BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

Fetishizmi i liderëve mbeturinë e së kaluarës

Fetishizmi i liderëve mbeturinë e së kaluarës

 Që në kohët e lashta njerëzit me që nuk qenë në gjendje të shpjegonin dukuritë e natyrës filluan të fetishizonin diellin, detin, hënën, objektet e kultit si dhe Perënditë. Mitologjia greke është e mbushur me shembuj të fetishizmit. U ndërtuan edhe orakuj si ai i Delfit që ka hyrë në histori. Me kohë njerëzit filluan të fetishizojnë: adhurojnë edhe mbretërit, komandantët e shquar të luftërave që atëherë ishin të vazhdueshme. Nuk munguan as shtetarët. Po kujtoj Aleksandrin e Maqedonisë me nënë epirote, Nabuko Donosorin, Jul Cesarin, etj. Ky rit, si ta themi, vijoi edhe në kohët më moderne. Në Francë fetishizuan Bonapartin. Gjermanët Hitlerin. Edhe kur viheshin para pushkatimit ushtarët gjermanë pa vënë brisk në faqe shoshnin:'' Rroftë Hitleri!'' E njëjta gjë ndodhi në Bashkimin Sovjetik ku Stalinit i atribuohej çdo sukses, çdo fitore. Ai thoshin sovjetikët fitoi luftën edhe pse tërë kohën komandonte nga zyra, kur luftën e fituan ushtarët dhe oficerët heronj. Ishte një fetishizim jashtë çdo llogjike. Edhe Mao Ce Duni, duke qenë kryetar deri sa ndërroi jetë, qe kthyer në një perëndi. Kuadri me fetishët e komunizmit plotësohet nga dinastia Kim e Koresë së Veriut me gjyshin Kim Il-sung, birin Kim Jong-il dhe nipin Kim Jong-un. Kjo dukuri nuk haset në Perëndim, sepse atje liderët nuk qëndrojnë në karrige gjithë jetën.  E shumta mund të zgjidhen për herë të dytë edhe për pesë vjet. Kjo është një kohë e pakët për të shndërruar një kryetar shteti në gjysmë perëndi. Ne shqiptarët e dimë mirë se ç'të këqija sjell fetishizimi. Për 50 vjet na drejtoi një njeri. Ishte ai që mbylli kufijtë e Shqipërisë, që bëri luftën gjakatare të klasave, që u rrëmbeu tokat fshatarëve dhe nuk ua kthyen as kur u prishën kooperativat, që na ndau nga bota. Ishte ai që na u imponua.

           Po si dhe pse ne e fetishizuam  Enverin? Ai ishte udhëheqësi i Luftës Nacional Çlirimtare ( në fakt ishte Spiro Moisiu formalisht, po Enveri e linte në hije). Komunistët filluan një fushatë marramendëse për të lavdëruar si heroizmin e luftës (që nuk kishte munguar) dhe punën vetëmohuese që po bëhej për rindërtimin dhe transformimin e vendit. Për luftën kundër analfabetizmit, për shkollat në çdo fshat, për gjimnazet e deri vonë për universitetet. Të gjitha këto, me shumë takt e kujdes, i atribuoheshin largpamësisë dhe madhështisë së Enver Hoxhës. Portreti dhe bustet e tij gjendeshin në çdo shkollë dhe institucion. Ai duhej të vendoste për çdo gjë dhe gjithmonë. Ai e dinte ku fshihej dhe nafta, prandaj i ekzekutoi inxhinierët e pafajshëm që nuk po e gjenin. Ai ishte e vetmja shpresë për ne...Ja kështu Enveri u bë një figurë më se e adhurueshme, gati si gjysmë perëndi. Nga kjo sëmundje kujtuam që kishim për të shpëtuar pas shembjes së diktaturës komuniste. Do të kishim shpëtuar vërtetë nëse liderët e rinj, shumica ish komunistë të thekur, do të respektonin mendësinë Perëndimore që në postet drejtuese nuk duhej të qëndronin më shumë se dy herë nga pesë vjet. Madje në fillim në statutet e partive u shkrua si e zeza mbi të bardhë kjo normë e demokracive Perëndimore. Shumë shpejt, p.sh. Republikanët nga në çdo dy vjet dhe jo më shumë se dy herë të ishte një kryetar i partisë, e kthyen në katër dhe pastaj e hoqën fare sa në fillim Sabri Godo dhe tani pasuesi i tij Fatmir Mediu e  kthyen partinë në pronë vetiake. Këtë gjë bëri edhe Gjinushi si dhe disa të tjerë. Gjithashtu Rama po, i ka kaluar caqet normale statuore të shumë vendeve të Perëndimit. Megjithatë pse ato parti ( përveç PS-së) nuk kishin dhe kanë ndonjë peshë në spektrin tonë politik, kryetarët e tyre nuk arritën të fetishizohen. Kjo nuk ndodhi me Partinë Demokratike. Që nga themelimi i saj Sali Berisha ka 32 vjet që qëndron në krye dhe kërkon me këmbëngulje të mos e lëshoi drejtimin e partisë. Këto 32 vjet janë një kohë mëse e mjaftueshme që ai njeri të krijonte dishepuj të shumtë. Ai nuk kishte nevojë të vinte në funksionim  një aparat të tërë si ai i Komitetit Qendror të Partisë që të lartësonin figurën dhe veprën e tij. Ai pati dhe ka një armë shumë të fortë pas së cilës ne jemi shumë të dhënë: PARANË. Po të analizosh mirë njerëzit e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike do të njohësh shumë që kanë vënë pasuri abuzive gjatë viteve kur Berisha ishte në drejtim. Nisin nga ''heronjtë'' e pasuruar nga nafta kontrabandë e firmës ''Shqiponja'' e deri te përfituesit e mëdhenj nga tenderat e shumtë të asaj kohe. Po, ata kanë të drejtë ta adhurojnë. Madje shpresojnë se po të vazhdojë padrinoja të jetë kryetar e më pas i pari i shtetit, pasuria e tyre ka për t'u shumëfishuar. Edhe pse i dinë mirë aferat korruptive të njeriut të fetishizuar, me zë të lartë çirren duke kërkuar nga amerikanët që t'u sjellin fakte. Nuk duan ta besojnë se Gërdeci me 26 viktima nuk i takon korrupsionit të familjes së tij. Edhe për vrasjet e 21 janarit me urdhër të Berishës për ta është fajtor Rama?! Ja, si ua ka errësuar pamjen fetishizimi për një njeri që jo vetëm shkatërroi PD-në, po edhe keqqeverisi Shqipërinë maksimalisht. Kujto piramidat, përpjekjen e dështuar për luftën Veri-Jug, hapjen e depove të armëve. Ç'ti kujtosh më parë!?

