BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x
BREAKING NEWS

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e fortë dhe i bën thirrje policisë

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Ja cilat janë dyshimet kryesore të policisë

Zhdukja e Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Ja cilat
x

Opinion / Editorial

Fatkeqësia e fatkeqëve...

Fatkeqësia e fatkeqëve...

Të pozicionuarit, në një krah të politikës, i bën jo rrallë analistët të kërkojnë "Gjilpërën në kashtë", e cila humbet fillin e të menduarit dhe arsyetuarit logjik dhe i gremis në qorrsokakë, ku grotesku mban varur emisionin. Kjo jo vetëm analistin, por dhe panelin e kthen, në ca aktorë të rëndomtë, me role të stisura, aq sa duket sikur tekste e tyre, janë të diktuara nga suflerë mbrapa kuintave. Përjetime të cilat janë të shpeshta në ekrane dhe të bëjnë të bredhësh me pultin në dorë sa tek njëri, tek tjetri stacion në gjetjen e" Bashkës së artë "e anijes së Argonautëve. Por këtyre" Jasonve", ua rrëmben timonin dallga, e mbeten fundosur në det, pa qenë në gjendje, të nxjerrin në sipërfaqe e ujit, velat e carfalitura. I futur në këto rrjedha ekranesh, qëmtova sa tek njëri tek tjetri qasje strukturaliste, që s'ka  linguist që u gjen gjuhën. I zënë, më sy e veshë nga ekrani i STV,s'di pse  mbeta disi i shtangur, nga fjala e moderatorit të emisionit, drejtuar kryeministrit së Kosovës, e cila sillej e pështillej rreth simbolikës, së pritjes së kryeministrit shqiptar, në të njëjtën lokal në Elbasan, si të Vuçiçit dhe Kurtit. Ishte figura e simbolit, me të cilin jam marrë një jetë të tërë ,që më nguli dhe aq nga ekrani dhe mezi prisja zbërthimin, apo zëri  i kryeministrit, i cili me një qetësi admiruese ktheu përgjigjen pyetjes që, i binte pragut, të dëgjonte dera!?Koka kryeneçe e moderatorit, s'luante nga istikami i ngritur me kohë, derisa i detyruar nga rrethanat, ia tha një copë, njeriu që për seriozitet nuk ia ha, qeni, shkopin. "Në opozitë, edhe mund të kem gjuajtur, nga fjalë të hedhura, lart e poshtë, tani janë 15 kabinete qeveritare, që s'të lenë të marrish frymë. Interesat e qeverisë sime, janë marrëveshjet e nënshkruara, me qeverinë shqiptare; Porti i Durrësit, hekurudha, 15 të tilla, për simbolet, as më hyjnë në qese, "ktheu kryeministri ,pa një, pa dy. Moderatori, i cili desh ta mbushte emisionin me figurat letrare,që gjuajtjet i kishin me flurudhë, në drejtim të kryeministrit shqiptar, jo për të zgjidhur gjë, por për të ndezur urat e sherrit, duke kërkuar gjilpërën në kashtë, mbeti si i mbyturi, kapur pas fijes së barit. Pulti më kishte çuar tek emisioni opinion, kur shoh analistin Baton, që po i hakërrehej, ambasadorit analist në lidhje me integrimin evropian të Shqipërisë. Ambasadori analist, se ku kishte marrë zjarr me kryeministrin dhe s'ja ndante dështimet për mos hapje negociatash edhe pse komisioni evropian shkruante të zezën në të bardhë, arsyen e vërtetë ; Atë të vetos Bullgare. U bënë telef me njëri tjetrin, por ajo që të binte në sy, ishte" gjilpëra në kashtë "që kërkonte ambasadori analist, si për t'ja shtënë në vesh botës,se shqiptarët, s'janë për të trokitur në portat e saj. Të hash bukën e kaurit, e të bësh duvanë e turkut, kësaj i thonë, pa ç’i thonë ! Për më tepër, komshiu të hap derën, ti mban sytë nga çatia, të futesh