BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Opinion / Editorial

Çfarë “kryevepre” shoqërore edhe injorante (pa ditur), por sidomos arrogante!

Çfarë “kryevepre” shoqërore edhe injorante (pa

Duhet të vijë një ditë që të “auto disiplinohemi” për fatkeqësinë që na ndodh duke mos pranuar fajin tonë! Po po, është e pa mundur             që të vazhdojmë më gjatë kështu duke besuar gënjeshtrën tonë historike ose marrëzinë e mbushjes së mendjes se na e kanë fajin: romakët, bizantinët, venecianët, sllavët, osmanët, pashallarët, Zogu, Italianët, Gjermanët dhe mund të shtoj edhe Enveri, Ramizi, Nexhmija, Saliu dhe Nano, por dhe Metaj dhe Rama! I shtova dhe shqiptarët kryesorë mbas krijimit të shtetit modern shqiptar! Respekt të përjetëshëm figurave kombëtare të përpjekjeve të mëdha si Kastriotit dhe Rilindësave, por na duhet të gjejmë në fund të fundit përgjegjësinë tonë! Atë shoqëroren! Sidomos kur jemi qeverisur vetë! Nuk mund të shajmë orë e minut tradhëtar ky e tradhëtar ai! Po sepse nga kjo shoqëri kanë dalë. Janë individë dhe personalitete që nga ky popull dhe mbi këtë popull kanë qenë e kjo shoqëri i ka pranuar! Tradhëtar Esad Pashës dhe ai kishte pas gjysmën e Shqipërisë! Tradhëtar Zogut dhe ai kishte po ashtu plot shqiptarë mbas tij! Kriminel, diktator edhe Enverit, që kjo shoqëri në fakt ju bind dhe e duartrokiti më shumë se çdo tjetër. Po po, ju bënë duart flluska nga duatrokitjet! I thonë komunist dhe kriminel Saliut dhe kjo shoqëri e ka votuar dhe disa edhe sot ( mbasi ja dinë krimet) vazhdojnë të thonë është: ylli i PD-së hahahaha moderne të rithemeluar! Në pushtet Rama kur në fillimet e tij ishte njeriu i “vetëm” që do të largonte Berishën, largoi Nanon “tradhëtar e korruptuar” dhe mund të bënte – medemek shtet! Sot është po në pozitat e të gjithë atyre përpara tij: “tradhëtar , “vëlla i Vuçiçit” dhe “kriminel mafioz dhe korruptuar”! Mirëpo a do të vimë si shoqëri ndonjeherë në filozofinë që mbas konstatimit të vijë dhe riparimi i fajit të madh shoqëror! A duhet të mbajmë përgjegjësi si shoqëri si kundër kanë mbajtur dhe pranuar ajo gjermane me fajin e nazizmit dhe italian-ia me atë të fashizmit? Mirë kjo, po a do të pranojmë dhe riparojmë me idenë se askush individ dhe klikë politike, nuk mund të bëjë gjë pa pjesmarrjen tonë prej “injorantësh” ( të pa diturish pra) të plotë politikisht dhe filozofikisht! Po pra, si shoqëri që nuk pranon qytetërimin dhe refuzon parimet elementare të demokracisë dhe krijimit të shtetit! Saliu, Nano, Metaj dhe Rama nuk do të kontrollojnë asnjëherë territorin dhe asnjëherë nuk do të vendosin rregull dhe ligj, sepse nuk duan! Nuk duan, sepse nuk sundojnë dot në demokraci. Ligj dhe rend! Ata janë bij të së keqes dhe do të qëndrojnë të tillë, sepse kështu po e përsëris triumfojnë ndaj një shoqërie që është injorante! Asnjëheri prej tyre nuk kanë as telentin, as rëndësinë dhe as aftësitë e Zogut dhe Enverit. Për më tepër askush nuk do ti lejonte të bëhen as “monarkë” dhe as “Sekretar partie të përjetshëm”! Këta thjesht imitojnë në mënyrë absurde, por nuk është faji i tyre. Është faji i injoranmcës së tepruar në shoqëri! E akoma më shumë shqiptarët, ne pra ne, shqiptarët nuk mjaftohemi me qënien vetëm injorantë! Po pra të pa ditur politikisht dhe filozofikisht për demokracinë dhe urbanitetitn e kohës! Ne për fatin tonë tragjik, jemi arrogantë në injorancën tonë! Më vjen keq që e them këtë, por ka popuj të tjerë të paditur (injorantë në veprimin demokratik) , por nuk janë krenarë dhe as arrogantë në paditurinë e tyre! Jo janë thjesht të paditur! Tashmë ky konstatim është i përhapur shumë! Por nuk mjafton. Ky konstatim duhet kthyer në bindje dhe gjetur zgjidhja! Kthimi në bindje fillon kur të heqim dorë nga vota për degradin politik sot dhe dje, por që do të qëndrojë dhe nesër. Kjo është bindja e vetme që duhet pranuar në këtë marrëzi paditurie politike dhe filozofike që po na merr në qafë. Po na ç’kombtarizon dhe po i jep arratinë rinisë, moshës për punë e lënë vetëm pleqtë në Shqipëri. Po pra: pleq, politikanë dhe papunë”! Një tjetër PPP filozofike që po përballet me PPP financiare, të cilat kanë futur në borxh çdo fëmijë që lind me mbi 5000 euro pa bërë një hap të parin! Duhet larguar arroganca e paditurisë sonë! Mos të lodhemi kot ti mbushim mendjen vetes se jemi “kombi i përzgjedhur për bukuri, trimëri, ndershmëri por dhe zgjuarsi”! Jo nuk jemi në asnjërën sepse përndryshe do kishim nxjerrë koka të mëdha, bërë luftra të mëdha, shpikje të mëdha dhe do të kishim nivelin më të madh ekonomik dhe jetësor! Ne gjithmonë jemi justifikuar se të tjerët na kanë bërë keq. Po dhe nuk kthejmë pyetjen mbrapsht! Pse i lejuam, pse ju nënshtruam, pse pësuam dhe nuk bëmë njëherë shoqërinë që “ nuk do të pësoj më”! Mbijetuam duke pësuar, kulturalisht, politikisht, ekonomikisht - por mjaft më! Tani duhet të themi të vërtetën! Mjaft më me paditurinë tonë tragjike të shoqëruar me arrogancë! Po pra me një arrogancë që shfaqet kudo në çdo marrëdhënie që kemi si shoqëri. Por kryesisht me shstetin politikën dhe ekonominë! Jemi injorantë dhe arrogantë dhe sigurisht kjo na lë në distancë të madhe me shoqëri, që janë vetëm të pa ditura. Po, por jo deri në pikën që të jenë arrogantë me paditurinë e tyre funebre! Po po funebre dhe groteske bashkë! Kur të vijë ajo ditë që të largojmë sëpaku arrogancën, atëhere po që duhet projektuar dhe një Shqipëri ndryshe.