BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Opinion / Editorial

Feja e shqiptarit është shqiptaria!

Feja e shqiptarit është shqiptaria!

Njerëzve që dëshirojnë të dinë më shumë se ç’është ateizmi u them se ateizmi është sistem dijesh shkencore, që bie ndesh me besimet dhe praktikat e dogmat e fesë. Idetë dhe dijet ateiste, që në kohët e lashta, kanë përbërë një shprehje të kulturës njerëzore të kohës. Gjithkush duhet të dijë se njerëz ateistë ka pasur edhe para Marksit e Engelsit. Por, ndryshe nga ateizmi paramarksist, ateizmi marksist është shkencë, bazohet në filozofinë materialiste-dialektike, lidhet me lëvizjen punëtore dhe ndërtimin e socializmit. Duke qenë një disiplinë e filozofisë materialiste-dialektike, ateizmi marksist synon të zbulojë kotësisë e dëmeve të fesë në jetën e shoqërisë dhe të përcaktojë drejtë rrugët për çrrënjosjen e praktikave të fesë, bazuar në fakte dhe argumente shkencorë e historikë. Pushteti popullor, PPSH-së dhe levat e tjera të saj kanë punuar për të ngritur nivelin e dijeve ateiste në masat e popullit. Duke vënë në jetë parimin demokratik të ngritjes graduale të ndërgjegjes socialiste të popullit, të reformave ekonomike, shoqërore dhe ideologjike e kulturore, puna e pushtetit, e Partisë dhe e organizmave të tyre, bënë të mundur që në vitin 1967 të shpërthente lëvizja popullore kundër fesë dhe zakoneve prapanike, çka në vendin tonë krijoi një gjendje të re, e cila u sanksionua në Kushtetutën e Dytë (1976) të RPSSH-së : Shqipëria u shpall i pari vend ateist në botë, që nuk njihte asnjë fé, shteti, partia dhe levat e saj përkrahnin e zhvillonin propagandë për të rrënjosur në njerëzit botëkuptimin materialist dialektik shkencor. Me ligj u vendos të ndalohej çfarëdo lloj organizate me karakter fetar, u rikonfirmua karakteri laik i shkollës dhe i shtetit shqiptar. Siç thashë, Shqipëria u shpall me Kushtetutën e vitit 1976 vendi i parë ateist në botë dhe kishat, xhamitë e teqetë u ndaluan, por feja dhe praktikat fetare nuk u zhdukën, kaluan në ilegalitet dhe nga disa besimtarë, kryesisht të moshës së vjetër, ato ushtroheshin në fshehtësi. Koha provoi se besimi në fé nuk hiqet me ligj. Shumë njerëz kanë jetuar në kohën kur socializmi ndërtohej duke pasur edhe kisha, edhe xhami, edhe teqé, edhe rite fetare, sikurse ka plot dhe njerëz që kanë jetuar socializmin pa xhami, pa kisha e pa teqé dhe kur ritet fetare ligjërisht ishin të ndaluara. Shumë njerëz e dinë se jam njëri ndër ateistët e vendit tonë, por kjo nuk i ka penguar shumë besimtarë të më dërgojnë urime për festat e Bajramit, të Novruzit, të Pashkëve. Ndër 'ta disa "urojnë", duke bërë komente provokative, po shumë të tjerë bëjnë urime të sinqerta e komente dashamirëse, madje ka që thonë se ke vepruar drejtë, duke u përgjigjur me shprehjen : Gëzuar dhe juve! Por ka edhe të tjerë që kane thënë : edhe ju, komunistët e ateistët, uroni për festat fetare?! Nejse, secili ka mendimin e tij! Njerëzit duhet të dinë se një komunist nuk mund të jetë besimtar, po duhet të dinë se edhe një besimtar nuk mund të jetë komunist. Ndryshe nga besimtari, komunisti bart ide jo fetare. Se një njeri nuk mund të jetë edhe fetar edhe komunist, mbasi botëkuptimet e tyre bien ndesh me njeri-tjetrin. Por të jesh komunist ose ateist, kjo nuk do të thotë të jesh kundër njerëzve që besojnë në fé dhe praktikojnë ritet e fesë e nuk janë ateistë. Ndodh që komunisti të ketë ose ka në familjen e tij njerëz që besojnë në fé dhe praktikojnë ritet e fesë. Po, ata duhet të jenë kundërshtarë ideologjikë të tyre, të papajtueshëm me fenë e me ritet fetare që bartin njerëzit e tyre ose të tjerë, por me 'ta duhet të jenë argumentues, jo të terstë dhe përjashtues. Edhe ata qytetarë e qytetare, që besojnë në fé dhe zbatojnë ritet e saj, nuk kanë të drejtë t'u kundërvihen komunistëve e ateistëve me agresivitet e ashpërsi, sepse ata nuk besojnë dhe nuk praktikojnë ritet e festat fetare! Po, shteti duhet të jetë ateist, feja duhet të jetë e ndarë nga shteti dhe nga shkolla, por secila palë duhet të respektojnë tjetrën! Se, siç thashë më parë, dikush mund të jetë besimtar, dikush tjetër jo, dikush mund të jetë ateist, dikush tjetër jo, dikush mund të jetë komunist, dikush tjetër jo, dikush mund të jetë ateist, por jo komunist, ama atdheun e kemi bashkë dhe të gjithë duhet t'i shërbejmë atij.

