Me siguri dhe me çfarë financash dhe kontributesh janë ndërtuar. Me kohën e Çuçit sigurisht shumë më jo profesional se sa gjeneralit (të ngatërruar kot me rendin) Lleshaj dhe sidomos me njeriun që duhet të vazhdonte si ministër i Brendshëm socialist – Xhafaj, policia ka mësuar një zakon: t’u bjerë borive dhe sirenave kot në rrugë për të paralajmëruar thyerësit e ligjit. Kaq bën policia me shumë dëshirë dhe “profesionalizëm” në Shqipëri. Po, ju bie sirenave dhe borive kot fare në mënyrë idiote dhe aspak profesionale. Natën dhe ditën, në çdo pjesë të rrugëve urbane. Paralajmërojnë parkimet dyshe, parakalimet gabim, shkeljet e vijave të këmbësorëve dhe ikin tutje me plotësimin e kushtit: Bjeruni borive se njerëzit marrin vesh. Paralajmërojnë dhe ikin për t’i rënë në qafë ndonjë fakiri që po pret gruan shtatzënë të dalë ashtu ngadalë ngadalë nga makina. Kaq kanë jo më tepër se sa kaq. Po çfarë do të thotë ky paralajmërim me bori apo sirenë nga policia i bërë në këtë mënyrë? Nuk do të thotë asgjë tjetër, por përtaci pune dhe marrëzi profesionale. Do të thotë, nuk po bëjmë asnjë punë konkrete dhe nuk po merremi me punën që kemi. Thjesht ju biem borive që “të gjendet Kola në punë”. Kështu në Tiranë në disa rrugë të brendshme, në Shkodër kudo, në Elbasan dhe isha në Vlorë dhe aty boria. Thashë paskan marrë urdhër t’iu bien borive. Po po dhe në Durrës po ashtu kot fare. Ikin e shkojnë dhe ju bien borive. Me boritë e tyre mundohen të justifikojnë punën në përballje me shkelësit e ligjit dhe mbajtjen e rendit.

Me paralajmërimin bori - duan të trembin si grabitësin, shkelësin e ligjit dhe trafikshkatërruesit kudo në Shqipëri. Kjo polici boriash dhe sirenash është një mrekulli “degradi profesional” policor në Shqipëri. Kjo polici me boritë e saj, po ju mëson qytetarëve të mirë se – nuk ka nge për punë, kurse “qytetarëve të këqij” se nuk ka ndërmend të merret me to. Policia me boritë e saj, tregon se është në botën e mrekullive ku qytetarët paralajmërohen dhe nuk mbrohen ose nuk qortohen kur bëjnë gabim dhe për më tepër faj. Se nuk përballen me ligjin. E më e bukura është se kur ju thuhet “forconi punën” ndalin makinën kot fare dhe thonë – kujdes parakalimin kur drejtuesi nuk ka parë për dhjetë minuta asnjë makinë para dhe mbrapa. Policia ka mbetur ajo e shkreta, e keqpërdorur e pushteteve. E përdorur keq nga pushteti i Berishës (veshur keq dhe e pluhurosur) dhe sot nga ky pushtet që është. Ka bërë përparime nga dikur, por shkon ku shkon puna dhe politika ndërhyn dhe ajo kthehet në marrëzinë policore të dikurshme. Të vjen keq shumë keq, sepse degradon puna që të nderohen nga policia të fortët dhe të përndiqen qytetarët e ndershëm dhe të urtë në mënyrë tragjike. E kjo ndodh kur të shikoni dhe dëgjoni – sirena paralajmëruese, borie që bien si për fillimin e orës policore kovidiane. Sigurisht nga ky moment e mësuan. Ju binin borive për t’u futur njerëzit brenda dhe tani ju bien borive kot fare, kur duhet të bëjnë punën dhe mos të merren me borinë e makinës si fëmijët e vegjël me biberonin e tyre. Po pikërisht kështu. Është një turp që duhet ndalur dhe nuk është as qytetërim që policia t’i bjerë borisë pa kuptim. Kur duhet të bëjë këtë gjë, sigurisht duhet të ndalet dhe kryejë funksionin për të cilën është. Po pra, shërbimin ndaj shtetit dhe qytetarëve kur ju bie borive – ky shërbim nuk është kryer dhe qytetari thjesht ka timpanin e veshit sëmurë.