BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Femrat dhe duhani

Femrat dhe duhani

 Kjo është frika e femrave, e përfolur aq shumë nga publiciteti. Duke propozuar cigare të linjës, industrialistët e duhanit japin njëmesazh të rrezikshëm: “Duke pirë duhan do të jeni më të dobët, pra më tërheqës”. Në kundërshtim me këto ide, të shëndoshesh në momentin kur përballesh me lënien e duhanit nuk është e pashmangshme. Gjithsesi është e mundur të kufizosh rritjen në peshë duke marrë masat e duhura.

Cigarja, peshorja dhe ne...

Nikotina është çelësi i fenomenit të shtimit në peshë kur lëmë duhanin. Duke stimuluar sistemin nervor simpatik (motor i aktivitetit të trupit), nikotina ka një efekt ndërprerje të oreksit. Rezultati, në momentin e lënies, hamë pak më shumë (200 ose 300 kalori shtesë në ditë). Ndër të tjera, nikotina frenon stokimin e yndyrave dhe rrit në mënyrë artificiale shpenzimet e energjisë. Një duhanpirëse djeg rreth 200 kalori më shumë në ditë se një jo duhanpirëse. Kjo përfaqëson, në momentin e ndërprerjes, ekuivalentin kalorik të një kruasanti e gjysmë.

Të pish duhan, mënyre e rrezikshme për të kontrolluar peshën

“Nëse lë duhanin, do të shtoj ...” Një refren i njohur që kthehet në fiksim tek shumë femra që duan të lënë duhanin. Megjithatë, rreth 30% e njerëzve që lënë duhanin nuk shtojnë asnjë gram! Mesatarisht një strategji anti­kile e përshtatshme, mund të ulë ndjeshëm shtimin në peshë.

Rekomandimi i parë: përdorni perime, fruta dhe proteina në ushqim dhe frenoni ëmbëlsirat dhe yndyrat.

Hapi i dytë: ushtrim fizik. Por nuk është nevoja të thyeni rekord. Ekuivalenti i gjysm ore aktivitet fizik, edhe i ndarë në 10 minuta, lejon të digjen 1000 kalori shtesë në javë. Të ngjisësh shkallët, të shëtisësh qenin, të pastrosh dritaret, të luash me fëmijët: aktivitete të lehta në dukje, por që ndikojnë pozitivisht në organizëm, me kusht që të përsëriten çdo ditë.

Arma anti-kile efikase: trajtimi i zëvendësimit të nikotinës (pulle, çamçakëz, s’praj) lejon të shmangesh problemin duke ruajtur nikotinën. Nëse ndodh një rritje e mundshme në peshë, ajo do të jetë si pasojë e këtij trajtimi, rreth 3 muaj pas lënies se duhanit. Medikamenti bupropion, kufizon gjithashtu shtimin në peshë pas lënies se duhanit.

Për t’u mbajtur mend: të gjitha këto medikamente lejojnë të merresh vetëm me një çështje: fillimisht lënia e duhanit, pastaj pesha. Pasi është rregulluar problemi i varësisë, jemi më të qetë për të ndërtuar një strategji për frenimin e peshës.

Qëndroni larg regjimit strikt

Të mbash një regjim strikt është një llogari e gabuar. Dhe si rrjedhojë, kur dobësohemi, djegim më pak kalori. Atëherë, më e mira do të ishte të veprohej me ngadalë dhe të hiqet dorë çdo ditë nga një racion patate të skuqura, se sa të privohesh nga gjithçka. Pesha stabilizohet në përgjithësi 6 muaj pas lënies së duhanit. Mbetet që, megjithë përpjekjet, ndërprerja e

duhanit shoqërohet me një shtim të lehtë në peshë. Edhe pse kjo është e vështirë për t’u përballuar, rezistoni! Dhe mbani mend: duke lënë cigaren ju fitoni në të gjithë linjën.

