
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Çfarë ju mungojnë lapidarëve të kujtesës?

Shkruar nga Bernard Zotaj 18 Shtator 2023

Gjendemi përballë këtij fakti kokëfortë. Në ligjin 109/2018 “Për statudin e Dëshmorit të Atdheut”, janë të përcaktuara mjaft qartë të gjitha detyrimet që ka pushteti qendror dhe vendor, si dhe Organizata e Dëshmorëve. Mbi bazën e akteve ligjore, në shenjë nderimi për dëshmorët e atdheut, me vendime të këshillit të qarkut, të këshillit bashkiak, si dhe të prefektit, apo të ministrit përkatës, brenda territoreve nën juridiksionin e tyre ngrihen, mirëmbahen dhe ruhen, sipas përgjegjësisë përkatëse lapidare, pllaka përkujtimore, përmendore, si dhe emërtohen mjedise e institucione publike.
Po kështu, e rëndësishme është dhe marrëdhënia e organizatës së dëshmorëve me organet shtetërore, pasi shteti sipas ligjit mbështet dhe nxit veprimtarinë e organizatës së Dëshmorëve që ka si objekt të veprimtarisë së saj, dëshmorët e atdheut.
Ligji është shumë i plotë dhe i qartë. Por, në realitetin praktik, në terrenin konkret ka mangësi të theksuara në lidhej me bashkëpunimin, mbështetjen dhe nxitjen e Ogranizatës së Dëshmorëve të Atdheut. Ende dhe sot në takime dhe veprimtari nga drejtuesit e pushtetit vendor thuhet “shoqata e familjeve të dëshmorëve”, kur në realitet dhe me vendime të gjykatave e të ligjeve të shtetit ajo quhet “Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të LANÇ dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut”. Kjo po ndodh edhe në veprimtaritë për festimin e 80 vjetorëve të rënies së dëshmorëve. Dhe më tej, përdorin më tepër fjalën “të rënë”, apo “viktima” dhe nuk përmendin fjalën “dëshmor”. Këtu ka një problem themelor që pushtetarët nuk njohin mirë ligjet e shtetit dhe në veprimtari të organizuara vijnë të papërgatitur dhe flasin siç thotë populli “batjava”.
I theksova këto për të dalë tek problemi që na shqetëson dhe nuk po merr zgjidhje nga organet e pushtetit vendor. Fjala është sot, vetëm për lapidartë e ngritur në nderim të ngjarjeve historike apo të rënies së dëshmorëve. Dimë që shumica e lapidarëve të ndërtuara në periudhën socialiste ekzistojnë dhe sot. Ato janë shumë më tepër se sa thjesht ndërtime guri, betoni apo metali. Lapidarët janë kujtesa e përbashkët, janë elementë të dijes së përbashkët, të kujtesës së përbashkët dhe për më tepër të identitetit shqiptar të përbashkët. Pra, lapidarët janë dhe pjesë e kujtesës kulturore të Shqipërisë.
Bëhen përpjekje për restaurim të tyre, ku merret seriozisht problemi , por përfundon me një lyerje me gelqere të lapidarit dhe të pllakës së mermerit. U bë festa e 81 vjetorit të Konferencës historike të Pezës, masa të gjithanshme nga bashkia dhe njësia administrative, por elementet e thjeshtë e që binin në sy ishin, tek shtëpia historike pllakata nuk lexohej, po kështu dhe tek lapidari i BrXXIIS, ku emrat e dëshmorëve kishin dalë boje. Por si nuk i pa një specialist që të lyheshin me bojën e tyre dhe atë ditë e për një vit ato të shkëlqenin, apo mungonte gjelbërimi, bari i njomë pranë varreve të dëshmorëve të Pezës, etj.
Tashmë çdo shqiptar ka parë, apo dhe lexuar libra se si bota demokratike i nderon dhe i vlerëson këto simbole të kujtesë së përbashkët. Po ne, pse duhet të jemi mbrapa kësaj bote e cila i nderon dhe kujdeset për shenjat e historisë të ngritura nga brezat, ndërsa ne të mos kemi respekt dhe t’i ruajmë vlerat e brezave.
Para ca ditësh u festuar 80 vjetori i Kryengritjes popullore të Matit. Në qendër të qytetit bashkia ka restauruar dhe një lapidar që përkujton këtë ngjarje të rëndësishme historike. Është bërë një punë e kujdesshme për ruajtjen e kësaj kujtese kolektive të ndodhur 80 vite më parë, e që i kujton çdo matjani apo dhe vizitori një kryengritje popullor për të jetuar i lirë dhe pa pushtues.
Mirëpo lapidari, edhe pse në dukje mjaft i bukur dhe restauruar me kujdes i mungojnë disa element që ky simbol të ketë pamje më të plotë. Atij në radhë të parë i mungon shtiza e flamurit dhe flamuri kombëtar, që i bën roje dhe krenohet për këtë ngjarje të madhe historike të krahinës. Edhe pse ligji e kërkon një gjë të tillë, përsëri ai ngel në letër. Më tej, lapidarit i mungon gjelbërimi që duhet të jetë gjithëvjetor, i mungon një vazo me lule, si dhe ndriçimi, që natën lapidari të shkëlqejë si një meteor i rënë në atë vend të shenjtë.
Të kuptohemi flas për një lapidar të ngritur në mes të qytetit, që i mungojn elementë të tillë, pa ai i ngritur në një skaj të largët, si mund të jetë e të duket, ditën, pa natën as që bëhet fjalë për ndriçim...
Në Tiranë ka disa buste të heronjve të popullit Qemal Stafa, Vojo Kushi, Misto Mame, të rilindasve, etj., por që vëmendje ndaj tyre nuk ka, më elementarja nuk ka ndriçim natën... besoj se bashkia e Tiranës ka një drejtori apo sektor që merret me këto probleme, ajo mund dhe duhet të qëndrojë më afër Organizatës së Dëshmorëve me qëllim që dhe këto simbole të kujtesës të jenë gjithmonë të rrethuara nga një kujdes dhe mirëmbajtje gjithëvjetor, i organizuar dhe i përkushtuar për të qenë gjithmonë në roje të tyre. Tashmë Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë, apo dhe fshatra të largët, po vizitohen në mënyrë masive nga vizitorë të huaj. Ata shikojnë dhe komentojnë, njihen me histori të ndryshme, pyesin për simbole, por kur këto janë në gjendje mjerane, nuk mund të falsin për kujtesë. Këtu ndihemi me faj të gjithë...
Më të lexuarat


Të lumtë Albin Kurti !

Manastiri i Banjskës në Zveçan është vatër e grupeve terroriste Serbe në veri të Kosovës

Konfuzion i paparë dhe Mashtrim në Arsimin e Lartë duke parë rankimet e universiteteve shqiptare në Shqipëri në Europë dhe në botë

Ndërkombëtarët t'i qëndrojnë afër Kosovës, ta fuqizojnë dhe anëtarësojnë atë në NATO, dhe KE

Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

Ben Blushi: Në Manastirin e Banjskës, në Kosovë

Unifikimi gjerman dhe unifikimi shqiptar

Fshati Baban, nën peshën e indiferentizmit të pushtetit

Qorrsokakët e lidershipit opozitar

Vetëkorrigjimi i shqiptarëve dhe dialogu mes forcave politike
