Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fatkeqësia referenciale e gjigandëve Mosi dhe Fishta me liliputët e sotëm!

Postuar: 19/10/2018 - 07:21

Po nuk ke se çfarë i bën nganjëherë veshëve dhe syve, që pa dashje shkojnë te TV, i cili po pa dashje del në Kuvendin e Shqipërisë! Megjithëse e djeshmja ishte një ditë qetë dhe me normalitet kuvendor, sërish të bën të pendohesh për mundësinë që ju dhe veshëve dhe syve ta ndjekin edhe në këtë ditë që mungojnë më tepër se gjysma e "xhebrailëve" në sallë!

Një nga deputetët majtë, duke dashur ti përplasë fytyrës Lulzim Bashës, shpifjen apo akuzën jashtë moralit, jashtë kontrollit, të medemek polemikave mes palëve në parlament dhe me sa kuptoj kryesisht atyre Basha-Balla?! Por edhe sikur të jetë Basha Rama! Sigurisht në raport me "Auris", "Udhëtimet me mafiozë", "Çështje Xhisiela" dhe të tilla marrëzi liliputësh, të cilat deputeti i majtë i krahëson me polemikën që kanë pasur Hil Mosi dhe Gjergj Fishta!? E para, deputeti as që e di fare çfarë ka ndodhur realisht mes Mosit dhe Fishtës! Ka lexuar një të thënë të At Zef Pllumit dhe ajo e shkruajtur keq në portale! Nuk di qartë se çfarë ka polemike mes dy gjigandëve të patriotizmit shqiptar! Nëse është realisht ajo që ka mësuar dhe shpjegoi ai në fjalën e tij të kuvendit! Sidomos "me largimin e Hilës nga ministri dhe vdekjes së tij nga vetëm shkrimi gabove Hilë"?! Nuk ka hulumtuar, as nuk ka studiuar fare për mbi këtë marrëdhënie, por dhe atë mes Mosit dhe Harapit në atë kohë, dhe nuk di aspak kontekstin e kohës, problematikën e saj dhe se çfarë lidhje mund të ketë ajo me "polemikat Basha Balla" dhe akuzat e ndërsjellta të tyre sot?! Apo dhe polemika të tjera si model sot! Se çfarë kanë kombëtare "Bashë-Ballizmi" si polemikë, se çfarë ju sjell progres shqiptarëve polemika "Basha - Balla" në lidhje me polemikën Mosi Harapi që pastaj futet dhe Fishta - këtë deputeti i majtë, as e ka menduar dhe pse në parim do që të bëjë mirë! Por kot, në "pyll pa sëpatë" dhe krejtësisht në naivitetin e njeriut që niset për mirë dhe gjen një diçka, që nuk ka aspak lidhje për ta bërë pjesë të një "liliputizmi" anakronik në Shqipëri! Por ajo që të bën të mos pranosh dhe një të drejtë për të thënë të deputetit (nuk është se kishte gabim arsyetimin) është krahasimi! Tani këtu nuk shkon më! Nuk mund të ngrihet kaq shumë lart polemika "Basha-Balla" sa të bëhet pjesë e referencës mes gjigandëve Mosi - Fishta! Nuk ka lidhje në rradhë të parë te individët që po krahasohen! Ky është dhe gabimi deputetit! Nuk mund dhe nuk duhet bërë krahasimi mes përfaqësuesve të lartë të kombëtarizmit, intelektualizmit, letrarizmit, përfaqësimit politik më të lartë shqiptar si Mosi dhe Fishta me të sotmen, pa fyer kërkënd por po them emrat që kanë "polemikë" sot! Kjo nuk është një ngritje për "polemikaxhinjtë Basha-Balla" por ulje e madhe për figurat e Mosit dhe Fishtës! Si ka mundësi të krahasohet Basha me Mosin bie fjala! Si ka mundësi? Me biografinë e Mosit si kjo më poshtë që gjendet shumë lehtë:Merr pjesë aktive në Komitetin e Kryengritjes së Malësisë së Veriut (1909-1912), ku luftoi edhe me armë në dorë në krah me Risto Siliqin. Kur u shpall