Duhani vret edhe femrat

Rekord i trishtueshëm: në vendet e zhvilluara, femrat janë duke u barazuar me kalimin e kohës me duhanpirjen e meshkujve. Është në të njëjtën kohë matematike dhe dramatike. Numri i femrave duhanpirëse po rritet rregullisht vitet e fundit. Rezultati: proporcioni i vdekshmërisë femërore të parakohshme për shkak të duhanpirjes (kancer i mushkërive, sëmundje vaskulare, etj) është në rritje të vazhdueshme, ndërkohë që tek meshkujt ky proporcion po zvogëlohet. Femrat që pinë duhan si meshkujt vdesin ashtu si meshkujt.Kjo është arsyeja që në Shqipëri shumë duhanpirës meshkuj që kanë vite me këtë zakon po i largohen duhanpirjes duke e lënë atë dhe shifrat janë inkurajuese.

Por, ky “superioritet” mashkullor nuk do të zgjasë shumë. Sot, vajzat duhanpirëse janë më të shumta se djemtë dhe pritet një rritje e madhe e vdekshmërisë femërore me kalimin e viteve, për shkak të kancerit të mushkërive dhe sëmundjeve kardio-vaskulare.

Tumore të tjerë të përhapur

Përveç kancerit të mushkërive, duhanpirja rrit rrezikun e llojeve të tjera të kancerit:

Rreziku i kancerit të qafës se uterusit është dy herë më i lartë tek duhanpirëset se tek joduhanpirëset. Ky kancer që para se gjithash krijohet nga prania e papilloma virus (HPV), duhani vepron gjithashtu si faktor favorizues. Studimet tregojnë se 34% e femrave tek të cilat diagnostikohet një kancer i qafës se uterusit do të vdesin në 5 vjet. Rreziku i kancerit të gjirit është dy herë më i lartë tek femrat që pinë duhan para menopauzës.

Sëmundje të zemrës

Në kundërshtim me idetë e marra, kriza kardiake nuk është vetëm shqetësim i meshkujve. Shpeshherë nuk dihet se sëmundjet kardio-vaskulare janë shkaku kryesor i vdekshmërisë femërore. Ndër shkaqet e këtyre sëmundjeve, përmendim moshën, duhanpirjen, ushqyerjen, hipertensionin dhe diabetin.

Monoksidi i karbonit i thithur zvogëlon kapacitetin e thithjes së oksigjenit në gjak. Pasoja, rrahjet e zëmrës zvogëlohen. Duhanpirësit sportistë e dinë këtë. Duhanpirja dëmton muret e brendshme të artereve dhe favorizon depozitimin e yndyrave. Muret e enëve të gjakut ngushtohen, çka korrespondon me stadin e parë të arterosklerozës.

Përveç të tjerave, duhanpirja rrit rrezikun e trombozës (arteret bllokohen). Si përfundim, kërcënohemi nga kriza kardiake dhe ataku cerebral.

Vlen të përmendet se rreziku i infarktit të miokardit rritet me numrin e cigareve të pira, edhe kur këto janë “të lehta”.

Mushkëri të shkatërruara;Tek duhanpirësit gjejmë elastazë, një substancë që shkatërron mushkëritë. Pas shumë viteve keqtrajtim të mushkërive, tek duhanpirësit shfaqet emfizema pulmonare. Bëhet fjalë për një shkatërrim të pjesshëm dhe të pakthyeshëm të mushkërive. Në atë stad, shëndeti kërcënohet shumë rëndë.

Prishje e ciklit menstrual; Duhanpirëset kanë mungesë estrogjeni (hormonet femërore). Kjo për dy arsye: nga njëra anë duhani zvogëlon sekrecionet e estrogjenit, nga ana tjetër, vepron mbi mëlçinë duke shkaktuar shpejtimin e shkatërrimit të hormoneve. Pasojat?

Duhanpirëset vuajnë më shpesh nga shqetësimet e ciklit menstrual (cikël i çrregullt, dhimbje). Mungesa e estrogjenit ka gjithashtu efekte negative tek gjiri, uterusi dhe fetusi.

Rreziqet lidhur me pilulën;Pilula dhe duhani së bashku janë shumë të dëmshëm. Duhanpirësit që marrin pilulën kontraceptive vënë në rrezik shëndetin e tyre, mbi të gjitha pas moshës 35 vjeçare.

