
"I the trushpëlarë gjysmës së popullit të Kosovës", përplaset keq analisti i njohur me Kreshnik Spahiun

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve në emision live: Pusho mos bëj zhurmuesin

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe shpërthejnë bombë molotov në kufi

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i sigurisë del me deklaratën e fortë: Objektivi kryesor i Serbisë është zhbërja e Kosovës

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, ja skema që po përdor në situatën e tensionuar në Veri

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Çfarë vlerësimi meriton rasti i arrestimit të Fredi Belerit?

Shkruar nga Saba Lama 26 Maj 2023

Dihet tashmë se arrestimi i z. Beleri (kandidati i koalicionit opozitar “ Bashkë Fitojmë “për Bashkinë e Himarës ), ndodhi 2 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të 14 majit. Për këtë ngjarje dhe skenar të ndodhur,kanë reaguar mediat si dhe përfaqësues nga opozita dhe pozita me komentet nga më të ndryshmet, për impaktin që dha. Nisur nga zhvillimi i këtij skenari, si dhe nga komentet dhe akuzat e bëra ndaj z. Beleri, mendoj se kjo çështje për t’u vlerësuar objektivisht dhe me transparencën e duhur, duhet parë në disa këndvështrime dhe kontekste:- së pari në kontekstin historik. Nisur nga premtimi i Belerit gjatë fushatës elektorale, se nëse kam garant fitoren për pozicionin që kandidoj, do punoj për helenizimin e Himarës si dhe për sigurimin e të drejtave të banorëve të Himarës si territor grek, bëhet e domosdoshme t’i rikthehemi historisë që ka të bëjë me Himarën që padyshim është një histori shekullore, që nuk mund të mohohet nga askush. Himara përbën një territor që historikisht është banuar nga shqiptarë etnik. Këtë fakt historik e dëshmon jo vetëm historiografia shqiptare por edhe historiografia e mjaft vendeve të tjera të botës. Dihet tashmë historikisht se dënimi tragjik i trojeve shqiptare ku u prek gjysma e territorit shqiptar, ndodhi në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës, në takimin ndërkombëtar që u organizua nga 6 fuqitë e mëdha të asaj kohe ( 1912-1913 ), të përfaqësuar nga : Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia. E për fat të keq nga ky moment e në vazhdimësi, për trojet shqiptare nuk pati më ndonjë mbështetje apo favorizim lidhur me copëtimin që iu bë padrejtësisht nga fuqitë e sipërtreguara për interesat e tyre hegjemoniste në Europë dhe Ballkan. Nisur nga këto interesa ato përkrahën shovinistët ballkanik lidhur me lakmitë e tyre për zgjerim, përfshirë edhe Greqinë, duke i dhënë asaj toka në pjesën jugore të Shqipërisë përfshirë edhe Himarën. Por duhet nënvizuar se Himara përveç argumenteve historik që dëshmojnë se ajo është një tokë shqiptare, vërtetohet edhe nga shtrirja gjeografike që ka, si dhe në aspektin etnografik, gjuhësor, kulturor si dhe në traditat e zakonet e banorëve të Himarës,faktorë të cilët e vërtetojnë akoma dhe më bindshëm se banorët e saj, nuk mund të quhen banorë që përkasin popullsisë helene apo tokës greke. Pra theksoj se Himara nisur nga të gjitha këto fakte, ka qenë dhe është pjesë integrale e territorit shqiptar, njëlloj si të gjitha të tjerat që i përkasin territorit tonë. Bazuar në këto fakte të pamohueshme, z. Beleri, nuk ka pse të dalë dhe të propagandojë me simbole të Vorio-Epirit. Sigurisht ai e ka më se të qartë këtë gjë, por termin “ Helenizim “ai e përdor për t’i shërbyer ambicies dhe politikës së vjetër greke të Vorio-Epirit,lakmive imperialiste helene në ballkan e cila përbën thelbin e platformës agresive greke të “ Megali idesë “ (idesë së madhe ) për realizimin e ëndrrës shekullore, që një pjesë e mirë e tokave shqiptare në jug të vendit tonë të përfshihen në territorin grek të quajtur tashmë Vorio-Epir ( apo Greqia veriore siç duan ta motivojnë ato këtë pjesë të territorit shqiptar, përfshirë edhe Himarën ). Sigurisht këto qëndrime dhe zëra të lindura radhazi burojnë edhe nga fakti se në këtë shekull të tretë, ka patur një shtrirje legale në Shqipëri për shumë arsye që i lejoi tranzicioni demokratik shqiptar, si rrjedhojë e qëndrimit përulës dhe tolerues të qeverisë shqiptare në kuadrin gjoja të “ të drejtave “ të fituara nga pakica greke, të cilës i janë lënë hapësira verbuese për të ndërhyrë në punët e brendshme të shtetit shqiptar, me dhe pa dorën e qeverisë greke, apo organizmave private shoveno grekomëdha. - së dyti në kontekstin politik. Për skenarin dhe çështjen Beleri, kanë shpërthyer debate të ashpra midis Ramës dhe opozitarëve Berisha-Meta përfshirë dhe të tjerë. Lidhur me komentet që bëhen, mendoj se opozita për qëllimet e saj politike dhe e dëshpëruar nga humbja e thellë në zgjedhjet e 14 majit, e përdor këtë rast për të sulmuar pozitën si dhe kryeministrin Rama, por qëndrimet dhe argumentet e opozitës, pa dyshim kanë si motiv krijimin e një opinioni dashakeqës sa më të gjerë