BREAKING NEWS

Kërkohet dëshmia e Shkëlzen Berishës, SPAK merr vendimin për gjyqin ndaj Fatmir Mediut

Kërkohet dëshmia e Shkëlzen Berishës, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

BE demaskon “zarin” e Berishës, Gazment Bardhi drejt përjashtimit nga PD për shkeljen e statutit, mashtrimit të aleatëve dhe mbështetje të linjës anti-amerikane të Berishës

BE demaskon “zarin” e Berishës, Gazment Bardhi drejt
x
BREAKING NEWS

Ja si Sali Berisha pritet të marrë me vete në “listën e zezë” Ilir Metën, Gazment Bardhin dhe 26 deputetë të tjerë, zbardhen prapaskenat e bujshme nga mesazhi i SHBA

Ja si Sali Berisha pritet të marrë me vete në “listën
x
BREAKING NEWS

McGonigal vetëdeklarohet fajtor dhe pranon aferat me Edi Ramën para gjykatëses Kotelly, sot ish-agjenti i FBI paraqitet në gjykatën e Uashingtonit, rendohen pozitat e kryeministrit shqiptar

McGonigal vetëdeklarohet fajtor dhe pranon aferat me Edi Ramën para
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Ja pse Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë prokurorët e SPAK dhe si emrat në ‘listat e zeza’ nga SHBA po shkaktojnë “gjëmën” në Shqipëri

Fatos Klosi: Ja pse Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë prokurorët
x
BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x

Opinion / Editorial

Ferman mbi ”fermanët”

Ferman mbi ”fermanët”