Tek to rreziku i trombozës, aksidenteve kardiake ose cerebrale rriten shumë. Këto rreziqe zvogëlohen pa u eliminuar totalisht, me pilula më dozë të ulët që nuk përmbajnë progesterone. Përveç të tjerave, rreziku i komplikacioneve gjatë shtatzënisë është më i lartë te duhanpirëset që marrin pilulën para se të mbeten shtatzëna.

Nëna e ardhshme që pi duhan privon pjesërisht fetusin nga oksigjeni. Si? Monoksidi i karbonit kalon në gjakun e fetusit dhe mund të shkaktoj hipoksi fetale (fetusi që nuk merr oksigjenin e duhur). Rekomandohet me rreptësi të mos pihet duhan kur merret pilula kon­traceptive.

Nikotina kalon përmes placentës dhe absorbohet nga fetusi.

Nuk është kurrë vonë...

Gjithmonë ia vlen të lësh duhanin edhe pseshtatzënia ka filluar. Lënia e duhanit zvogëlon ndjeshëm rreziqet për nënën dhe fëmijën! Për çdo cigare në ditë gjatë shtatzënisë, pesha e fetusit zvogëlohet 15 gr. Mesatarisht, fëmijët e lindur nga duhanpirës peshojnë 200 gr më pak se fëmijët e lindur nga joduhanpirës. Rreziku i lindjes se fëmijës me mase “XS”, që peshojnë 2,5 kg më pak, është dy herë më e lartë tek duhanpirësit. Rreziku i lindjes së parakohshme dyfishohet nëse nëna pi duhan. Në raport me fëmijët e lindur në kohë, foshnjat e lindura para kohe kanë më shumë rreziqe për të pasur komplikacione.

Rreziku i vdekshmërisë foshnjore trefishohet nëse nëna pi duhan gjatë shtatzënanise

ose pas lindjes.Dy arsye për të mos pirë duhan gjatë ushqyerjes me gji: duhanpirëset kanë më pak qumësht se sa nënat jo duhanpirëse (1/4 më pak) dhe nikotina kalon në qumështin e nënës.

Megjithatë, më mirë të ushqehet fëmija edhe pse pihet duhan. Pse? Shumë substanca të rëndësishme për zhvillimin fizik të foshnjës gjinden vetëm tek qumështi i nënës. Ky i fundit përmban antikorpe të rëndësishme që mbrojnë foshnjën nga infeksionet. Përveç të tjerave, një foshnje e ushqyer me gji rrezikon më pak nga alergjitë. Së fundi, duke favorizuar lidhjen e afërsisë, ushqimi i gjirit është i dobishëm për lidhjet midis nënës dhe fëmijës.

Fëmijët që rriten në një vend me duhan janë viktimat e para të duhanpirjes pasive. Rreziqet? Ata vuajnë shpesh nga probleme respiratore në vitet e para të jetës së tyre:

Tek fëmijët dhe të rinjtë e moshës 15 deri 16 vjeç që thithin rregullisht tymin e duhanit, mund të dallojmë forma të ndryshme të irritimit të rrugëve respiratore: kollë, mukozë, deficit respirator me fishkëllima. Këta të rinj vuajnë shpesh dhe nga otiti dhe angina.

Duhanpirja pasive tek fëmijët dhe adoleshentet rrit rrezikun e astmës.

Rreziku që fëmijët e prindërve duhanpirës të bëhen duhanpirës dyfishohet, në raport me fëmijët e joduhanpirësve.

Siç e theksuam, duhani ka influencë në jetën hormonale të femrës. Menopauza nuk i shpëton këtij fenomeni: menopauza vjen 2 deri 3 vjet më shpejt tek duhanpirëset se tek joduhanpirëset. Shqetësimet lidhur me menopauzën (nxehtësia, shqetësime të kujtesës, etj) janë më të theksuara tek duhanpirëset se tek joduhanpirëset. Tek femrat me menopauzë, duhani rrit rrezikun e osteoporozës (dobësim i masës kockore), një sëmundje që ka dhimbje dhe fraktura, në nivelin e qafës se femurit, të kyçit të duarve dhe vertebrave.

