BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Fashizmi në prag, t’i dalim ballas si në LANÇ të prindërve tanë

Fashizmi në prag, t’i dalim ballas si në LANÇ të

Veteranë dhe pasardhës të veteranëve, pasardhës të Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, po ju drejtohet shoku juaj, pasardhës veterani dhe njëherësh edhe Dëshmori, me këtë thirrje të ngutshme në mbrojtje të  vlerave të LANÇ dhe gjakut të Dëshmorëve, të cilat po rrezikohen nga neofashizmi, që tashmë, jo vetëm e kemi në prag, por është futur edhe në Kuvendin e Shqipërisë, aty ku, hartohen e ligjërohen ligjet kushtetuese, që rregullojnë jetën, veprimtarinë dhe fatet e popullit shqiptar. Dramaturgu i famshëm gjerman, Bertold Breht, pak kohë mbas mbarimit të Luftës së dytë Botërore, duke folur për rrezikun e ringjalljes së nazifashizmit, nëpërmjet dramës “Arturo Ui”, na pati lajmëruar se: “Barku që e polli (nazifashizmin), ende nuk është shterpëzuar”! Pas gjysëm shekulli nga fitorja mbi fashizmin, profecia e Brehtit u vërtetua. Bacilet e nazifashizmit, dolën përsëri nga këneta e errët, ku e patën hedhur popujt me luftën e tyre çlirimtare, dhe falë interesave të kapitalistëve, u bënë pjesë e “kopshtit” të borgjezëve të vjetër e të rinj, të cilët kur e shohin se rrezikohen nga kriza permanente e kapitalizmit dhe imperializmit, shpalosin flamurin e neofashizmit, e vetmja mënyrë për të zgjatur më tej jetën e sistemit të tyre shtypës e shfrytëzues. Ju besoj, e dini se neofashistët prej vitesh u bënë pjesë e skenës politike, ekonomike dhe shoqërore e shoqërisë shqiptare. Sigurisht, ata nuk erdhën si dikur fashistët italianë e nazistët gjermanë, me helmeta e bajoneta, por erdhën me parullat e “demokracisë” liberale borgjeze. Këto skuadrone neofashiste, veshur me pardesy të bardha, erdhën me në krye “Arturu Ui-n shqiptar Sali Berisha, shoqëruar nga ambasadori pervers i mikut të madh të përtej Atlantikut, me emrin Rajerson. Ne jemi pothuaj të gjithë dëshmitarë që këto skuadrone, me urë zjarri në dorë, në emër të luftës kundër komunizmit, i vunë flakën Shqipërisë, duke e kthyer në kuotat politike, ekonomike e shoqërore të kohës së satrapit e tradhtarit, Ahmet Zogut. Qysh në dekadën e parë të ardhjes në pushtet, këto skuadrone të vetquajtura “demokratike”, por realisht me ideologji e praktikë nazifashiste, arritën ta rrafshonin e ta kthenin në gërmadhë, gjithçka ishte arritur në gjysëm shekulli me radhë të periudhës socialiste. Pas kësaj nisën luftën për degjenerimin e Shqipërisë dhe të banorëve të saj, me tradita të trashëguara e të formësuara, që i patën dalluar dukshëm nga kombet e tjerë. Shqiptari ka një shprehje: “Shëndosh robtë e shtëpisë, se malli shkon e vjen”! Pasuria e trashëguar e shqiptarëve ka shkuar në kuotën më të ulët të historisë së tyre. Por tani ka nisur shkatërrimi e degjenerimi i historisë së tij, i traditave, dokeve e zakoneve, me të cilat ka përcjellur shekujt. Nëse e para, pasuria, mund të rikuperohet, kjo e dyta, historia, traditat, doket e zakonet, po degjeneruan plotësisht, nuk mund të rikthehen në parametrat  që i kemi patur. Fatkeqësisht, në këtë degjenerim kanë kontributin e tyre, jo vetëm forcat e ashtuquajtura të djathta, ose më saktë forcat neofashiste të kryesuara nga Berisha me kompani, por edhe forcat e ashtuquajtura të majta, të cilët, ndonëse e kanë emërtuar veten e tyre “Rilindje”, e kanë treguar dhe po e tregojnë çdo ditë me vepra se janë “Rivdekje”! Të dashur vëllezërit e mi të Organizatës së Veteranëve dhe asaj të Dëshmorëve të Atdheut: Hidhni sytë e shihni, se çka ndodhur me vlerat historike e morale të vendit e të popullit tonë. Në shumicën