Në emisionin e Meços, të STV, hidhej e pritej për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit dhe firmëtarëve të tjerë të bashkisë, të implikuar në korrupsion. Ajo që më tërhoqi veshin ishte; ish drejtoresha e tatimeve e cila mundohej t'i bënte karshillëk ''SPAK-ut'' duke u përpjekur të lehtësonte barrën e kryebashkiakut në penalitetin e shpërdorimit të detyrës sepse firma e hedhur në dhënien e lejes së ndërtimit të pallatit në kundërshtim me ligjin, ishte firmosur nga specialistët dhe ai.... Biles dhe ajo mund të ketë qëlluar të ketë hedhur firma në mirë besim, por kjo s'mund nesër të fajësojë, e për më tepër të ndiqet  penalisht... Po kur s'po kursen të vetët, prit të presësh, çdo të sillet  me  opozitarët !  Frika e të nesërmes jo të largët, i ka bërë ish pushtetarët, të mos i futet gjuha në gojë, duke e lidhur çdo gjë me kryeministrin i cili në mbrojtje të statusit të tij, për hir të së vërtetës, jo vetëm  nuk turbullon punët e drejtësisë, por është mbështetës i statusit të drejtësisë, për të   qënë  e pavarur nga politika. Sipas kësaj ish zyrtare, i bije zyra e saj ka qënë, thjesht një zyrë presidence, që emrin e ka të madh, por përgjegjësitë janë të legjislativit. Këtij lapsi i është rënë, pa Spaku nuk di nga të kap, aq lëmsh janë bërë punët e korrupsionit. Diskutimi  ngriti nervat, kur kryeministri nga ''Berati'' shprehte keqardhjen për mikun e tij, por kjo nuk përbente asnjë lloj ndërhyrje në ''Spak'' për të shkelur ligjet. Panelistë dhe vetë Meço filluan të vajsonin kryeministrin, duke aluduar se mbrapa çdo afere korruptive fshihet kryeministri, pavarësisht se ai është shprehur me figurë e me zë se; secilit pushtetar, mban përgjegjësi për firmat e hedhura. Përgjegjësia është individualë. Nuk di në ''ç'ferman'' të kryeministrit mbështeten liderët e opozitës apo analistët të cilët ngrenë akuza të ngritura mbi kështjella prej rëre !.. Koha e fermanëve'' të sulltanëve ka vdekur. Ferman mbi çdo ''ferman'' është Kushtetuta. SPAK-u i mbështetur në ligj nuk do të dijë për fermanët që prodhon fantazia e lidershipeve, e cila pas çdo dalje në ekrane apo portale do ta etiketojnë ''SKAP''. Futja e peshqve bajagi të  mëdhenj mbas hekurave, tregon se ai është vërtet SPAK, i cili po le pa gjumë edhe më të fortit nga frika se një ditë edhe ata do të pësojnë të njëjtin fat. Është kjo ndjenjë frike, që u ka trazuar gjumin, me lloj e lloj alibirash   për të thyer e penguar zbatimin e reformës, duke i zënë goja lesh kryetarit të rithemeluesit se është Sorrosjan.  Me siguri ajo që i trondit ish pushtetarët, është se kur kryeministri,  nuk i del në mbrojtje të vetëve, ç'mund të presin,  ata që në kohën e qeverisjes së tyre, kanë qenë në mbrojtjen e fermanëve'' të pashkruar, të sulltanit që qëndronte nën hije, pa pyetur, se ekzistonte një Kushtetutë. Ai ishte : Ligj edhe Maliqi. Tani që drejtësia ka vetëm një ferman ;  Kushtetutën me gjithë ligjet e saj. Drejtësia po bën drejtësi, pavarësisht gurëve nën rrota që përpiqen të lëshojnë për të penguar ''liderët e mëdhenj'' të kapur në panik. Ishte me shumë interes të dëgjoje ne ekrani Neës -24 një avokat (i cili, me të gjitha gjasat mund të ketë ngrënë penalltinë e  vetingut) të cilit qëndrimi i kryeministrin që i lëshon të vetët, nesër, do të ketë një efekt negativ, për institucionet të cilat do t'i boshatisen, njësoj si po ndodh me emigrimin e shqiptarëve. Shteti do të vuajë nga mungesë e kuadrove, të cilët imponohen nga eprorët në hedhjen e firmave nëpër tendra, ndaj janë kthyer në objekte të SPAK-ut, për korrupsion. Sipas logjikës së tij është një vjedhje e imponuar. Nga kuadro që s'qëndrojnë me këmbë në tokë ç'mund të presësh !? Drejtësia përpos të bërit drejtësi, po zbulon edhe një nga plagët më të rënda të sistemit : Kapja e tij nga njerëz të paaftë, të cilët i mban servilizmi dhe shkeljet ligjore që bëjnë gjatë ushtrimit të detyrës. Është një arsye më shumë përkrahja e SPAK-ut i cila përtej të bërit drejtësi, po shkund edhe themelit të sistemit, për t'i dhënë frymë e jetë atij, me njerëz specialistë,  për t'i dalë për zot firmës që hedhin bazuar në ligj, pa ju nënshtruar ''fermanëve''  të eprorëve, gjë e cila ka dëmtuar rëndë shoqërinë. Mesa duket edhe avokati dhe sa e sa të tjerë si ai, kanë shkelur në dërrasa të kalbura falë edhe paaftësisë, që kurse tani i shqetëson frika e frikës ndaj karriges së pushtetit, duke harruar se drejtësia do të jetë edhe një katarsis për t'i gjetur sistemit njeriun e punës e jo  delenxhinjtë që bëjnë pazare në kurriz të shtetit. Për ç'kuadër bën fjalë avokati dhe gjithë avokatia opozitare, e cila në vend të përkrahjes së SPAK-ut, ka zgjedhur rrugën e baltosjes, me të vetmin merak që kanë është kryeministri, largimi i të cilit, do t'i çlirojë nga rreziku i çuarjes para hekurave. Kur ka kuadro  të cilët nuk janë në gjendje t'i dalin, zot firmës së hedhur bazuar në ligj, qoftë edhe nga një ''ferman'' i lëshuar gojarisht, kur përpara ka fermanin e Kushtetutës për ta zbatuar, nuk di se ç'lloj avokatia është kjo e avokatit, që me sa duket e ka lënë me pasoja vetingu i cili padyshim, nuk ka pyetur për ''fermanë'' të pashkruar. Gjuhë që e dëgjoje të flitej edhe tek emisioni i Pekës, për zgjedhjet e 14 majit, përmes videove të shfaqura, ku një vëzhgues sipas tij, kishte hedhur në kuti 150 vota. Absurditeti, është për t'u parë nga drejtësia. Gjithësesi sipas panelit,  faji këtu është i qeverisë dhe kryeministrit. Ç'futet këtu qeveria në punët e KQZ !? Shteti është garant i ruajtjes të qetësisë së zgjedhjeve për të tjerat, janë organet e pavarura që ushtrojnë detyrat për kryerjen e proçesit dhe për çdo shkelje, është drejtësia që duhet të flasë. Por ja që drejtësia, sipas daulles së rithemelimit është e kapur nga ''Regjisori'' i skenarit, të sherrit të plasur mes demokratëve, për çështjen e zgjedhjes së kryetarit të PD -së. Por dhe ''Regjisorit'' sipas gjasave të kryetarit të rithemelimit, nuk do t'i zenë këmbët dhe, sa të  firmosë '' Fermanin'' e protestave. 500 mijë idealistët, vërtet,  idetë e tyre i lanë me gisht në gojë në kutitë e votimit, por sheshet me shpatat  të mprehura në kovaçhanat me kacekë pendëvarur, kanë për të futur në satërrë mullinjtë e erës. Ç'të bëjnë !? Ora u ka ngelur tek ''fermanët'', kur koha e tyre ka vdekur sepse Fermani mbi çdo ''ferman'' është Kushtetuta që mban vulën e firmën e popullit, e jo populizmat e lidershipit, i cili mbasi shkatërroi të vetët, përpiqet t'i verë kazmën demokracisë, në emër të parimeve demokratike të cilave u ka fryrë aq shumë sa, tullumbacet e tyre i kanë plasur në dorë. Tani përpiqet mos u bëjnë derman  sheshet, se në përballjen nëpër institucione, nuk i ngreh kandari.