BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Fatmirësisht, Basha nuk është si "Ai"!

Fatmirësisht, Basha nuk është si "Ai"!

Ishte natë e vështirë shumë e enjtja me SB-në, PM-në, por dhe zotin Lu përnjëherë në TV! E vështirë kush ka durim të ndjekë njerëzit, të cilët kanë tashmë vitet e shumtë, të përgjegjësisë qeverisëse të këtyre viteve të ashtuquajturës demokraci dhe ashtuquajturit kapitalizëm ose akoma më shumë, shtet i së drejtës! Po po, dy të parët ose Sali Berisha dhe Edi Rama, sepse ambasadori amerikan është një diplomat galant që ka bërë mirë punën e tij, duke njohur në rradhë të parë njerëzit e politikës në këtë vend, që quhet i shqipeve dhe që i ka vrarë dhe shfarosur realisht ato në malet e tij! Nëqoftëse do të kuptosh produktin real të demokracisë dhe qeverisjes së SB-së dhe ER-së (shkruajmë me shkurtime, sepse është e rëndë ti përmendësh gjatë emrat vazhdimisht) ke Shqipërinë e sotme dhe të ardhur në kohë! Ke "entuziazmin e madh popullor për të jetuar në Shqipëri" pastaj ke "rregullin dhe disiplinën fiskale, atë rrugore, administrative, pronore, pastaj ke kontrollin e territorit, ke shërbimet në spitale dhe në zyrat e shtetit", ke qartë të shikuar dhe dëgjuar "drejtësinë e drejtë dhe prokurorinë guximtare", ke shkollimin dhe peshën e "zgërbylur të mësuesit dhe shkollës", pastaj ke policinë që bën aksione të fortësh dhe ju lirohet ndonjëri sapo e kanë kapur, policinë që nuk kuptohet akoma është në shërbim të qytetarit apo të gangsterëve, ke shtetin levend, të pa aftë të mbajë rregullin publik dhe të mbajë letrat e tij, ke një shtet që nuk ka staturë, që i është ulur reputacioni deri ku nuk shkon më, ke shtetarin që është bërë një monstër korrupsioni dhe që nuk ka më peshën e njeriut të ndershëm dhe profesionist?! Me një fjalë, nëqoftëse doni të shikoni se çfarë kanë bërë njerëzit e "fuqishëm të drejtimit të shtetit, shikoni shtetin shqiptar sot dhe dje"!? Për një pjesë të madhe të njerëzve, tashmë është gjithçka e qartë! Nuk do të më interesonte aspak të flisja mbi "vetëvetingun e marrëzive shpirt dhe trup shpëtuese nga drejtësia e PD-së dhe të gjithë të tjerave përshi dhe një pjesë të madhe të PS-së?! Delegimi i Ramës në "Venecia" është një lloj mos përballje me delirin opozitar që duan të akuzojnë se "Rama nuk do të bëjë veting politikanësh"!? Kur në fakt, të tillë monstra në 360 gradë, as nuk duhet, as duhen lejuar të marrin në dorë vetingun e tyre, sepse kështu do të destablizonin përfundimisht demokracinë dhe hidhnin në erë shtetin! Krimi nuk mund ti bëjë vetes veting! Por nejse, kjo nuk është në dorë të tyre" As të Ramës! Kjo është në dorë të atyre jashtë!

