BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Fatkeqësia e të qenit me integritet, ku mediokriteti shpallet mbret!

Fatkeqësia e të qenit me integritet, ku mediokriteti shpallet mbret!

Administrata shqiptare nga viti 1990 me rënien e sistemit komunist dhe instalimin e demokracisë ka vuajtur nga delegimi i mediokritetit. Cili ka qënë individi më pa personalitet, më i palexuar, i paditur, thjesht se mban në xhep një kartë anëtarësie, ishte pjesë e revolucionit edhe kur përfaqësonte parti pa emër, vetëm me kryetarë, janë katapultuar në krye të dikastereve, drejtorive të rëndësishme. Ishte koha e militantizmit ekstrem. Në emër të çrrënjosjes së komunizmit dhe përzgjedhjes e individëve me garanci politike si demokratë të kulluar, mjekët u bënë kryetarë të komisariateve të policisë dhe policët drejtorë të shëndetësisë, mekanikët, traktoristët, karvaniarët gjyqtarë, xhenerikët drejtues me peshë deri në ministra. Gjithçka nuk varej nga kualifikimi apo arsimimi. Ishte i mjaftueshëm vetëm militantizmi. Ishte kjo arsyeja që punët shkuan rrokopujë dhe shërbimet u kthyen në makth në qafë për qytetarët. Administrata nuk ngjiti, përkundrazi ishte pengesa numër një që i ktheu mbrapsh punët. Shumë prej të rekrutuarve në administratë nuk ishin fajtor. Ata u zgjodhën për shtatlartësi, burrëri, krahinalizimi apo për afërsi me liderët e politikës. Vendosnin ata që kishin në duar vulat dhe firmat dhe nëse ishe mediokër të bëni drejtor të shkolluarit iu bënë theror. Ata që ishin më afër revolucionarëve në përmbysjen e sistemit, ishin më të preferuarit, shto këtu edhe kontingjente që nuk e kishin haberin nga administrata dhe punët e shtetit. Nëse bëhet një panoramë dhe krahasohet me vitin 1944, duket fare qartë se 1990-ta, lë në baltë edhe ditën që ndau sistemin gjysmë feudal me atë që u instalua për pesëdhjetë vjet. Sistemi që erdhi pas lufte nuk i flaku menjëherë specialistët. Ruajti bankierët e ekonomistët. Mësuesit dhe inxhinierët. Mjekët e veterinerët. Natyrisht i mbipëlqyeri me të besuarit e vet, po së paku deri sa u firmësuan kuadrot e reja që i përkisnin sistemit të ri, i la të punojnë pasi të ardhurit nga lufta kishin entuziazmin, po iu mungonte tërësisht kualifikimi dhe dija. Sepse tek e fundit nga shkolla e malit kishin zbritur në asfalt. Po në prag ndërrimin e sistemit të vitit 1990 nuk u mbajt parasysh edhe një përvojë e tillë, gjë që u shoqërua me rekrutime në administratë të individëve që u mungonin shprehitë e administrimit dhe u shndërruan në barrë për tërë shoqërinë shqiptare, e cila e ndjeu deri në kockë paaftësinë e administratës së re. Po kështu u veprua në shumë drejtime. Më së shumti me përzgjedhjen e deputetëve, të cilët në jo pak raste nuk ishin kualitete me emër dhe përvojë, mendimtarë, progresistë, rrezatues për mbarë shoqërinë. Partitë politike në Shqipëri, sa herë u ka rënë barra për të përzgjedhur individë me dije e kulturë, njerëz të spikatur që dinë si bëhen punët, si reformohet sistemi dhe zhvillohet demokracia apo që të detyrojnë të dëgjosh për argumentat që sjellin gjatë debateve të tyre apo ideve që promovojnë nuk e kanë bërë këtë. Nëse hedhim një vështrim në legjislaturat e tri dekadave, vihet re se me përjashtime të rralla në përgjithësi, si deputetë, delegohen individ, jo për mendjen dhe kulturën, ndershmërinë apo përvojën e tyre të vyere nga fushat që vijnë, po ata që kanë xhep dhe dinë ta hedhin vallen sipas melodisë që luhet në selinë e partisë. Ndalemi, me disa penaleta të shpejta në Kuvendin që aktualisht kemi, duke marrë për bazë vitin 2017. Në sallën e Kuvendit, kishin mbërritur ata që e bënë skenë beteje, duke përdorur mjetet më efikase, si lëndët piroteknike, bojën, kapsollat, miellin, vezët e Surrelit, siç u etiketuan ato që iu vërvitën në podium kryeministrit Edi Rama. I vetmi episod që nuk harrohet, është çizmja e Monika Kryemadhit që mbet risi për tërë parlamentarizmin si gjetja më origjinale në gjithësi. Erdhën ata që dinë të shajnë dhe jo të debatojnë. Cili është më i egri ndaj kundërshtarëve, kush është qëndrestari, ai evidentohet si i pari. Po nëse referojmë pjesën e dytë të listave, ata që deri dy vjet më parë ishin prapa listës në prapavijë dhe rastësia e solli pas dorëzimit të mandateve nga opozitarët të hynin në sallën e