Në përgjithësi ateistë janë intelektualët, të cilët, duke qenë njohës të dijeve shkencore, nuk besojnë në fé e praktikat e saj dhe janë veprimtarë shoqërorë kundër saj dhe zakoneve prapanike e fetare.

Po të shihet me vëmendje fjala e 6 shkurtit (1967) e shokut Enver, do të vërehet se theksi vihet në indiferentizmin e komunistëve e ateistëve, në administratën e shtetit e në mpleksjen e zakoneve të vjetra prapanike ato të fesë, në veçanti me zakonet e praktikat, që rëndonin mbi gratë e vajzat, të cilat përbënin dhe përbêjnë shumë rrezik! Zakonet e vjetra prapanike, sipas të cilave gruaja duhet të rrinte e të rrijë e mbyllur në shtëpi e të merrej e të merret me rritjen e fëmijëve, duhet të braktiseshin e të braktisen një orë e më parë! Qenia në punë e gruas është një domodoshmeri për emancipimin e saj dhe për emancipimin e gjithë shoqërisë. Po kështu, koncepti i vjetër që gruaja është "pronë" e burrit dhe duhet t'i bindet atij edhe kur ai e ka gabim ishte dhe është tejet i dëmshëm për familjen dhe për shoqërinë! Fejesat e vajzave, po edhe të djemve që në djep, martesat e vajzave e të djemve, pa i pyetur fare, përbënin dhe përbëjnë një problem të madh për shoqërinë, që duhet luftuar pa mëdyshje. Po kështu martesat në moshë të vogël, me këmbim etj., etj., etj.

 Po, është sot krejt e patolerueshme dhe e dënueshme shthurja morale e familjes. Shteti në sistemin kapitalist dihet se është bërë palë me fenë. Se feja, përjashtuar ndonjë shtet feudoborgjez, është e ndarë me ligj, me Kushtetutë nga shteti e shkolla. Dhe në vendin tonë me shumicë myslimane, shteti është laik, por në jetë nuk është kështu. Po i jepet shumë përparësi përhapjes me galop të besimeve fetare dhe ngritjes së kishave, xhamive e teqeve. Deri drejtuesit kryesorë të shtetit dhe të partive politike borgjeze shihen të garojnë kush të jetë i pari i pranishëm në veprimtaritë e institucioneve fetare! Ata me fjalë deklarohen ateistë, po në veprimtaritë e fesë nguten të urojnë : Zoti e ndihmoftë Shqipërinë! Ç'punë kanë shteti dhe partitë politike me fenë e me veprimtaritë e saj? Kjo është politikë dhe behet për elektorat! Një politikan a shtetar i sotëm, nëse beson, ai e ka besimin një çështje të tijën, përsonale! Për popullin shqiptar, mysliman, katolik a ortodoks qoftë, siç thoshte Vaso Pashë Shkodrani, feja e shqiptarit duhet të jetë shqiptaria!