brenda. Ç’t’i bësh!? "Të pozicionuarit" në një kah politik ,mban varur dhe njerëz me peshë si analistin ambasador,të cilit gjuha i priste, andej nga dhembte dhëmbi i tij ,edhe pse hapte plagën për vendin e vet. Të tingëllojnë si një gjuajtje shtrigash edhe diskutimet rreth "Open Ballkan". Kërkohet dhe këtu" gjilpëra në kashtë", përmes ndjenjës nacionaliste ,ushqimi i së cilës, kërkon të kthehet në një urrejtje ndaj kryeministrit ,duke shkuar deri aty sa, dhe një shtrëngim duarsh me presidentin e Serbisë, ta shohin me syze,duke krijuar, lloj, lloj aludimesh haluçinante , e fantazirash të shterpëta ,në vend që të shihet si një marrëveshje e domosdoshme që, jo vetëm paqëson  fqinjët ,por sjell përfitime ekonomike reciproke. Një lëvizje e lirë pa barjera ndarëse mes shtetesh ,me një të kaluar konfliktuale, por koha e ka sjellë sheshimin e kontradiktave, si një mundësi zhvillimi e prosperiteti". Të pozicionuarit" në një krah, sjell verbëri dhe shterpësi mendimi e idesh të analistëve, të cilët edhe atëhere, kur janë të bindur se nuk shkon në komentet dhe analizat e tyre, çështja e hedhur për diskutim, mbajnë iso miopëve politike, pa vizione e të ardhme. Qorrsokakë të tilla, për garnitura politike të ditës, që s'sjellin asgjë në interes të progresit të vendit, mbeten thjesht kërkim" gjilpëre në kashtë. Me siguri, kur kashta të bëhet mullar, një fije shkrepse do të kthejë në hi ,por disa nga analistët tanë nuk ndahen gjilpërës edhe nga të bërit shkrumb e hi, me gjuhën e tyre, as në qiell, as në tokë. Dy vjet u ngritën lapidar protestave të opozitës, tani 7 Korrikut po i ngrenë monument, edhe pse, janë të bindur se politika shqiptare, është e dështuar me të linçuarit  shesheve, sepse progresin e zhvillimin në një demokraci, e sjell një pushtet i ardhur përmes votës së lirë, pa dhunë e eksese Ç’fatkeqësi për fatkeqët, për fatkeqët! Gjilpëra në kashtë "Të pozicionuarve" s'u ndahet dhe te emisionet për protestën ,duke tjerrë për  mundësi, zgjimi shprese kur padronët që i thërrasin, ka tridhjetë vjet që e mbajnë varur, duke i kthyer sheshet në katarsin e shpirtit të tyre, për të fshehur zullumet  e korrupsionit ,i kthyer në një varrmihës i sistemit. Sheshet, janë kthyer në një sëmundje alergjike për njeriun e thjeshtë, sepse, përveçse humbje kohe, duhet edhe qindarkat e fundit ,mbetur nëpër xhepa e grisur, t'i hedhin rrugëve të Tiranës, gjithnjë më një shpresë, kur të vijnë në pushtet do t'i buzëqeshë fati, nga premtimet e bëra mal prej  liderëve që s'kursejnë fjalët boshe. Po ç’shpresë!? Ajo që u afron" gjilpëra në kashtë" e shterpësisë politike të opozitës, e cila në vend të frymëzojë, vret, shpresat e besimin e shqiptarëve, për të parë një ditë të bardhë. Të pozicionuarit në vend që të bëjnë, liderin historik t'i thërrasë mendjes se, e ka mbyllur ciklin e tij politik ,duke plotësuar interesat e tyre meskine, po e çojnë ashtu si "Medea" në vrasjen e foshnjës së viteve nëntëdhjetë, i nxitur nga hakmarrja dhe xhelozia. Është obligim kombëtar për  lënien në lirinë e saj ",Foshnjën"për t'u vënë në shërbim të demokracisë, e jo tekave e interesave ,të një grusht njerëzish me identitet të humbur. Është fatkeqësi e fatkeqëve ,por mbi  të gjitha e atyre që u shkojnë dhe u bëjnë temenara nga pas, në vend që t'u thërrasin mendjes për të kërkuar ndryshimin...