Kuvendit mbi nëntëdhjetë për qind e tyre nuk mbahen mend për asgjë në diskutimet në seancat parlamentare. Secili gjatë debateve i ka thënë këmbës, dorë dhe kokës trung. Ata kujtohen për tregimet se si kanë bërë dush me uiski, për komplimentet ndaj femrave, për karafilat në jakat e xhaketave, si kriheshin bukur me krehra perloni. Dhe të tjerët që diskutonin me gjysma fjalësh, pa u kuptuar, ku do të mbërrinin, pa folur për një kontingjent i cili nuk ka folur fare sepse nuk ka diskutuar kurrë në jetë dhe nuk ka thënë një fjali të vetme gjatë tërë historisë nga lindja e tij. Deputetët pa adresë dhe pa emër, kanë vetëm një meritë, janë lepe peqe si urdhëron dhe ngrejnë kartonin sipas direktivës së partisë. Nëse hedh vështrimin në Kongresin Amerikan apo në Senatin e këtij shteti model të demokracisë shikojmë se debatet e qeverisë dhe presidentit më të shumtat janë brenda radhëve të tyre. Për një vendim historik duhet t`u mbushësh mendjen atyre, se kundërshtarëve pasi secili është dikush që ka personalitet dhe integritet. Te ne kjo mungon, duket se një shumicë e caktuar është me një mendje, ka një trup, një dorë, ngrihet e ulet me komandë apo voton sipas oreksit të liderit të partisë dhe jo atyre që përfaqëson. Të mësuar me këtë standart, duke jetuar në këtë vorbull, duket sikur shkelen normat, parimet, largohesh nga tradita nëse fiton të bëhet pjesë e vendimmarrjes dhe iniciues i ligjeve dhe delegon në popull për të marrë votën e tyre, individë që i kanë dhënë shoqërisë, personalitetin e tyre të spikatur. I kanë dhënë shkencës në fushën dhe janë modele që nuk duhen lënë mënjanë. Pikërisht, këta individë që nuk përfshihen në bashkësinë e kukullave, atyre që i bëjnë iso partive që dalin në televizione dhe tregojnë mediokritet, duke i thënë këmbës dorë, që fluturojnë në qiejt e delirit dhe ngrejnë zërin vetëm kur shkelen interesat e tyre financiare apo partiake që kërkojnë vetëm të fitojnë dhe përveshin llërët për të gllabëruar pasuritë e shqiptarëve, vetëm ata janë të preferuarit për t`i promovuar. Dëgjoni korin e debatuesve dhe opinionistëve të cilët ngrejnë në qiell idetë e liderëve që parapëlqejnë dhe varrosin cilindo që nuk shkon pas tyre. Shikoni opinionistët si flasin, si të ishin një trup dhe mendje. Nuk gjejnë asnjë argument për të veshur tifozllëkun e tyre partiak. Nuk do t`i përmendim të gjitha këto nëse nuk do shikonim si kori i atyre që duan statusquon dhe mbështetin mediokritetin. Mjafton të brohorasin për liderin e opozitës, t`i bëjnë qejfin presidentit dhe të revokojnë kohën e piramidave financiare të sundimit të Berishës dhe të zësh vend në lista. Pikërisht këta sulmuan pa asnjë princip dy intelektuale të shquara që janë modeli më i spikatur në krye të dy prej fatkeqësive që i ndodhën Shqipërisë, gjatë vitit 2019 e në vijim. Tërmetit dhe pandemisë Covid-19. Të gjithë kujtojmë dashurinë dhe kompetencën e profesoreshës së nderuar zonjës së respektuar Bozdo dhe mjekes vetëmohuese Çomo. Të dyja në krye të betejës për dy nga fatkeqësitë që përjetoi Shqipëria. Zonja Bozdo na mahniti me erudicionin e vet në fushën e sizmologjisë. Mijëra studentë, intelektualë dhe qytetarë e morën si pikë referimi gjykimin e saj solid. Dhe ajo e meritonte për atë që është dhe atë që bën. Po kështu edhe doktoreshën e nderuar, e cila ka qenë gjatë tërë kësaj kohe në krye të personelit mjekë-infermierë në mbrojtje të shëndetit të jetës. Përzgjedhja e dy emrave si dhe intelektualë të tjerë, siç është mjeku i shquar, njeriu me shpirt të madh Vasil Llajo, apo figura të tjera, jo partiake nga Edi Rama për t`i bërë pjesë të ekipit të deputetëve në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, gëzon çdo shqiptar, po mërzit çdo lider opozitarë. Këto personalitete, individë të shquar nuk i lypën këto pozicione. I ftuan! Pranuan. E meritojnë për atë që përfaqësojnë. Ndaj dhe iu tha: Jeni këtu që ne të bëhemi si ju dhe jo juve si ne. Po në korë, kritizerët edhe këtë nismë nuk e përtypën. Ata si gjithnjë duan që në këto salla të vijnë mediokrit, militantët, çapaçulët, xhaketat e vjetra tri dekada në krye të partive që na kanë uzurpuar demokracinë. Kundër tyre u ngrit ushtria e atyre që kanë për prelud sentencën politike: Fatkeqësi e të qenit me integritet dhe mediokritetin e shpallin mbret!