BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Farsiteti-mediokriteti-vulgariteti, trekëndëshi i "Bermudës" së tranzicionit

Farsiteti-mediokriteti-vulgariteti, trekëndëshi i

E quajtëm trinitetin farsitet-mediokritet-vulgaritet si "trekëndëshi bermudian" i tranzicionit, sepse uragani i farsitetit, mediokritetit dhe vulgaritetit po zhduk të gjitha vlerat e shoqërisë sonë në të gjitha fushat e jetës kudo: në art, muzikë, arsim, shëndetësi, ekonomi, politike apo zakone shoqërore.Pothuajse të gjitha pozicionet e marra përsipër apo të shpallura të tilla si ato: publike, politike, partiake, akademike, ekonomike etj., janë të gënjeshtërta, farsë. Zgjedhjet politike dhe lokale farsë, zgjedhjet universitare farsë, konkurset për drejtues farsë, portalet për punësim apo ankim farsë, farsë, farsë... Ngado dhe kudo! Askund meritokraci, ndershmëri, përkushtim... vetëm farsë! Vetë ekzistenca jonë në këtë shoqëri, ku familja degradohet, dija korruptohet, morali deformohet, është farsë. Të vetmet përpjekje që bëhen, janë ato të arratisjes nga fati ynë i vërtetë, për të shmangur kështu përballjen me atë që mund të ndodhë.

Tentojmë, por nuk shkëputemi dot. Mediokriteti është qerthulli ynë. I përhapur në të gjitha qelizat e shoqërisë, politikës, drejtësisë, shtetit, pushtetit, arsimit, medias, administratës e kudo, madje edhe në ato fusha, që do të ishin të pamundura në një shtet ligjor, si: shkenca, artet, kultura, akademizmi, ku kërkohen individë tepër të kualifikuar dhe me pretendime të larta kulturore, morale, kërkuese e hulumtuese.

Komanda mbi jetën publike e ushtruar sot prej një mediokriteti të tillë, nga pikëpamja

intelektuale është ndoshta faktori më i ri, i pangjashëm me standartet e një demokracie liberale. E aq më tepër që këto standarde janë pikërisht parimet mbi të cilat ngrihet i gjithë qytetërimi: mirësjellja, komunikimi, debati, diskutimi, jo dhuna, arsyeja, toleranca, drejtësia! Po përse vallë janë shpikur gjithë këto, përse vallë janë krijuar prej paraardhësve tanë të gjitha këto ndërlikime? Natyrisht, për të shmangur forcën si arsye primare, që ishte karakteristikë e një shoqërie paracivilizuese. Por, fakti që në shoqërinë tonë, gjatë këtij tranzicioni forca dhe dhuna është përdorur dhe përdoret ende si arsye primare, (që në fakt duhej të ishte arsyeja e fundit), tregon një prirje drejt vulgarizimit.Jemi duke "hedhur valle" në qerthullin e këtij trekëndëshi "bermudian" të tranzicionit, duke u kolovitur në mënyrë komike, madje gjithnjë e më shumë komike, sa më haptazi tragjike është maska që na kanë vënë dhe vazhdojnë të na vënë partitë dhe klasa politike

Çfarë nuk ndodh brenda këtij trekëndëshi "bermudian". Mjafton të flakim maskën dhe shohim:

...se si hedh rrënjë një mani e urryer për t'u pasuruar, jo nëpërmjet punës së ndershme dhe një prodhimtarie të bollshme, por nëpërmjet shkatërrimit të sovranit, të shtetit dhe të qytetarëve.

...se si njerëz pa dinjitet, të kërrusur mbi tokë dhe të prangosur në shpirt, që euforinë, dhimbjen dhe fatin e tyre e lidhin me plotësimin e nevojës së ulët epshore, nevojë e cila sa më shumë plotësohet, aq më shumë rritet në një shkallë më të dhimbshme.

