BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi
x

Opinion / Editorial

Fermerët presin naftën pa akcizë, por vuajnë burokacinë e Ministrisë së Bujqësisë! 

Fermerët presin naftën pa akcizë, por vuajnë burokacinë

Vendimi i qeverisë për të dhënë naftë pa akcizë në kuadër  të subvencionit për ritjen e prodhimeve bujqësore, për të mbështetur fermerët shqiptarë, u prit me entusiazëm nga të gjithë, ata që jetojnë në zonat rurale. Po të kënaqur  ishin  edhe banorët në zonat urbane, qytetarët, pra. Të parët për lehtësim  të barrës së shpenzimeve, të dytët për ulje të kostos së prodhimit që përkthehet në fund me ulje të çmimit të qershive, patateve, domateve, kungujve, fasuleve dhe në vjeshtë agrumeve. Në realitet, fermerët tanë për prodhimin e produkteve bujqësore,  shpenzojnë aq sa shumë prej tyre nuk janë të intersuar të mbjellin dhe i drejtohen më së shumti punëve të tjera, larg ngastrave që kanë në pronësi të përfituara nga ndarja e tokës bujqësore sipas ligjit 7501. Shumë prej fermerëve janë kthyer në kamarierë apo puntorë ndërtimi. Për ta më mirë një vezë sot se një pulë mot, një grosh në dorë se fitim në fund të vjeljes së produkteve bujqësore apo të korrave, të grurit e misrit.  Në rrethin e Sarandës, janë të shumtë fermerët të lidhur me prodhimin e misrit, po jo pak edhe të grurit edhe pse në sipërfaqe modeste. Ka një zonë që në vend të bimëve të arave kanë mbjell mijëra agrume, portokalle, mandaria dhe limona, zonë që shtrihet nga Butrinti deri në Janijar në afërsi të kufirit me agreqinë. Kjo zonë përfshihet në  Bashkinë e Konispolit. Bashkia më skajore e Shqipërisë, është kampione e kultivimit të mandarinave dhe dallon për prodhimin me shumicë, si dhe për tragjet ku shet prodhimin që shumë herë kalojnë Adriatikun dhe shkojnë deri në Bjellorusi, pa folur për shtetet pranë, si Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia e Mali i Zi. E gjithë ekonomia e bashkisë Konispol mbështet tek agrmet, mandarinat,limonat.Produkti është i kërkuar për cilësinë, po edhe çmimin. Dihet sa shpenzime iu kushtojnë fermerëve nga krasitja deri tek vjela e prodhimit. Dhe gjithëçka kërkon naftë. Para të thata.Po këtë vit edhe pse u premtua naftë pa akcizë pasi të formalizoheshin pronat dhe të deklarohej  lloji i të mbjellave, u premtua nga qeveria dhënia e një sasie të caktuar sipas përllogaritjeve për hektar të mbjella, veç për kulturat e arave dhe veç për frutikulturën deri edhe tek bonuset apo financime ekstra për blektorinë dhe bletarinë. Po me këto të fundit, ngjau si me dy qengjat në pragun e rrëzimit të  sistemit komunist. Ku njëri duhet të ishte mashkull dhe femra të therej se mos shtoheshin dhe forcohej prona private. Kështu edhe me  bonuset për dele e dhi që duhet patjetër një numër fiks?!  Jemi në mezin e vitit dhe numri i atyre që kanë marrë naftën pa akcizë të premtuar dhe të sanksionuar në vendim të posaçëm të Këshilit të Ministrave, detyrë që e zbaton Ministria e Bujqëisë dhe drejtoritë dhe zyrat e bujqësisë në rajone dhe bashki, ecën më ritmin e breshkës. Nafta pa akcizë jepet me pikatore. Fermerët, kudo që i takon në parcelat e mbjella apo në lokale pas punë, në pikat e karburantit apo në vend depozitimet e prodhimit, bëjnë të njëjtën ankesë. Nafta e premtuar, është një premtim i parealizuar. Deri tani janë të paktë ata që marrin naftën pa akcizë dhe pse kanë paraqitur dokumentat zyrtare, të njohura nga bashkitë përkatëse dhe të formalizuar si ekonomi edhe me NIPTE nga Tatim- Taksat. E vërteta është se Dega e Tatim-Taksave, iu përgjigj kërkesave të fermerëve me urgjencë dhe I pajisi në kohë rekord me këtë dokument të domozdoshëm.  