Pavarësia gjendej në Trieste, ku do të ishte edhe pjesëmarrës në Kongresin e mbajtur më 1913. Më 1914 formoi shoqërinë "Klubi Lidhja Kombëtare" në Shkodër, duke qenë edhe kryetar i saj. Organizata "Krahu Kombëtar" me anë të Sotir Pecit dhe Sejfi Vllamasit i propozon për pjesëmarrjen në këtë organizatë, Mosi refuzoi duke mos dashur të kufizonte lirinë e vet politik. Në shkurt 1914 në Durrës i bëhet thirrje nga Esad pashë Toptani të marrë përsipër postin si Drejtor të Përgjithshëm të Sigurisë së Shqipërisë. E pranon, por më 1915 me pushtimin e rishtë malazez të Shkodrës, internohet në Podgoricë. Në vitet 1916-1918 të administratës nën pushtimin austriak, riemërohet shef policie i Shkodrës dhe dha kontributin e vet në Komisinë Letrare, si anëtar i saj. Më 1919 me bashkimin e shoqërive "Mustafa Pasha" me "Vaso Pasha" themelon shoqërinë e vetme "Vllaznia", organ i së cilës qe e përkohshmja "Agimi" drejtuar nga Kristo Floqi. Më 1920 qe senator i prefekturës së Shkodrës në Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë dhe në vitet 1921-1924 u zgjodh për dy legjislatura rresht deputet i së njëjtës prefekturë. Qe delegat dhe përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në Gjenevë. Më 3 mars 1921 zgjidhet sekretar i Këshillit Kombëtar, më 1921-1922 dhe prapë në maj 1924 u emërua prefekt në Korçë. Në fillim të vitit 1927, Hilë Mosi, u emërua inspektor i Kryesisë së Republikës, por sipas vendimit të kryetarit të Republikës, më 16 janar 1927, dhe me Vendimin e Këshillit të Ministrave, më 27 janar 1927, ka qenë i emëruar “Inspektor i Përgjithshëm i Administratës”, duke i dorëzuar detyrën e prefektit Zef Kadaresë, i transferuar nga Berati në Korçë. Sapo erdhi në këtë detyrë, Hila, realizoi transferimin e komisarit të Policisë së Korçës, mikut të tij, Zef Mirdita, në detyrën e “sekretarit të Inspektorisë së Administratës”. Pas kësaj detyre, më 24 tetor 1927, u emërua ministër i Punëve Botore dhe zv/ministër i Punëve të Jashtme, ku qëndroi deri në 16 nëntor 1927, zëvendësuar nga Salih Vuçitërni. Rikthehet në pozicionin e prefektit të Korçës deri kur më 6 mars 1930 qeveria e Pandeli Evangjelit i jep detyrën e ministrit të Arsimit. Gjatë asaj kohe u njoh me Petro Markon atëkohë i papunë, dhe e porositi "shkruej poezi, poezia asht forma ma perfekte e artit" dhe e sistemon si mësues në Dhërmi. Por ka rëndësi aktiviteti letrar që është: Hilë Mosi duke qenë ende në moshën e re nisi të shkruante nëpër fletore shqipe vjersha dhe aty-këtu edhe proza; kështu, gjithnjë nxënës në Austrí, bashkëveproi rregullisht me “Albania”-n e Konicës me pseudonimet Zog Sakoli, Sakoli, Zog Dushmani, Lirijasi, Speci etj., gjithashtu edhe ndër të përkohshmet e kohës si “Drita” e Sofjes, “Kombi” i Bostonit, “Albania” e Beogradit, “L’Albania” e Dervish Himës, “Shpnesa e Shqypnís” e Raguzës, “Diturija” e Lumo Skëndos, “Lirija e Selanikut”, “Vllaznija” e Vjenës, “Lidhja Ortodokse” e Korçës, “Shqiptari” i Stambollit, i së cilës qe kryeredaktor, “Agimi” i Shkodrës etj. Në vitin 1913 themeloi dhe drejtoi bashkë me Karl Sumën dhe Risto Siliqin, fletoren e përdyjavshme “Shqypnija e Ré”, e cila e vijoi botimin deri në plasjen e luftës botërore.

