BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Opinion / Editorial

Fenomeni “pacifizëm” i Ibrahim Rugovës dhe dëmi që i shkaktoi çështjes sonë kombëtare

Fenomeni “pacifizëm” i Ibrahim Rugovës dhe dëmi

Në historinë e përpjekjeve të popullit shqiptar veçanërisht të krahinës së Kosovës për t’u çliruar nga pushtimi i Serbisë një vend ëe edhe qëndrimi i njërit prej themeluesve të LDK – Ibrahim Rugova. Problemi që do të analizoj, natyrisht mund të mos i kënaqë simpatizantët e tij as ata që e krahasojnë Rugovën si përfaqësues epoke, por unë dua të jem i sinqertë me ta, me vetveten, por edhe me disa parime filozofike, të cilat janë të rëndësishme për t’u njohur mirë nga të gjithë.

Kush është Rugova dhe çfarë fizionomie paraqet sikurse dhe si dhe çfarë roli ka luajtur ai në një periudhë historike e me ngjarje të stuhishme në Krahinën Autonome të Kosovës gjatë periudhës se Titos dhe mbas Titos? Natyrisht që nuk do merrem me të dhënat biografike të tij, sepse më mirë se unë atë e njeh Kosova, por do të përqendrohem te fakti se çfarë paraqet platforma dhe mendimi i tij teorik dhe në çfarë filozofie mbështetet ai… Në këtë, Ibrahim Rugova na paraqitet në dy aspekte : Së pari – Në humbjen e ekuilibrit atdhetar dhe këtë mungesë të ekuilibrit që e ka dëmtuar shumë çështjen shqiptare pse jo edhe atë kombëtare, është munduar ta mbulojë me një aureolë dhe ta shes si “Patriotizëm të kulluar”… Së dyti – Në vetitë e karakterit të tij individual që kjo e dyta ka lidhje me të parën. Shtrohet pyetja se përse Ibrahim Rugova e ka dëmtuar çështjen shqiptare dhe përse ai po aq ka dëmtuar edhe atë Kombëtare? Rugova lindi dhe është rastësi në atë periudhë historike, apo është një fenomen që u shfaq në kushte të caktuara?!! Nëse u shfaq pse… ku qëndrojnë rrënjët dhe pikëpamjet e tij të gabuara, që i kundërvihen asaj pjese e cila nuk ka qenë dhe nuk ishte dakord me të?!! Është me vend të cilësojmë se çështja “Rugovë” nuk lindi dhe nuk është fenomen i rastësishëm i lindur në vakum. Jo! “Rugovizmi” është një rrymë e caktuar, e cila përfaqësohet nga elementë të caktuar të një shtrese të caktuar në popull dhe pikërisht nga ata që për të ruajtur privilegjet e tyre u bënë “urë vazhdimësie” e shërbyesve të ish-pushtetit dhe administratës jugosllave të Titos dhe pas Titos në Jugosllavi. Ai është vazhdimësi e renegateve të tjerë që hëngrën në stalla të Tito-Rankoviç-Millosheviçit, që hidhnin tek-tuk ndonjë “parullë atdhetare” gjoja në interes të Kosovës (për të qetësuar situatat revolucionare), por edhe për t’u shitur si atdhetarë të mëdhenj. Të tillë në Kosovë ka patur që nga F.Hoxha- S. Hasani- M.Bakalli- A.Vllasi e disa të tjerë për të cilët nuk po ndalem. Deri këtu kam folur në përgjithësi, por nëse problemin e shikojmë në thelb duke i bërë një analizë nën prizmin e filozofisë së lëvizjeve shoqërore të proceseve dialektike që shoqërojnë njerëzimin, do të vërejmë se pikëpamjet e I.Rugovës puqen si dy pika uji me pikëpamjet e shërbëtorëve të regjimeve dhe kastave në fuqi, që kur piqen situatat revolucionare, kur popujt ngrihen për të shkëputur vargonjtë e skllavërisë, atëherë edhe nga gjiri i popullit dalin elemente të tillë, të cilët i kundërvihen pikërisht këtij hovi luftarak e revolucionar. Këta zakonisht janë elementë të trembur, të cilët kërkojnë që jo vetëm të ruajnë pozitat që u ka dhënë pushteti, por edhe të maskohen me lloj-lloj teorish kundër-revolucionare duke dashur t’i hedhin ato për konsum publik e duke i shitur si revolucionare e me karakter atdhetar. Në kohën e Titos ky “atdhetar” shkruante me superlativa per të (për Titon) dhe unë po e citoj në ligjëratë të drejtë se çfarë himne i thur atij në kumtesën shkencore për rolin e Titos në letërsinë shqipe në Jugosllavi: “Shkrimtarët tanë e përjetësojnë figurën e Titos, sepse në të, me të vërtetë kanë gjetur realizmin nacional, social e intelektual që do të thotë tre elementë qenësorë për ekzistencën individuale e kolektive”. (Pra rezulton se shqiptarët e kanë dashur Titon sepse ai na siguronte ekzistencën individuale dhe kolektive). Zakonisht kur një popull ndodhet në rrethana historike të tilla që karakterizohen nga lëvizje të mëdha me karakter shoqëror dhe që kërkohet zgjidhje, atëherë në skenën politike dalin si “lidera” të ndryshëm, por dhe përfaqësues, të cilët në platformat dhe mendimet e tyre parashtrojnë pikërisht interesat e këtyre shtresave të ndryshme të shoqërisë brenda popullit. Psh: bijtë e popullit që u burgosën, u zhdukën, u persekutuan, që UDB-ja i ndiqte dhe gjithë masa e popullit e rebeluar nuk mund ta duronte më zgjedhën dhe kjo shtresë zgjodhi rrugën luftarake pa kompromis. Por sikurse u nënvizua brenda popullit ekzistonte dhe ajo shtresë e pasigurt, ajo shtresë që jo vetëm kishte frikë nga humbja e privilegjeve, por edhe mos besim te rruga luftarake dhe te fitorja. Po sikur të humbisnin?! Bobooo na mori lumi! (Prandaj prisni o djema se nuk janë pjekur ende kushtet! Si puna e ballistëve tanë gjatë luftës). Kështu që, “Rugova” si pacifist si rrymë antiluftarake njihet mirë edhe nga qarqet politike europiane, të cilit edhe i janë kundërvënë. Unë këtu po sjell një pasazh në formë replike të Rugovës me deputetin e Parlamentit Europian italianin Giorgio Da Malfa.

Rugova: -Ata që luftojnë në Kosovë janë një grup i vogël dhe që janë të paguar nga Serbia.

Da Malfa: - Zoti Rugova! Unë ju garantoj se në një vend ku nuk ka rezistencë për çlirimin e vet dhe aty ku nuk ka luftë, do ta kini të vështirë fitoren.

Vërejeni me kujdes se çfarë leksioni i jep eurodeputeti liberal “atdhetarit tonë pacifist Rugova”. Në fund të fundit, Rugova është (nëse do më lejonin të shprehesha) “I fundit i servildardanëve” sepse mësimet e para ai i pati marrë nga udhëheqësit e tij shpirtërorë paraardhës si F.Hoxha- S.Hasani- M.Bakalli- Nimani e deri te sahanlëpirësi tjetër A.Vllasi. Këta janë dhe i përkasin asaj shtrese që iu trembën luftës çlirimtare sepse do të humbisnin privilegjet e tyre që u kishte garantuar regjimi titist dhe më vonë ai i Millosheviçit. Por ata përsëri ngelen në hall të madh midis dy zjarresh, sepse situatat revolucionare për luftë çlirimtare vënë në provë njëkohësisht edhe ndjenjën e atdhedashurisë. Kështu që ata edhe duan ta kenë mirë me regjimin (duke u shkelur syrin e dashurisë), por nga ana tjetër edhe duan të përdorin kartën e “atdhedashurisë”. Te kjo e dyta, nuk ua mban të bëjnë thirrje për kryengritje të armatosur sepse do prisheshin me regjimin. Atëherë kërkojnë një “modus vivendi” një mënyrë tjetër. Bëjnë thirrje e betohen se e duan atdheun, por ama ska ardhur ende koha për luftë. Ta rrezojmë regjimin shtypës…por ama me rrugë paqësore me rezistencë pasive sa të lodhet kundërshtari (ndër kohë që me teoritë e tyre jo që nuk lodhet kundërshtari, por lodhet dhe humbet fryma revolucionare në popull). Ja pse Rugova ishte tipik “pacifik” i mbrojtur me një kostum aureole të “një atdhetari të madh”, ai ishte vetëm një frikacak i madh. Duke qenë se pikëpamjet e I.Rugovës edhe në periudhat e flakës se revolucionit popullor në Kosovë, ishin pikëpamje “pacifiste”, i sollën një dëm të madh mobilizimit popullor. “Pacifizmi” si nocion i mirëfilltë nuk ka të bëjë aspak me njerëzit dhe dashurinë e vërtetë të tyre për paqe, përkundrazi, në njërën apo tjetrën mënyrë predikon nënshtrimin ndaj okupatorit, ndaj sunduesve të jashtëm (por edhe atyre të brendshëm) në emër të së ashtuquajturës: “të ruajtjes së paqes në rajon”… Në emër të ashtuquajturës që “Ballkanin të mos e kthejmë në fuçi baroti”… Në emër të ruajtjes së “stabilitetit”. Në emër të “evitimit të gjakderdhjes” kundër gjoja të ashtuquajturit “separatizëm” e “irredentizëm” dhe duke proklamuar me të madhe një “zgjidhje paqësore” në kuadrin e Kushtetutës jugosllave duke iu lutur pushtuesve që t’i jepen pak më shumë të drejta. Natyrisht në fund ata deklarojnë se janë për “zgjidhjen e drejtë të çështjes”, por ama me rrugë paqësore, me bisedime, sepse vetë armiku dhe pushtuesi do të heqë dorë nga pushtimi… e përralla pacifiste të çoroditura si këto. Për fatin tonë të keq këtyre parullave iu bashkuan edhe zyrtarë të lartë të Tiranës mbas viteve ‘90, (sepse tashme atë vigan atë trim të rrallë Enver Hoxhën që dinte të ngrinte në këmbë e të mobilizonte një popull të tërë, e që dinte tu vinte “kufirin te thana” armiqve e patën rrëzuar, e pat rrëzuar vetë tradhtia) Këto e pikëpamje të tjera si këto, nuk bëjnë gjë tjetër veçse direkt apo indirekt pranojnë zgjidhjen paqësore dhe kompromise me pushtuesin. Këto zgjatin pushtimin dhe i japin kohë pushtuesit të marrë masat për të forcuar diktaturën, përndjekjet ndaj elementëve revolucionarë, zhdukjen e tyre pa lënë gjurmë, burgimet, persekutimet, internimet deri në ekspeditat ndëshkimore, sikurse nga ana tjetër pikëpamje të tilla helmojnë në një farë mënyre edhe shtresa të caktuara të popullatës duke e prishur unitetin, duke luajtur rolin e “kolonës së pestë” brenda radhëve tona. Rugova është tipik ndjekës i rrugës së Ghandit të Indisë, i cili po aq shumë dëm i solli çlirimit të popullit indian nga heqja dhe këputja e zinxhirëve të kolonializmit anglez. Nëse në vend të Ghandit “pacifist” do kishim një “Ghand- revolucionar” të gatshëm për beteja, India, do e kishte fituar me kohë edhe pavarësinë e saj. Dhe për rrjedhojë nëse në vend të “Rugovës pacifist” – do të kishim një Rugovë revolucionar duke iu bashkangjitur atyre forcave që kërkonin kryengritjen e armatosur dhe luftën pa kompromis kundër pushtuesve serbë edhe vetë fitorja nuk do ishte shtyrë deri në vitet ‘99-të. por zhdukja e zgjedhës shoviniste serbe do të ish realizuar më herët. Pikërisht këtu qëndron thelbi i gabuar i teorisë së tij, e cila e tulati përkohësisht këte vrull revolucionar të rinisë heroike kosovare e të vetë popullit shqiptar të Kosovës. Doktrina e Rugovës “të evitojmë luftën dhe veprimet revolucionare ”, apo konfrontimin e armatosur me ushtrinë serbe, nuk bëri gjë tjetër veçse i shërbeu zgjatjes së pushtimit të shovinizmit serb. Proklamimi i tij që: “të ruajmë idenë revolucionare” (por pa veprime revolucionare dhe pa luftë të armatosur, pra vetëm revolucion moral, revolucion teorik pa armë e luftë totale të armatosur kundër pushtuesit) është çarmatim jo vetëm ideologjik, por edhe politik e ushtarak. Është kapitullim para armikut. Ja përse Rugova për mendimin tim e pati braktisur çështjen e madhe kombëtare. Do të duhet kohë që edhe idetarët e tij ta kuptojnë dëmin e madh që ai i ka sjellë çështjes, sepse në fund të fundit nëse do të kishte popull që të fitonte i pari lirinë nga skllavëria serbo-madhe, do të ishte krahina shqiptare e Kosovës. Këtë e tregojnë faktet sepse nuk ka patur asnjë komb apo krahinë brenda për brenda ish-Jugosllavisë që të kishin ngritur krye aq shumë sa shqiptarët… Qysh mbas luftës antifashiste shqiptarët e Jugosllavisë ishin të parët që refuzuan shtypjen jugosllave, por për ironi të fatit e fituam lirinë të fundit. Në këtë pikë, që përse shqiptarët e fituan lirinë të fundit, historia do t’i gjykojë “pacifistët” të cilët kanë përgjegjësi të madhe para Atdheut!