...se si politikanë, shtetarë e gjyqtarë e kanë humbur çdo sens të së drejtës dhe të padrejtës dhe se si e kanë konvertuar urtësinë me aftësinë e realizimit të avantazheve të tyre, plotësimit të kënaqësive të tyre duke abuzuar edhe me detyrën,se si kërkojnë madhështinë e tyre në këtë degradim dhe nderin e tyre në këtë turp.

...se si intelektualët, akademikët, profesorët e gazetarët, që duhet të jenë mësuesit dhe edukatorët, katandisen deri në pikën e të qenit skllevër të kënaqur të korrupsionit, që nga mungesa e personalitetit dhe besueshmërisë në opinionin publik, (duke mos krijuar vlera të pavarura dhe identitet mendor e individual) ende nuk janë bërë "bërthama e mbrojtjes së drejtësisë shoqërore" me zërin e tyre.

...se si një lidership i dalë nga zgjedhjet farsë në të gjitha nivelet dhe llojet që nga parlamentaret, lokalet, partiaket e universitaret, me mediokritetin dhe vulgaritetin e vet realizon një sundim despotik nëpërmjet korrupsionit, dhunës, papërgjegjshmërisë, arrogancës, shantazhit...

...se si një shtet mosmirënjohës dhe tallës ndaj punës dhe vlerave të pensionistëve i ka lënë në nivelin më të ulët të jetesës, ndërkohë që pagat e administratës dhe pushtetarëve i rrit sa pensioni i tyre, ndërkohë që u merr edhe kacidhen e fundit të varfërve, kur të pasurve u fal edhe detyrimet fiskale.

...se si një shtet, ku të drejtat e shqiptarëve nuk ekzistojnë, ku shkelësit e ligjit kanë krijuar sistemin e vlerave ireale kudo në drejtësi, në media, në botën akademike, në drejtimin e institucioneve etj., ku nuk ofrohet mundësi punësimi, ku sistemi i edukimit gjeneron mediokritet dhe papunësi, gradualisht po kthehet në një "vrimë të zezë" të vlerave dhe virtyteve qytetare, nëpërkëmbje të personalitetit të qytetarëve dhe të republikës, korruptim të të gjitha zakoneve të një kombi, degradim të shpirtrave fisnikë dhe bujarë, zbehje të shkëlqimit të dinjitetit, errësim të arsyes dhe zëvendësim të nderit më të lartë me neveritjen e përgjithshme.

Një shtet pa shtet, një shtet luksokratik me një padrejtësi dhe pabarazi sociale të papërfytyrueshme, një shtet pa zemër dhe pa shpirt! Një shtet pa pushtet, një pushtet pa dinjitet. Nuk është ndonjë kënaqësi e madhe të jesh qytetar i këtij shteti.

Gjatë gjithë historisë politikanët tanë kanë pasur dhe kanë një dëshirë për pushtet, por jo për të bërë histori", kanë punuar dhe punojnë për momentin, sepse nuk e kanë të lartë koshiencën e historisë", "hyjnë në politikë për të marrë diçka dhe jo për të bërë diçka. Kësisoj ata janë më tepër fëmijë se sa burra shteti"! Kanë vetëm një dëshirë patologjike: para dhe famë.

Sikur, Sokrati i urtë dhe i mençur të ishte gjallë, do t'u thoshte: "A nuk ju vjen turp që jeni kaq të dhënë pas parasë, famës dhe prestigjit, në një kohë që nuk mendoni dhe as nuk ju bëhet vonë për mendjen dhe të vërtetën dhe as për përmirësimin e shpirtit tuaj"?

Mirë atyre nuk u vjen turp se janë të pacipë, por populli, populli nuk e kupton talljen që i bëhet nga këta kasnecë të politikës? Populli a do zgjohet një ditë, t'i "çonjë kryet" e të ketë pak guxim të divorcohet nga partitë dhe liderët e të dojë më tepër veten, familjen e Shqipërinë? Sikur shqiptarët "të jenë pak më të mëndshëm" do të mund të dalin nga "dita e zezë ku ndodhen".

Nga Jorgo MANDILI