Në vitin 1913 botoi në Trieste një grumbull poezish me emrin “Zani i Atdheut”, vjersha atdhetare të përpiluara, më të shumtën, mbas frymës popullore, ku qëndron si faktor i parë malli për atdhe. Në ketë përmbledhje Mosi këndon Shqipërinë kur kjo vuante, dhe kur copëtohej prej diplomacisë së pamëshirshme evropiane, për të ngopur lakmitë e popujve fqinj. Vepërza “Lotët e Dashunis”, e botuar në vitin 1916 përfshin një tufë lirikash me lëndë të ndryshme dhe me masa vargu gjithfarësh; një pjesë e këtyre janë origjinale, të tjerat janë përkthime të lira autorësh gjermanë si Goethe, Schiller, Heine, Koerner, Lessing etj. Këtij vëllimi i bëri një botim të dytë me titullin “Lule Prendvere” duke i shtuar vjersha dhe balada të reja dhe duke përmirësuar të parat.

Edhe si përkthyes penda e këtij shkrimtari njihet nëpër “Cubat” (1928) vepër e Frederik Schiller-it, të cilën e ka punuar lirisht duke ja përshtatur gjendjes shqiptare; “Filja” dramë tri aktesh nga Theodor Koerner-i, duke e sjellë ngjarjen në Kurbin rreth kullës së Kapitan Gjekajt; nëpër komeditë e Goldonit: “Shërbëtori i dy zotnive” e “Dy Shërbëtorët”. Poezitë e Hilë Mosit me përmbajtje kombëtare të gjitha janë të veshura me ndjesi të holla atdhetare, familjare e shoqërore, dhe meritojnë të çmohen për zgjedhjen e shprehjeve dhe për kumbimin melankolik e të thekshëm.

Cili Bashë mund të ketë këtë biografi! Po, ai ka biografi të lartë emërimesh nga Berisha si "njeri me vlera të mëdha"?! Por gjithashtu nëqoftëse ka atë të "Rrugës së Kombit", "21 Janarit", "Detit me Greqinë", "vjedhjeve të votave në partinë e tij"! etj., etj! Sigurisht krahasimi me Fishtën dhe kundraparten (në rastin e krahasimit) në Parlamentin e Shqipërisë, cilido qoftë ai, ka akoma më pak vlerë dhe nuk më vjen as ta përmend. Kjo e djeshmja si "referencë" është një fatkeqësi dhe sigurisht një diçka që përbën faj, por padyshim i bën nder jo të drejtë të sotmes aspak normale dhe kombëtare, e aq më pak demokratike!

Nga Besi BEKTESHI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/11/2018 - 07:44

Nuk janë as të parat dhe as të fundit ato pamje me deklamacione që grekët bëjnë në tokën shqiptare dhe asnjë deputet, asnjë qeveritar dhe asnjë shtetar nuk thotë ndal, çfarë bëhet, ku po bëni thirrje antishqiptare.

Postuar: 11/11/2018 - 07:42

Një zonjë emigrante prej shumë vitesh në një vend anëtar të Bashkimit Europian, kishte ardhur në

Postuar: 10/11/2018 - 07:27

Miqtë e mi të shumtë përmetarë (të gjallë e të vdekur) nuk janë nga ajo racë që të ndjekin si hij

Postuar: 10/11/2018 - 07:25

Ka disa ditë që media të printuara dhe sidomos portalet online kanë bërë lajm të tyrin një thënie

Postuar: 10/11/2018 - 07:23

E gjithë Shqipëria ka ndjekur me kujdes ngjarjen në Bularat, e cila filloi si përvjetor dhe respe

Postuar: 10/11/2018 - 07:18

Dje, pikërisht me 9 nëntor ishte 29 vjetori i rënies së "Murit të Berlinit" ose më mirë