BREAKING NEWS

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e
x
BREAKING NEWS

Ja sa para marrin bashkitë për rritjen e pagave, zbardhet ndarja sipas njësive, 15 milionë dollarë shkojnë për vitin 2024

Ja sa para marrin bashkitë për rritjen e pagave, zbardhet ndarja sipas
x
BREAKING NEWS

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep
x
BREAKING NEWS

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin
x
BREAKING NEWS

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale
x

Opinion / Editorial

Fashokomunizmi i votës me detyrim si degrad politik në opozitë pa shpresë pushteti!

Fashokomunizmi i votës me detyrim si degrad politik në opozitë pa

Sali Berishën e ka marrë malli për detyrimin në votime si në kohë të kryetarit të partisë së tij ose Sekretarit të Parë të KQPPSH - Enver Hoxha! Ai nuk i shikon dhe nuk ka derman tjetër përveç praktikave kriminale të “votimit” me detyrim! Në atë kohë, na fusnin në burg po të mos votonim. Na largonin nga fronti dhe na çonin si armiq në punë korrektuese. Me votimin në demokraci ne praktikisht kemi fituar vetëm të drejtën për të mos shkuar në votim,. Sepse si zgjedhje kemi pasur që nga viti 1991e deri tani, vetëm neo komunista dhe gangsterë të ish PPSH filozofikisht dhe trashëgimi! Pra si të votojmë njërën anë dhe tjetrën, ne po PPSH-në kripto komuniste votojmë. PS-në e dalë prej saj dhe që ka ndërruar emrin dhe PD-në bolshevike të anëtarit dhe sekretarit të partisë Sali Berisha! Pra e vetmja fitore është mos dalim në votime. Por çfarë ka propozuar një delirant si Berisha? Ai tha: detyrimi për të marrë pjesë në votim është një detyrim pozitiv për të ushtruar një të drejtë themelore. Vendet që kanë pasur problem me blerjen e votës e kanë vendosur këtë ligj dhe ky ligj ka pasur sukses në eliminimin e këtij fenomeni”, tha Berisha. Tashmë Berisha në saj të marrëzisë të konkubinatit  të tij folklorik dhe post komunist është gati të praktikojnë neokomunizma, por që në rastin kur nuk kanë gjë me pronën dhe me religjonin apo dhe me artet, janë dhe post fasho-ideologji e mbushur me dëngla dhe rrena të pa ndershme që Berisha i ka zakon tju tregojë injorantëve që e ndjekin pas dhe atyre konkubinave akoma më të ideologjizuar se të Ramës ose afër tij! Asnjë vend nga ato që kanë medemek praktikën me detyrim nuk kanë pasur problem me blerjen e votës ( si thotë sekretari i PPSH-së Berisha)  por me mungesën e daljes së zgjedhësve pikërisht në zgjedhje. Kanë pasur problem me mërzitjen e zgjedhsave me politikën idiote dhe nganjëherë irracionale. Por jo me vjedhjen. Me vjedhjen e votës ka pasur problem vetëm Sali Berisha dhe ai është shpikësi i grabitjes dhe deformimit të saj në Shqipëri, Ballkan dhe Evropë. Vetëm ai dhe askush tjetër. Të tjerët përfshi dhe Ramën janë imitatorë të shëmtuar të tij. Ja më poshtë se kush e ka “obligim” në Evropë dhe si aplikohet! Vendet ku votimi në zgjedhje është i detyrueshëm me ligj dhe abstenimi medemek nuk ekziston! Janë tre vende evropiane ku votimi është i detyrueshëm: ato janë Greqia, Luksemburgu dhe Belgjika pra. Më i vogli prej tyre, Luksemburgu, ( e imagjinoni ju se e ka bërë me detyrim se vjedhin votën si Berishkët dhe Ramishkët në Shqipëri, në një super vend kulture si Luksenburgu)  me një popullsi prej rreth 600,000 banorësh që e bën detyrimin më të menaxhueshëm, është gjithashtu i vetmi vend ku respektohet rregulli. Në Greqi ky është një detyrim formal i cili nuk respektohet dhe nuk parashikon sanksione. Të gjithë e dinë pse u bë me ligj në Greqi dhe po ashtu e dinë se kur nuk dalin në votim, asgjë nuk aplikohet, as nuk ndodh asgjë. Në Belgjikë, detyrimi është sanksionuar zyrtarisht që nga viti 1894 për burrat dhe që nga viti 1948 për gratë. Ky është teorikisht detyrimi më i vjetër i votimit në botë dhe mund të ketë edhe dënime të rënda, si kufizimi i aftësisë për të punuar në sektorin publik për njerëzit që nuk votojnë. Në fakt, megjithatë, këto masa nuk respektohen prej dekadash, saqë në fakt, nuk ka më asnjë detyrim në vend, veçse të paraqitet në rast se thirret të kryesojë qendrat e votimit. Asgjë nuk ndodh në Belgjikë po nuk dole të votosh dhe nuk është vendosur pse është vjedhur vota. Aty nuk është vjedhur kurrë vota, sepse nuk kanë pasur fatin e keq të kenë si President Folkpolitik si Berisha!  