       Një grup tjetër nga ata që fetishizojnë të korruptuarin janë edhe shumë demokratë të ndershëm që me të drejtë kanë urryer komunizmin. Bukur. Si mund të harrojnë ata që adhuruesi  tyre ka qenë një komunist 24 karat i ngarkuar nga Partia e Ramiz Alisë që të vihet të krye të lëvizjes studentore dhe të PD-së?! Këta të verbuar nuk e shikojnë komunistin e tyre lider që kanë për ballë, po akuzojnë Edi Ramën që nuk ka qenë kurrë i tillë!? Edin që, në vijim të punës shembullore të Fatos Nanos, i ka dhënë frymëmarrje demokratike programeve të socialistëve. Them programeve dhe jo frymë demokratike partisë si Fatosi.

      Grupi i tretë i berishistëve përbëhet nga njerëz, shumë prej tyre të ndershëm, që për inercinë e traditës diktatoriale, vazhdojnë të mbështesin një njeri vetëm e vetëm se qysh ditën e parë të themelimit të partisë kanë qenë me të. U duket sikur e tradhtojnë po të mos vazhdojnë ta mbështesin. Për këta njerëz vërtetë do të ishte një çlirim i madh, po të jetë se Berishës, kur të kalojë në procesin e vetingut si të gjithë politikanët e tjerë, do t'i faktohen aferat abuzive të korrupsionit të tij dhe familjes së tij. Deri sa nuk ka një vendim gjyqësor si për ata dhe për ne lideri i tyre është i pafajshëm. Kjo kategori e Rithemeluesve nuk arrin të kuptojë se një njeri sado i aftë të jetë nuk ka pse të drejtojë më shumë se 32 vjet një parti. Aq më tepër që atë parti vetë ai e shkatërroi. Edhe Presidenti Klinton shumë i aftë ishte, po për amerikanët dy herë nga pesë vjet është një kohë më se e mjaftueshme për të dhënë maksimumin. 32 vjet në krye nuk është gjë tjetër veçse uzurpim i drejtimit të partisë, zënie e saj prej fyti. Na doli së fundi teoria e kryetarokracisë, pra që vendimet të merren kolegjalisht, nga njeriu që për 32 vjet i ka marrë vendimet si ka dashur vetë. Ka gënjyer e mashtruar pa skrupull, ka akuzuar kur vetë duhet të jetë i akuzuari. Ia hedh Bashës fajin, kur vetë e mbështeste pas çdo humbjeje, kur i gjori Basha ishte vetëm një megafon papagall i doktorit. Të vetmen herë që mori një vendim pa e pyetur atë, duke e përjashtuar nga grupi parlamentar pse u shpall  NON GRATA, Berisha u hodh në kundërsulm dhe e katapultoi.

       Shikoni se ç'dëm po i sjell fetishizimi për Berishën PD-së dhe Shqipërisë nga një njeri që Amerikanët e kanë shpallur NON GRATA për korrupsion të shkallës së lartë?! Po privoheni nga ndihma e Amerikës. Po dilni hapur kundër saj, kur ne të gjithë duhet t'i jemi mirënjohës për ç'ka bërë dhe bën ajo për ne. E kuptoni se sa mbrapa nga koha keni mbetur deri sa i mbani ison fetishit tuaj që me thonj e me dhëmbë kërkon të rigllabërojë partinë edhe pse akoma gjykata e apelit nuk e ka thënë fjalën e saj. Pavarësisht nga kjo, amerikanët e kanë thënë qartë se me Berishën nuk do të kemi as edhe një lidhje. Nuk besoj se Europa është kundër Amerikës. A nuk duhet t'i thoni mendjes: '' Dale, ku shkoj unë, pse po ndjek nga pas të gremisurin, pse bëhem si dikur komunistët e Enverit për të cilët Amerika ishte armiku ynë kryesor?! Pse të harroj çlirimin e Kosovës? Pse të harroj se Amerika na futi në NATO? Pse të harroj që Amerika na shleu borxhin që kishte lënë Ramiz Alia? Pse të besoj gënjeshtrat e një skizofreni?...'' Ka edhe shumë pse të tjera.