BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Opinion / Editorial

Çfarë lidhje ka një “agjensi shtetërore për media dhe informim” me lirinë e informacionit?!

Çfarë lidhje ka një “agjensi shtetërore për

“Media Freedom Rapid Response” ose një organizëm i ri i krijuar nga idetë e KE-së ka bërë një thirrje të qartë mbi tentimin nga ana e PS-së dhe qeverisë së saj, për të kontrolluar median me anën informacioneve nga qeveria. Po duke kontrolluar me një drejtori apo agjensi informacionin e plotë që mediat duhet të merin lirisht nga çdo organ qeveritar. Gjashtë organizata që u bënë partnere nën grupin Reagimi i Shpejtë i Lirisë së Medias i bënë thirrje qeverisë së Edi Ramës në Shqipëri që të braktisë planet për krijimin e një Agjencie për Media dhe Informacion, ndërsa i bëri thirrje Bashkimit Europian që ta përfshijë çështjen në bisedimet e ardhshme për anëtarësimin. Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, ECPMF, Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, IPI, OBC Transeuropa, OBCT, Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Free Press Unlimited (FPU) thanë se një situatë tashmë e vështirë për gazetarët shqiptarë ka të ngjarë të përkeqësohet më tej dhe ndikimi i qeverisë në rrjedhën e informacionit do të ishte solid, nëse planet për agjencinë ecin përpara. Krijimi i një “Agjencie për Media dhe Informim” me paratë e taksapaguesve shqiptarë si pothuaj një ministri, do të kontrollonte të gjithë informacionin nga dikasteret, nga drejtoritë në qeverinë shqiptare dhe nuk do të kishte kurrfarë përgjigje dhe informim pa kontrollin e kësaj drejtorie të plotfuqishme në raport me të drejtën për informim. Një deviacion që i bie ndesh lirisë së informimit dhe lirisë së të shprehurit, por dhe ligjeve që detyrojnë institucionet qeveritare që të japin informacion të qartë dhe të shpejtë mediave të lira në Shqipëri. Po ndërtohet një institucion që kontrollon çdo informacion që del nga zyrat e shtetit. Kjo në momentin kur Kryeministri thotë se “mediat online dhe portalet kanë shkallmuar lirinë e vërtetë të mediave”. Po sigurisht, që shumë portale e bëjnë një marrëzi të tillë mbi lajmin dhe të vërtetën, por pse kjo marrëzi duhet vazhduar nga një agjensi që e bën lirinë e informimit një “protektorati qeveritar” që paguhet nga qytetarët për t’u kontrolluar nga një dorë informacioni. Po pra e bëjnë lirinë për informim dhe shprehje një “Eufemizëm” demokratik në Shqipërinë e shumë e shumë mediave televizive po ashtu portaliste dhe periferike e qëndrore pa numër. Në fund të fundit: çfarë lidhje ka, një agjensi qeveritare e mediave dhe informimit përveç kontrollit të pikërisht medias dhe informimit? Çfarë lidhje ka me lirinë e mediave dhe ligjin që në Kushtetutën tonë thotë: Neni 22 1. Liria e shprehjes është e garantuar. 2. Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar. 3. Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet. 4. Ligji mund të kërkojë dhënien e autorizimit për funksionimin e stacioneve të radios ose të televizionit. Neni 23 1. E drejta e informimit është e garantuar. 2. Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore. 3. Kujtdo i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive. Për çfarë duhet një “Agjensi” që duhet të mbikalojë nenin 23 pika 2 e cila duhet të bëhet “filtri” që duhet të marrë gjithkush i garantuar nga ligji dhe jo më media, që po sipas ligjit është e lirë? Po pra, deri te liria e shprehjes, e cila për një zyrtar, duhet të ketë drejtorin e agjencisë nëse do të shprehet apo jo, për një pyetje që i bëhet ku zyrtari është nëpunës i shtetit që paguhet nga qytetarët, të cilët kanë të drejtë informimi. Pse duhet të paloset sipër një – agjensi, që kontrollon dhe merr para nga shteti për të filtruar apo ndaluar informacionin? Pse? Aleanca Për Liri të Mediave dhe Përgjigje të Shpejtë i ka kërkuar Partisë Socialiste në Shqipëri që të heqë dorë menjëherë nga planet për themelim të Agjencisë për Media dhe Informim, në mënyrë që të mos ketë kontroll të plotë mbi informacionin publik në këtë shtet. “Ne po ashtu i bëjmë thirrje Bashkimit Europian që menjëherë të angazhohet me Qeverinë shqiptare për të diskutuar këto shqetësime, si çështje me prioritet në bisedimet për anëtarësim”, ka thënë aleanca, e cila përbëhet nga gjashtë organizata ndërkombëtare, të cilat merren me liri të mediave dhe të drejta të gazetarëve në botë. Aleanca Për Liri të Mediave dhe Përgjigje të Shpejtë është krijuar më 2020 dhe financohet nga Komisioni Europian. Sipas saj, planet për krijim të Agjencisë për Media dhe Informim në Shqipëri, të shpalosura gjatë sesionit të parë të legjislaturës së re në Parlamentin e Shqipërisë më 18 shtator, mund të centralizojnë kontrollin mbi marrëdhëniet publike të Qeverisë në një entitet të vetëm. “Sipas vendimit, zëdhënësit e ministrive dhe të departamenteve qeveritare, do të ndalohen që të flasin drejtpërdrejt me mediat dhe informacioni publik apo komentet do të duhet të miratohen nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, i cili do të emërohet nga kryeministri dhe do ta ketë pozitën e barabartë me atë të një ministri qeveritar”, ka thënë aleanca përmes një deklarate. Aty është përmendur po ashtu se kushdo që mban pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm, do të mund të emërojë apo shkarkojë zëdhënësit në secilën ministri dhe do t’ua miratojë paraqitjet publike apo intervistat. Organizatat që janë pjesë e aleancës besojnë se ndonëse Qeveria shqiptare, në krye me Edi Ramën, ka thënë se duke financuar këtë Agjenci me buxhet shtetëror, do ta rrisë transparencën, në fakt mund të ndodhë e kundërta.