Në Korenë e Veriut, të gjithë qytetarët mbi moshën 17 vjeç janë të detyruar të shkojnë në qendrat e votimit. Megjithatë, në rastin e Koresë së Veriut, veçoritë nuk ndalen me kaq: në fletëvotim është vetëm emri i një kandidati, i cili duhet të shkruhet për të votuar kundër. Për ta bllokuar, megjithatë, duhet të shkosh në një kabinë speciale, duke ngjallur dyshime të dukshme tek autoritetet që kontrollojnë zgjedhjet. Pjesëmarrja zakonisht i afrohet 100%, si konsensusi elektoral: në një regjim të këtij lloji, është e lehtë të imagjinohet se pasojat për ata që nuk paraqiten në votim nuk kufizohen vetëm me një gjobë. Zgjedhjet shërbejnë jo aq për të vënë në jetë një të drejtë demokratike, por për të regjistruar popullsinë e pranishme në vend.Një rast tjetër është ai i Australisë, ku detyrimi për të votuar është në fuqi që nga viti 1924. Ai u miratua sepse në dekadën e mëparshme, pjesëmarrja në zgjedhje kishte luhatur nga 80% në 40%. Në zgjedhjet e vitit 1925, pjesëmarrja ishte 91%. Dënimi sot varion nga 20 deri në 80 dollarë australianë, në varësi të llojit të zgjedhjeve. Ato janë rreth 15 € deri në 55 €, dhe ju mund të apeloni kundër një gjobe nëse besoni se keni pasur një arsye të vlefshme për të mos votuar (për shembull, nëse nuk keni qenë në dijeni të zgjedhjeve). Në Brazil, ata që nuk shkojnë të votojnë marrin një gjobë pothuajse simbolike: 3.51 réales, rreth 70 cent ose asnjë euro. Megjithatë, për ata që abstenojnë më shumë se tre herë, pasojat mund të jenë serioze. Ju humbisni të drejtën për të aplikuar për një pozicion publik, por edhe për të rinovuar pasaportën dhe kartën e identitetit, ashtu siç bëhet e pamundur të regjistroheni në një shkollë apo universitet shtetërore dhe madje të merrni një kredi nga një bankë që ka lidhje me shtetin. Rezultati, me pak fjalë, është një margjinalizim total nga jeta publike. Kjo, natyrisht, nuk do të thotë se 100% e popullsisë braziliane është plotësisht e interesuar që zgjedhjet të zhvillohen në vend. Në zgjedhjet parlamentare të 2018, fletëvotimet e pavlefshme ishin 16% e totalit. Vendet pa sanksione: Amerika Latine në krye. Ka shumë vende në botë që parashikojnë një detyrim për të votuar, por nuk zbatojnë asnjë sanksion për të siguruar që kjo të respektohet. Midis tyre janë Republika Demokratike e Kongos, Egjipti, Gaboni, Tajlanda, Turqia dhe Libia. Megjithatë, kontinenti ku praktika është shumë më e përhapur është Amerika e Jugut. Për të zbatuar këtë detyrim, edhe pse pa sanksione, janë Argjentina, Brazili, Ekuador, Peru dhe Uruguai. Vendet që nga ana tjetër do të përfshinin detyrimin në sistemin e tyre zgjedhor, por nuk e zbatojnë atë, janë Bolivia, Kosta Rika, Republika Domenikane, Guatemala, Hondurasi, Meksika, Panamaja dhe Paraguai. Midis tyre, ka vende ku detyrimi për të votuar shihet si një mënyrë për të shmangur që në zgjedhje të marrin pjesë vetëm shtresat e pasura shoqërore. Ky është rasti i Ekuadorit, për shembull, ku përveç votimit të detyrueshëm, janë krijuar programe të synuara për të lehtësuar votën e shtresave më të pafavorizuara të popullsisë. Ky është prezantimi real i fjalëve propogandë dhe mashtruese të një agjitpropi sovjetik ose demagog Gebelsian topall në mendime dhe jo në këmbë - si Berisha! Po pra  të Berishës për detyrim votimi! Berisha tashmë është i dëshpëruar! Ai përveç se kërkon përplasje paralajmëronm humbjen e tij!  E prandaj i del përpara me të tilla marrëzi që vetëm te ne nuk duhet të thuhen dhe propozohen. Si të përmëndësh litarin në shtëpi të të varurit! Ne me të detyruarit për ligj të votues. Është njësoj si demagogjia dhe marrëzia e propogandës së Gebelsit dhe ajo e PPSH-së së tij! Berisha po kthehet në një filozofi “fashokomuiniste” dhe mbas këtij propozimi do të dëgjoni edhe një më idiot! Berisha kaq pret, që njerzit ti detyrosh për të votuar dhe pastaj tju vesh dhe gjobë. Sepse pa gjobë nuk ka detyrim! Ai mund të propozojë dhe marrjen me forcë nga shtëpia për votim!  Sali Berisha e ka me ato që nuk duan të votojnë, as për post PPSH e Berishës dhe as për kripto PPSH-në e Ramës. Ai është i zëmëruar me ne që nuk ju shikojmë dot surretërit e tyre! Ai është njeriu më i qyarmiqësduar me njerzit që nuk dalin për të votuar “post komunistave fashistoid” groteskë dhe komediantë të sotëm!