Gjithsesi tre katër fjalitë e Sali Berishës, janë ato që përkufizojnë politikën shqiptare, që e nënvizojnë atë, që tregojnë se kush është njeriu që e ka lëvizur atë për 27 vite dhe që levendë televizionesh, kopukë të pasuruar nga media e përdorur keq, në degradim shoqëror dhe moral, i japin fjalën dhe audiencën, një deliranti që ka tre dekada që shkatërron vendin ku ka lindur, sepse sigurisht nuk është vendi i tij! Ai tha kështu: “Nuk mund ta krahasoj me opozitën time. Të pretendosh që tjetri të ketë imitimin tënd, do ishte shumë e padrejtë. A ka bërë opozitë? Padiskutim që ka bërë opozitë të fortë. Unë do bëja gjithçka t’i çoja patkonjtë Edi Ramës qoftë edhe me mjetet që ju kundërshtoni. Në kushtet e grushtit të shtetit, mjetet janë të gjitha. Pa armë, ai ikën pa armë. Opozita me Edi Ramën nuk vjen kurrë në pushtet. Armik më të egër pas Enver Hoxhës nuk ka. Edi Rama nuk pranon kurrsesi votën. Ai duhet nxjerrë prej leckash nga zyra”, nënvizoi ish-lideri i PD-së. Të gjitha fjalitë e tij janë të njeriu në delir, në rrënim të plotë politik dhe moral! I marrim një nga një! "Të pretendosh që tjetri të ketë imitimin tënd, do ishte shumë e padrejtë"!? Pse do të ishte e pa drejtë të imitosh për mirë!? Po cilën opozitë të imitosh! Atë që mori shtetin me dhunë dhe e lëshoi pastaj me telefon?! Këtë opozitë të imitojë Lulzim Basha!? Opozitën që del jashtë demokracisë, që imiton "Revolucionin e Tetorit" nga që nuk di ndryshe stalinisti i fundit i Shqipërisë!? Që e kujtonte Kryeministrinë e Nanos si "Pallatin e Dimrit?! Lulëzim Basha, ka bërë mirë që nuk e imiton, sepse Stalinizmi nuk është i imitueshëm dhe nuk pranohet më?! Po po, sa do ta teprojnë qeverisjet dhe që qeverisjet e vetë SB-së kanë qenë për t’u përmbysur, por vetëm me votë dhe pse gjithmonë e diskutueshme kryesisht nga ai vetë! Ja fjalia tjetër: Unë do bëja gjithçka t’i çoja patkonjtë Edi Ramës, qoftë edhe me mjetet që ju kundërshtoni. Ky duhet të ishte mentaliteti i Lulzim Bashës?! Çfarë do të thotë "do të bëjë gjithçka?! Apo është e njëjtë me fjalinë e dikurshme të ish të "gjelbërit" që thoshte "Sali Berisha nuk zbret nga kali po nuk...?! Po pra, ky duhet të ishte mentaliteti politik i Lulzim Bashës! Asnjëherë nuk e kemi pranuar këtë fjali idiote të " Gjelbërtistit" i cili kishte ndër mend vrasjen ose "patkonjtë"!? Ky është mentaliteti europian që duhet të ketë Lulzim Basha!? Kjo është histeri politike që e kanë njerëzit në delir politik dhe që si shembull kanë Stalinin dhe tezat Leniniste! Kështu duhet të jetë Kryetari i PD-së ose Lulzim Basha!? Ja dhe fjalia tjetër: Në kushtet e grushtit të shtetit, mjetet janë të gjitha. Po mirë, të vetëm jemi ne në Europë? Si ka mundësi që Washingtoni, Brukseli, Berlini, Parisi, Londra, mediat e tyre, kancelaritë aty dhe ambasadat e tyre këtu, nuk e shpallën "grusht shteti ardhjen në pushtet të Ramës?! Ne jemi në NATO, afër BE-së dhe ato nuk thonë "grusht shteti"?! Në fakt, kanë thënë dikur në ’98-tën, por ky ishte veprim i Sali Berishës! Këtë arsyetim duhet të ketë Lulzim Basha për të ardhur në pushtet!? Kurse fjalia tjetër është: Armik më të egër pas Enver Hoxhës nuk ka. Po po, Enver Hoxhën, zoti Sali Berisha e njeh shumë mirë. Ai është futur në shtëpinë e tij, i ka shërbyer denjësisht atij, ka qenë i mirëpritur në folenë e tij jetësore, morale, ideologjike! Edi Rama jo! Ai ka sigurisht "frymëzim tjetër qeverisës" shpesh herë si dy vija paralele me Saliun, por brenda shtëpisë së Enveri nuk ka mundur të jetë! Por renditja është gabim! Armik më i madh pas Enverit dhe në demokraci më shumë se Enveri, është vetë Sali Berisha! Në demokracinë e tij (SB-së) kanë ndodhur katastrofa politike dhe ekonomike më shumë se sa Enveri mund të imagjinonte!

Kështu duhet të frymëzohej edhe djali pasardhës i partisë ose Lulëzim Basha!? Fatmirësisht që Lulëzim Basha nuk është si "AI" ose Sali Berisha! Lulëzim Basha do të vijë në pushtet kur të ketë alternativë më të mirë, më të aftë dhe më demokratike! E që ta ketë këtë gjë nuk duhet të ketë sufler, sabotator politik, delir përçues në demokraci si Sali Berisha! Kur të jetë kështu, ai vjen në pushtet shumë shpejt dhe me Edi Ramën përballë, por nuk është kështu, sepse vazhdon tirania dhe autokracia delirante e mjeshtrit të tij politik.

Nga Besi BEKTESHI