SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Fashizëm me "nishan panikun" është mbyllja e shkollës jo mbajtja hapur!
Shkruar nga Besi BEKTESHI 25 Shkurt 2020
Nuk ka më keq se sa kur politika ndërhyn brutalisht në momente shoqërore të rëndësishme, të rrezikshme, ku paniku shkatërron jetën e qytetarëve dhe përfitojnë politikisht një dorë idiotësh karrige humbur pushteti. Kur këtë e bëjnë dhe ish-presidentë, njerëz partiakë ideologjikisht të krimbur dhe që në vitin ‘90-të kanë qenë 24 vjeç si shkollarë oficerë, pedagogë akademie ushtarake (1988) të partisë dikur, sinqerisht të vjen për të vjellë. Kur me pasionin e trashëguar politik nga studimet e akademisë fut fashizmin dhe te "koronavirusi" duke thënë se: Qeveria e rilindasve të Bllokut stalinist njofton se i paska hequr licencën një shkolle private pasi drejtuesit e saj kanë mbyllur shkollën për dy javë si masë parandaluese ndaj koronavirus. Kultura dhe metodat fashiste po përhapen me shpejtësi dhe çdo ditë në Shqipëri! Pra një shkollë, e cila me "urdhër dhe vendim të vetes" brenda sistemit arsimor shqiptar, në varësi ligjore dhe kurrikulash nga Ministria e Arsimit dhe shtetit shqiptar, mbyll aktivitetin e saj në mënyrë unilaterale dhe pa asnjë leje e komunikim duke shkaktuar panik dhe thyerje të ligjeve - marrja e masës së heqjes së licensës, njeriu partiak ish-president dhe ish-ministër i Brendshëm i duket fashizëm. Pra mbyllja e shkollës këtij farë politikani, këtij farë presidenti dhe këtij ish-ushtaraku dhe akademiku ushtarak i Enverit i duket fashizëm?! Kjo është të luash mendsh. E kjo është një nga arsyet e mëdha që kjo maxhorancë, ky kryeministër dhe kjo fasadë e majtë absolutisht jo brendi e tillë, nuk luajnë vendit edhe pse e teprojnë në qeverisjen e tyre sot. Kjo është arsyeja pse arroganca në qeverisje shtohet, sepse njerëzit kur dëgjojnë profetë të tillë marrëzie partiake dhe politike që e quajnë veten të djathtë, duke qenë bolshevikë në zemër dhe mendim - thonë se Rama do të vazhdojë gjatë të ketë përballë të tillë derdimenë politikë pa limite. Sepse një person i tillë ka "nishan panikun" dhe jo se i dhimbset kaq shumë largimi i licensës të disa individëve (një shkolle) që nuk duan të njohin shtetin, as verbalisht, as shkresërisht, as penalisht dhe as moralisht. Po pra shtetin si të jetë i mirë, si të jetë i keq dhe si ta duan apo mos ta duan. Shtetin nga ku marrin ose kanë marrë dikur licensën dhe që e dinë se ai mund dhe t'ua largojë atë. Sidomos kur fusin në panik sistemin e tillë arsimor, duke mbyllur shkollën e tyre në mënyrë të jashtëligjshme për "koronavirusin" e prezumuar, që mund të vijë nga Italia dhe pa u shpallur asnjë lloj gjendje në Shqipëri, pa pasur një rast në shkollë dhe pa pasur asnjë të dhënë se dikush mund të jetë aty i infektuar. Pa lajmëruar sistemin shëndetësor dhe aq më keq atë arsimor. E duke pasur këtë detyrim ligjor. Por po kthehem te partiaku i papërmbajtur, ish-president i Shqipërisë që dhe një model si veprim antiligjor dhe panik shpërndarës e konsideron të drejtë, kur mbyll një shkollë dhe ju thotë fashistë atyre që nuk duan ta mbyllin shkollën. Kjo është tani një deviacion politik dhe mendor absolutisht me "nishan panikun" që kërkon, tenton sigurisht panikun. Që nesër një rast të dalë (ruajna zot) në shkolla, tju thotë politikisht "jua kisha thënë" dhe ju i "hiqni licensën si fashistë" se ai privati pa pyetur dhe pa ju bindur shtetit shqiptar, mbyll shkollën dhe çon në shtëpi nxënësit që janë pjesë e sistemit arsimor shqiptar. Po përveç kësaj, kërkon dhe pikërisht panikun real, duke përdorur politikën dhe marrëzinë e saj në kushtet e rrezikut nga një epidemi. Duke e përdorur politikën pikërisht aty ku duhet të mos fusë hundët ajo. Ose pikërisht te mos krijimi panikut, te zbatimi ligjeve dhe rregulloreve në arsim dhe te bashkëpunimi që duhet të kenë institucionet mes tyre. Në fakt, ky ish-president dhe partia e tij, krijuan mostrat e institucioneve që merrnin para dhe lëshonin diploma pa mësuar dhe pa shkuar askush në shkollë. Ky ish-president me të tillë model arsimor është mësuar. Partia dhe lideri i tij zulmëmadh ndërtuan universitete dhe shkolla të tilla me emra të "lartë" nga Britania dhe Amerika ku nuk bëhej shkollë dhe ku merreshin nota fiktive dhe ku arsimi mori goditje përfundimtare në rëndësinë e tij për shkollim dhe edukim në Shqipëri. Sot ky ish-president ju thotë fashista, atyre që duan shkollën hapur dhe "burra të mirë" atyre që mbyllin shkollën se kështu ju do "tr...pi" pa pyetur dhe pa asnjë urdhër e duke filluar me qëllim panikun masiv në sistem. "Fashistë" sipas "nishan panikut" ato që mbajnë shkollën hapur dhe ato që e mbyllin na qënkan... Nuk e di si i quan demokratë apo liridashës apo ku e di unë?! Në fakt epidemia e koronavirusit mikun më të mirë ka panikun dhe individë apo institucionet që përhapin panikun dhe mbjellin frymën e frikës masive. E kjo nuk duhet lejuar! Ministra e Arsimit nuk duhet të lejojë të tillë sharlatanë arsimorë të bëjnë sipas kokës së tyre duke pështyrë panik mbi shtetin dhe shoqërinë. Po dhe në mënyrë antiligjore. Nga ana tjetër masat dhe fillimi i agresivitetit për kontrolle dhe rritjen e infrastrukturës mbrojtëse është detyrë e kësaj qeverie dhe shtetit shqiptar në përgjithësi. Pa shitur mend dhe pa u marrë me fjalë boshe duhen siguruar të gjitha mundësitë e luftës në momentin që koronavirusi afrohet ose troket seriozisht në dyert dhe portat tona. Kjo është kryesorja dhe jo paniku si mënyra e keqe për përballjen e koronavirusit. Në fakt ato që ndjellin dhe përhapin panik, duhen ndaluar me çdo mjet dhe kusht! Janë më të këqij dhe më të pandershëm se sa vetë – koronavirusi. Po shumë më të këqij. Kur kanë pastaj dhe politikën në krah janë siç thonë në popull - për tu lidhur. Por kjo i takon sigurisht drejtësisë.