BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Fati i madh i kryeministrit, me opozitën e fosilizuar!

Fati i madh i kryeministrit, me opozitën e fosilizuar!

Ka një shprehje Nikolla Makiaveli për fatin që thotë: gjykoj se fati është arbitër i gjysmës së veprimeve tona, por që lejon të qeverisë gjysmën tjetër! E si të jemi kundër dhe pro kësaj shprehjeje në fakt, gjykimi sërish na bën ta besojmë dhe sot! Por Seneka thotë: Fati nuk egziston, por egziston momenti në të cilin talenti takon oportunitetin!

E sotmja te ne, rrethanat politike pikërisht sot, janë një model se si njeriut që drejton qeverisjen e Shqipërisë i ka buzëqeshur fati, por dhe ka ditur që me talentin e tij, ta marrë me të mirë këtë fat!

Kush është "fati" politik i tij në këtë kohë? Po nuk do kaq shumë lodhje dhe studim filozofik në të vërtetë. "Fati" i Kryeministrit Rama, është gjendja e fosilizuar e opozitës, mungesa e alogjikshme e alternativës te ajo, mos dalja e saj jashtë skemave të vjetra dhe mos krijimi i kushteve të ndërrimit demokratik të lidershipit, por dhe ideve të reja politike që ta bëjnë të besueshme dhe pa fajet e së kaluarës! "Fati" i madh i Kryeministrit është mbyllja e opozitës brenda fajeve të veta dikur, të njerëzve fajtorë në qeverisjen e dikurshme dhe po ashtu fajtorë të refraktares për elitën e re, e cila megjithëse mundohet të paraqitet dhe propozojë diku-diku, nuk lejohet të lartësohet në shkallaren politike në lidership e sidomos në njerëzit realisht të rinj që nuk katapultohen por rriten vetë! "Fati" i madh i Kryeministrit Rama është se sidomos PD, nuk sillet në opozitë, pikërisht si një opozitë kryelartë, e re, e përkorë nga fajet dikur, e rinovuar në besimin për një të djathtë normale dhe humane!

Por Kryeministri shqiptar ka dhe një fat tjetër, sepse sigurisht di mirë, është i qartë, se kush ka qenë shoqëria shqiptare, kush ishte në fillimet e demokracisë dhe kush është sot mes tranzicionit dhe shoqërisë së konsumit. Padyshim Rama njeh historinë tonë politike, shumë herë më mirë se Basha që me sa duket nuk ka pasur kohë në Holandë të lexojë kaq shumë. Rama di shumë qartë sjelljet dhe modelet e dy njerëzve sundimtarë të Shqipërisë moderne, që kanë bërë jo vetëm jetën më të gjatë politike, por dhe ndryshimet më të mëdha dhe pse në regjimet e tyre të ashpra, jo kaq shumë të krahasueshme, kanë sunduar në saj dhe të njohurive të qarta mbi popullin e tyre. Edi Rama e di mirë se si Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha, kishin nga "një marrsh më tepër se sa të tjerët" në aftësinë për t’ju imponuar si shoqërisë dhe efektit pasmbetje kulturore të saj dhe elitës bashibozuke jo të qytetëruar në kohë! Ai është i qartë se "shqiptarët bëhen shumë shpejt dhe i binden me një pragmatizëm folklorik atij që ka kalanë"! Ai po ashtu është i qartë, se po të duash të ndërmarrësh reforma, të duhet t’ju biesh në qafë, t’i marrësh medemek me të mirë, por pastaj t’i realizosh ato që ke në mendje, duke u treguar në një farë mënyre i pa mëshirshëm me disa vese tyre (shoqërisë në përgjithësi dhe atyre poshtë në veçanti) duke i shtypur me "veset" e një qeverisje, që nuk ka nevojë për shumë konsulencë popullore!

Kryeministri Rama e di qartë dhe mirë se qeverisja e Sali Berishës dhe Fatos Nanos edhe pse dy politikanët në fjalë kanë ndryshime esenciale kulturore dhe moralo politike, kanë aplikuar "rrumpallëk ekonomik", liri për zhurmëmëdhenjtë, militantët, evazorët, plaçkitësit e tokave dhe të pronave, militantëve të neveritshëm injorantë, pasanikëve të politikës jo vetëm injorantë por dhe shpesh herë kriminelë! Në këtë mënyrë vetë Rama, ka përdorur gjysmën e mënyrave të tyre dhe gjysmën tjetër e ka mbushur me fatin që i jep opozita e fosilizuar e Bashës dhe njeriut tashmë në moshë për të bërë kryengritësin e rrezikshëm ose liderin maximus Sali Berisha!

