BREAKING NEWS

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të Durrësit, policia zbardh detajet e para të ngjarjes së rëndë

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të
x
BREAKING NEWS

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në
x
BREAKING NEWS

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”,
x
BREAKING NEWS

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti
x
BREAKING NEWS

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën
x
BREAKING NEWS

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti
x
BREAKING NEWS

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje
x

Opinion / Editorial

Çfarë ju ka shtyrë të ndërroni identitetin?!

Çfarë ju ka shtyrë të ndërroni identitetin?!

Pjetër Arbnori, ndjesë paste, në kujtimet e veta, po edhe në intervista, ka sqaruar se kishte ndërruar identitetin për arsye të studimeve. Bëhet fjalë për ndryshimin e mbiemrit. E kjo për “Mandelën e Shqipërisë” ishte mëse e justifikueshme. Ne kemi mësuar në librat shkollorë, veçanërisht të letërsisë, për disa krijues të spikatur që kanë shkruar me pseudonime, si Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), Llazar Gusho (Lasgush Poradeci), Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli), Tonin Miloti (Tomil) ,apo të tjerë bashkëkohorë si poeti Pandeli Koçi (Sazan Goliku), etj. Po nëse pseudonimet janë praktika të aplikuara që herët nga shkrimtarë të mëdhenj, ndryshimi i identitetit nga politikanë, deputetë, drejtues shteti, do të thotë diçka më shumë, duke qenë përfaqësues të sovranit dhe të shtetit. Në rastin në fjalë, identiteti i tyre është diçka më tronditës, pasi tingëllon mosbesues te sovrani, duke patur mbase edhe problem me të kaluarën e largët, por edhe të tashmen e afërt. Cila është procedura aktuale për ndryshimin e emrit? Procedura e ndryshimit të identitetit, emrit, mbiemrit sanksionohet me ligj, e këtë të drejtë e ka çdo shtetas shqiptar. Mjafton të paraqitet një kërkesë pranë zyrave të gjendjes civile ku ka vendbanimin shtetasi shqiptar personalisht nga kërkuesi, e drejtë kjo për çdo anëtar të Republikës së Shqipërisë, por nga vetë të deklaruarit në formularët përkatës, rezulton se ndryshimi i emrit, mbiemrit dhe gjeneraliteteve të gjendjes civile, është gjetkë, ku tashmë është sqaruar edhe publikisht nga mediat dhe vetë deklaruesit. Ndryshimi i gjeneraliteteve të identitetit, çuditërisht ka vijuar me presidentin, ish-kryeministrin, kryeministrin, ministra, deputetë, e madje edhe kryetarja e KQZ-së dhe anëtar të KQZ-së. Kjo “simptomë” ka “prekur” edhe rektorë universitetesh, apo punonjës të lartë në administratën e sistemit bankar e deri kryebashkiakë, njëri prej të cilëve, sipas deklarimit të tij, ka ndërruar katër herë emrin e tij, liderë dhe kryetarë partish. Rezulton se ditëlindja e tyre ka ndryshime, veçanërisht rritje moshe, e veçanërisht për ata nëpunës të thjeshtë të administratës publike që largohen nga puna sa herë që ndërrohen pushtetet. Duke dialoguar me vetveten, deshifroj thënien e një rilindasi tonë të madh, se “Shqipëria është e shqiptarëve”, e të gjithë jemi përgjegjës ndaj atdheut, ndaj kombit. Secili prej nesh ka një pjesë fajësimi që t’i nderojmë njësoj heronjtë e kombit, të kemi ekonomi të intensifikuar, tokë sa më shumë të punuar, pyje të gjelbëruara, ara të punuara, lumenj të pastër dhe një Shqipëri “kryezonjë” siç e kanë ëndërruar rilindasit këtu e para një shekulli. Milionat e eurove, duart e mbushura me orë të florinjta, zinxhirë, varëse qafe të gjyqtarëve, pushtetarëve e kuadrove drejtues të shtetit, po kaluam infinitin e përsëritur të korrupsionit, sovrani do të kthehet idhshëm ndaj tyre e do ua zënë frymën me varëset milionëshe të këtyre njerëzve që në emër të popullit, po montojnë një demokraci mjerane. E sovrani pret e pret jo vetëm reformën e thellë në sistemin e drejtësisë, por krejt kupolën ligjvënëse e qeverisëse. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar posepo, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë. E siç shkruante këtu e vite më parë një publicist dhe akademik shqiptar, nuk ka liri të kriminalizuar, sikundër nuk ka demokraci të dhunuar, e respektivisht nuk ka patur as nuk do ketë liri komuniste në shoqërinë demokratike. Në një mjedis të tillë është rëndë të flasësh për ruajtjen e integritetit moral të politikanit, gjë kjo që në veçanti vlen për politikanët që merren si të suksesshëm. Periudha në të cilën po jeton sot shoqëria shqiptare këtu në shtetin amë, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, dalëngadalë po i adaptohet luftës dhe sjelljes së tillë politike, ndaj një gjë e tillë tanimë konsiderohet si krejtësisht normale e të jetuarit, por jashtë normales që duhet inspiruar. Mashtrimi dhe mos mbajtja e fjalës, rrënimi gradual totalisht i moralit politik, janë mjete që aktualisht në luftën politike po diktohen si të rrezikshme për shoqërinë shqiptare. Kalimi nga njëra parti te tjetra, kandidimi i pamoralshëm për të qenë përfaqësues i sovranit që nuk pyet fare pas hipjes në fron, shfrytëzimi i padrejtë i pozitës shtetërore, konsiderohen veprime normale të një shoqërie të pakënaqur. Dalëngadalë në shoqërinë tonë po paraqiten dy lloje të moralit që s’kanë asgjë të përbashkët. Morali i politikës dhe jetës publike nga njëra anë dhe morali i njeriut të thjeshtë nga ana tjetër e më gjerë. Morali i njeriut të thjeshtë synon të arrijë idealet në infinit, duke zbatuar porositë, detyrat dhe obligimet që ia përcakton shteti, kurse përfaqësuesi i këtij shteti, në kontrast krejt të ndryshëm dhe të përçudnuar, vepron kundër interesave të tij dhe shtetasit. Shoqëria shqiptare në mbarë hapësirën e saj duhet detyrimisht t’i çrrënjosë tashmë kulisat e ndërthurura të lidershipit dhe politikanëve që të zhvishen nga dozat e tepruara të moralit politik e të jenë të barasvlershëm me shoqërinë, se ajo është tepër përpara, shumë e shumë më përpara se udhëheqësve partiakë dhe kuvendarëve. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar posepo, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më Sjelljet dhe pasionet ekstreme shkaktojnë pasoja të pakthyeshme në jetën e njeriut. Njeriu, si qenie e tjetërsueshme në galatikën e jetës, rritet dhe edukohet në mjedise të ndryshme në kalvarin e kohës. Eseistët, fiologët dhe shkrimtarët kanë studiuar dhe arritur në konkluzione në sjelljet dhe pasionet ekstreme me pasoja të pakthyeshme në jetë. Sot, nga studimet e bëra, rezulton se po kalon një krizë disi pa pariparueshme, e nëse shoqëria dhe mjedisi ku jetojmë nuk ndërhyjnë, brezi i ri percepton klauzolat e jetës së shthurur. Ndaj postulati i dhënë është domethënes dhe aktual ,ndaj në veçanti politika duhet menduar dhe studiuar dhe gjetur zgjidhje këtij fenomeni që të mos përsëritet.