BREAKING NEWS

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni
x
BREAKING NEWS

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e
x
BREAKING NEWS

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon
x
BREAKING NEWS

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave
x
BREAKING NEWS

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me
x

Opinion / Editorial

Fasfutet e ekraneve

Fasfutet e ekraneve

Isha zënë nga ekrani News -24. Kamerat ishin bërë sy e veshë nga tregu i fruta perimeve të Korçës. Shqetësimi ishte për çmimet e larta, por që si çdo e mirë ka një te keqe, edhe tregu i Korçës rëndonte mbi blerësin, por fermerit i shkonte puna sahat, sepse ndryshe nga një vit më parë, prodhimi si kishte mbetur stok magazinave, por tregtari i shumicës ua kishte fshirë që nga fusha. E keqja e blerësit, qari i prodhuesit i cili prodhimin e dobët të vitit, po kompensonte me çmimin e lartë. Mjerë pensionistët të cilëve nga se nuk u ngrinte kandari i blerjes, i ishin dorëzuar intervistave të ekraneve, a thua se do t'u bënin derman. Po kush i zë për veshi ekranet të cilët, janë kthyer në fasfute që kujtohen të servirin patate të nxehta, mbasi i ka marrë ferra uratën qytetarit të cilit i duken si ''mollë të ndaluar'', pa qenë në gjendje të ndalojë zjarrin sepse flakën ia kanë vënë ata, që qëndroj nga lart, se nuk marrin masa për të përmirësuar gjendjen, por merren me tra -lara nëpër parlamente. Në ekranin e STV, gazetari i shqetësuar pyet rithemeluesin për kohën e nisjes së protestave. Ç'të bëjë gazetari po i mbyllet fasfuti, ngase elektoratit i ka dalë për hundësh receta e fjalimeve dystaban. I duhen sheshet të prodhojnë lajme, në të kundër i bie të mbyllin fasfutet e ekraneve se me të njëjtat gatime, nga e njëjta dorë kuzhinieri, u ka dalë boja. Deputeti i Lushnjës nga ''RTV ''ngre zërin për ndërrim të dy bashkëkryetarëve të PD -së e Rithemelimit, në se vërtet kërkohen ndryshime në jetën politike të vendit në të kundër i thonë; ha, siç ke ngrënë, se mazhorancës i vërtitesh anës me protesta, jo t'i futësh gjëmb në këmbë. Me sa duket këshilltarët e PL -së, në këshillin bashkiak të Tiranës kishin mprehur shpatat, për t'i dhënë dermën kryebashkiakut Veliaj, në miratimin e buxhetit për inceneratorin e mbetjeve. S'u lodhë duke u rënë bilbilave për SPAKUN, por ja që këshilltarët e majtë që kishin fituar mandatet edhe për një Tiranë të pastër, nuk mund të dilnin nga premtimi elektoratit dhe të ktheheshin ne pika zero, aty dhe ku e gjetën, kur qeverisej nga opozita. Vetëm kur me shumicë votash, kaloi miratimi i shumës prej 6 milion eurosh shtesë në buxhet për inceneratorin e mbetjeve, dhe kryebashkiaku po linte sallën për një axhendë tjetër atëhere, s'u kishte mbetur tjetër veçse, nga fasfuti i tyre të lëshonin zërat ; Ik! Ik se të pret SPAKU. Zëri në ikje e sipër i kryebashkiakut ktheu pa një pa dy; me këto mend, s'kini për të luajtur nga të qenit opozitarë. Si shahej fjala ! Me një opozitë copë -copë gjejnë shesh e bëjnë përshesh. Si të mos mjaftojë opozita, por edhe ekranet që u bëjnë iso nga pas. E ç'të bëjnë fasfutet e ekraneve! Shopingjet e tyre janë të mbushur me; drapinj policës teksa rrafshojnë parcela me kanabis apo kriminele që hipin e zbresin furgona policie. Nuk e di se, kur do të vijë dita që në këto ekrane të ketë dhe emisione të cilat, me programet të bëhen parandaluese të skenave të tilla drithëruese. Jo se tek, RTV specialistja e ekonomisë zbërthen bukur fort, ngritje prej 6 përqind të pensioneve e cila, as inflacionin nuk kompeson dhe kjo për arsyen e thjeshtë sepse sigurimet, nuk mbulojnë pagat, ndaj duhet të vihet dorë në buxhet. Në vend të investimeve në ekonomi, për të gjeneruar ekonomi, në ngritjen e mirëqënies së qytetarve. E gjitha kjo ndodh për shkak të informalitetit në pagat e punonjëse, të padeklaruara nëpër institucionet private ose dhe në se regjistrohet, ajo kalon e ulët nëpër banga, pjesa tjetër kalon me zarfe për t'i shpëtuar tatimit, apo shmang derdhjet në sigurimet shoqërore. Ndaj tatimet, duhet të ndjekin hap pas hapi, për të formalizuar ekonominë informale. Ja që kjo kalon me retorika boshe nëpër ekrane pa një strategji të mirëfilltë e ngritur nga ekzekutivi, legjislativi, por mbeti parlamenti, duke u marrë me korrupsionet e njëri-tjetri, deputet. Të mbledhur ditën e enjte, ku shënohet emri, për të mbushur borderonë e pagave, koha tjetër në vend të kalimit në bazë për t'u njohur me problemet e elektoratit, firmosin në borderonë e privatit. Natyrisht nuk i mjafton rroga e majme e deputetit, por i duhet dhe një e dytë. Ndaj më bëri çudi emision i cili s'ishte veçse thjesht një emision, por ishte gjithë buke, sepse fliste për fatet e pensionistëve dhe mundësitë e përmirësimit të gjendjes së tyre dhe jo t'i biet fyellit në një vrimë nga liderët të cilët nuk dinë tjetër, veçse nga fasfutet e tyre të bëjnë shopingje me ''mallra'', që u ka kaluar koha e skadencës, sepse u iku koha e ''guzhinierve'' me guzhinat, ku gatuhet politikë më tepër se primitive, e futur në shërbim të interesave të baballarëve të kombit. Si gjithmonë llogaritë pa hanxhinj, po e çojnë në qorrsokak më keq se ç'e kanë çuar opozitën e cila mendon vetëm për fasfutet e deputetëve të dalë nga shinat e lojës demokratike. Është kjo arsyeja që rithemeluesi nuk di ç'përgjigje të japë për protesta edhe se u kanë mbetur të thotë, por mjaftohet duke dashur të mbyllë gojë medias e të mbajë gjallë elektoratin, se; këtë herë do të fillojnë, mbasi të jetë bindur elektorati se duhet përmbysur qeveria e korruptuar.. Thotë për krijimin e frymës, por s'mund të bëhet me fasfute ekranesh, ku gatuhet e njëjta çorbë, e cila është bërë boze se i biet fyellit në një vrimë si me çështjen Beleri, ku qeveritarët grekë nuk lërejnë së ndërhyri në pavarësinë e gjyqësorit, duke dashur të marrin peng demokracinë. S'kanë faj se dhe fasfutet e ekraneve tonë mbetën, mbetën duke gatuar çorbën greke, duke i bërë iso ndërhyrjes në punët e brendshme, a thua se ne jem vend pa zot, dhe duhet grekërit të na japin mend, duke u hedhur e përdredhur pas vetos së futjes në BE. Fali o zot, se nuk dinë seç bëjnë, si qeveritarët grekë, por edhe fasfutet e ekraneve, të cilat në vend të ulen këmbëkryq në zgjidhjen e halleve sa malet të popullit, merren me mustaqet e Çelo mëdhenjve.