BREAKING NEWS

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas ‘bombën’, zbulon emrat e vrasësve të Remzi Hoxhës, mes tyre edhe figura të rëndësishme politike (FOTO)

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas
x

Opinion / Editorial

Çfarë "fitojnë" artistët, sportistët kur përdoren politikisht!

Çfarë "fitojnë" artistët, sportistët kur

Ka qenë dikur modë bashkimi i yjeve të kinemasë, muzikës ose ata të basketbollit apo futbollit amerikan në fushatat elektorale për partitë respektive dhe presidentët e zgjedhur prej tyre. Po dhe në Europë disi megjithëse më pak, shumë më pak, sepse kontinenti i vjetër është shumë i qartë mbi përdorimin që bën politika. Dikur është bërë ndonjë gjë e tillë të animit të individëve yje të artit dhe sportit e kulturës në përgjithësi si pjesëmarrje edhe direkte, por kryesisht në dalje për fonde dhe mbështetje se sa në kalvarin e rrugëve dhe udhëtimeve për të bërë fushatë. Sigurisht që dhe artistët dhe sportistët kanë një besim politik. Nuk ja mohon kush. Por sot është disi i vështirë që një artist të prononcohet kaq shumë, të futet kaq thellë të bëhet kaq i "militantizuar politik". Në fillimet e demokracisë te ne u futën shumë aktorë të famshëm edhe deputetë sidomos nga Partia Demokratike dhe nuk munguan dhe shkrimtarë artistë dhe shumë plot të tjerë. Po ashtu dhe në PS. Absolutisht të gjithë kanë dalë të zhgënjyer. Janë përgojuar dhe janë bërë "jo të pastër" në biografinë e tyre njerëzore për faktin politik si pjesë e lojës së saj në "demekodemokracinë" tonë. Kemi pranuar lojën e tyre në teatër dhe kinematografi, por kurrë më vonë lojën në politikë. Janë ndarë keq nga publiku që i kishte idhuj në profesionin e tyre të artistit. Po ashtu dhe të sportistit. Nuk është se kanë fituar gjë artistët e mëdhenj përveç zhgënjimit dhe trajtimit të kulturës dhe artit nga njëra qeverisje në tjetrën akoma më keq, akoma më për dreq. E sigurisht nuk kanë qenë të zotë të ndreqin asgjë. Absolutisht tragjikja më e madhe është Teatri Kombëtar ku shikohet se çfarë ju ka bërë politika artistëve që merren me politikë. I ndau dhe i përçau në mënyrë tragjike dhe ju prishi dhe teatrin në fund fare, mbasi jua kishte lënë me minj dhe kalbësira qëllimisht. Sot dikush nga ata të teatrit i bashkohet politikës, por absolutisht tregon se kauza e drejtë e tyre është tashmë e shtrembëruar politikisht. Por po vazhdoj idenë për dikur sepse politika i la me paga qesharake dhe i trajtoi si artin dhe kulturën për faqe të zezë. Të gjithë duke filluar nga Berisha dhe mbaruar te Rama. Brezi i lartë i dikurshëm që bëri famë në diktaturë dhe vazhdoi inercinë në demokraci u trajtua keq, u bë si një bisht i politikës sidomos në teatrot dhe trupat e tyre në rrethe të cilat si dikur u kthyen në organizata partie kot fare pa kuptim, si të ishte qeverisja idiote lokale. Jo të gjithë sigurisht. Ndërkohë u lanë me paga urie dhe u sabotua edhe kreativiteti dhe fama e tyre. Ata u përdorën dikur ideologjikisht në diktaturë dhe në demokraci politikisht, kush nuk e kishte kuptuar se kur arti dhe kultura përzihen me politikën bëhen pis deri në keqardhje. Sot po afrohen te politika veset e kulturës së re artistike. Po afrohen vajza dhe gratë që nuk kanë bërë asgjë për atdheun, as artin, as shoqërinë, përveçse kanë futur lekët, dollarët dhe eurot në xhepat e tyre. Po bashkohen me partitë sidomos në Tiranë dhe kryesisht me PS-në e lalit të fiqve - gra që kanë bërë vetëm fëmijë dhe as ju ka zënë ndonjëherë punë dora. Që nuk kanë asnjë dhunti përveç lidhjes me të pasur dhe firma të mëdha me euro dhe fitime. Vajza që talentin e kanë te këmbët jashtë dhe këngëtare që marrin euro në dasma dhe evente për të "rruar euro". Sportistë të dështuar tashmë dhe aktorë dhe aktore që kanë marrë "Mjeshtra të Mëdhenj" nga delirantë presidentë politikisht të rrënuar dhe dështuar. Tani të tillë tipa bashkohen me PS dhe PD për të bërë fushata elektorale dhe bërë politikë. Ky është dhe turpi i madh i një politike të tillë të rrufjanosur thellësisht dhe praktikisht e gjitha. Të tillë artistë sot fitojnë më tepër se sa ata talentet e dikurshëm që u futën për kauzë demokracie nga që nuk e kishin kuptuar se "demokracia në Shqipëri është një eufemizëm". Por nuk kishin faj, kështu nuk dinim pothuaj të gjithë përveç demonëve kriminalë të korrupsionin 30-vjeçar në Shqipëri. Të sotmit përafrohen me PS dhe sidomos PD, me LSI apo ndërrojnë rolet herë te njëra dhe herë të tjetra, për të përfituar copa korrupsioni. Pranojnë të bëhen kryetar bashkie, duke qenë çunakë në art dhe akoma më shumë në politikë. Afrohen për të përfituar njerëz që nuk kanë asnjë talent real dhe sigurisht ju rritet rroga se sa fama si kërkesë imediate. Afrohen problematikë lëtyrë që thithin me gojë dhe hundë bar dhe të humbur artistikisht nga pandemia, të mbetur pa asnjë "kryq leku" si pasojë se nuk dalin dot në treg. Po pra dhe ju duket më i sigurtë tregu i lali Erit, PD dhe LSI-së. Përdorimi politik i artistëve, letrarëve dhe njerëzve të kulturës, është fatkeqësi kombëtare. Të tillë njerëz tregojnë dy gjëra: e para se nuk plotësohen dot (as profesionalisht as me euro) me talentin dhe madhësinë e tyre kulturore dhe duan një ndihmë nga politika dhe e dyta tregojnë se janë shumë shterpë, pa asnjë të dhënë dhe pa asnjë talent. Sepse përndryshe duhet të ishin larg politikës së sotme me mijëra km vjet dritë larg. Duhet të urrenin partitë politike dhe prodhimin e tyre politik deri më sot. Duhet të urrenin veprimin fatal anti demokraci të tyre mbi shoqërinë shqiptare. Të tillë të përdorur, kanë të gjithë të drejtën të përdoren, por sigurisht kjo gjë nuk është në të mirë të famës së tyre artistike dhe kulturore. Kjo mund të jetë e mirë për xhepin e tyre. Por asgjë më tepër se sa kaq. Në fund të fundit, ata me sa duket xhepin kanë menduar dhe prandaj në fund, mund të them se jo vetëm përdoren, por dhe e përdorin politikën, duke u bërë fajtorë të plotë bashkë me të. Këtë po që e fitojnë. Po po, njerëzit e artit dhe kulturës apo sportit, sot pikërisht këtë fitojnë kur përdoren nga politika.