BREAKING NEWS

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të Durrësit, policia zbardh detajet e para të ngjarjes së rëndë

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të
x
BREAKING NEWS

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në
x
BREAKING NEWS

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”,
x
BREAKING NEWS

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti
x
BREAKING NEWS

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën
x
BREAKING NEWS

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti
x
BREAKING NEWS

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje
x

Opinion / Editorial

Çfarë kandidaturash për president diskutojnë? Kur kemi Gurin, Kocaqin, Memën, lojtarët e Përputhen dhe Love Story-t?

Çfarë kandidaturash për president diskutojnë? Kur kemi

“Heronjtë” e reality shoë, modelet dhe standartet e kohës sonë. Nuk është diçka e panjohur dhe as e papritur. “Heronj” të reality shoë, modele të goditurish kemi krijuar shumë. Sepse realiteti i sotëm shqiptar i do “heronjtë e tillë”!... Ndoshta sepse nuk ka heronj të vërtetë ku të mbështetet. Ndoshta ngaqë “Heroizimi” është një procedurë e thjeshtë. Pa kritere, pa vlera, pa ideale. Mjafton një tribunë mediatike, disa deklarata në rrjete sociale, disa lidhje dashurore në reality dhe..., kaq.  Vetëshpallesh! Prandaj kohët e fundit kemi parë e dëgjuar deklarata, ku “heronj” ekranesh idealizohen, hyjnizohen nga turmat e hyjnizojnë veten  të vetëdeklarohen kandidatë për presidentë, duke fyer institucionin e lartë. Ndoshta Meta e uli nivelin e presidencës, mund të shprehet ndokush, por kaq poshtë nuk e ka çuar. Pseudo, gjasme, gjysma, aspak... të kërkojnë këtë post? Dhe estrada vazhdon. Emisione të tëra televizive, analistë që merren me personin dhe jo me  fenomenin, njerëz që në vend të autografëve u kërkojnë Gurit, Kocaqit, Memës dhe ndonjë tjetri, jo autografe (ato janë zëvendësuar tashmë nga fotot), madje, nëse do të kishin mundësi do të mbushnin sheshet me bori, fishekzjarre, tymuese, brohoritje për këta shqiptarë që Shqipërinë e quajnë kërthizën e botës. Nuk janë fitues në ndonjë reality. Janë “fituesit” e budallallëkut dhe të vetëpërcaktimit tonë si komb. Janë “fituesit” e zemrës të një pjese të shqiptarëve, janë heronjtë e tyre, Skënderbejtë e tyre. Më do shumica e shqiptarëve, - shkruan në pellazgjisht Kocaqi dhe një pjesë e ndjekësve me kallo në tru çmendet në përçartje. Të shqyejnë për të në rrjete sociale, po u përpoqe t’i logjikosh, po u “preke” patriotizmin e saj, apo të ndonjë tjetri. A nuk i ndoqëm këto pamje muaj më parë kur si cirkë shëtitës lojtarët e Love Story dhe Përputhen shëtisnin nëpër Shqipëri? Dhe turmat ishin në delir? Kaq shumë njerëz nuk presin as kryeministrin, as liderin e opozitës, madje nuk ngrihen edhe kur u heqin bukën e gojës. Do më thoni. Avash se mos ndjek politikanët. Çfarë kanë për të më ofruar? Ndërkohë “heronjtë” e ekraneve? Ofrojnë shlodhjen, moskokëçarjen, janë modeli dhe standarti i shoqërisë sonë. I epokës së pamjes, të jetës së shtirur, televizive dhe reale. I jetës nga mediet sociale dhe ashtu sikundër ajo pasqyrohet në ekranet televizive. Pyet të rinjtë sot se çfarë do të donin të bëheshin: Njerëz që t’i ofrojnë vendit apo “heronj” të reality shoë, që ofrojnë lavdi e shkëlqim të përkohshëm, famë, publicitet, ndoshta edhe shumë para. Është e sigurtë që shumica do të zgjidhnin të dytën. Profesioni? I famshëm është moda e epokës sonë. “Heronj” të ekraneve televizive, influencer të Instagramit, komentues të Facebook-ut. Shpeshherë injorantë, analfabetë dhe të papërgjegjshëm kundrejt sfidave dhe kërkesave të kohës, indiferentë ndaj fqinjit, lëvizjeve sociale, solidaritetit, mirësisë, kontributit shoqëror. Mjafton të jesh... i famshëm... dhe kaq është jeta? Por nuk janë këta modelet, lavdia dhe shkëlqimi i përkohshëm, nuk mund të jenë masa përcaktuese e jetës sonë. Pas pak kohe të gjithë dhe gjithçka harrohet; televizionet krijojnë “heronj” të rinj, idhuj të rinj, modele... të reja ngjizen nga regjisorët, që asgjënë e bëjnë të ngjajë fantastike... E vërteta është se duhet që të ndryshojmë prioritetet. Ta shohim jetën ndryshe dhe t’u mësojmë fëmijëve tanë dhe brezave të shohin e të dallojnë modelet e vërteta. T’u tregojmë se cilët janë heronjtë dhe njerëzit që dallohen në fusha të ndryshme. Dhe duhet të mësojmë se për cilët heronj duhet të duartrokasim, të glorifikojmë. Hero duhet të jetë ai që sot mbron të drejtën, atdheun, bindjet, familjen!  Hero mund të jetë dikush që dallohet në fusha të ndryshme profesionale, artistike e politike; mund të jetë cilido njeri i thjeshtë, cilido njeri i zakonshëm, i cili bëhet më i mirë dhe që e bën më të mirë botën ku jeton. Por hero nuk mund të jetë askush që promovon poshtërimin, çmimin e lirë, lavdinë e përkohshme, njerëzit dhe epokën me afat skadence. Aq më tepër kur kërkojnë e vetëofrohen për poste simbol të shtetit e kombit!