e rasteve, simbolet e eventeve të historisë sonë, qoftë asaj të Rilindjes Kombëtare, qoftë edhe të LANÇ, ose janë zhdukur, ose janë nakatosur me simbole dhe evente të kolaboracionistëve, që bashkpunuan me pushtuesit e vjetër e të rinj të Shqipërisë. Sikur të mos mjaftone kjo, forcat neofashiste, që fatkeqësisht i kemi në politikë dhe në pushtet, kanë përgatitur dhe po tentojnë të miratojnë në parlament, një dokument që të ligjërojë edhe në Kushtetutën tonë, këtë shkatërrim e këtë degjenerim të pashembullt. Grupi i deputetëve që kryeson nipi i kryeballsitit të Myzeqesë Isa Toska, Enkelejd Alibej, së bashku me nëngrupet opozitare të Berishës e të Metës, (alias Metajt), kanë hartuar e bërë gati një projektligj, i cili duke kërkuar ndalimin me ligj të simboleve të komunizmit, të lapidarëve dhe monumenteve të LANÇ, të filmave, dhe krijimtarisë artistike e popullore të kohës së socializmit, etj., i vënë përfundimisht kazmën historisë së Lavdishme të LANÇ, që është pjesa më e rëndësishme dhe më e lavdishme e historisë së Popullit Shqiptar. Për fat të keq, edhe mazhoranca që është në pushtet, ndonëse vijon të reklamojë se mbron LANÇ dhe veprën e Dëshmorëve të saj, është në një linjë me të djathtën neofashiste. Vetë kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, alias “Rilindja”, deklaroi para disa ditësh se PS-ja është gati ta miratojë “planin ogurzi” të Alibejt me shokë, nëse ky i fundit bashkon votat me socialistët për reformën territoriale dhe atë zgjedhore. Siç tashmë është bërë e dukshme, socialistët në pushtet, gjatë tre mandateve të fundit të saj, kanë “realizuar” vepra anti LANÇ dhe anti Dëshmorëve, më shumë se sa të djathtët kur ishin në pushtet. Kujtojmë vendosjen e bustit të kryeballistit Mit’hat Frashëri, për të mos u çuditur me heqjen e emrave dhe lapidarëve të dëshmorëve si Qemal Stafa, me shokë, apo të “bunkarteve” dhe sivëllezërve të tij, nëpër qytetet e fshatrat e vendit. Kjo tregon, se e majta dhe e djathta politike shqiptare, që kryesohen nga Rama, Berisha, Basha, Metaj, Alibej dhe social-ballista kësisoj, janë nga e njëjta markë, marka “neonaziste”, që në programin e tyre nuk kanë prosperitetin e kombit shqiptar, por rrënimin e tij për interesat e forcave antishqiptare, të cilat ndër shekuj nuk e kanë ndryshuar qëndrimin armiqësor ndaj kombit tonë. A duhen lejuar këto manovra e këto veprime të hapura të neofashistëve të rinj, për të sakatuar historinë e lavdishme të popullit e të vendit tonë. Kurrsesi! Kjo detyrë patriotike dhe atdhetare mund të realizohet në radhë të parë nga Organizata e Veteranëve, ajo e Familjeve të Dëshmorëve, por edhe nga Shoqatat Ushtarake dhe nga  Organizatat e shoqatat e tjera progresiste, Atdhetare e Kulturore, që nuk i mungojnë vendit tonë, e ku militojnë me mijëra shqiptarë nga më të përkushtuarit për mbrojtjen e vlerave të kombit tonë.  Në krye të kësaj lëvizje e të kësaj qëndrese kundër nazifashizmit, që po afrohet për të rrëmbyer edhe ligjërisht pushtetin, duhet të vihen dy nga organizatat më me emër, më të organizuara dhe më të lavdishme, siç janë Organizata e Veteranëve të LANÇ dhe ajo e Dëshmorëve të Atdheut. Neofashizmi po marshon drejt pushtetit, çka do t’i jepte fund edhe nocionit të kombit shqiptar, me gjithë lavditë e tij shekullore. Të vrapojmë e t’i dalim ballas, që jo vetëm t’ia ndalojmë vrullin, por edhe ta detyrojmë të kthehet përsëri në kënetën e zezë e të pistë, ku e pati plandosur lufta çlirimtare e popujve të botës, luftë ku shqiptarët, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste dhe Shqiptari i madh, Enver Hoxha, dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm.