BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Fenomeni Tire, një fije bari në “kopshtin” e sistemit “Tare”!

Fenomeni Tire, një fije bari në “kopshtin” e sistemit

Aty afër nesh në kafene, bile pa ruajtur as distancën anti-covid, u ulen tre gra. Njëra prej tyre që dukej si “më e ditura” nga dy të tjerat, e ndërpret muhabetin e njërës prej tyre: “Moj motrani, po si moj nuk i erdhi zor asaj Tires që mori 8 milionë lek si pa gjë të keq? Jo jo, unë nuk mund ta bëj një gjë të tillë, pu pu pu si nuk pati turp xhanëm”! U habitën shumë gratë e nderuara me fenomenin Tire, por nuk janë vetëm këto që bëjnë fajtore Tiren. Ky mentalitet, shkon deri lart, në majë, të cilët sapo u njohën me fenomenin Tire, morën masa të menjëhershme duke e marrë të pandehur, si për ta izoluar Tiren që të mos infektonte edhe “të infektuarit” e tjerë me “Covidcorrupsion”. Tiren për veprën e mashtrimit, duke marrë 8 milionë lek të vjetra një qytetareje që kjo të kujdesej për nënën e saj, e marrin menjëherë të pandehur. Mirë bënë, nuk themi që bënë keq dhe jo vetëm me 8 milionë, por edhe me 8 qindarka, kur merr atë që nuk i takon. Por, problemi shtrohet: Po Taret e shtetit, të mëdhenj e të vegjël, që marrin jo tetë, por shtatëqind mijë euro, miliona euro, merr këtej e merr andej, a është marrë ndonjë i pandehur? Sa mirë do të ishte që fenomeni i korrupsionit të luftohej qysh në embrion, atje ku lind, me shpejtësinë që u luftua “plaga Tire” sa shumë përpara do të kishim shkuar. Sikur të dilte papandyer ndonjë “krokodil” nga ndonjë ugar në të thatë, ata që do ta shihnin, me të vërtetë do të çuditeshin sepse do të ishte një çudi. Por këtu, “çudia” më e madhe është që çuditen me atë më të paçuditshmen sepse, në rastin konkret të Tires nuk ka asgjë për t’u çuditur, përderisa nuk çuditen me ata që i “ujitin” që “i ngrohin” për t’u shumuar sa më shumë, shtetarët e sistemit “Tare. Një çudi tjetër edhe më e madhe, është ajo e drejtuesve të spitalit, apo edhe deri në organet e larta që thonë atë më të çuditshmen si “Fenomeni Tire”, është rast i veçantë dhe me të, nuk janë të përlyer mjekë apo infermierë... Çuditë vazhdojnë pambarim. Jo vetëm rastin në fjalë, por asnjë i kësaj natyre, nuk është zbuluar nga organet e kontrollit të shtetit, si kudo në c’do fushë edhe atë të drejtësisë, të administratës, të ekonomisë etj. etj., me përjashtim të atyre që janë zbuluar nga media nëpërmjet emisioneve investigative. Në rastin konkret, ku është “Urdhri i Mjekut”? Ku është Urdhri i infermierit”? A janë organe kontrolli shtetërore këto? Çfarë bëjnë dhe me se merren? Këto kontrolle kanë për detyrë të merren me atë se si mjeku i shërben të sëmurit, se si infermieri apo infermierja e kryen detyrën që i është besuar, se si i shërben të sëmurit. Por në asnjë rast këto organe, nuk ndihen fare. Po të ndiheshin, vajza në fjalë që i jepte para Tires, do të shkonte tek Urdhri i Mjekut apo i Infermierit për shërbimin e keq dhe jo të merrej me Tiren. A nuk është ky një rast ku tregon që qytetarët, kanë humbur besimin tek organet e shtetit? Në spitale, për ushqimin përgjigjet firma që ka fituar tenderin dhe kjo është normale. Por problemi është që a është ushtruar kontroll se si gatuhet ushqimi, se si u shpërndahet të sëmurëve? Askush nuk pyet sepse në të kundërt, nuk do të mbetej që vajza, për të ushqyer nënën e saj t’i drejtohej Tires sepse e di që nuk ka kush përgjigjet tjetër dhe Tirja, ka të drejtë të thotë që “70 mijë lek për mua, janë të pamjaftueshme duhet të më japësh akoma që unë të “shtoj” dozën e cilësisë së ushqimit për nënën”! Eh në çfarë duar ka rënë mjekësia ajo që dikur në diktaturë merrej shembull kur thuhej që “T’i shërbejmë qytetarit, si i shërben mjeku të sëmurit”! Dhe mjeku i shërbente me të vërtetë të sëmurit, kurse sot, jo të gjithë kuptohet, që një mjek të thotë siç e kam dëgjuar me veshët e mi kur djali për operacionin e nënës i dha një shumë që mjeku nuk u kënaq dhe i hakërrohet qytetarit: “Çfarë janë këto? Pse çfarë bëra unë, ndonjë vizitë sidokudo, bëra operacion unë”. Nuk e zuri turpi Mjekun por e zuri djalin që u detyrua të merrte borxh t’ia plotësonte mjekut. Këto raste, janë raste kur njerëzit janë në hall për të sëmurët sepse ndryshon puna në raste gëzimi si në rast lindje, kur djali dhe vajza bëhen prindër sidomos për herën e parë dhe qytetari, do t’i japi të gjithëve, por jo që të dalin bluzat e bardha tek dera sikur ndahen “çeqet” e parave të ardhura nga USAID dhe të bëjnë llogarinë e xhepit të qytetarit që duhet t’u japi sipas funksionit, për mjekun, ndihmësin, maminë, infermieren dhe sanitarja Tire, duke e ditur që nuk do ta zërë kush në gojë, në fund bërtet: Po unë që bëra pastrimin, nuk më takojnë? Shteti, ka shumë për të bërë dhe ta ligjërojë që në spitalet publike askush të mos paguajë, por hajde e merre vesh këtë se çfarë shërbimi do të marrin pacientët pa “lyer qerren”. Ndodh jo rrallë që mjeku, në spitalin publik të thotë “E di ç’keni juve? Dukuni nga ora 17;00 nga Klinika (ime) sepse kjo sëmundje, kërkon kujdes, kërkon kohë dhe aparatura më të mira që nuk i kemi këtu (kurse unë, i kam moderne në klinikën time). Shteti këtë ta ndajë njëherë e mirë, atë që mjeku të punojë ose në spital publik, ose ne klinikën e tij private. Shteti, duhet t’i dali zot punëve si kudo edhe në shëndetësi. Nuk është e mjaftueshme siç e thamë që të themi që “Mjekët bëjnë një punë të lavdërueshme”. Këto janë fjalë që i merr era. Ata bëjnë me të vërtetë një punë të lavdërueshme, por këtë shteti ta shprehi në pagat e tyre. Atyre të “lavdërueshmëve” t’i paguajë si të tillë dhe ata “derra” të pyllit, t’i nxjerri jashtë sistemit. A mund të lejohet që edhe në shëndetësi mjekët të jenë partiakë? Këtë e bën shteti qysh në emërimin e tyre. Po kësaj ç’i thonë? Po rimbursimi i barnave si është? Si mos më keq. Farmacitë e shumta të shtuara si “kërpudhat” si e ka njëra rimbursimin nuk e ka tjetra dhe të gjitha këto, janë të të njëjtit shtet. Tani që është pandemia, “rroftë sebepi” dhe të gjitha shërbimet e tjera, ose nuk funksionojnë, ose funksionojnë sa për të thënë. “Ujku kërkon mjegull” dhe disa të tillë, përfitojnë nga “mjegulla” ku lulëzon korrupsioni dhe të gjitha këto i paguajnë qytetarët. Nejse, këto, le t’i shohë mirë shteti, por paraprakisht, mund të themi që fenomeni Tire, nuk është i shkëputur nga fenomenet e përorshme, të përditshme, të kurdohershme. E sa e sa të tjera ka kur bluzat e bardha dërgojnë qytetarin të marrë ilaçe “sepse “spitali ose “nuk ka” ose “nuk janë të cilësishme”. Është shumë pak apo aspak të thuash që “mjekët, janë heronj”! Po, kjo është e vërtetë, por për ata që bëjnë heroizma, që sjellin në jetë njerëz, në rastin kur është falë kujdesit të mjekut sigurisht, por nuk janë heronj ata që “shullëhen”, ata