Plakje më e shpejtë; Disa minuta pas pirjes së cigares, enët e gjakut periferike që ushqejnë lëkuren kontraktohen. Qarkullimi dhe oksigjenimi i gjakut përkeqësohen. Në këtë mënyrë lëkura ushqehet më pak. Si përfundim, ajo humbet elasticitetin e saj, plaket më shpejt dhe rrudhoset më shumë, sidomos rreth buzës. Edhe njollat në lëkurë dalin më lehte. Për ta plotësuar këtë tablo, duhani zverdh dhembët dhe kundërmon rrobat dhe veshjet si asnjë parfum tjetër. Kur pijmë duhan marrim frymë më pak. Nëse kapaciteti respirator është 100% në moshën 20 vjeçare, është 60% tek 70 vjeçare joduhanpirës, dhe vetëm 40% tek duhanpirësit e kësaj moshe.

Shumë duhanpirës kanë përshtypjen se cigaret i ndihmojnë të përballojnë stresin. Nuk është kaq e thjeshtë. Në fakt cigarja është në vetvete një faktor stresi. Mjafton të mendosh simptomat e mungesës së nikotinës: irritim, ankth, ligështi, nevojë urgjente për të pirë duhan. Një studim i fundit e përforcon edhe më tepër: duhani shkakton ankth dhe jo të kundërtën. Duhanpirja rrit 16 herë rrezikun e një ataku paniku. Shkaku? Efekti anksiozhen i nikotinës dhe shqetësimet respiratorë.

Të mirat afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata të jetës pa duhan

Pas 8 orësh: Oksigjeni i gjakut vjen në normalitet. Rreziku i infarktit të miokardit fillon të zvogëlohet.

Pas 24 orësh: Monoksidi i karbonit eleminohet nga trupi. Mushkëritë fillojnë të heqin mukozën dhe katranin.Rreziku i infeksioneve respiratorë, tip broshit dhe pneumoni, fillojnë të ulen.

Pas 48 orësh:Nikotina nuk ndodhet më në gjak.

Pas 1 jave:Ndjesitë e shijes dhe aromës përmirësohen.

Pas 3-9 muajsh: Frymëmarrja përmirësohet (më pak kollë, më shumë frymëmarrje). Funksioni i mushkërive rritet 5 deri në 10%

Pas 1 viti: Rreziku i sëmundjeve të zemrës (p.sh infarkt) përgjysmohet.

Pas 5 vjetësh: Rreziku i atakut cerebral përgjysmohet. Rreziku i kancerit të gojës, ezofagut dhe fshikëzës përgjysmohen.

Pas 10 vjetësh:Rreziku i kancerit të mushkërive përgjysmohet. Rreziku i aksidenteve vaskulare cerebrale (atak cerebral) arrin nivelin e rrezikut të jo duhanpirësve.

Pas 15 vjetësh: Rreziku i sëmundjeve të zemrës (p.sh. infarkti) arrin atë të jo duhanpirësve.

Vdekshmëria arrin afërsisht atë të njerëzve që nuk kanë pire kurrë duhan.

Cilat janë avantazhet për femrat në veçanti?

Ato që e lënë duhanin para moshës 50-vjeçare kanë dy herë më pak mundësi të vdesin në 15 vjetet e ardhshme krahasuar me ato që vazhdojnë të pinë. Rreziku për tu zhvilluar kanceri në qafen e uterusit ulet gjithashtu. Rreziku i sëmundjeve kardio-vaskulare (infarkt, atak cerebral) dhe infeksionet respiratorë (broshit, pneumoni) zvogëlohen gjithashtu. Duhanpirëset që preken nga ulcera e stomakut që lënë duhanin shërohen, me shpejt. Ato që lënë duhanin para shtatëzanisë lindin fëmijë me të njëjtën peshë si joduhanpirëset.

Nga Roland SHUPERKA