BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e
x
BREAKING NEWS

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga
x
BREAKING NEWS

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me
x
BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x

Opinion / Editorial

Festivali i RTSH dhe fajtorët e denigrimit

Festivali i RTSH dhe fajtorët e denigrimit

I dashur profesori im i nderuar Aleksandër Peçi, jam plotësisht dakord me shqetësimin (problemin që sjell) në lidhje me denigrimin, që po i bëhet një aktiviteti kaq i rëndësishëm të këngës shqiptare, atij të Festivalit të RTSH. Midis shumë kritikave nga muzikantë profesionistë, opinione të ndryshme që dëgjojmë e lexojmë këto ditë pas Festivalit të 60-të më bën përshtypje “kryqëzimi” që po i bëjnë vajzës këngëtare Hajatit, për hatër të së vërtetës ajo nuk detyroi njeri me forcë të përzgjidhnin këngën e saj në këtë aktivitet. Ajo bëri atë që mendon se është më e mira edhe e bukura, jo vetëm kaq por vajza nuk e vodhi çmimin e parë, atë e nderuan ia dhanë solemnisht këtë çmim “profesionistët artistë”. Të jesh i ri edhe të kesh dëshirë të shkruash këngë, poezi, e të këndosh në një festival kombëtar, aq më tepër të ëndërrosh ta fitosh këtë festival nuk është gabim apo “krim”, ne nuk duhet ti bëjmë përgjegjës ata për dëshirat edhe ëndrrat e tyre.

Pa dashur të bëj analizë kritike në këtë opinion Facebook (u), e të përsëris shumë vërejtje me të drejtë në drejtim të këtij festivali unë do të shtoja që s’është faji i atyre krijuesve (muzikantë, poetë, këngëtarë (në mund ti quaj kështu) që bëjnë këngë kaq të dobëta profesionalisht, të papranueshme për një aktivitet të zakonshëm jo më për një aktivitet si Festivali kombëtar i Këngës në RTSH, pra që ti bie drejt edhe shkurt, fajin e kanë drejtuesit edhe drejtuesit nuk janë anonimë apo alien. Ata kanë dështuar në këtë aktivitet duan apo s’duan ta pranojnë edhe kur dështon s’ke më të drejtë morale të vazhdosh e të përsëritësh dështimin, të gjenden të tjerë më të aftë e të zëvendësohen. I pari për mendimin tim që mban përgjegjësi direkte për këtë denigrim, që po i bëhet këngës shqiptare në një institucion shtetëror është drejtori me kompetenca absolute i këtij aktiviteti Martin Leka, është pikërisht ky që zgjedh "stafin profesional" për përzgjedhjen e këngëve, jurinë e këtij festivali, etj. Që mos të zgjatem më, Shqipëria (pa moral patriotik apo euforik) ka kompozitorë edhe artistë të shkëlqyer që me krijimtarinë (këngët) e tyre e kanë treguar që janë të aftë të krijojnë këngë shumë të bukura, që i kanë rezistuar viteve me radhë (nuk e kam fjalën vetëm për artistët e konfirmuar në këtë gjini apo siç i quajnë rëndom të "vjetër", por edhe ky brez i ri ka këngëshkrues edhe artistë të vërtetë. Ajo që dua të them është: nuk është se mungojnë artistët (krijuesit), mungojnë drejtuesit e vërtetë, serioziteti, predispozita e tyre që nuk marrin as mundimin më të vogël për ti afruar këta artistë të vërtetë në këtë aktivitet, (se për çfarë arsye e dinë vetëm ata). Institucioni i RTSH, shteti, qeveria, Ministria e Kulturës duhet ta marrin seriozisht këtë denigrim, që po i bëhet në mënyrë zyrtare këngës shqiptare.

*Kompozitor