që zhvatin pa bërë asnjë punë siç janë ata të organeve të kontrollit që përmendëm më sipër dhe askush nuk i ka marrë të pandehur këta që zhvatin para pa bërë punën. Ata të “Urdhrit të Mjekut” apo të “Urdhrit të Infermierit” kush i paguan? I paguan shteti pa bërë asnjë kontroll dhe në këtë rast korrupsionin e nxit shteti. Të kthehemi tani tek rasti i Tires sikur të mos i mjaftonin hallet që ka, por ta shqetësoj edhe unë. Këtë rast, nuk e zbuluan organet e shtetit për të cilat folëm më sipër, por e zbuloi një emision investigativ, emisione që janë bërë  “syri dhe veshi” jo vetëm i sektorit të shëndetësisë, por edhe i të gjitha institucioneve të shtetit. Qysh këtu, duam apo nuk duam, stimulojmë atë që “Tiret” të shtohen sa më shumë, sepse “Tiret”, “veprojnë të vetmuara”, që “nuk kanë lidhje fare me kolektivin” dhe “janë raste të rralla” duke u justifikuar me atë që “edhe fenomene të tilla do të ketë” sepse “pyll pa derra nuk ka”. As kjo shprehje e popullit, nuk ka vend këtu, sepse nuk bëhet fjalë për një apo dy “derra” në një pyll, por kur “derrat”, janë kope kope dhe sheh vetëm tek tuk “pemë” të vetmuara, këto, janë me të vërtetë “heroina” që i rezistojnë edhe suferinës dhe erërave, por edhe “derrave” që u hanë jo vetëm gjethet, por u “shqyejnë”edhe vetë “trungjet”. Paaftësinë e tij për të luftuar korrupsionin, shteti e justifikon me atë që “veprime të tilla janë të veçuara dhe nuk kanë të bëjnë me kolektivin”, në rastin konkret të shëndetësisë. Është e njëjta kjo si me firmat e ndërtimit të rrugëve ku firmat paratë i marrin pa pyetur fare për cilësinë dhe kur shiu ua nxjerr të palarat në shesh shteti përsëri justifikohet duke u shprehur se “fenomenet e natyrës nuk mund të parandalohen”. E japin këtë opinion, pa u shprehur akoma organet kompetente nëse është punuar me cilësi apo jo, duke bërë presion edhe mbi organet kompetente dhe pastaj të marrin ose jo në mbrojtje firmën që ka fituar tenderin. Por vetëm se një gjë duhet të dimë: Të gjitha veprat në Shqipëri në këta tridhjetë vite, kështu janë ndërtuar shkel e shko, apo bëj sot dhe prish nesër sepse nuk ka kontroll nga ana e shtetit dhe në këtë rast punën e shtetit e bëjnë fenomenet e natyrës, si përmbytjet, tërmetet etj. etj. Edhe Shqipëria, kështu është ndërtuar në këto tridhjetë vite, bëj sot e prish nesër, “sa të kalojë kjo situatë”, “sa të kalojnë zgjedhjet” etj. Por, të mos i largohemi Tires. Edhe Tirja, që është sanitare e di që korrupsioni, është prezent kudo. Edhe polici privat që qëndron në hyrje të spitalit apo në hyrje të çdo pavijoni, nuk të fut brenda në qoftë se nuk do t’i japësh diçka. E çuditshme kjo që jo vetëm në spital, por në çdo institucion policët privatë, janë më shumë edhe nga punonjësit e vetë institucionit. Kjo është punë e tyre, por fjala është që edhe këta, i shfrytëzojnë situatat për të zgjidhur hallet e qytetarëve, për të parë të afërmit e tyre. Ndonjë “fakir” të ndershëm, e largojnë sepse u prish punë... Tiret, janë bërë të modës tashmë kudo në çdo qelizë të jetës. Tirja, bëri aq sa bëri për të “luftuar” korrupsionin me korrupsionin e saj, që dha një “mësim” të vogël, por me efekt. Më e mira fare do të ishte të merrej ndonjë “mësim i madh” nga ndonjë “peshkaqen” dhe sa më parë aq më mirë dhe jo të presin atë që thonë shkencëtarët që “nga ngrohja globale” edhe peshkaqenët në det po zvogëlohen dhe po deformohen.