BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Çfarë është “republika demokraturë e sundim kontestimit” pa fund!?

Çfarë është “republika demokraturë e sundim

-Ata që kontestojnë gjithmonë sundimin dhe kur vijnë në pushtet sundojnë të kontestuar, nuk kanë lidhje me demokracinë!-

Tashmë është e qartë se për tridhjetë vite rresht, kemi ndërtuar si shoqëri folklorike “republikën demokraturë” të sundim kontestimit. Duke filluar mbas zgjedhjeve të 1991-shit, asnjëherë nuk ka ndodhur përfshi dhe vitin 1992 që të mos kontestohen zgjedhjet dhe sigurisht mos të ndodhë sundimi vendit dhe përzgjatje pa fund e një tranzicioni nga diktatura në demokraci si “koha e artë” e elitoktracive korruptive dhe imorale, anti liri dhe demokraci në Shqipëri. Nuk ka ndodhur kurrë që të mos kontestohen zgjedhjet dhe nuk ka ndodhur kurrë, që të mos ketë pasuar “një republikë demokraturë” e sundim kontestimit, e cila iu paraqitet militantëve, simpatizantëve dhe ndërkombëtarëve si pjesë e demokracisë. Në fakt, është pjesë e një marrëzie dy palëshe, por dhe shumëpalëshe që mban pushtete të korruptuarish fajtorësh politike dhe ekonomikë, të një klase politike, e cila është pothuaj e gjitha për t’u gjykuar nga drejtësia për dy faje dhe krime të mëdha. Po për fajin e korrupsionit të përhapur (qelizor kriminal) dhe faji i dytë për pushtete abuzive dhe anti demokratikë sa në pushtet dhe opozitë. Tashmë në vitin 2021 jemi sërish në fazën e kontestim sundimit dhe mos njohjes së zgjedhjeve nga opozita. Pikërisht ajo opozitë që është betuar se “nuk ka forcë dhe sundimtar apo shtet të narkotrafikut që mund të ndalë rezultatin e fitores së opozitës”. Po e thënë dhe e stërthënë përpara zgjedhjeve dhe gjatë zgjedhjeve. Deklaruar se do t’i ruajmë zgjedhjet, vjedhjet dhe abuzimet me votën. Mirëpo çfarë është kjo shpikje e klasës së sotme politike si në pushtet dhe opozitë, që unë e quaj “republika demokraturë e sundim kontestimit”? Po sigurisht dhe ky është sqarimi. “Republika demokraturë e sundim kontestimit” është ajo formë bashkëqeverisje e elitokracive korruptive, të pasuruara nga veprimet antiligj dhe antidemokraci, por që shiten me anën e kontestimi politik, arrogancës si në pushtet dhe opozitë, për të mos zbatuar një ditë shtetin ligjor dhe për t’u dukur sikur antagonizmi i tyre politik përbën demokraci dhe pluralizëm. Republika demokraturë e bashkimit të atyre që sundojnë në pushtet dhe atyre që kontestojnë gjithmonë zgjedhjet, nuk ka lidhje me demokracinë, por me diktaturën që “luftën pa principe dhe ligj të zbatuar për pushtet” e përdorin për pikërisht qëndrimin gjatë të tyre në pushtet si në qeveri dhe opozitë. Mos ndryshimin një herë si filozofi politike në demokraci, e cila pranon humbje dhe nuk sundon në pushtet. Imitojnë demokracinë dhe zbatojnë diktaturën si sundim dhe padrejtësi shoqërore. Prandaj është – demokraturë. Së pari mazhoranca tashmë mbas dy mandatesh të fituara dhe të dy pak dhe shumë të kontestuara ka arritur nivele alarmante arrogance në korrupsion dhe sundim. Së dyti Rama dhe Rilindja mbi PS-në e sotme, te Ilir Meta dhe Lulzim Basha, shikojnë dy krijesa të tyre politike, të cila i kanë forcuar në formën që iu leverdis që t’iu paraqesin të domosdoshme qëndrimin e tyre në pushtet gjatë dhe të sigurtë. Me vizionet në përdorim dhe krijim “Basha dhe Meta” mazhoranca e sotme dhe Edi Rama jetojnë mirë filozofikisht në sytë e shumicës së popullit. Megjithëse Metën e votuan vetë dhe katapultuan vetë dhe megjithëse me Bashën kanë bërë gjithçka si marrëveshje tashmë në formën që ua