Në vendin tonë me tre besime fetare, kjo duhet parë si një veçori e tij, po edhe si një pasuri kombëtare e tij. Për mendimin tim, feja është gabim që përdoret politikisht nga shtetet borgjezë dhe partitë politike të borgjezisë. Ndaj duhet të merren masat e nevojshme, që gjërat të ndreqen, se, nëse kjo nuk bëhet, është një kambanë alarmi për shqiptarët! Shteti duhet të ketë vendin e tij në shoqëri dhe feja duhet të zbatojë ligjet e shtetit. Njerëzit që besojnë në fe dhe që ushtrojnë ritet fetare dhe praktikat e saj, ata i kanë bindjet fetare për vehten e vet. Populli ynë nuk duhet t'i gëzohet garës së ngritjes së xhamive, kishave dhe teqeve, që, pas vitit 1999, kanë mbushur vendin. Gara midis feve dhe besimeve e praktikave të feve të ndryshme, do të ketë pasoja të këqija për unitetin e popullit, për shtetin dhe për shoqërinë shqiptare.

Nëse ato do të përdoren për të bërë politikë se si njëra fé të sundojë mbi fenë tjetër, populli kurrë nuk duhet t'i gëzohet. Nëse ato do t'i shërbejnë zgjerimit të tolerancës fetare të shqiptarëve dhe realizimit të idesë së rilindëseve tanë të mëdhenj se "feja e shqiptarit është shqiptaria", kjo është tjetër gjë! Mua më duket se do të jetë tejet e vështirë të jetë kështu, sepse në vendin tonë fetë janë ose nën influencën e shteteve të vendeve të botës myslimane, ose nën influencën e shteteve të vendeve të botës së krishterë. S'është çudi që të fuqizohet edhe ndonjë fé tjetër si ajo e Jehovait! Ndaj them se medias, shkollës dhe intelektualëve patriotë të fushave të ndryshme të jetës, çdo shqiptari a shqiptareje atdhetar/e i takon të luajë një rol më aktiv emancipues. Për mendimin tim sot bëhet pak ose shumë pak propagandë përbashkuese, që feja e shqiptarit të jetë shqiptaria!

 Në SHBA, në Francë, në Angli, në Itali, në gjithë botën e qytetëruar shumë intelektualë ateistë s'kanë as drojë e as frikë të thonë se janë ateistë ose besimtarë! Dhe në vendin tonë askush nuk duhet të "tutet" për të thënë çfarë është . Nëse është besimtar, ai duhet të thotë se feja ime si shqiptar është shqiptaria, të thotë, nëse është, jam ateist, por jo kundër njerëzve që besojnë në fé.

Mbi rrezikun e nje përplasjeje fetare ne Shqipëri?! Kjo teme nuk arrihet te shpjegohet me nje status te thjeshte ne FB., por po japim nje mendim. Më hapur se më parë, intelektualë e besimtarë ekstremistë, duke abuzuar me lirine e fjalës, kane shprehur ne shtyp e ne TV opinione fyese për Skënderbeun, duke nxitur "debate" te rrezikshme mes myslimaneve e te krishterëve! Zotërinjtë e paraqesin Skënderbeun, nder te tjera, si nje kaçak e hajdut, i cili "paska vrare" myslimanë dhe prandaj as nuk mund te jete Heroi ynë Kombëtar! Ne te vërtetë, problemi s’është Skënderbeu, po feja, cila fe duhet te sundoje ne Shqipëri! Ky tip shqiptaresh e sulmon ne "front" Skënderbeun, ndërsa masat e popullit gati heshtin. Jo më pak shqetësuese është heshtja e mediave e e njerëzve qe drejtojnë emisionet ne media ndaj opinioneve antishqiptare, si te ishin palë me ta!

