BREAKING NEWS

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del me mesazhin frymëzues dhe shpresëdhënës (Videoja që po bën xhiron e rrjetit)

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del
x

Sport

Fidel Ylli u shkon në mbledhje dhe negocion, por Liga vijon bojkotin, do takim me Ramën

Fidel Ylli u shkon në mbledhje dhe negocion, por Liga vijon bojkotin, do

Bojkoti i kampionatit të futbollit vijon dhe negociatori i qeverisë, deputeti socialist Fidel Ylli, dështoi dhe një herë t’i bindë presidentët e klubeve të nisin garën. Janë bërë disa hapa përpara, ka një frymë pozitive për të arritur kompromis, por mungesa e kryeministrit në diskutime ka sjellë acarimin e Ligës, e cila dje mbajti në fund të mbledhjes një komunikatë që lajmëron vazhdimin e bojkotit dhe heshtje shtypi deri sa të takohen me kryeministrin. “Jepini fund bojkotit për t’u takuar me kryeministrit! Është ky kushti i qeverisë për Ligën, e cila nga ana e saj mbetet në ndjekje të zhvillimeve, por pa pranuar ofertën, të paktën për momentin. Liga kishte planifikuar mbledhjen e saj të zakonshme dje në orën 11:00 në një nga sallate “Air Albania”, por aty ka mbërritur si surprizë deputeti socialist, njëherësh negociatori i qeverisë, Fidel Ylli. Pati diskutime të zgjatura, por në fund nuk pati marrëveshje. “Mendoj se është vullneti i kryeministrit, qeverisë dhe parlamentit që kërkesat e Ligës të kemi mundësi t’i realizojmë. Nuk po them se sa %, pasi janë ca gjëra teknike që duhet t’i flasim me Ministrin e Financave dhe me specialistë të ndryshëm, por dëshira është e njëjtë. Takimi ishte shumë i frytshëm, pati debate por jo aq të ashpra. Unë jam pjesë e sportit, kështu që jam dakord me ta, jam dakord me kërkesat e tyre, por nuk jam specialist i financave, është ministria e Financave që do të japë “ok”-ejin përfundimtar. Liga ka mendimet e saj, ka të drejtën e vet të bojkotojë. Do të ecim shumë shpejt që këto kërkesa t’i vëmë në zbatim”, tha negociatori Ylli. Megjithatë, negociatori Fidel Ylli vuri një kusht për takimin me Ramën, nisjen më parë të kampionatit. “Ata duan të vazhdojnë bojkotin. Kërkesa ime, jo e qeverisë, është që nuk mund të negociojnë me kryeministrin duke pasur bojkot. Duhet të filloni kampionatin dhe të jeni të bindur që jam këtu si i dërguari i kryeministrit për zgjidhjen e problemit. Të jeni të bindur që një përfaqësi nga ju, shumë shpejt, duke parë agjendën e kryeministrit, do të jemi në zyrat e qeverisë për të folur me detaje, edhe me ministrin e Financave (do të flas me të që sot) por edhe kryeministrin, që topin e futbollit ta kthejmë në fushë javën tjetër. Nëse ata e fillojnë kampionatin, atmosfera dhe kryeministri do të jetë shumë herë më i gatshëm të gjejë hapësirë që të presë grupin e punës, për t’i dhënë zgjidhje problemeve”, theksoi më tej Ylli.

Qëndrimi i Ligës Profesioniste

“Liga Profesioniste e Futbollit zhvilloi sot një mbledhje të jashtëzakonshme me anëtarët e saj, ku u diskutua për vijimin e bojkotit të kampionatit dhe katër kërkesat e drejtuara qeverisë. Mbledhja u drejtua nga Kryetari i Ligës, Edvin Libohova. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin 10 përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë Superiore. Në këtë takim të programuar, ishte i ftuar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ndërkaq, mbledhjes iu bashkua edhe deputeti i PS-së, Fidel Ylli, i cili është caktuar nga Kryeministri si negociator mes klubeve dhe qeverisë. Pas diskutimeve dhe debateve që patën palët në tryezë, deputeti Ylli i kërkoi që Ligës Profesioniste të Futbollit që të përgatisë një relacion shpjegues, ku të argumentojë një për një në detaje të katërta kërkesat e klubeve dhe propozimet se si duhet të bëhen ndryshimet ligjore. Ai garantoi që ky relacion do t’i dërgohet zyrës së Kryeministrit në mënyrë që të shqyrtohet sa me shpejt dhe që kërkesat të marrin zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Ai premtoi se kjo i hap rrugë takimit të përfaqësuesve të Ligës me Kryeministrin. Në përfundim të mbledhjes anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit dolën me këto vendime: 1–Bojkoti i kampionatit është i panegociueshëm; 2–Përgatitja dhe dërgimi sa më shpejt i relacionit të detajuar për 4 kërkesat e klubeve drejtuar qeverisë (sot) 3–Heshtje shtypi, deri në mbledhjen e ardhshme, duke pritur takimin me Kryeministrin.