“Gazetarët në Shqipëri janë duke punuar aktualisht në kushte jashtëzakonisht të vështira për të pasur qasje në informacion nga burimet qeveritare. Qeveria komunikon me gazetarët përmes grupeve në platformën WhatsApp, në vend që të përdorë kanale zyrtare. Gazetarët që punojnë për media të pavarura diskriminohen vazhdimisht kur kërkojnë informacione nga ministrat. Gazetarëve që shihen si përfaqësues të “opozitës” nuk u mundësohet akreditimi dhe u mohohet bërja e pyetjeve në konferenca për media”. Kjo Aleancë ka theksuar edhe se kryeministri Rama nuk organizon konferenca për media dhe varet nga stacioni i tij televiziv ERTV për të shpërndarë tone të deklaratave të tij për mediat dhe se “intervistat jepen vetëm për gazetarë të caktuar, duke shërbyer si mburojë për kryeministrin dhe ministri të tjera që të mos përballen me pyetje sfiduese”. Ky ishte reagimi i “Media Freedom Rapid Response” dhe sigurisht që kanë të drejtë të shqetësohen për një kontroll të tillë mbi informacionin qeveritar që dhe sot merret me kaq vështirësi dhe që në fillimet e ardhjes në pushtet të Ramës u tha se “gjithkush mund të vinte” dhe të merrte informacion në shtet, sepse ishte detyrim të merrte përgjigje. Tashmë ky veprim do të kontrollohet ashpërsisht dhe kjo është faza e parë e një riprogramimi mbi lirinë e informacionit në qeverinë shqiptare. Deri ku do të shkojnë për një veprim të tillë kjo do të shikohet më tej.