ndaj qeverisë aktuale në pushtet. Argumenti që ata ngrejnë është qesharak dhe i papranueshëm, ku sipas tyre reagimi i Ramës për çështjen Beleri është se ai ka ndjerë humbjen e thellë për kryetarin e bashkisë të kandidatit të PS-së në Himarë. Por se cila ishte PS-ja në raport me opozitën, u vërtetua edhe nga fitorja thellë, e pastër dhe bindëse që korri pozita në zgjedhjet vendore të 14 majit. Për çështjen Beleri dhe Himarën ka reaguar edhe Athina zyrtare. Ajo e ka quajtur Himarën si qendrën më të rëndësishme të minoritetit grek. Edhe rastin e arrestimit të Belerit e kanë komentuar si një rast alarmant dhe të jashtëzakonshëm, ndaj kanë reaguar duke organizuar edhe protesta, madje për rastin e ndodhur, janë krijuar edhe tensione në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Gjithashtu çështjen e ndalimit të kryebashkiakut të Himarës Beleri, Greqia e ka ngritur si shqetësim edhe në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel përmes ministrit të tyre Nikos Dendias, duke e quajtur si të papranueshëm dhe të jashtëzakonshëm rastin e ndodhur, nisur nga motivet dhe egot e tyre personale. Këtij qëllimi i shërbeu edhe takimi me homologen e tij shqiptare, ministren Olta Xhaçka. Në këtë takim nga argumenti i Xhaçkës mësojmë se rasti i ndalimit të z. Beleri, nuk ka të bëjë për qëllime politike, por thjeshtë një qëndrim ligjor ndaj rastit të shitblerjes së votës si dhe i respektimit të votës së lirë dhe të ndershme nga ana e qytetarëve, pavarësisht nga ngjyrat e dhëna apo deformimet e bëra me qëllim nga disa politikanë shqiptarë të niveleve të larta apo nga segmente të caktuara politike mbështetës të tyre. Pra në kontekstin politik nisur edhe nga komentet e bëra nga ministria Olta Xhaçka, duhet pranuar qartë nga cilido se me rastin e ndodhur kemi të bëjmë ne një shkelje flagrante të ligjit dhe kushtetutës gjatë zhvillimit të fushatës dhe procesit zgjedhor të 14 majit 2023 si dhe me një korrupsion aktiv të hapur gjatë fushatës nga z. Beleri, që ka përfaqësuar koalicionin “ Bashkë Fitojmë “ për kryetarë bashkie për Himarën. Për rastin Beleri vlen për të nënvizuar se DASH ( Departamenti Amerikan i Shtetit ), ia ka mbyllur gojën mediave dhe pretendimeve greke lidhur me rastin Beleri, duke theksuar me forcë respektimin e të gjitha ligjeve dhe rregullave, aq më tepër kur kemi të bëjmë me rastin e shitblerjes së votës që padyshim përbën një krim zgjedhor. Lidhur me komentin e bërë nga kryeministri Rama lidhur me çështjen Beleri dhe Himarën, padyshim vlerësoj qëndrimin e tij si një qëndrim të drejtë, pasi akti i z. Belerit përbën një shkelje flagrante të ligjit mbi zgjedhjet, sigurisht edhe një krim zgjedhor, ndërsa lidhur me qëndrimin ndaj Himarës nga kryeministri Rama përmes komentit të bërë, gjithashtu e vlerësoj si një patriotizëm të tij, pasi mbrojtja e Himarës dhe trajtimi i saj si një tokë shqiptare, është edhe një çështje kombëtare që lidhet me interesat e gjithë shqiptarëve anembanë vendit tone dhe kudo që ndodhen.- së treti në kontekstin qëndrimit të organeve të drejtësisë për fenomenin e ndodhur. Pa dyshim organet e drejtësisë si institucione të pavarura nga shteti, duhet ta shikojnë çështjen Beleri duke respektuar ligjin dhe kushtetutën, pasi në rastin konkret siç theksuam më lart, kemi të bëjmë me shitblerjen e votës si një akt antiligjor dhe krim zgjedhor. Nuk duhet të harrojmë se z. Beleri për arritjen e qëllimit më14 maj, ka angazhuar edhe njerëz për të kërcënuar emigrantët shqiptar në Greqi që të votojnë për te dhe nëse jo qëndrimi i tyre në Greqi do jetë i pashpresë. Pra me këtë qëndrim ka imponuar votën e lirë dhe të ndershme. Rasti Beleri lidhet edhe me masakrën e Peshkëpisë, ndodhur në vitin 1994 ( që ka të bëjë me vrasjen e dy ushtarakëve nga një grup terroristësh grek ), ku akuzohet edhe vetë Beleri si pjesëtar i kësaj organizate dhe i këtij skenari, pra kemi të bëjmë me një individ me një të shkuar kriminale. Së fundi rasti Beleri lidhur me qëndrimin ndaj Himarës për propagandën e bërë, përbën një shkelje të rëndë të integritetit territorial të vëndit nga njëra anë,si dhe kushtetutës nga ana tjetër.
Më të lexuarat


Mësime nga muzetë historik

Rinia dhe pensionistët në periudhën e tranzicionit shqiptar

Kush i kërkon njeriut të 26 majit 96 fakte, beson pa dashje te sistemi geocentrik!

Berisha kërkon komision hetimor për zgjedhjet e 14 majit

Zoti Rama, zgjedhjet i fituat, tani fitoni edhe administratën!

Politikbërësit dhe shoqëria shqiptare

Rektori Luan Përzhita: Projektvendimi i qeverisë për Akademinë e Studimeve Albanologjike e çon atë drejt shkrirjes, ligji i ASH nuk ia lejon atyre të marrin institutet

Në emër të cilit popull flet ende “non grata”?!

93-vjet nga testamenti i rilindasit të fundit Mit'hat Frashëri për themelimin e Institutit Albanologjik meret vendimi i zi për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike

LANÇ – deri kur Baltosje?