Intelektualë te njohur si Majkom Zeqo, Pëllumb Xhufi e te tjerë, kane dhënë shpjegime rreth këtij problemi, po logjika shkencore e historike nuk ngjit kur ke te besh me njerëz ekstremistë ose te shtyrë prej qarqesh politike e fetare fundamentaliste te jashtme, çka mbetet për t'u provuar!

A ekziston, pra, rreziku i nje "përplasje" fetare ne Shqipëri?

Unë them qe jo! Se shqiptaret si popull e si komb do te

veprojnë. Edhe shteti s’është i interesuar për përplasje mes shqiptareve ose mes tij e ekstremisteve. Po kështu, sa di unë, ne vendin tone nuk ka ndodhur te këtë pasur përplasje fetare mes shqiptareve. Sidoqoftë, harmonia fetare është cenuar dhe çështja duhet pare e trajtuar me kujdes! Përmasat qe ka marre gara midis feve, sa fe "te reja, agjentë a veprimtare te huaj kane hyre ne vendin tone, nen "rroben" e fese nga '90-ta e ketej, e bejne evident rrezikun e nje perplasje sado i larget, i nxitur, mbase, edhe nga jashte vendit, me qellim destabilizimin e tij.

Siç vura ne dukje, kjo nuk eshte lehte per t'u arritur, po as nuk duhet harruar! Se pushtuesit turq e shovinistet fqinje i kane perdorur fete e tyre edhe si mjet per te perçare e per te shkombetarizuar popullin shqiptar. Po keshtu, pushtuesit fashiste e kane perdorur fene per interesat e tyre te pushtimit. Rilindasit tane te medhenj, ndonse ishin nen Turqine osmane, devize te tyre kishin : Feja e shqiptarit eshte shqiptaria! Atdheu, kombi mbi fene! Se misioni i fese nuk eshte politika! As atehere feja e shqiptarit nuk mund te ishte Turqia, as sot feja e shqiptarit nuk mund te jete Europa! Feja e shqiptarit perseri duhet te jete shqiptaria! Perderisa ne vendin tone nuk ka pasur perplasje, po harmoni e tolerance fetare, kjo vlere i perket popullit shqiptar e duhet ruajtur si nje nder vlerat me te çmuara te tij. Shteti ka pasur rolin e tij, se, zyrtarisht, shteti ka qene laik, i ndare nga feja; ligjet e tij kane qene te detyrueshme per organet e institucionet e fesë; keshtu duhet te jete edhe sot! Ndryshe populli shkon ne tragjedi, sidomos kur shteti mbeshtet e perdor per interesat e tij njeren fe kunder nje feje tjeter! S'ka si te mos shihet e rrezikshme "gara" midis partive politike e institucioneve te shtetit borgjez per perfititim kapitali politik ne ceremonite e feve te ndryshme. Ne sistemin borgjez feja ka kufinjte e vet te veprimit. Po keshtu fete e veçanta kane rregullat e veta dhe nuk duhet te perdoren politikisht as nga shteti, as nga partite politike te borgjezise. Pervoja historike ka provuar sie shteti borgjez, me klasa antagoniste, e ka perdorur dhe e perdor fene per interesat e tij politike. Po edhe feja ka qene ne ujdi me shtetin borgjez, i ka sherbyer shtetit borgjez per realizimin e misionit te saj. Kete po e shohim perdite! Ndryshe vepron shteti socialist, por kjo eshte nje çeshtje tjeter dhe do ta trajtojme gjeresisht nje here tjeter! Qe te shmangen ekseset e ekstremisteve e te fundamentalisteve fetare, organet qendrore te fese duhet te sqarojne publikisht rolin e tyre. Po keshtu edhe shteti e shkolla. Fatkeqesisht, sot nuk shihet te prapagadohet e te zbatohet deviza : Feja e shqiparit eshte shqiptaria! Atdheu, kombi mbi fene"!