Pas regjistrimit sipas radhës të renditur dhe afeteve që u paraqitën në drejtoritë rajonale dhe zyrat e bujqësisë në shakllë rrethi, fermerët presin që të marrin  sasinë e naftës që iu takon sipas llogariteve të bëra nga Ministria e Bujqësië. Ata nuk diskutojnë sasinë. As në se iu është dhënë,pak apo shumë. I vetmi shqetsimiI tyre, është pritja për të përfituar naftën aq më tepër sot ku çmimi i saj ka shkuar në qiell për arsyet që dihen. Një fermeri për të shkuar nga fshati në fushë, atje ku ka parcelën me manderina, ku tani është kulmi I shërbimeve, u duhet të spërkatin e ujitin  dhe të përshkojnë dhjetra kilometra me mjetet e tyre bujësore apo makineritë që transportojnë plehun dhe gjithëcka të nevojëshme, iu duhen dhjetra lirtra naftë dhe kjo kushton për ta blerë sa frengu pulën aq sa nuk u mbanë xhepi, duke lënë pas dore kryerjen e shërbimeve të domosdoshme pas i penalizon çmimi i naftës dhe jo vetëm, Me çmime të kripura janë edhe pesticidet dhe plehrat të cilat shumë herë nuk janë cilsore.  Fermerët, pyesin, zyrtarët e specialsitët e bujqësisë kur do e përiftojnë naftën me çmim të reduktuar, siç iu është premetuar? Specilasitët ngrenë supet dhe nuk dinë të përgjigjen. Edhe vet ata janë në pritje të numrave rendor dhe kur t`iu bierë bingua fermerëve për t`u paraqitur të marrin tollanat naftës me çmim të ulët. Po shërbimet intensive janë në kulm dhe disa prej të mbjellave janë në fund, gati për tu korrur. Atherë kur të jenë kryer tërë punët me naftën në qiell përse e duan naftën pa akcizë fermerët për të udhëtuar drejt qyteteve apo për të shkuar për relaks në plazh? Atyre, nafta iu duhet tani dhe jo kur të jenë të ngeshëmn Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Ekonomisë e Financës. Nafta këtu është. Këtu janë dhe organet vedimarrëse. Po janë shumë larg qytetarëve të cilët e shikojnë naftën me dylbi dhe e paguajnë si të punonin jo në bujqësisë, po si taksi dhe të fitonin nga transporti i tursitëve në plazhe dhe jo nga shërbimet në kulturat bujësore. Me të drejt, feremërët pyesin: Kur do kujtohet Minstria e Bujqësisë, Zonja Krifca të na japi naftën pa akcizë? A e njohin në ministri kalendarin e shërbimeve për kulturat bujqësore apo nuk i dinë? Se gruri është duke u korrur. Misri në rritje intensive. Po kështu edhe frutikultura dhe veçanërisht agrumet dhe mandarinat të cilat  kërkojnë të ushqehen me plehrat organike e kimike dhe të trajtohen me pesticide të kontrolluara. Të gjitha këto duan naftë. Asgjë nuk lëviz pa të. Ngecin traktorat e kombajnat në mes të fushës. Fiken pompat e ujitjes. Për të kursyer sadopak dhe për të përballuar kostot  e rënda të naftës që është gjaku i makinerive bujqësore, fermerët në Sarandë e Delvinë, po sigurisht edhe në rrethet e tjera, kudo ku bëhet bujqësi, qëndrojnë me sytë nga qeveria dhe së pari nga Ministria e Bujqësisë se mos avancon sadopak dhe përshpejtohet ritimi i shpërndarjes së naftës, sot kur edhe nevojat për realizimin e shërbimeve në bujqësi janë urgjente. Në se nafta pa akcizë nuk jepet sot, po pritet të shpërdahet mot. në përfundim feremrët anë e mbanë Shqipërisë duhet të recitojnë në kor: Pritë gomar të dali bar, bari doli e u tha, gomari me sy nuk e pa. Kështu edhe me naftën pa akcizë për të cilën fermerët e Shqipërisë nga jugu në veri duhet të presin në radhë më ditë, javë, e muaj dhe kur tu vijë radha për të fituar naftën e premetuar, punët e bujqësisë kanë kapitulluar.