sollën dhe trajtuan telenovelën politike dhe suksesin e kësaj telenovele në shoqëri, fituan dhe sigurinë se shumica (shqiptarëve) mund të thonë: më mirë rilindja, Rama dhe PS se sa PD, LSI, Berisha, Basha, Meta dhe Kryemadhi. Me Bashën dhe pastaj Metën, kryeministri Rama ka të gjitha pushtet që i nevojiten si pasojë e degradimit të madh opozitar në Shqipëri. Po sigurisht si pasojë e delirit të largimit nga roli opozitës (po paralajmërohet një tjetër) dhe si pasojë e delirit si president atij që PS i dha presidentin në vota. E ky është elementi “sundim” në “Republikën Demokraturë të sundim kontestimit”. Elementi kontestim është ai tashmë i përdorur dikur nga Rama në opozitë, por në mënyrë groteske dhe deri në delir të plotë nga Lulzim Basha dhe PD-ja, e katandisur në një “eufemizëm si subjekt politik” demokratik në Shqipëri. Basha dhe lidershipi i tij tashmë, po akuzon “demokratët e saj që shesin votën maxhorancës”, po akuzon komisionerët e PD-së, që janë sylesh dhe që blihen nga mazhoranca (deri sa kanë firmosur), po akuzon individualitete në PD të cilët akuzojnë pikërisht elitokracinë sipër PD për humbëse dhe zbatim të tiranokracisë, paaftësisë dhe mashtrimit në drejtim. Po akuzojnë disa prej demokratëve se bëjnë punën e Ramës, kur nga ana tjetër kanë akuzën se është lidershipi demokratik që po i bën Ramës fresk politik. Modeli i “Republikës Demokraturë sundim kontestim” është i prirur të mos lejojë asnjëherë dy ditë prosperitet dhe demokraci të vërtetë. Kanë një marrëveshje morboze mes tyre që asnjëherë të mos ketë qetësi ligjore dhe demokraci të zbatueshme. Duke “sunduar dhe kontestuar” njëri-tjetrin në çdo herë – sundojnë dhe kontestojnë pambarimisht demokracinë. Çdo herë gjejnë kleçka dhe bëjnë kleçka në zgjedhje. Çdo herë blejnë dhe shesin veten dhe votën dhe jo më njerëzit e për më tepër përdorin pushtetin për të sunduar sa administratën dhe shtetin dhe ditën e zgjedhjeve. I kanë bërë të dy palët dhe sot atë demokraturën e tyre të sundim kontestimit e përdorin për të kryer edhe në sy të ndërkombëtarëve marrëzinë e fundit, e cila sigurisht ka kryeveprën e saj, njeriun “kukull keqane të demokracisë” që quhet Lulzim Basha. Njeriun që nuk dyshonte në fitore që prej më shumë se tetë vite në çdo garë me Ramën dhe PS-në. Por që ka më shumë se tetë vite që vazhdimisht humb dhe vazhdimisht shpall një beteje të re. Tashmë ky individ që ka pllakosur me një pjesë të njerëzve të tij dhe atyre që ka akoma Berisha rreth familjes së tij politike dhe origjinare, po deformojnë plotësisht opozitën në Shqipëri. Po luajnë me nervat e shqiptarëve dhe me besimin e tyre në demokraci. Po bëjnë që Rama të ketë lidership pothuaj tiranik dhe ndërkombëtarët të marrin masat për të anuar akoma më shumë nga kryeministri, duke parë delirin e një lidershipi opozitar që nuk do të jetë pjesë demokracie dhe loje në këtë sistem. Ky delir opozitar, po forcon deri në marrëzi pushtetin e Ramës dhe po iu shkakton si pasojë deziluzion të madh njerëzve normalë të këtij vendi të shkretë. Kjo dramë e madhe e ngritjes së “Republikës Demokraturë të sundim kontestimit” po largon Shqipërinë nga demokracia dhe tashmë po i preket dhe liria. Ata që kontestojnë gjithmonë sundimin dhe kur vijnë në pushtet sundojnë të kontestuar, nuk kanë lidhje me demokracinë. Ata janë demokraturë që nuk duan të heqin dorë nga mësimet e nënës së tyre politike që quhet PPSH. Duken dy,por janë një. Ky është dhe momenti më i keq i mundshëm që po i imponohet shoqërisë sonë. Absolutisht më i shëmtuari që sot ka marrë përmasa të frikshme.