Duke u fozilizuar dhe proletarizuar (vende vende) PD-ja dhe padyshim me Monikën dhe LSI-ja së bashku me disa parti të tjerë rreth tyre, Kryeministri ka ngritur, duke nxjerrë në periferi të politikës dhe një pjesë të socialistëve "bashkëkohës të fosilizimit PD dhe LSI" - strukturën politike të tij qeverisëse që sot ata që e akuzojnë i thonë "Rilindje" por që në fakt është "Edramizmi politik", sikundër ka qenë "legaliteti" ose AhmetZogizmi" dhe më pak "EnverHoxhizmi"! Them më pak, për këtë të fundit, sepse "ndjenja kapitaliste dhe monopoliste" e sotme "marrëzinë e Enverit" sigurisht e neverit!

"Fati" i Ramës është se ai ka bërë të qartë dhe përpara syve të ndërkombëtarëve marrëzinë fosile të Bashës! Ai është i sigurtë se ata (ndërkombëtarët) e dinë qartë dhe mirë, sot se "Basha çfarë thotë sot, nuk thotë nesër"! Ata e dinë dhe Rama jua ka bërë më të lehtë të kuptojnë se: Basha nuk është një lider i besueshëm, nuk është lider "maximus" bie fjala si Berisha! Rama ka fat, sepse Basha me "zërin e çjerrë të tij" nuk është as si Berisha dhe as si Rama në sytë e njerëzve dhe sidomos "besimtarëve të partisë"! Kryeministri i Shqipërisë ka fat, sepse "grotesku" me protestat, shfaqen e dobët politike të tyre, militantët e nivelit "domate dhe urinim" në derë të Kryeministrisë, të ulërimave të mëdha kur hipin te shkallët e Kryeministrisë dhe pastaj ulja poshtë se "nuk kanë se çfarë të bëjnë më", janë në sytë e shoqërisë së madhe, asaj të ekranit, një bindje e qartë e idesë se: po vazhdojmë me Ramën se këta janë "zoti na ruajt"! Rama është me fat, sepse e di qartë se "acarimi dhe egërsimi i opozitës" për të ardhur në pushtet me forcë, imponim dhune dhe rruge jashtë kuvendit, nuk është një opsion politik ndërkombëtar!? Gjetjet dhe zgjidhjet e opozitës sigurisht për dhunën dhe daljen e jashtë kuvendit janë kundër produktive dhe të pa pranueshme nga bota e qytetëruar, por ja që këto opsione fati për Ramën, ka marrë përsipër "kundërshtari i tij i dashur" ose Lulzim Basha! Po po, pikërisht "kundërshtar i dashur"!

Edi Rama që ka njëzet vite në politikë si drejtim, e pothuaj ka barazuar Zogun e ka arritur deri në vitet ’70-të Enverin (deri sa ai kishte mend ) ka përballë tij, opozitën më groteske dhe më të pa merituar që ka pasur deri tani demokracia ose tranzicioni në Shqipëri! Pa ide dhe pa lidership të ri dhe të fortë, me njolla dhe pa aftësinë për të bërë shumicë shqiptarët, që gënjen haptas dhe përditë dhe për shumicën e tyre imagjinare! Sa më pak janë në shesh, aq më shumë ulërasin se "kemi qenë më shumë se kurrë"! E dinë qartë dhe mirë se ka drone sipër, kamera kudo dhe numra të qartë dhe vazhdojnë e gënjejnë për "mazhorancën popullore" që sa shkon e po bëhet akoma dhe më e qartë pikërisht si "minoranca më e lodhur dhe e sëmurë e tre dekadave të fundit" dhe pse qeverisja e ka tepruar shumë! Rama është me fat se PD-ja e fosilizuar, ka humbur "mazhorancën e saj qeverisëse" edhe me reformën në drejtësi! Po humb përditë gjykatës dhe prokurorë, të cilët kanë bërë marrëzinë më të madhe juridike ose ligjore në Shqipëri! Sepse politikisht i përgatiti dhe vendosi dhe ligjërisht me praninë e ndërkombëtarëve po i humb dhe këtu Rama është i fituari i madh! Përballë botës, e cila po kryen realisht këtë reformë! Tanimë Ramës sikundër thotë Makiaveli mjafton të lërë gjysmën tjetër dhe fati bën punën e tij!

Kur ke një "opozitë të fosilizuar" sigurisht që pastaj në një farë mënyre sundimi politik është i "garantuar" dhe mbas tij vjen dhe autokracia! Ka dhe shembuj në botë! Vladimir Putin (jo jo Rama nuk bëhet dot e mbase edhe nuk do, të bëhet një i tillë) ka "komunistët e sotëm rusë si opozitë e fosilizuar" dhe në fakt, ai vetëm manovron me ligjet e presidentit dhe kryeministrit, sepse nuk mund të bëjë vaki që të vijnë në qeverisje ato (në Rusi) që akoma në fotografi kanë Stalinin! Së paku edhe këto në Shqipëri të hiqnin nga "fotografia" Stalinin e tyre dhe mbase një pjesë e njerëzve do të fillonin ti besonin! Por Basha nuk e bën dot! Ai është vendosur nga "Stalini" që të bëjë opozitë të fosilizuar! E ku ka më fat të madh për Kryeministrin e Shqipërisë se sa ky! 

Nga Besi BEKTESHI